Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit

4 posters

Shko poshtë

Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit Empty Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit

Mesazh nga Binni Thu 11 Feb 2010 - 10:12

[You must be registered and logged in to see this image.]

a dhe nje shpjegim ne baze te shkronjave te alfabetit.

A
Nuk je romantik në mënyrë të veçantë, por je interesant në aksion. Je gjithmonë i zënë. Me ty ajo që shihet, është ajo që fitohet, je ashtu siç prezantohesh. Nuk ke durim të flirtosh dhe nuk të bezdis fakti kur dikush është i turpshëm, simpatik ose eksitues. Rri gjithmonë ballë për ballë me personin tjetër. Kur bëhet fjale për seks ajo që ka rëndësi është aksioni dhe jo truket sekrete. Për ty është shumë e rëndësishme tërheqja fizike e partnerit tënd.

B
Nxjerr vibracione sensuale. Të kënaqin gjërat romantike, me verë dhe darkë bashkë. Je i lumtur kur merr dhuratë si shenjë dashurie nga partneri yt. Të pëlqen të jesh i/e përkëdhelur dhe di të përkëdhelësh partnerin. Je shumë i/e rezervuar, por para se të bësh dashuri manifeston një shprehi butësie dhe dashurie veçanërisht të ngrohtë.

C/Ç
Je një individ shumë i shoqërueshëm dhe është e rëndësishme për ty te krijosh shoqëri. Ke nevojë për afrimitet dhe të jesh i lidhur me dikë. Je i/e gatshëm të bisedosh me një partner seksual para dhe pas. Do që objekti i dashurisë tënde te jetë mirë dhe të jetë shoqërisht i/e pranuar. Sheh partnerin tënd si dashnorin/en tënd dhe si të dashurin e jetës.

D/DH
Kur vendos në kokë diçka bën çdo gjë për të arritur qëllimet e tua. Nuk jep një përgjigje lehtë, por jë me edukatë dhe simpatik. Nëse dikush ka një problem e konverton në tëndin. Je lartësisht seksual, pasional, i drejtë dhe i thellë, ndonjëherë je posesiv dhe xheloz. Seksi për ty është një kënaqësi që të bën të ndihesh i/e plotësuar.

E/Ë
Nevoja jote e madhe është ajo për të folur. Nëse personi i takimit tënd nuk është një dëgjues i/e mirë ke probleme për t’u shoqëruar me të. Një person duhet të të stimulojë intelektualisht ose nuk do të interesoj seksualisht.

F
Je idealist dhe romantik, e ngre dashnorin tënd në piedestal. Do gjesh partnerin më të mirë që mund të jetë. Të pëlqen të flirtosh, por nëse dashurohesh je shumë i/e drejtë. Je sensual, seksual dhe në mënyrë private je pasional. Publikisht tregohesh ekstravagant dhe galant. Ke lindur romantik. Skenat e dashurive dramatike janë fantazitë e tua të preferuara.

G/GJ
Je i/e bezdisshëm duke kërkuar perfekten me veten dhe me dashnorin/en tënd. I përgjigjesh një dashnori/e e cila ka një intelekt të njëjtë ose superior me tëndin ose dikujt që mund të rrisë gjendjen tënde. Je shumë sensual dhe di si të arrish pikën maksimale të stimulimit erotik, sepse kërkon të paarritshmen. Mund të jesh tepër aktiv seksualisht, kur gjen kohën.

H
Kërkon një partner që të realizojë reputacionin tënd. Mund të jesh shumë bujar me dashnorin tënd, sidomos kur arrin të biesh në dashuri. Dhuratat e tua për partnerin/en tënd janë gjithmonë një kënaqësi. Para se të dashurohesh mendon, je disi i/e rrëshqitshëm për t’ju dedikuar këtyre gjërave dhe zakonet e tua të takimeve janë të njëjta, të kujdesshme, ashtu si shkujdesia jote seksuale.

I
Ke një nevojë të madhe për të qenë i dashuruar, i vlerësuar edhe në punën tënde. Vlerëson kënaqësitë ekstreme në seks, sensualitetin dhe kënaqësitë e mishit. Kërkon dashnor/e që dinë se çfarë bëjnë. Je jo i qetë dhe i saktë në sadisfaksionet e dëshirave të tua. Je i/e gatshëm për të eksperimentuar forma të reja seksuale. Mërzitesh lehtë dhe për këtë ke nevojë për aventura seksuale dhe ndryshime.

J
Mund të jesh shumë romantik ose i lidhur me bukurinë e dashurisë. Të kesh një partner është gjeja më e rëndësishme për ty. Je i/e lirë në të shprehurin tënd për dashurinë dhe je i gatshëm të kapesh mundësitë duke provuar eksperienca të reja me partnerin tënd duke e barazuar të gjithë këtë me një shije të mirë. Trutë të ndezin, do të ndjesh që partneri yt të jetë mendërisht stimulues, nëse jo do e kesh të vështirë të mbash këtë lidhje.

K
Seksualisht je i/e mrekullueshëm por duhet të konsiderosh më mirë vlerat e personave dhe veçanërisht të tuat. Nuk do ishte keq që ky motivim të të frymëzojë për t’u kultivuar pak më shumë, duke ndërruar imazhin dhe përshtypjen që projekton në fillim me personat që takon dhe me shumë me ata që të tërheqin.

L
Je shumë romantik, idealist/e dhe disa herë beson së dashuri do të thotë vuajtje. Të tërheqin personat që kanë probleme të pazakonshme. E sheh veten si shpëtimtari i dashnorit/es tënd. Je i sinqertë, pasional ekstrem në seks dhe ëndërrimtar. Nuk ke nevojë për ndihmë për të rënë në dashuri.

M
Je emocional dhe i thellë. Kur e sheh veten të rrëmbyer nga një lidhje i dedikohesh totalisht asaj. Asgjë s’të ndalon, nuk njeh pengesa. Ti beson krejtësisht tek dikush që është i njëjtë pasional dhe intens. Beson në lirinë totale seksuale dhe kërkon gjithmonë të provosh gjithçka. Energjia jote seksuale është e palodhshme dhe të pëlqen të mbrosh partnerin.

N/NJ
Je shumë ëndërrues dhe romantik, nuk ke momente të mëdha pasionale. Dukesh i/e ftohtë dhe i/ largët, kështu nuk e bën shumë bashkëpunëtor/e partnerin tënd në ndjenja, por kjo nuk do të thotë që nuk ke ndjenja për të, por vetëm se ke mënyrë jo “vetore” për ta treguar.

O
Je interesant në aktivitetet seksuale dhe tregon sekretet e tua më të turpshme dhe dëshirat e tua. Mund të rikarikosh energjinë tënde seksuale për të bërë lekë dhe për të arritur pushtetin. Mund të kesh lehtësisht periudha të qeta, por je pasional i/e pakënaqur duke kërkuar të njëjtat cilësi tek partneri. Seksi është një marrëdhënie serioze i cili kërkon thellësi mendore dhe ndryshueshmëri, ke aftësi të provosh çdo gjë ose çdo person.

P
Je shumë i/e ndërgjegjshëm për gjërat e tua primare shoqërore. Nuk do mendoje kurrë të bëjë diçka që mund të dëmtojë imazhin ose reputacionin tënd. Aparencat kanë të bëjnë për të dhe për këtë do një partner tërheqës. Në të njëjtën kohë do një person të zgjuar. Është mjaft e çuditshme që e sheh partnerin/en tënd si një kundërshtar; kujto se një zënkë e mirë stimulon vibracionet seksuale.

Q
Ke nevojë për një aktivitet konstant dhe stimulues. Ke një energji fizike të llahtarshme. Është shumë e vështirë për partnerin tënd të të ndjekë seksualisht, madje edhe në gjëra të tjera. Je një dashnor/e entuziaste dhe ke tendencën për të qenë i/e tërhequr nga njerëz të grupeve të tjera etnike.

R/RR
Nuk je rrëmujaxhi, duke iu referuar jetës në përgjithësi. Ke nevojë për dikë që të mund të mbajë paqen me ty dhe për dike që të këtë një intuitë dhe zgjuarsi të mirë. Ndizesh shpejt, ashtu si me një që ka mendje të madhe, po ashtu edhe me një që ka një trup të bukur. Pra tërheqja fizike është shumë e rëndësishme për ty. Do që te ndihesh krenar për partnerin tënd.

S/SH
Ke sekrete, autokontroll dhe je i/e turpshëm.Je shumë tërheqës, sensuale dhe pasionale, por shpesh nuk ja lejon vetes. Vetëm në intimitetin privat del në pah kjo anë e natyrës tënde. Njeh të gjitha truket për t’u marrë vesh. Mund të luash çdo rol dhe e merr jetën tënde dashurore seriozisht.

T/TH
Je shumë i/e ndjeshëm, i rezervuar dhe seksualisht disi pasiv; të pëlqejnë partnerët që marrin iniciativën. Muzika, dritat e errëta dhe mendimet romantike janë gjërat që të ndezin. Fantazon, por nuk dashurohesh lehtësisht. Kur je i/e dashuruar je romantik/e, idealist, sentimental dhe tepër intens. Të pëlqen të përdorësh senset e tua në ndjenja.

U
Je entuziast dhe ke parime kur dashurohesh. Por kur nuk je i/e dashuruar me ndonjë person, je i/e dashuruar me dashurinë, duke kërkuar gjithmonë dike që ta adhurosh. I sheh gjërat romantike si një sfidë. Je një vagabond dhe ke nevojë për aventura, eksitime dhe liri. Të pëlqen të besh dhurata për të parë partnerin tënd të ndihet mirë.

V
Je individualist dhe ke nevojë për hapësirën tënde, për lirinë dhe entuziazmin. Shpreson derisa dikush të të dojë. Ndjen nevojën për të qenë në kokën e personit tjetër për të parë se ç’mendon. Të tërheqin tipat egocentrikë. Shpesh ka një diferencë moshe midis teje dhe atyre.

X/XH
Ke nevojë për stimulime konstante sepse ke lindur me këtë dëshirë. Mund të mbash më shumë se një marrëdhënie në te njëjtën kohë me shumë lehtësi. Nuk mund të heshtësh mendjen tënde dhe flet kur bën dashuri. Me kokën dhe fantazinë tënde mund të kesh historitë më të mëdha të gjitha për ty.

Y
Je seksual, sensual dhe shumë i/e pavarur. Nëse nuk mund t’i besh gjërat në mënyrën tënde atëherë i lë fare. Do të kontrollosh marrëdhënien tënde. I përgjigjesh stimulimeve fizike, të pëlqen të kalosh orë të tëra vetëm duke prekur, duke ndjerë dhe duke eksploruar. Në çdo rast, nëse nuk mund të kalosh kohën duke bërë punuar, i dedikohesh kënaqësive të mishit. Ke nevojë t’i provosh vetes dhe partnerit tënd se je një dashnor i mirë.

Z/ZH
Për ty të merresh vesh seksualisht me partnerin është në vend të parë, madje më parë se kënaqësia. Je krejtësisht i/e shqetësuar për karrierën tënde. Nëse nuk ke një pozitë të mirë ekonomike bie në dëshpërim, por je një tip që nuk dorëzohesh lehtë, e heq mendjen duke kaluar me partneren tënde një natë të gjatë seksi. Mund të jesh shumë me tepër romantik sesa personi që keni pranë dhe ke aftësinë të kesh një sensualitet shumë të madh. Por nuk e humbet kurrë kontrollin e emocioneve të tua.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit Empty Re: Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit

Mesazh nga GENTA Thu 11 Feb 2010 - 10:49

J
Mund të jesh shumë romantik ose i lidhur me bukurinë e dashurisë. Të kesh një partner është gjeja më e rëndësishme për ty. Je i/e lirë në tJ
Mund të jesh shumë romantik ose i lidhur me bukurinë e dashurisë. Të kesh një partner është gjeja më e rëndësishme për ty. Je i/e lirë në të shprehurin tënd për dashurinë dhe je i gatshëm të kapesh mundësitë duke provuar eksperienca të reja me partnerin tënd duke e barazuar të gjithë këtë me një shije të mirë. Trutë të ndezin, do të ndjesh që partneri yt të jetë mendërisht stimulues, nëse jo do e kesh të vështirë të mbash këtë lidhjeë shprehurin tënd për dashurinë dhe je i gatshëm të kapesh mundësitë duke provuar eksperienca të reja me partnerin tënd duke e barazuar të gjithë këtë me një shije të mirë. Trutë të ndezin, do të ndjesh që partneri yt të jetë mendërisht stimulues, nëse jo do e kesh të vështirë të mbash këtë lidhje
GENTA
GENTA
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit Empty Re: Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 14 Jun 2010 - 4:52

S/SH
Ke sekrete, autokontroll dhe je i/e turpshëm.Je shumë tërheqës, sensuale dhe pasionale, por shpesh nuk ja lejon vetes. Vetëm në intimitetin privat del në pah kjo anë e natyrës tënde. Njeh të gjitha truket për t’u marrë vesh. Mund të luash çdo rol dhe e merr jetën tënde dashurore seriozisht.




Pajtohem plotesishte me kete shpjegim...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit Empty Re: Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit

Mesazh nga Grejza Sat 19 Jun 2010 - 4:11

G/GJ
Je i/e bezdisshëm duke kërkuar perfekten me veten dhe
me dashnorin/en tënd. I përgjigjesh një dashnori/e e cila ka një
intelekt të njëjtë ose superior me tëndin ose dikujt që mund të rrisë
gjendjen tënde. Je shumë sensual dhe di si të arrish pikën maksimale të
stimulimit erotik, sepse kërkon të paarritshmen. Mund të jesh tepër
aktiv seksualisht, kur gjen kohën.


Hahahaha se kam diture kete !!
Grejza
Grejza
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Lule Më Lule
Postime Postime : 1293
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/05/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Vrasëse

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit Empty Re: Zbulo natyren tende seksuale ne 36 shkronjat e alfabetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi