Dyvjetori i pavarësisë – a ka arsye për të festuar
Faqja 1 e 1

Më 17 shkurt është dyvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por si shumë banorë të republikës së re dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë shkak për të festuar. Shpresat se pas pavarësisë Kosova do ta marrë veten, janë dëshmuar si jorealiste. Papunësia arrin 45%, investimet nga jashtë bien dhe për një farë kohe vendi do të konfrontohet me një regjim të rreptë vizash, sepse qeveria nuk i ka plotësuar kushtet e BE-së. Kombi më i ri i botës mbetet i izoluar në botë; qytetarët afganë mund të shkojnë pa viza në 22 shtete, ndërsa kosovarët në pesë.
Shtet i dështuar?
Grupi Ndërkombëtar Drejtues, që kontrollon zbatimin e planit të pavarësisë, kërkoi këtë javë nga autoritetet e Kosovës, që të veprojnë më ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Që disa ministra të qeverisë Thaçi plaçkisin arkën e shtetit, është në Prishtinë një gjë e di kushdo.
Më ashpër reagoi ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell. Në një fjalim të tij ai e përshkroi Kosovën indirekt si shtet të dështuar. Korrupsioni, dhuna dhe mashtrimi nuk dënohen, tha diplomati amerikan, i cili vitet e fundit ka shërbyer në Afganistan dhe Zimbabve. Dell kritikoi ashpër faktin se pjesëtarët e krimit të organizuar edhe politikanë të korruptuar, që mund ta mbajnë pasurinë që e kanë fituar në mënyrë ilegale. "Ekzistenca e forcave policore, e prokurorëve dhe e gjykatave nuk do të thotë se shteti juridik funksionon", thotë Dell.
Drejtësi sa për sy e faqe
Shembuj për këtë ka sa të duash. Që prej marrjes së pushtetit në fillim të janarit 2008 kryeministri Hashim Thaçi i ka zënë të gjitha postet e rëndësishme në polici me njerëz, që kanë punuar për SHIK, shërbimin ilegal të partisë së tij. Këtë e konfirmojnë edhe nëpunës të lartë të policisë. Drejtësia në Kosovë vetëm emrin e ka të tillë. Që gjykatësit manipulojnë proceset, sepse marrin ryshfete është dokumentuar shpesh edhe nga mediat lokale.
EULEX-i vetëm bën sehir
Në vend ka zhgënjim edhe për pasivitetin e misionit të BE-së, EULEX. "Misioni më i madh i BE-së në politikën e jashtme ka kushtuar deri tani më shumë se 200 milionë euro, por nuk ka bërë thuajse asgjë", thotë Avni Zogiani, i OJQ-së anti-korrupsion "Çohu". Ka raste të panumërta të implikimit të politikës me kriminalitetin e organizuar, por EULEX-i vetëm bën sehir. BE nuk do që të rrezikojë stabilitetin politik, mendon Zogiani.
Diplomatët perëndimorë e konsiderojnë shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon, dhe kryeprokurorin e tij Theo Jacobs si të papërshtatshëm për këto poste. Ish-gjenerali francez Kermabon thotë edhe vetë, se e ka shumë të mundimshme të drejtojë misionin civil të përbërë nga thuajse 2.000 persona. Belgu Jacobs premton publikisht arrestimin e "peshqve të mëdhenj" dhe e tërheq sërish këtë deklaratë.
Për shkak të përçarjes për statusin BE prezantohet në Kosovë si trupë kaotike
"BE prezantohet në Kosovë si trupë kaotike dhe rrezikon që të humbasë kredibilitetin," thotë një ambasador perëndimor. Kjo ka të bëjë ndër të tjera edhe me faktin, se dy vjet pas pavarësisë, BE-ja është i përçarë në çështjen e Kosovës. Gjithsej 22 vende të BE-së e kanë njohur republikën në Ballkan, pesë shtete deri tani nuk e bëjnë këtë, ndër to edhe Spanja dhe Greqia. Përderisa BE-ja nuk përfaqëson bashkërisht një linjë, Kosova do të mbetet në vend numëro.
Vëzhgues të pavarur kanë frikë, se qeveria Thaçi do të shesë këtë vit me çmime të lira pasuritë më të rëndësishme të vendit, në qoftë se misioni i BE-së nuk e kontrollon privatizimin. Këtë javë kryeministri ka shpallur shitjen e Postës, Telekomit dhe të sektorit të turizmit dimëror.

Similar topics
» Nje torte per te festuar divorcin
» A ke para per te festuar kete Vit te Ri?
» Një kubane thotë se e ka festuar ditëlindjen e 125
» Wikipedia gati për të festuar 10-vjetorin
» Elbasani përgatitet për të festuar Ditën e Verës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi