Hollywood do të bëjë një film për Skënderbeun
3 posters
Faqja 1 e 1
Hollywood do të bëjë një film për Skënderbeun
Por tashmë figura e tij pritet të lidhet me një film që do të dalë nga studiot e prodhimit të Hollivudit. Projekti që prej kohësh diskutohet në Shqipëri duket se do të marrë udhë shumë shpejt nga kompania prestigjoze “Warner Bros”. Shqiptarë të diasporës dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, prej kohësh ka ndërmarrë një fushatë ku me anë të një peticioni i kërkojnë kompanisë të marrë përsipër realizmin e një filmi për Heroin tonë Kombëtar.
Pas dokumentarit të prezantuar në SHBA një vit më parë për jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tashmë një prej producentëve të njohur amerikanë pritet të marrë përsipër realizmin e filmit.
Peticioni
Përveç kompanisë “Warner Bros” edhe Zack Snyder është producenti drejt të cilit është dërguar një peticion i firmosur nga mijëra shqiptarë për realizmin e filmit. Adresa
www.thepetitionsite.com/1/skenderbeg-the-movie përmban dhe peticionin që i dërgohet producentit të njohur amerikan, ku kërkohet realizmit i filmit dhe një përmbledhje e shkurtër e rolit që luajti Skënderbeu në historinë e Krishterimit në Evropë. Zak Snyder është një nga producent më të njohur në prodhimin e filmave me karakter historik. Suksesi i tij më i fundit është realizmit i filmit "300". Ndërkohë që dhe nisja e punës për realizmin e këtij filmi ka nisur pikërisht me peticione. Por përse Skënderbeu i tërheq kaq shumë producentët e ndryshëm. Figura e tij tashmë ka hyrë në fondin e personaliteteve ndërkombëtare. Nuk është vetëm fakti se është një luftëtar i përmasave gjigante, por edhe simboli që përcjell në ditët e sotme. Skënderbeu është cilësuar si "Atlet i krishterimit" dhe mbrojtës i fesë së krishterë. Ndërkohë që në botën e organizatave ndërkombëtare ai cilësohet dhe si pararendës i aleancës së parë evropiane.
Dokumentari
Një vit më parë "Illyria Entertainment Group" prezantoi në Miçigan të SHBA-së një film dokumentar mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dokumentari ende nuk është bërë publik i plotë, por qarkullon në formën e spoteve publicitare në saite të ndryshme ndërkombëtare. Dokumentari cilësohet si një nga prekte më të rëndësishëm që do të shërbejë për të njohur figurën e Skënderbeut. Ndërkohë që publikimi i këtij dokumentari pritet të zgjojë dhe interesin e producentëve të ndryshëm për ta marrë seriozisht mundësinë e një filmi artistik për jetën e Heroit tonë Kombëtar.
Të dhëna
- Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në Lezhë, më 17 janar 1468.
- Skënderbeu jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.
- Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.
- Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke.
- Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit dhe peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.
- Gjatë gjithë jetës së tij, Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi.
- Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh.
- Për Skënderbeun janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime.
- Pasardhësit e sotëm të Kastriotit janë Alesandro Castriota Scanderbeg, mjek në Romë, si dhe i vëllai i tij, Xhulio, avokat.
- Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Marin Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur.
Projekti i Stend Dragotit për Skënderbeun
Një tjetër projekt për realizimin e një filmi për jetën e Skënderbeut është ai i regjisorit dhe producentit të njohur shqiptaro-amerikan, Stend Dragoti. Para një viti u shpreh se do të realizonte një film për historinë e jetës së Skënderbeut. Ndërkohë që projekte të ndryshme gjatë viteve janë paraqitur dhe nga regjisor të vendeve fqinjë, si ai i italianit Roberto de Feo. Ndërkohë që deri më sot filmi i vetëm dinjitoz me metrazh të gjatë është ai i realizuar nga rusët në vitin 1957.
Stend Dragoti
Regjisori amerikan me origjinë shqiptare, gjatë vizitës së tij një vit më parë në Shqipëri deklaroi se do realizonte një film për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Është një film që ne do ta bëjmë në mënyrë paksa të ndryshme. "Unë nuk mund të bëj një film si "Braveheart", për të cilin u deshën 60-70 milionë dollarë. Nuk kam dëshirë të bëj një film me shpata e mburoja. Skënderbeu bëri shumë beteja dhe për këtë do të duhej një film i gjatë 20 orë. Por jam i interesuar në një gjë: Askush deri më sot nuk ka pasqyruar në një film se cili ishte Skënderbeu, çfarë mendonte ai në kokën e tij, cilat ishin shqetësimet e tij dhe ç'e shtyu të vinte nga Turqia, ku u rrit si figurë ushtarake e të kthehej në vendlindje, duke e ditur se ata do të hakmerreshin me të gjithë forcën kundër tij", ka thënë Stend Dragoti një vit më parë në një intervistë. Ndërkohë është parashikuar që Skënderbeu më parë të realizohej në një film për fëmijë, në mënyrë që të familjarizohej publiku që nuk e njeh këtë figurë.
Projekti "Skanderbeg"
Një nismë të ngjashme me atë Sten Dragotit, para katër vitesh do ta merrte dhe Cinecittà në Itali. Regjisori Roberto de Feo mori përsipër realizimin më të madh që ishte parë ndonjëherë në Itali. Një film që do t'i kushtohej Heroit tonë Kombëtar dhe që do kishte skena magjepsëse të betejave. Madje De Feo dhe bashkëpunëtorët kishin llogaritur të sfidonin dhe efektet skenike të filmit "Troja". De Feo vendosi për të realizuar projektin me ndihmën e arbëreshëve të Italisë, por edhe sot në ekranet e kinemasë nuk është parë i realizuar ky projekt.
Kur "Skënderbeun" e xhironin rusët
Filmi "Skënderbeu" është një nga prodhimet më serioze të kinematografisë sonë në bashkëpunim me atë sovjetike. Filmi u realizua në vitin 1953. Drejtor i filmit ishte Sergei Jutkeviç, skenarist Mikhail Papava. Në rolet kryesore luanin aktori ukrainas, Akaki Khorava, në rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu. Besa Imami në rolin e Donikës, Adivie Alibali në rolin e Mamicës, aktori rus Semion Sokolovski në rolin e Hamzait, aktorja ruse Veriko Anxhaparizhe në rolin e Dafinës, Naim Frashëri në rolin e Palit dhe në rolet e tjera aktorët rusë, Xhorxhi Çernovolenko, Oleg Zhakov, Aleksandër Vertinski, Sergo Zakariaxhe, Vladimir Belokurov, Vagram Papazian, Boris Tenin. Në Amerikë u shfaq në vitin 1953, me titullin "Great Warrior Skanderbeg", (Luftëtari i Madh Skënderbe). Filmi u xhirua në dy vende, në Shqipëri dhe në Rusi, dhe është i gjatë 90 minuta. Edhe pse bashkëpunim shqiptaro-rus filmi "Skënderbeu" është i pari prodhim kolosal i Kinostudios. Ky është edhe filmi i parë që përfaqësoi vendin tonë dhe Rusinë në Festivalin e Kanës, ku u nominua me një çmim për regjisorin.

Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: Hollywood do të bëjë një film për Skënderbeun
ka nja 10 vite qe thon do bejm film per Skenderbeun dhe hic
disa gjera per Skenderbeun
sa per beteja jan 25 te tilla ka humbur vetem dy nje kur Skenderbeu sulmoj dhe heren e dyt kur ai u sulmua ne pabesi ne Berat
mendohet se Skenderbeu nuk ka perdorur kal (mashkull)ose me mir ate e ka perdorur vetem 2 vitet e para pasi erdhi ne Shqiperi pasi kali theu kemben ndaj ai e zevendesoj me nje kal femer (pel), ushtria e skenderbeut perbehej nga dy kategori 1 ushtar vullnetar dhe ushtar te cillet perbenin garden e tij te cilet shperbleheshin me para ne form rroge sipas kushteve e mundesive te te ardhurave te Skenderbeut,
Skenderbeu lindi si i krishter Ortodoks e u pagezua me emrin Gjergj me pas ju inponua ne mosh fare te vogel besimi Islam Bektashi
pas ardhjes ne Shqiperi rrimer besimin e krishter madje jep urdher qe edhe ushtaret qe e shoqeruan ne kthimin e tij ne Shqiperi te ktheheshin ne te krishter pasi nje pjes e mir e tyre ishin rritur ne Turqi me besimin islam
nje psjes e ushtareve u kthyhen ne te krishter por pati dhe nga ata qe e kundershtuan. Skenderbeu dha urdher te ekzekutohen.
Skenderbeu ka tentuar madje te bej nje kryqezat kundra turqeve ashtu sic i quante ai te pa fe , kryqezata nuk mundi te realizohet pasi evropa ishte e percar me probleme midis njeri tjetrit,
papa e mirproti mendimin e Skenderbeut dhe kerkoj te realizonte nje udhetim drej Shqiperis por rruges u semur rend dhe vdiq, me ardhjen e tij papa do ta kurorzonte Skenderbeun si mbret te Shqiptareve, gjithashtu do ta konfirmonte Skenderbeun si komandant te te gjith te Krishtereve kundra Osmaneve
duke lexuar postimin lart vura re se flitet vetem per nje hero kombetar per Skenderbeun ne fakt ne historin e popullit tone Jan dy figura historike qe kan marr statusin e heroit Skenderbeu dhe E. Hoxha
te dy te shpallur nga kuvendi popullor i Republikes se Shqiperis
te dy kane te perbashketa me njeri tjetrin
te dy diktuan politiken dhe ngjarjet e Shqiperis,
te dy nuk toleruan asnje kundershtar te brendshem apo te jashtem
Skenderbeu menjanoj shum bukur kundershtaret e tij te brendshem madje dhe duke i kercenuar
Ashtu sikur dhe i bashkoj fuqimisht Shqiptaret
te dy heronjt e shpallur nga parlamenti i R. se SH. kishin te perbashkten me te madhe ate te mbrojtjes se identitetit Shqiptare te cdo pellembe toke.
te dy pas vdekjes paten po te njejtin fat te parin e hoqen dhe e zhvarrosen pastaj e shan madje e harruan gjer ne diten kur Rilindasit tane e rilinden emrin e lavdishem te Kastriotit

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Hollywood do të bëjë një film për Skënderbeun
do e qakan fare;ishalla sna e bejn heroin tone serb ose grek.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së
» Kur po xhirohej nje film - Film Shqiptarë
» Volteri për Skënderbeun
» Letra e Sulltanit për Skënderbeun
» Kush gënjen për Skënderbeun?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi