Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

2 posters

Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:26

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"




BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Image_med



PRISHTINË 2009
- 2 -
Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilan
Redaktor: Zahir Abdullahu, prof.
Recenzent: Gani Krasniqi, prof.
Lektor: Mr. Bislim Pireva
Radhitja kompjuterike: Burim e Florim Pireva
Tirazhi 600 copë
Donatorë:
-Bashkeshortja Naxhie
-Bekim Krasniqi
-Gani Krasniqi
-Arsim Krasniqi
-Besim Krasniqi
-Nazmi dhe Feride(Krasniqi) Jashari
-Fadil Ismajli
-Asllan Ismajli
-Sabit Abazi
-Shoqata Humanitare ‘’Medvegja’’
-Medvegja.net/Forum
Page 2
- 3 -
Këto poezi janë shkruar në vitet 1981/82 të cilat
kanë mbetur në dorëshkrim që nga ajo kohë. Janë
ruajtur me xhelozi nga bashkëshortja Naxhia të bijtë
Bekimi, Arsimi e Besimi dhe e bija Feridja. Pas 26
viteve të vdekjes së tij ato e shohin dritën
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:26

A MUND TË HESHTET
A mun të heshtet
Kur
Korbat të krrokasin
Mbi kokë
A mund të heshtet
Kur
Emrin ta mohojnë
Fjalën ta ndalojnë
A mund të heshtet
Kur
Duan vetën ta mohosh
ABC-en të mos e mësosh
E ne jemi ata që jemi
Tokë tjetër s’kemi
Dimrit s’i thuhet verë
- 4 -
Kush hesht s’ka nder
E unë s’mud të hesht
Dua të flas shqip
Të jetoj shqip
Të vdes shqip....
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:27

SIKUR TË ISHIM NJË
Sikur të ishim një, si një grusht
S’ka ç’na bën as top as pushkë
Për fatin tonë të zi, për fat të keq
Nuk mbetet pa mbir ndoj sojkeq
T’i rrahë krahët, të shtiren si miq
Andej pas shpine gjithçka fëlliq
Kur e don puna për ndoj akcion
Treten si vesa, sikur toka i lëshon
Sërish shfaqen si këpurdha pas shiu
Bëhen si s’din gjë era mendet u fshiu
Nuk më ka ndodhur jo vetëm një herë
Page 3
- 5 -
Që të kem punë me të tillë, të mjerë
Populli i din të gjitha, asgjë s‘harron
Të zezës të bardhë, kurr nuk i thonë
Në pranverë bujku atë që e mbjell
Kur të vie vjeshta kthehet e mbledh
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:27

PËR HERË TË PARË
Për herë parë që hyra në klasë me ditar
M’u kujtua kur shkova në klasë të parë
Isha i vetëm, rrija disi shumë i strukur
Dita e parë e gjatë mua më është dukur
Të gjithë të tjerët flisnin dhe qeshnim
Mirreshin në ngryk, u përshendetnin
Flisnin mesvete, s’dja ç’bisedonin
Më bëhej se mua të gjithë më shikonin
Ditët kalonin shikoja punën time
Gjithnjë më i mirë isha në mësime
Mësimet unë përmendësh i mësoja
- 6 -
Sepse gjuhën e tyre pak e kuptoja
Për herë të parë punës kur ia follava
Kisha gëzim të madh, vërtet u gëzova
Thash vetë më vete sa me fat që janë
Që në gjuhë të nënës për të mësuar kanë
Mund ta kuptojë ai që e ka provuar
Që në gjuhën e nënës nuk ka mësuar
Kisha gëzim, sa s’mund ta kuptoja
Që në gjuhën shqipe ata i mësoja
Punoja më gëzim, punoja me nder
Farën e dashurisë te ata ta mbjell
Farën e dijës te nxënësit e mbolla
Por vetës në jetë vështirësi i solla
Për atë që bëra s’kam asnjë pendim
Kam bërë e vuajtur për popullin tim
Por mjerë për ata që janë të shitur
Druaj se lugat kanë për t’u ngritur
Page 4
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:27

ÇDO GJË NË RREGULL
Çdo gjë në rregull shkruar në letër
Krejt diçka tjetër të del në vepër
Thonë se jemi një, pa asnjë dallim
Gjëra të tilla lëndojnë shpirtin tim
Bëhen prapaskena, lojëra të ndyra
Edhe disa tonëve po ua ban fytyra
Nuk e mbajnë fjalën, bëhen si lodër
Me armikun bëhen si vëlla e motër
Sado që disa e dikush don të bishtërojë
Rrjedhen e lumit s’mund ta ndryshojë
I bëhen pengesa po s’ka gjë qe e pret
Lumi ka për të shkuar në rrjedhën e vet
Më në fund kundërshtarët i zbrapen
Klasën e pestë në Bajë shqip e hapem
Ishte gëzim i madh sa s’bëhet në jetë
Me klasë të pestë punoja unë vetë
- 8 -
Ndjeja shumë kënaqësi, fare nuk pritoja
Ata gojëbylbyla sa më mirë që t’i mësoja
Si në Gërbac kur shqip zhvilloja mësimin
Klasa e pestë në Bajë ma përtriu gëzimin
Shtator, 1965
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:28

NXËNËSI UDHËTAR
Unë jam nxënës udhëtar
Puna po më shkon mbarë
Shumë orë në rrugë i kaloj
Kështu shëndetin e ndihmoj
Një gjë është mëse e vërtetë
Zyra organizmin shumë ta tretë
Po të kalosh nëpër ajër të pastër
Të shkëlqen fytyra si llastër
Ajri mendjen ta freskon
Shumë më mirë ti mendon
Fshatarësia ka gjëra të mira
Mendimet në kokë i ke të dlira
Syri atij më larg i shikon
Shumë gjëra më mirë i qëllon
Të menduarit atë nuk e lodh
Page 5
- 9 -
Duke luajtur çdo natë kumor
Ajri, uji, qetësia janë të nevojshëm
Në qytet njerëzia janë të lodhshëm
Kushtet të menduarit ju ndihmojnë
Me çdo gjest e me fjalë ju freskojnë
Mesi-hapësira te njeriu shumë ndikon
Natyrën ai e sulmon dhe e shkatrron
Natyrën duhet ruajtur-kultivuar
Po që deshe mirë për të jetuar
Nxënësit e fshatrave të mos harrojnë
Çdo ditë shëndetin ta përmirësojnë
Nuk është dëm hecja nëpër borë
Përkundrazi shëndetin e ke në dorë
Mushkëritë me ajër të pastër, or fëmijë
Mos i leni për pa i ngirë edhe ju të rinj
Kjo porosi nga unë që u është thënë
Ashtu do t’ua thoshte edhe çdo nënë
Medvegjë, 16.03.1982
- 10 -
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:28

JETA
Sa për jetën s’ke çka më thua
Gjër me sot mirë e kam kuptua’
Jetën e kalova nëpër ampliduda
Trurin tim shpesh e përkunda
Jeta është si një bukuroshe
Por edhe ngjan të mbështet për qoshe
Sa të jetosh rezistencë i bën natyrës
Ajo të sulmon, pluhur të qetë fytyrës
Gjatë jetës shumë gjëra s’i kuptuva
Papritmas një ditë veç se s’mbarova
Kur njeriu mendon se kalon më mirë
Me kalim të kohës vlerën e ka më të lirë
Kur njeriu imtësirat nuk i shikon
Edhe jetën më këndshëm e jeton
Vullnetin për jetë kurr s’duhet larguar
Vështirësitë e rrugëtimit ke për t’i kaluar
Page 6
- 11 -
Secilën punë që me vullnet e kryen
Askush në jetë s’mund të të thyen
Më ndodhte mua, të parëve të mi
Do t’u ndodh edhe juve e bardha rini
Medvegjë, 15.3.1982
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:29

MBARIMI I VITIT SHKOLLOR
Fundi i vitit shkallor na është ofruar
Notat në ditar e kemi përfunduar
Por vitin e ardhshëm nuk duhet harruar
Gjatë pushimit veror duhet lexuar
Nxënësi i zellshëm punën e vazhdon
I zgjedh vetë librat që dëshiron
Dhe kur arsimtari dijën ta kërkon
- 12 -
Si nga gryka e topit ti ia shpjegon
Të dashur librin mos e braktisni
Ditarin me pesa gjithë ta stolisni
Me nderoni mua dhe prindërit e tu
Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:29

NUMRATORJA
Numratoren kush e përdorë
Matematikën e ka në dorë
Kokrrat që ndodhen nëpër tela
Gjithë i numrova, kurr nuk ngela
Numratorja me disa ngjyra
Gjatë vitit shumë t’u mësyra
Matematika leht mësohet
Sa më tepër kur ushtrohet
Nuk kuptohet bota as teknika
Pa u mësuar mirë matematika
Por matematika nuk mësohet fare
Pa e mësuar mirë gjuhën amtare
Page 7
- 13 -
Kështu na ka thënë Naimi vetë
Emri i tij s’do të harrohet për jetë
Dhe të tjerë të Rilindjes Kombëtare
Që u dolën zot tokave shqiptare
15.11.1891
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:29

SHIU
Thonë se shiu është bereqet
Por kur bjen prajshëm e qet
Edhe fusha me gëzim e pret
Kur është vapë dhe dielli pjek
Por kur bie me shtërngatë
Të duket fusha si e ngratë
Edhe përroi kur egërsohet
Secila bimë i frikësohet
Rrinë të strukura zë nuk bëjnë
Thua se janë në gjumë-po flejnë
Ujin e turbullt e kanë trishtim
Druajnë se nga ai s’kanë shpëtim
- 14 -
S’vonon shumë ylberi del
Rreze dielli më pas u sjell
Qesh natyra, gjithë bimësia
Edhe lojën e vazhdojnë fëmija
23.5.1982
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:30

LULJA E THANËS
Është lulja e parë që është paraqitur
Capi brimadh me dhëmbë e ka grisur
Don cap brimadhi ushqim të njomë
Se me ushqim të thatë jeta s’i shkon
Por cap brimadhit që koka s’i merr erë
Nuk din se lulethana lajm të mirë sjell
Shkoi kohë e dimrit, jeni në pranverë
Stina e shumëpritur për të gjithë erdh
Page 8
- 15 -
Është stinë e gëzimit dhe e haresë
Si për bimë dhe për çdo gjallesë
Edhe për capin do ketë bar të njomë
Por zullumqarin as toka s’e duron
23.5.1982
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:30

O BILBIL
O bilbil, që fort po shkëlqen
Ruaju atij rrembi se po bjen
Ndodh që edhe era të rrëzojë
Dhe s’ka kush të na këndojë
Kënga yte shumë larg dëgjohet
Zërit tënd gjithkush i gëzohet
Kënga yte neve na qetëson
Thellë në zemër depërton
Këndimi yt njeriun tepër e molis
Por ndjenjat shpirtërore ia stolis
Zëri yt i ëmbël njeriun e përmallon
Kohët kur ishte bari ai përkujton
I kujtohen ditët kur ishte bari
Tufa e bagëtive me dele e dhi
Blegërima e qingjave atje në shpat
Virrja e edhave nënën ta kenë ngat
Kënga yte ndjenjat t’i zbutë
I thotë njeriut kurr mos u ngut
- 16 -
Sa herë që ngutesh i thotë gabon
Ruaju se shpirtin dikujt ia lëndon
Kënga e ime gjithkujt i sjell gëzim
Bujkut në arë, udhëtarit në shtegëtim
Fëmijëve në lojë, në livadh kostarit
Zëri im i butë, ka shkëlqim të arit
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:30

ERDH PRANVERA
Ditë të bukura janë lajmëruar
Dimri i ashpër ka për t’u larguar
U zgjat dita aqë sa ka nevojë
Që këngën fëmija ta këndojë
Bimët nga gjumi gjithë janë zgjuar
Edhe gjallesat e tjera fort janë gëzuar
Prindi fëmijët duke lozur i shikon
Me fjalë të ëmbla ata i përgëzon
Të moshuarit që kanë shumë vjet
U ngjallet shpresa që të kenë jetë
Stina e pranverës çdo gjë ringjallë
Që mezi dimrit i kishin bërë ballë
Gjallesat që dimri i kishte vënë në gjumë
Shkrirja e borës ato i ka gëzuar shumë
Dhe lulebora i ka gëzuar edhe më tepër
Page 9
- 17 -
Që erdhi stina e re, shkoi stina e vjetër
Me stinën e pranverës askush s’bën ndërrim
Dalja në natyrë nuk ndërrohet me asnjë çmim
Kështu prindrit tanë gjithë na kanë këshilluar
Pra, porosinë e tyre kurr nuk duhet harruar
30.6.1982
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:31

JABLLANICA
Fshatra të bukura ka kjo anë
Në shumë sosh njerëzit më s’janë
Po trojet e të parëve i mbajnë në zemër
Emrin e fshatit e mbajnë si mbiemër
Gërbaci, Ramabaja, Sfirca, Siarina
Janë vende malore, por edhe me lendina
Tupalla, Kapiti edhe Gjylekreshti
Fshatra të bukura ku bëhet edhe vreshti
Edhe Vllasa ime trime kreshnike
Ka ujë të bekuar dhe tokë bukanike
Llapashtica që poashtu shqip frymon
Asgjë nga bukuria asaj nuk i mungon
Sfirca e Halil Islamit, Tupalla e Zenelit
Bashkë me tjerat i bënë ballë çdo rrebeshit
Edhe Dediqi i vogël me Veliun gjeneral
- 18 -
U bë emër i njohur, emër shumë i madh
Fshatrat në vijim, dikur shqiptare
Që u grabiten nga forcat barbare
Sot e kësaj dite si kujtim i hidhur
Thellë në shpirtin tim janë ngjizur
Meqedonci e Retkoceri fshatra malore
Me pemë të mira edhe shumë bregore
Vrapca dhe Spanca me shumë bukuri
Me ujë të ftohtë dhe me shumë freski
Leci, Gazdari, Rukoci, Byqmeti
Me kopshte të bukura, tokë bereqeti
Ah sa klimë të bukur që ka Gajtani
Prej aty si në shuplakë duket Slishani
Më në lindje Radec, Klaiq e Rafunë janë
Ara, livadhe e kullosa sa shumë që kanë
Në Gagicë, Lipovicë, Dërvodel flitej shqip
Dikur aty bukës i thuhej bukë, e mikut mik
Pak më thellë janë Popoci e Shillova
Sa s’më lëshoi shpirti kur i kujtova
Mu prej aty shihej edhe Bogujevci
Një ditë rrugë larg është Medevci
Stubëll e Konjfuc ishin shqiptare
Ku jetohej shqip, luheshin valle
As në Bojnik më fare s’ka shqiptarë
Page 10
- 19 -
Mbi 600 fshatra me dhunë janë marrë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:31

LAPSI
Lapsin, penën në dorë kush i mban
Me tinzarë vetën s’e ngatrron
Kush ka dije është më i lirë
Ta thotë të vërtetën s’e ka vështirë
Pena e lapsi të bëjnë të vyeshëm
Mbi të gjitha të bëjnë të dijshëm
Por atë dije përdore për të mirë
Jo për inate dhe atë që e ke smirë
Sa punë që bën, bëre me nder
Se dimrit kurr s’i thuhet verë
Prindi e mësuesi janë si një letër
Ai hoqe një faqe, s’e ke faqen tjetër
- 20 -
23.5.1982
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:31

TRANZISTORI
Kam një tranzistor për merak
Folësi në të s’duket aspak
E marr me vete, s’e lë në shtëpi
Ditë e natë unë diç mësoj prej tij
Por një ditë më shpëtoi nga dora
Kur ra në tokë iu bën ca njolla
E kam bërë shok, më të mirin mik
Sapo që t’i dëgjoj lajmet atë e fik
Edhe pse i vogël sa herë e dëgjoj
Ndonjë të re nga ai gjithë e mësoj
Dëgjoj të vërteta, por edhe gënjeshtra
Them me vete vallë, kështu e paska jeta
Pasi i dëgjoj bëj një analizë
Më bëhet sikur bota s’lëvizë
Që t’i fundosë gënjeshtrat bizare
Korbat e zi mbi tokat shqiptare
Shpirtin tim e mban një shpresë
Se dikush turrin do t’ua ndërpres
Sa shkon gjatë askush s’e din
Por e keqja kurr s’ka shpëtim
Page 11
- 21 -
23.5.1981
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:32

TRE YJE DHE NJË DRITË
Kam tre yje dhe një dritë
Që më gëzojnë ditë për ditë
Bekim të parin e pagëzova
Por as Arsimin s’e harrova
Pa arsim jeta është si në terr
I huaji nëpër këmbë të merrë
Të merrë plang dhe shtëpi
Të shkon jeta si është më zi
Emrin Feride e kam trashëgim
Nga fjala besë-emri Besim
Këta tre yje dhe kjo dritë
Sikur natën ma bëjnë ditë
Kur Feridja vjen prej shkolle
Dhe Besimi e kap për dore
Kur i shoh të dytë në përqafim
Në shpirtin tim sjellin gëzim
E Arsimi prej Banje kur vie
E pëgdhel në shenjë dashurie
Kur Bekimi i thërret, o Besim
Ai hap sytë, nga i vie zëri s’e din
- 22 -
Kur në dhomë të gjithë janë
I pari Besimi betejën e fillon
Sa me njërin dhe sa me tjetrin
Kënaqen në lojë të gjithë qeshin
Ashtu Besimi çdo ditë vepron
Loja e tillë e rrit, e forcon
Disa fjalë përpiqet për t’i thënë
Më se miri i shqipton babë e nënë
23.3.1982
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:32

BUBURRECI
Me një kashtë në gojë ec
Vite të tëra i vogli bubrrec
S’ndalet fare bubrreci punëtor
Ai ka këmbë, por s’ka dorë
I palodhshëm, punën s’e ndalon
Vallë a flen, a thua ai pushon
- 24 -
Është i vyeshëm, ja kanë lakmi
Punon pa ndal, shikon punën e tij
Po si duket teknikën s’e ka përsos
Dhe shpesh bujku shtëpinë ia sos
Ai sos shtëpinë të ndërtuar në arë
Se leje të ndërtimi fare s’ka marrë
Nuk inatoset, vetën s’e ngatrron
Shtëpi të re ai sërishti e ndërton
Ashtu të gjorit ia dikton jeta
S’trazohet, shikon punët e veta
Bubrrecat gjithë kanë qenë punëtorë
Por fatin e vet kurr s’e kanë në dorë
Kështu ndodh edhe në çdo shoqëri
Gjithmonë i forti ka ndarë drejtësi
25.5.1982
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:33

ERDHI PRANVERA
Erdhi 21 marsi, pranvera filloi
Me shumë mund dimrin e largoi
Por edhe dimri nuk ishte i keq
Shumë sëmundje si mjek i heq
Page 13
- 25 -
Por pranvera ka më shumë bukuri
Lulëzojnë pemët, gjithkah hijeshi
S’i mbyllim dritaret, moti i nxehtë
Edhe nënlokja pite-përpeq na qet
Dalim në ajër të pastër-në natyrë
Vishemi më hollë, nuk rrimë mbyll
Ditët zgjaten dhe çdo gjë gjallëron
Edhe dallëndyshja folen e ndërton
Pastaj lumi sjell ujë të nxehtë
Voglushë e voglushe ai i thërret
Para se të vini u thotë mos harroni
Detyrat e shtëpisë më parë t’i bëni
Ashtu si bujku që punon në arë
Ashtu t’i rendisni pesat në ditar
Kur i kryeni detyrat jeni më të lirë
Dhe loja në lumë ju shkon më miRE
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:33

PUPLA
Pupulë, pupulë që fluturon
Krah nuk ke sa shpejt shkon
Zhurmë nuk bën kur fërfëllon
Benzinë fare nuk shpenzon
Kudo gjendeni në fushë mal
Herë më shpesh, herë më rrallë
Askush hovin s’mund t’ua ndalë
Ajrin e pastër nuk e keni mallë
Në rrugëtimin tuaj s’keni kufi
Jeni të lira ua kam shumë lakmi
S’ka atje tinzarë as marimanga
Që kënaqen kur të vënë në pranga
21.5.1982
Page 14
- 27 -
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:34

T’U KËNDOJMË HERONJVE
Ata që kanë rënë për lirinë tonë
I madh dhe i vogël le t’i kujtojnë
Ata që e flijuan jetën për liri
Për ne ishin shpëtim-krenari
Më 7 mars ‘42 në kodër të Gazdarit
U vra Zeneli nga dora e barbarit
Ata që e donin, u dhimbsej vërtet
Tinzarët e qanin me lotë përpjet
Ashtu i vrarë tri ditë në borë qendroj
Që ta marrin kufomën armiku s’ lejoj
S’lejonin kriminelët për ta marrë
Se vetë pas shpine atë e kishin vrarë
Ditën e 10 marsit u mblodh farë e fis
Që ta varrosin Zenelin, trimin e lirisë
Oj nëna Zarife, oj nënë kreshnike
Lumja ti e lumja Zenelin që e rrite
Nga prapashpina një jetë ishte sos
Në Tupallën heroike ai u varros
Varri i tij ka një simbolikë-porosi
Që të mos harrohej kurr gjaku i tij
Po deshet rini porosinë ta jetësoni
- 28 -
Lapsa e libra nga dora mos i lëshoni
Përvjetorët e tyre gjithë t’i kujtoni
Pra varrezat e heronjve t’i vizitoni
Kemi obligim të mos i harrojmë
Që shqiptarizmin ne ta forcojmë
Shumë trima dha Jabllanica heroike
Në luftë ballpërballë me forcat çetnike
Trimat si Zeneli për ne janë krenari
Edhe Veli Dedi gjeneral në Shqipëri
Mësuesit i parë dhe shumë të tjerë
Që kësaj treve i kanë bërë nder
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:34

NJË MAJI
Arriti maji punëtorët janë gëzuar
Page 15
- 29 -
Ditën e tyre kanë për ta festuar
Mbajnë konferenca dhe fjalime
Për festën e tyre sjellin kujtime
Flamuri i kuq gjithkund valon
Djersën e punëtorëve simbolizon
Kujtojnë Çikagon dikur të përgjakur
Djersën e punëtorit të nëpërkëmbur
1 Maji punëtorëve u sjell gëzim
Për ne shqiptarët si duket mashtrim
Si mund të jetë ndyshe mashtrimi
Në gjuhën tënde s’lejohet kremtimi
1.5.1981
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:34

8 MARSI
- 30 -
Për çdo vit këtë datë
E festojnë të gjitha gratë
Janë të lira kanë pushim
Dhe e presin me gëzim
Asnjë fëmij nuk del në lojë
Don me nënën të kremtojë
Afër nënës kush nuk qëllon
Përshëndetje asaj i dërgon
Qupëza që ka nisur të belbëzojë
Këpucët nënës don që t’ia lustrojë
Don që nënën me diçka ta gëzojë
Kremten e saj t’ia madhërojë
AHISHTA
Ahishtë, moj ahishtë
Plot me fierishtë
Mbi ty një bungishtë
Mëtej një lajthishtë
Page 16
- 31 -
Gjithë secila bëni garë
Se kush të dalë e parë
Sa për hije e freski
Ahishta ka përparësi
Ahishta ujët e ka të mirë
Që ta pijë secili ka dëshirë
Po sikur ahu të mbetej vetë
S’ka gjallëri, s’ka as jetë
Ju të gjitha bimët drurore
Që kaloni jetë vëllazërore
Bashkë me lule e çdo bimësi
Gjithë natyrës i jepni hijeshi
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:35

BUTACI
Një ditë dola
Dredhëza për të mbledhur
Por në shtëpi
Shporta më kishte mbetur
Jo shumë larg
Kisha disa lajthi
Mora ca filliza
Të bëj një mrekulli
Thura një shportëz
- 32 -
Që butac i thonë
E mbusha dredhëza
Sa s’u bë vonë
Kisha një droe
Dhe një shqetësim
Vallë, mos u vonova
Që të shkoj në mësim
Shpejt u bëra gati
Librat në dorë
Para të gjithëve shokëve
Unë arrita në shkollë
15.6.1981
PO PRESIM
Zgjohen çdo mengjez
Me një dëshirë të vetme
Që dita e sotme
Mos t’i ngjajë ditës së djeshme
...Kot
Kot zgjohem
Me mijëra dëshira
Ndryshime s’ka
Edhe më errët bëhet
...Kot
Rrezet përclluese
Të diellit vjeshtor
Mundohen kot
Të sjellin gëzim
Page 17
- 33 -
...Kot
Nuk ka më
Këngë gëzimi
Ato janë ndryrë
Nga dora e tiranëve
...Kot
Ata nuk kanë asnjë fije
Të ndjenjes njerëzore
Janë pa emocione
Kanë shpirt krimineli
...Kot
Ata nuk dinë
Për këngën e fëmijëve
Nuk dinë
As për buzëqeshjet e të rinjëve
...Kot
Gjithkah
Ulurimë ujqish
Asgjë
Nuk doli si është thënë
...Kot
Harenë
Gëzimin
Lumturinë
Këngën
Vallen
Buzëqeshjen
Na moren
...Kot
Tash ato janë
- 34 -
në dorë të huaj
Por thellë të ndryra
Në zemrat tona
...Kot
Kot së koti
ulurijnë bishat e karpateve
Ato vendin e kanë
Atje nga kanë ardhur
...Durim
Dita e re
Shpejt do të agojë
E drejta vonon
Por gjithmonë fiton
15.11.1981
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:35

PERKUSHTIME
I DASHURI PRINDI YNË
Besa pët të ishte e fundit fjalë
Page 18
- 35 -
Arsimi për të qe dritë dhe ar
Fati i tij betejë e pashund
Trim sa që kurr s’u lëkund
I niciator për çdo vepër
Krenar si askush tjetër
Re të zeza i silleshin vërdallë
Arriti që t’u bëjë ballë
Stoik për atë që kish mësy
Ndonëse disa e kishin halë në sy
I pari pishtar arsimi si kreshnik
Qirilicën e zëvendësoi me shqip
I pari në Gërbac, Medvegjë, Siarinë
Tinzakët gjithë i hodhi në shpinë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:35

Feride Krasniqi
KRENOHEMI ME TY
Historia gjërat kurr nuk i harron
Gjeneratë pas gjenerate të kujton
Brez pas brezi emrat percillen
Veprat e mira s’mund të shlyhen.
Vepra yte ka mbetur në histori
E dinë fare mirë pleq edhe rini
Ditët po ecin, koha po kalon
Kush të ka njohur s’të harron
Fjalë miradie çdokund ke lënë
- 36 -
Simbol i rrallë mbete në këto anë
Në ndeja e biseda kudo që shkon
Vepra fisnikërie për ty dëgjon
Edhe pse që moti të mbulojë dheu zi
Për ne je yll u pashuar, je krenari
Jemi ballhapur, por me shumë mall
Me emrin tënd e pagëzova tim djalë
Kemi shpresë se edhe Baftiu i ri
Do të lë emër ashtu siç ke lënë ti
Emri për ne është ngushëllim
S’do të harrojmë deri në amshim
Bekim Krasniqi, 5.11.1995
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:36

BABAI IM
Jam i mallëngjyer, por jam krenar
Se jam gjaku yt, jam gjak shqiptar
E ti babai im shumë heret shkove
S’i besonim vetës se jetë ndërrove
Shpirtin çaste të hidhura ma kaplonin
Se s’je më i gjallë s’mund ta mendonim
Më ikte mendja, më bëhej sikur je gjallë
Më kapte pikëllimi, shumë kisha mallë
I kujtoja çastet kur ishe i mërzitur
Page 19
- 37 -
Më bëhej zemra sikur don pëlcitur
I lutesha yllit shigjetar për fatin tim
Të shkoj në rrugë të gjatë në amshim
Kur i kujtoj sytë e tu të molisur
Edhe pse fëmij, tepër isha tronditur
Ditët i kaloja me shumë dëshprim
Por ky ishte fati yt edhe fati im
Baba im i ndjerë për atë që je përpjekur
ABC-në shqipe duan për të na e hequr
Druaj se do të sëmurëm dhe s’kam jetë
Edhe ca ,,cunga tonë,, s’na lënë të qetë
Nuk dorëzohem kurr, gjatë do të jetoj
Amanetin tënd në vend im atë do ta çoj
Këto male kreshnike shqiptare kanë qenë
Shqiptare janë dhe shqiptare do të jenë
Edhe pse ujqit natë e ditë ulurojnë
Birin tënd s’kanë forcë ta frikësojnë
Ballë për ballë kam për t’u qendruar
Rrugën tënde kam për ta vazhduar
Prehu i qetë baba, pa trazim
Mirë u pafshim në amshim
E unë të them se jam krenar
Jam gjaku yt, jam shqiptar
Arsim Krasniqi, 30.8.1992
- 38 -
BABAIT
Disa vargje tuaja kur i pata lexuar
Se ç’të bëri sëmundja e pata kuptuar
Kur dëgjoj për ty, veprat që ke bërë
Pikëllohem së tepri, gjumi s’më merr
Pra t’u kisha lutur, o Zot i vërtetë
Si të rritet fëmija pa babain e vet
Sa heret o Zot, e more babain tim
Tepër të vogël mua më la jetim
Fare pak të kujtoj, kështu e paska jeta
Page 20
- 39 -
Fat të keq paskam pasur, pa ty që mbeta
E rëndë qenka jeta, shumkush s’më kupton
Vështirë është të jetohet pa atë që e don
Ty baba sëmundja në atë botë të shpuri
Sa më shumë që rritem me bëhet zemra guri
Zemra me digjej shumë kam derdhur lotë
Fëmijëria pa ty or baba, më dukej e kot
Në shpirtin tim si kujtim kan ngelur
Fjalët tuaja të ëmbla duke më përgdhelur
E rëndë ishte jeta me vuajtje e dëshprim
Ashtu qenka shkruar, ndryshe s’ka shpëtim
Çdo gjë do të ipja sa mengjez që zgjohem
Që më babain tim të dashur të përqafohem
Por të gjitha këto janë fjalë, janë fantazi
Që moti babain tim e ka mbuluar dheu i zi
Nga ajo ditë nga babai që jem ndarë
Shumë gjëra në jetë ne kemi parë
Kemi parë, shumëçka kem përjetuar
Edhe me të këqija jetën duhej jetuar
Patëm vështirësi dhe shumë mundime
Po shumë më rëndë e pati nëna ime
Më rriti mua me motër e vëllazëri
Me shumë mundime dhe vështirësi
E kishim rëndë, nëna më shumë
- 40 -
Na rriti me nder dhe me punë
Në fytyrën e saj s’pamë shqetësim
Edhe pse na rriste katër jetimë
Grua burrërore e trime ishte nëna ime
Na rriti tre vëllazërit dhe motrën time
E thërras me mburrje dhe me krenari
Rrnofsh Nëna ime sa mëma Shqipëri
Besim Krasniqi, 5.12.1996
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:37

GJYSHIT TIM
Nëpër ndeja kudo që qëlloj
Fjalë të mira për ty dëgjoj
Fotot tuaja shpesh i shikoj
Krenar emrin ta trashëgoj
Kur më thërrasin mua Bafti
U shkon mendja gjithë te ti
Edhe faqet m’i ledhatojnë
Veprën tënde e kujtojnë
Më urojnë jetë e shëndet
A thua gjyshit do t’i ngjet
Unë përgjigjem me krenari
Se do ta ndjek rrugën e tij
Page 21
- 41 -
Gjyshi im nuk pate fat
Që ti të jetoje më gjatë
Të betohen në flamur
S’ta njollos emrin kurr
Bafti Krasniqi
XHAXHAIT TIM
Viti 1937, vit i lindjes sate
Fëmijëri shumë të rëndë pate
Pate jetë me shumë mundime
Xhaxhi im, bir i Vllasës trime
Që kur shqiptove fjalët e para
Dukej se do të prihet e mbara
Fillove të shkruash me gur në tokë
Dhe gjithë ishe i dalluar ndër shokë
Në Ramabajë shkronjat e para i mësove
- 42 -
Ndër shumë gjenerata gjithë u dallove
Për një vit nga dy klasë i mbaroje
Edhe pse në gjuhën joamtare mësoje
Si nxënës shembullor dhe shumë i dlirë
Te fëmijët e lagjës ndikove për të mirë
Ta kishin lakmi rrugës sate të shkonin
Të merrnin dije, sa më shumë të mësonin
Kur mbarove filloren pate breng të madhe
Familja ishte e varfër dhe me shumë halle
Dëshira yte e flakët që kishe për shkollim
Të bëri të pathyeshëm pa asnjë dyshim
Ishe i vogël, por me zemër të madhe
Ia mësyve Hogoshit, shkollën s’e ndale
Bëje rrugë të gjatë nëpër borë e shi
Shumëkush habitej, por ta kish lakmi
Nga Vllasa në Hogosh përdit udhëtoje
Që në gjuhën e nënës mësimin ta mësoje
Prindërit e gjyshi më vonë kanë treguar
Se shpesh në mullinj natën e ke kaluar
Përveç që ndonjë shok shpirtbardh
Në shtëpi si mysafir që të ka marrë
Fitove simpati në atë rrethinë të re
Sepse përveç mësimit kishe dhe ide
Ide të gjuhës, të kombit dhe përparimit
Page 22
- 43 -
Se ato arrihen vetëm përmes mësimit
Ide që ishin të pakta thuaja çdo kund
Si rrezet e Diellit diku në pafund
Sapo semimaturën e pate mbaruar
U ktheve në vendlindje për të punuar
Ndaj aso kohe ishe shumë i kërkuar
Shkrojnat shqipe për të na i mësuar
Ishte kënaqësi për familje e fshat
Për voglush e voglushe ishte fat
Të mësonin shqip-gjuhën amtare
Në vend të bukvarit me abetare
Në mua mbolle farën e dashurisë
Që t’i rrekem mësimit e diturisë
Kujdeseshe për mua sikur për bir
Kur i kujtoi më duket vështirë
Entuziazmi ytë, puna e paparë
Bëri që të donin njerëzit mbarë
Fitove respekt, në popull simpati
Që të përcolli deri në vdekshmëri
Edhe në politikë u bëre shumë aktiv
T’i ndihmosh njerëzit në përspektivë
Por për disa qe bërë si hala në sy
Si langoj të qartur ta patën mësy
Si atak i parë të larguan nga partia
- 44 -
Që të pasojnë edhe shumë të këqija
T’i morën armët, banesën ta morën
Sepse i ligu kurr s’din ta ndalë dorën
Edhe disa që shtirenshin si miq
Të bënin leqe, tregoheshin të ligj
Ishe i pathyeshën, tepër stoik
Të ligut i lig, mikut i thoshe mik
Shkove si burrat në tjetrën botë
Mundi yt xhaxha s’ka shkuar kot
Të kujtojmë me mall, o xhaxhi im
Mirë u pafshin xhaxhi në amshim
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:37

PËRMBAJTJA
A mund të heshtet................................3
Sikur te ishim nje.................................4
Per here te pare....................................5-6
Çdo gje ne rregull................................7
Nxënësi udhëtar...................................8-9
Jeta.......................................................10
Mbarimi i vitit shkollor....................... 11
Numratorja...........................................12
Shiu......................................................13
Lulja e thanës.......................................14
O bilbil.................................................15
Erdh pranvera......................................16
Jabllanica.............................................17-18
Lapsi................................................... 19
Tranzistori........................................... 20
Kam tre yje...........................................21-22
Bubrreci...............................................23
Erdhi Pranvera.....................................24
Pupla....................................................25
Page 23
- 45 -
T’u këndojmë heronjve........................26-27
Një Maji...............................................28
8 Marsi................................................ 29
Ahishta................................................ 30
Butaci.................................................. 31
Po presim..............................................32-33
PERKUSHTIME
I dashuri prindi yne...............................34
Krenohemi me ty..................................35
Babai im................................................36-37
Babait....................................................38-39
Gjyshit tim............................................40
Xhaxhait tim..........................................41-42-43
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 8 Feb 2010 - 5:38

SHËNIME PËR AUTORIN
Bafti Karasniqi u lind në Gërbac më 1937 nga
një familje shumë e varfër. Katër klasë i kreu në
gjuhën serbe në Ramabajë, pastaj një klasë të
gjimnazit të ulët në Prishtinë dhe tri të tjera në
gjuhën shqipe në Hogosh. Edhe pse në kushte
shumë të vështira semimaturën e kreu me sukses të
shkëlqyeshëm më 1954. Po atë vit, pikërisht më 6
shtator, në Gërbac ia filloi punës aty ku për herë të
parë mësimi organizohet në gjuhën shqipe në gjithë
këtë trevë. Edhe pse mësuesi dhe nxënësit ishin
shqiptar mësimi zhvillohej në serbishte. Poashtu
ishte i pari që e hapi klasën e pestë në gjuhën shqipe
në Bajë të Siarinës dhe poashtu me shumë mundime
- 46 -
arriti që ta hapë klasën e parë, e më pas edhe klasën
e pestë në gjuhën shqipe në Medvegjë.
Gjatë vitit 1956/57 punoi në Lisockë të Kamen-
icës, ndërsa pas mbarimit të shërbimit ushtarak
përsëri u kthye në vendlindje. Më 1963 u regjistrua
në shkollën dyvjeçare në Shkollën normale të
Gjilanit dhe e kreu me sukses. Më 1965, për herë të
parë hapet klasa e pestë në gjuhën shqipe në Bajë të
Siarinës të cilën ai e udhëhoqi. Pas një viti u kthye
në Gërbac dhe punoi aty deri më 1971. Prej aty
kaloi në Medvegjë përkthyes dhe referent për
çështje të arsimit. Ishte edhe nënkryetar i komunës
së Medvegjës. Edhe në Medvegjë me shumë mund
e hapi klasën e parë në gjuhën shqipe. U angazhua
që ta hapë edhe klasën e pestë, përkatësisht ciklin e
lartë të fillores, për çka kolonistët serbomalazezë
gjetën shkas që ta përjashtonin nga Lidhja
Komuniste dhe pasojat diheshin. Vdiq në Medvegjë
më 1983. Poezitë e këtij vëllimi i kishte shkruar
kohë pas kohe, por kryesisht gjatë viteve 1981 dhe
1982. Ato kanë mbetur në dorëshkrim, por janë
ruajtur nga familja e tij deri në ditët e sotme.
Mr. Bislim Pireva
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga WebMaster Mon 8 Feb 2010 - 5:49

Shkruan:Miradije ZymeriNjë djep i shqipeve u përkund në Kosovën Lindore,kohën kur retë e zeza kishin mbuluar këto treva,dritën e të cilëve e kishin nxënë korbat e zi që endenin lirshëm mbi qiellin shqiptar.

Sllavët po bënin çfarë po u tekët kundër shqiptarëve sepse ishin të bashkuar, herë hapur, e herë pas kulimave e perdeve e liderët shqiptarë duanin ta bëjnë copë-copë njëri-tjetrin. Fyheshin e shtyheshin me bërryla dhe radhisin vetën e tyre në majat e atdhetarizmit e trimërisë. Intelektualët tonë , nga ana tjetër, nuk kishin kohë të punojnë në profesionet e tyre, po ishin hedhur në shërbim, ca të një lideri e ca të një tjetri. Sllavët pushtues e okupues trojesh shqiptare kanë botuar dhjetëra e dhjetëra libra plot rrena duke himnizuar popujt e tyre e duke ofenduar e shtrembëruar historinë e popullit tonë. Intelektualët e shkrimtarët tonë nuk ia kanë ngenë për këtë.At kohë u rrit Bafti Krasniqi,i cili boten e ketyre padrejtesive e kuptoj me vitet e femijerisë.






A MUND TË HESHTET

A mun të heshtet
Kur
Korbat të krrokasin
Mbi kokë
A mund të heshtet
Kur
Emrin ta mohojnë
Fjalën ta ndalojnë
A mund të heshtet
Kur
Duan vetën ta mohosh
ABC-en të mos e mësosh
E ne jemi ata që jemi
Tokë tjetër s’kemi
Dimrit s’i thuhet verë

Baftiu i edukuar mirë në frymën kombëtare,po ndiente dhimbjen e madhe kur korbat e futes sllave i ndiqnin popullatën shqiptare të asaj treve,u kishin hypur në majë koke,hijet e tyre të zeza po krrokasnin dhe po i ndiqnin pas shpine.Baftiu si arsimdashës i fortë që ishte po e mbyste dhembja që pushtuesi po mundohej këtë popull të përvuajtur liridashës,të e fuste në skëterrë,të e mësonte me të zezën,që të zezës të i thonin e bardhë,që robërisë të i thonin liri,duke u përpjekur që të zhdukte sa më shumë shqiptar të shquar të asaj treve jo vetëm fizikisht,por edhe zhdukjen e kulturës së tyre që ishte aq më e rrezikshme se zhdukja fizike,sepse kështu shqiptarët do i lente pa identitet,kurse Baftiu nuk mundi në asnjë mënyrë të heshtej ndaj këtyre elaborateve sllave.


Baftiu në rritjen e tij,shtoj dashurinë për atdheun dhe kombin,andaj kjo dashuri e nxiti të vjershëroi.Ai po vjershëronte ate që po ndjente.Ai ishte i sigurtë që po populli i tij po të bashkohej në një trup dhe në një fjalë do të thyante pushtuesin,por kjo nuk po ndodhte sepse fillimisht pushtetarët tanë tjetër po hartonin në letër dhe krejt tjetër në bashkëpunim me pushtuesin po punonin kundër popullit liridashës,në anën tjetër disa shqipfolës po ndihmonin gjuetinë sllave mbi vëllëzerit tanë liridashës,dhe poezinë e tij e nis kështu:

IKUR TË ISHIM NJË

Sikur të ishim një, si një grusht
S’ka ç’na bën as top as pushkë
Për fatin tonë të zi, për fat të keq
Nuk mbetet pa mbir ndoj sojkeq
T’i rrahë krahët, të shtiren si miq
Andej pas shpine gjithçka fëlliq
Kur e don puna për ndoj akcion
Treten si vesa, sikur toka i lëshon
Sërish shfaqen si këpurdha pas shiu
Bëhen si s’din gjë era mendet u fshiu
Nuk më ka ndodhur jo vetëm një herë
Që të kem punë me të tillë, të mjerë
Populli i din të gjitha, asgjë s‘harron
Të zezës të bardhë, kurr nuk i thonë
Në pranverë bujku atë që e mbjell
Kur të vie vjeshta kthehet e mbledh
Një poet i cili nuk duhet të lihet në pluhurin e harresës,por që të punohet në ndriqimin e veprës së tij është poeti ynë Bafti Krasniqi,mësuesi dhe poeti i popullit,që flijoj për atdheun e kombin,për rininë e shkollën,që nxori me dijen e tij gjenerata të ndritura të arsimit,që i bëri rezistencë pushtuesit me forcë e pendë.Ai ishte në zemrën e popullit,ftonte popullin liridashës për bashkim,por i ftonte edhe shërbëtorët e pushtuesit që të heqin dorë nga ajo ndyrësirë dhe të kthehen në anën e popullit.Koha e tij ishte kohë e vrëret,por ai ishte yll ndriques i saj,i bashkangjitur me shumë yje tjera të kësaj treve,që gjithqka flijonin për atdheun dhe kombin.
Bafti Krasniqi mbetet një pishtar i shejtë i trojeve shqiptare,mësues dhe poet i popullit,vepra e të cilit do të ndriqohet,mësohet dhe ndiqet me interesim të frymës kombëtare të brezave tanë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET" Empty Re: BAFTI KRASNIQI"A MUND TË HESHTET"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi