Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

3 posters

Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Tue 23 Feb 2010 - 6:33

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së 105xg0z



New York, 23 shkurt - Craig Jurisheviç është kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi, ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës.Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Puna në këtë spital shpejt bëri që Craig të përfshihej emocionalisht në kauzën shqiptare dhe një ditë të bukur la pas spitalin dhe iu bashkua Batalionit Atlantiku që hynte në Kosovë. Craig mori pjesë në luftime në kuadrin e këtij formacioni të përbërë nga shqiptaro-amerikanët që shkuan të luftojnë për lirinë e atdheut përtej oqeanit dhe të batalionit të 123-të të Malit të Pashtrikut.
Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë.
Sot, më shumë se dhjetë vite mbas kësaj aventure (Craig Juriseviç ka pasur edhe shumë të tjera në Afganistan, Timorin Lindor etj), kirurgu proshqiptar ka botuar një libër me titull “Blood in My Hands” (Gjak në duart e mia) të botuar në Australi. Libri është shkruar në bashkëpunim me Robert Hillman, një autor i njohur biografish që në vitin 2005 fitoi Çmimin Kombëtar Australian për Biografitë. Libri i tij “My Life as a Traitor” (Jeta imë si tradhëtar) i shkruar bashkë me Zarah Ghahramani-n është botuar në shumë vende të botës dhe u shpall Libri i Vitit nga gazeta e njohur “San Francisco Chronicle”.
Libri “Blood in My Hands” që përshkruan rrethanat tragjike të luftës në Kosovë dhe përvojat personale të mjekut që vendosi t’i bashkohej UÇK-së ka pasur sukses ndërkombëtar dhe po botohet në disa vende të botës. Faqja në internet e botimit të këtij libri është: http://www.wilddingopress.com.au/
Historia e përshkruar në libër është përdorur për një skenar filmi në Hollywood që do të flasë për luftën në Kosovë. Filmi, siç bëri të ditur Craig, gjatë një telefonate nga Australia me gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York do të dalë në kinema vitin e ardhshëm. Kirurgu i njohur tha për gazetën “Illyria” se rolin kryesor në film do ta luajë aktori i njohur Sam Worthington (i cili është bërë i famshëm me rolet e tij në filmat “Avatar”, “Clash of the Titans”, “Terminator Salvation”).
Craig thotë se njoftimi për Sam Worthington nuk është bërë ende publik. Ai thotë se pret që njoftimi të jepet javën e ardhshme. Ndërkohë, sipas tij, Sam e ka lexuar librin dhe “e mbështet kauzën”. Kirurgu australian që sot kryen operacionet e tij në një spital të njohur të Adelajdes tha për gazetën “Illyria” se burime serbe dhe ruse po përgatisin një fushatë propagandistike kundër filmit për ta penguar realizimin e tij. Për fat të mirë, producentja që ka marrë përsipër financimin e filmit është Eva Orner, fituese e çmimve Oscar dhe Emmy. Craig thotë se filmi do të jetë i pari prodhim i kësaj përmase në Hollywood që do të përshkruajë tmerret e luftës në Kosovë. “Me emra të till të mëdhej aktorësh dhe producentësh”, thotë ai, “filmi do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e botës në një nivel më të lartë për masakrat sebe.” (“Illyria” – New York)
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga dajti modh Tue 23 Feb 2010 - 6:51

si e ka titullin filmi qe ta kerkojme Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Lol
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga WebMaster Tue 23 Feb 2010 - 6:53

dua ta di edhe une lol titullin e keti filmi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Tue 23 Feb 2010 - 7:30

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së 429828 HaLa Skemi InFormata Per Titullin e Kti Filmit :S
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga dajti modh Tue 23 Feb 2010 - 7:32

OKEJ PO E GJETE TITULLIN NA SHKRUJ Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së 553393
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Tue 23 Feb 2010 - 8:16

po po po sa ta marrim do ju LAJMEROJ mos ta nin Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Icon_wink
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga WebMaster Tue 23 Feb 2010 - 8:17

ok lol dua ta di titullin qe mundemi ta shohim edhe ne shpresoj se do e gjesh flm shume
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Tue 23 Feb 2010 - 8:27

te pakten Ashtu SPReSOJM juhjjjjj
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së Empty Re: Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi