Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Afro 150 mijë skamnorë “kërkojnë” gjysmë euro rritje të ndihmës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Afro 150 mijë skamnorë “kërkojnë” gjysmë euro rritje të ndihmës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afro 150 mijë skamnorë “kërkojnë” gjysmë euro rritje të ndihmës

Shko poshtë

Afro 150 mijë skamnorë “kërkojnë” gjysmë euro rritje të ndihmës Empty Afro 150 mijë skamnorë “kërkojnë” gjysmë euro rritje të ndihmës

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Wed 24 Feb 2010 - 4:58

Afro 150 mijë skamnorë “kërkojnë” gjysmë euro rritje të ndihmës 2zpl92e


Prishtinë, 24 shkurt – Mijëra qytetarë të Kosovës, në vend të shpresës për një jetë të mirë, “ëndërrojnë” të jetojnë të paktën në kufirin ekstrem. Jo se ata e parapëlqejnë këtë nivel jetese, porse gjendja e tyre financiare e rënduar i kalon edhe këta kufij të menduar si të fundit të varfërisë. Rreth 150 mijë kosovarë jetojnë me vetëm 0.45 euro në ditë dhe i takojnë kategorisë “super ekstreme”, ndërsa në varfëri ekstreme thuhet se janë ata persona që jetojnë me më së shumti 0.93 euro në ditë. Këto janë të dhënat e fundit të nxjerra nga Instituti i Politikës Sociale. Në raportin e publikuar të hënën nga ky Institut, që është në kuadër të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, qytetarët që jetojnë me vetëm 0.45 euro në ditë, apo 14 euro në muaj kërkojnë që ndihmat e tyre sociale të ngrihen të paktën në vlerën e asaj shume me të cilën njerëzit thuhet se i takon kategorisë së varfërisë ekstreme. Në këtë gjendje thuhet se jetojnë rreth 7 për qind e kosovarëve, përderisa dyshohet se edhe 7 për qind të tjerë jetojnë edhe më keq, ngase nuk marrin as edhe këtë ndihmë të vogël sociale që ua jep shteti.
Udhëheqësi i Departamentit, Gafurr Podgorica, gjatë prezantimit të raportit tha se kjo gjendje që po mbretëron te shumë familje kosovare duhet të përbëjë një alarm për të gjithë.
“Pamundësia e ofrimit të asistencës sociale nga ana e shtetit për këtë kategori familjesh, shkalla e lartë e varfërisë në Kosovë e cila dita-ditës sa vjen e thellohet, si dhe moskrijimi i vendeve të reja të punës duhet të përbëjë një alarm social për të gjitha institucionet e vendit”, tha Podgorica.
Sipas të dhënave të raportit, në Kosovë janë mbi 34 mijë familje që marrin asistencë sociale.
“Numri i familjeve përfituese të asistencës ka shënuar kryesisht rënie që nga viti 2001, por nuk kemi informatë nëse ka rënie edhe numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë sociale në Kosovë”, ka thënë Bajrush Ibishi, udhëheqës i hulumtimit. Sipas tij, rreth 23 mijë familje që nga viti 2001 janë larguar nga lista e familjeve përfituese të ndihmave sociale.
Në anketën e zhvilluar me familjet që përfitojnë asistencë sociale, 66 për qind e familjeve kanë deklaruar se ndihma që e marrin nuk i plotëson as nevojat për barna, 20 për qind kanë deklaruar se ndihma që e marrin i mbulon vetëm shpenzimet elementare për jetë brenda 10 ditëve, derisa 14 për qind e të intervistuarve nuk kanë pasur njohuri se si t’i llogarisin ato.
“Në pyetjen se sa mjete do t’u duheshin për ta kaluar muajin, 52 për qind e të anketuarve kanë thënë 120-130 euro, 31 për qind kanë thënë 150-170 euro dhe 17 për qind kanë thënë se u nevojiten rreth 250 euro”, tha Ibishi.
Shumica e familjeve që marrin asistencë sociale nuk e kanë të siguruar as çështjen e banimit.
Sipas raportit të Institutit të Politikës Sociale, rreth 60 për qind e qytetarëve që jetojnë me vetëm 0.45 euro në ditë do të donin të punonin menjëherë po të gjenin punë, 23 për qind do të punonin vetëm nëse puna e tyre do të ishte afatgjate, ngase frikohen se do ta humbin edhe atë pak asistencë sociale, ndërsa 17 për qind e të anketuarve nuk janë të aftë për punë.
Ligji mbi skemën e ndihmës sociale, shumë nga familjet kosovare të varfra ekstremisht i ka lënë jashtë skemës së ndihmës sociale.
“Kjo për faktin se familjet kanë ndonjë pronë të stërgjyshit e cila ende nuk ka titullar apo kanë fëmijë mbi moshën 5-vjeçare. Atyre më nuk u takon sipas ligjit, edhe pse në realitet ata kanë shumë nevojë të kenë ndihmë sociale”, tha Ibushi. Rreth 70 për qind e familjeve të anketuar kanë deklaruar se pas ndërprerjes së asistencës sociale tani nuk ia dalin të sigurojnë ushqimin e ditës.
Instituti ka nxjerrë edhe rekomandimet drejtuar Ministrisë së tyre dhe vetë Qeverisë. Në rekomandimin e parë ata kanë kërkuar nga hartuesit e politikave sociale që të brengosen më tepër gjatë hartimit të politikave adekuate që kanë të bëjnë me kategorinë e familjeve në varfëri të skajshme.
“Ndryshimi i Ligjit mbi skemën e ndihmës sociale për arsye se çështja e trashëgimisë së pronës në Kosovë paraqet një problem më vete. Të mos ekzistojë kriteri i moshës së fëmijëve. Asistenca sociale të rritet në shumën e të ardhurave minimale e të punësuarve në Kosovë. Të mos ndërpritet ndihma sociale pa e arritur një ndryshim faktik....”, janë vetëm disa nga rekomandimet e Institutit.
Eksperti i politikave sociale, Nagip Skënderi, tha se kësaj situate të rëndë të familjeve duhet shtuar edhe rritjen e bruto produktit vendor.
“Ata që kanë qenë ekstrem të varfër tani janë ekstrem të varfër. Alarmi duhet t’i jepet Qeverisë. Ne i kemi kaluar pesëfish më shumë standardet e varfërisë”, tha Skenderi.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi