Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë kërkojnë meshkujt në seks People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë kërkojnë meshkujt në seks People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

2 posters

Shko poshtë

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks Empty Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

Mesazh nga Vizitor Wed 24 Feb 2010 - 10:12

Një anekdotë e vjetër që i kushtohet preferencave të ndryshme të meshkujve dhe femrave në krevat thotë: femrat duan verë të kuqe, qirinj me aromë në dysheme dhe çarçafë prej mëndafshi në krevat. Ndërsa, meshkujt kërkojnë thjesht dhe vetëm krevatin. Por në fakt e vërteta rreth preferencave seksuale është shumë më e ndërlikuar dhe atë, ndoshta kurrë, mos prisni ta dëgjoni nga buzët e meshkujve. Ja 10 dëshirat më të zakonshme seksuale që mundojnë vazhdimisht mendjen mashkullore.
Surprizë! Nuk duan gjithmonë të bëjnë seks
Sapo një femër të marrë vlera tërheqëse në sytë e një mashkulli, shumë herë harron - dhe disa herë për periudha të mëdha- se ky i fundit dëshiron përveç të tjerash edhe të bëjë seks me të.
Por nga ana tjetër, mos harroni se meshkujt mbeten në lidhjet e vërteta për të njëjtat arsye që mbeten edhe femrat: d.m.th. për shkak të komunikimit dhe më rrallë për pamjen e jashtme dhe suksesin e madh seksual. Pasi, sado e mirë të jeni në këtë fushë, do të vijë momenti që të hapni edhe një bisedë rreth një teme të çfarëdoshme.
Dihet se akti seksual nuk zgjat pambarim dhe se nuk mund të merreni vetëm me këtë çështje gjatë gjithë lidhjes tuaj erotike. Ekzistojnë edhe shumë elementë të tjerë, si p.sh. mirëkuptimi, interesat dhe mendimet e njëjta, që në një moment mund të ngrenë befasisht barrikadën e tyre.
Ndaj meshkujt jo pak herë kërkojnë të mësojnë edhe diçka përtej aftësive seksuale të partneres së tyre. Pra, nuk bëhet fjalë për çrregullsi seksuale nëse partneri dëshiron thjesht të shtriheni pranë, t'ju përqafojë dhe t'ju flasë me orë të tëra për një problem të tijin. Kjo do të thotë se ai vlerëson mendimin dhe kapacitetin tuaj.
Por ekzistojnë edhe meshkuj (ndoshta ata që e shohin lidhjen si të përkohshme) mendja e të cilëve është e përqendruar gjithnjë tek seksi (nëse nuk vuajnë nga seksomania ...).
[You must be registered and logged in to see this image.]
Nuk duan të mbani erë si kopsht me trëndafila
Ndërgjegjësohuni: meshkujt e adhurojnë erën natyrale që lëshon trupi juaj. Aromat e parfumet nuk bëjnë gjë tjetër veçse fshehin atë që me të vërtetë meshkujt duan të mbajnë erë.
Duhet të dini se për një mashkull aroma më e mirë dhe më eksituese është ajo e një trupi femre pas banjës. (Natyrisht kjo vlen edhe për nga mesi e poshtë nëse keni dyshime). Pra themi se produktet e ndryshme që përdorin zakonisht femrat me qëllim që të mbajnë aromë të mirë përveç se dëmtojnë në një farë mase suksesin e aktit seksual, nuk arrijnë të bëjnë gjë tjetër.
(Dihet që femrat edhe kur djersitin nuk mbajnë erë të fortë si ajo e mashkullit. Siç duket, trupi i tyre është "gatuar" i tillë që të ketë aromë natyrore). Nëse keni dyshim, pyetini meshkujt se çfarë iu pëlqen: një aromë e një firme të njohur apo një trup i eksituar me erë natyrale.
Vetëm meshkujt që nuk kanë mundësi t'ju çojnë në krevat do t'ju bënin kompliment për aromën që keni hedhur në trup, pasi të jeni të sigurta: nuk ekziston erë më e këndshme se sa një trup femre, pas banjës dhe i eksituar në maksimum.
Orgazma e tyre vjen e dyta në radhë
Për një mashkull të vërtetë orgazma juaj është preokupimi kryesor në një marrëdhënie seksuale. Pra, pushoni së akuzuari atë se është egoist, pasi derisa t'ju marrë dorën më pas do të mendojë vetëm për ju.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet të rrini duarkryq. Që të marrësh është e nevojshme të japësh, ndaj duhet të mendoni se ju dhe ai jeni. një trup i vetëm. Për një mashkull, me përjashtim të rastit nëse ai është shumë i dashuruar, një orgazëm nuk ndryshon shumë nga tjera.
Veçse kur shkakton tek ju një orgazëm të fortë ndjehet pak a shumë si "strar" kinemaje dhe nëse dëshiron që të mos ju humbasë do ta bëjë përsëri këtë vazhdimisht.
Dëshirojnë të përdorni edhe ndopak duart
Kjo është një çështje shumë serioze të cilën, veçanërisht vitet e fundit, meshkujt kanë filluar ta diskutojnë gjithnjë e më shumë midis tyre, por edhe ta besojnë atë në partnere erotike - të paktën kur kanë pirë ndopak alkool.
Kanë kaluar kohët kur pjesë të ndryshme të trupit mashkullor konsideroheshin si zona të paprekshme. Tashmë gjithnjë e më shumë ata pranojnë se përkëdheljet e lehta- veçanërisht me gjuhë-në zonën rreth prostatës janë ndoshta gjëja e dytë më e mirë pas zbulimit të seksit oral.
Nëse partneri juaj arrin të kapërcejë sindromën e mashkullit barbar, atëherë ai fare lehtë mund t'ju pohojë se eksitimi nuk shkaktohet vetëm duke luajtur me "mbretin dhe të dy princat" por ndodhet edhe në zona të tjera të trupit, të cilat ju duhet të prekni.
[You must be registered and logged in to see this image.]
Nuk duan të përqendroheni vetëm tek organi
Natyrisht, në asnjë mënyrë nuk duhet të injoroni "thesarin" e çdo mashkulli që ai fsheh në pantallonat e tij.
Thjesht, është e nevojshme që ta mbani brenda sferës së vëmendjes për sa kohë që merreni me pjesë të tjera të trupit të mashkullit. Femrat besojnë se meshkujt duan gjithmonë të presin rrugë dhe të hyjnë direkt në temë. Pra, përpiqen të parapërgatitin taktikën e tyre, dhe si rezultat shumë pjesë të anatomisë së mashkullit mbeten jashtë lojës erotike.
Ju keni lënë të tilla pa prekur? Provojeni, do të bindeni se sa herë të përfshini pjesë të reja aq më shumë kënaqësi do t'i jepni partnerit dhe më pas edhe ai juve. Për një mashkull (dhe femër natyrisht) i gjithë trupi është një burim erotizmi. Mos e injoroni këtë fakt!
[You must be registered and logged in to see this image.]
Kërkojnë lojëra erotike
Meshkujt kanë nevojë sikurse edhe femrat për lojëra erotike të cilat shtojnë intensitetin e dëshirës seksuale. Zakonisht ato nuk duhet të kapërcejnë kufijtë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen në të emra, situata etj. që kanë të bëjnë me meshkuj të tjerë, pasi në këto çaste do të ulet shkalla e eksitimit të partnerit. Lodrat nuk duhet të godasin mashkulloritetin e tij.
Kështu, meshkujt preferojnë shumë të luani role striptizeresh (çmenden pas kësaj dhe ju mund ta realizoni shumë lehtë) apo kameriereje me veshje provokuese. Megjithatë, në fund të fundit duhet t'i vini vulën tuaj, pra ta lidhni lojën me mënyrën tuaj karakteristike të kryerjes së aktit seksual, duke pasur parasysh edhe dëshirat e partnerit.
Duan të dëgjojnë fjalë të ëmbla në krevat
Meshkujt në krevat do të preferonin të dëgjonin fjalë të ëmbla, ashtu sikurse nuk kanë kundërshtim për fjalë të ndyra, që natyrisht ju si femër nuk i përdorni dot, ndaj kjo është detyrë e tyre. Veçse përpiquni të merrni masa dhe të mësoni fjalorin erotik që përdorte ish e dashura e tij e mëparshme, me qëllim që të mos përsëritni të tjerat.
Nuk duan të bëjnë seks në vende të papërshtatshme
E vetmja arsye që meshkujt bëjnë seks në makinë është fakti se nuk kanë mundësi të shkojnë në krevatin e tyre, pasi në thelb këtu duan të shtrihen. Femrat nga ana tjetër, si më spontane, preferojnë vende nga më të çuditshmet. Por të jeni të sigurta se nëse i vini meshkujt të zgjedhin midis një pylli dhe krevati, ato padyshim do të zgjidhnin këtë të fundit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks Empty Re: Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

Mesazh nga lezhjani Mon 5 Apr 2010 - 10:55

gjithcka per tu kenaqur
lezhjani
lezhjani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : lezhe
Postime Postime : 229
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/04/2010
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : ADMINISTRATOR

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks Empty Re: Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

Mesazh nga Prada Fri 7 May 2010 - 10:06

ja kerkojn fundin
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks Empty Re: Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi