Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqipëria, faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon

Shko poshtë

Shqipëria, faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon Empty Shqipëria, faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon

Mesazh nga Vizitor Mon 15 Feb 2010 - 5:49

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Slloveni, zv./kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta u takua me presidentin slloven, Danilo Türk, të cilin e falënderoi për mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e inkurajimit konkret të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga ana e BE-së, në rrugëtimin e tyre euro-atlantik.
Në këtë kuadër, Meta shprehu mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën që Sllovenia vazhdon të ofrojë për Kosovën, duke veçuar këtu kontributin e rëndësishëm të Presidencës sllovene të BE gjatë shpalljes së pavarësisë dhe peshën që investitorët sllovenë kanë sot në ekonominë e Kosovës.

Gjithashtu Meta tha se gjatë vizitës së tij në Lubjanë, ka marrë sinjale të rëndësishme që marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë do të reflektohen së shpejti edhe në rritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik. Meta tha se Shqipëria ofron shanse të mëdha për investitorët sllovenë, duke qenë se ajo i ka shpëtuar efekteve drastike të krizës globale ekonomike.

Meta vlerësoi se Shqipëria dhe Sllovenia ndajnë një njohje të mirë të rajonit dhe se të dy vendet janë faktorë të rëndësishëm stabiliteti. “Shqipëria, shtoi Meta, do të vazhdojë politikën e saj konstruktive në rajon sepse stabiliteti i fqinjëve tanë, është një avantazh për ne, duke na e lehtësuar dhe përshpejtuar hyrjen tonë në BE”.

Presidenti Türk, u shpreh se përkushtimi politik i Sllovenisë ndaj Shqipërisë do të mbetet i fortë dhe se ky përkushtim duhet të konkretizohet tashmë edhe në terma ekonomikë. Në këtë kuadër, Türk kujtoi se hapja e kompanisë Merkator në Shqipëri, pak kohë pas vizitës së tij në Tiranë , i ka dhënë një sinjal të fuqishëm edhe investitorëve të tjerë sllovenë për Shqipërinë.

Türk, theksoi nevojën e intensifikimit të kontakteve mes ministrive relevante, me qëllim që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të jetë më konkret dhe më real. “Në këtë drejtim, tha Türk, ne duhet të punojmë pa u lodhur, në mënyrë që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona të hyjë në një fazë të re intensifikimi”.

Presidenti Türk, në mbyllje të takimit, shprehu vlerësimin e tij për rolin tepër konstruktiv që Shqipëria luan në rajon, duke e vlerësuar atë si faktor stabiliteti dhe paqeje
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi