Zyrtarizohet shkrirja e ORA-s në LDK
Faqja 1 e 1
Zyrtarizohet shkrirja e ORA-s në LDK
“Bashkimi bën fuqinë”, ishte moto e partisë Reformiste ORA për t’u shkrirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këto dy subjekte marrëveshjen e hodhën edhe në letër.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, tha se me këtë akt, Lidhja Demokratike e Kosovës pasurohet me një prurje të rëndësishme qytetare, nga e cila para së gjithash do të përftojë Kosova.
Teuta Sahatqija, kryetare e subjektit politik ORA, tashmë të shkrirë në LDK, tha se bashkimi me LDK-në ka të vetmin qëllim arritjen e rezultateve më të mira për Kosovën.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes u tha se Lidhja Demokratike e Kosovë dhe Partia Reformiste Ora e shkrirë tashmë në LDK, synojnë rezultate më të mira në arenën politike dhe në zhvillimet e përgjithme të shtetndërtimit të Kosovës.
Kundërshtimin e degës së ORA-s në Gjakovë për tu shkrirë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Sahatqija e quan parim të demokracisë. Ajo tha se vendimi për t'iu bashkuar LDK-së është marrë me koncensus të plotë të kryesisë së ORA-s.
Ndërkaq, nënkryetari I LDK-së. Eqrem Kryeziu nuk dha detaje rreth pozitës së Sahatqisë në LDK.
Ndërsa në pyetjen nëse një akt i tillë marrëveshjeje pritet edhe me LDD-në, Kryeziu nuk ishte shumë konkret.

Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi