Poeti i madh Skender Rusi
3 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Poeti i madh Skender Rusi
First topic message reminder :
Skender Rusi eshte nje nder poetet e mi te preferuar dhe do me pelqente te ndaja me ju disa poezi nga ky arstist.
SINFONIA E TAKAVE
Ai ishte një regjistrues i marrë,
S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda në një kitarë,
Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!
Ia dha vetë ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!
Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!
Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!
Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.
Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?
Skender Rusi eshte nje nder poetet e mi te preferuar dhe do me pelqente te ndaja me ju disa poezi nga ky arstist.
SINFONIA E TAKAVE
Ai ishte një regjistrues i marrë,
S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda në një kitarë,
Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!
Ia dha vetë ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!
Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!
Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!
Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.
Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?
Re: Poeti i madh Skender Rusi
FUND TETORI NE KORÇE
Kanë marrë zjarr bliret
nëpër rrugë!
Kthehu mbrapa ti shi,
zjarrfikës i keq!
Atje kam vendosur
që të digjem unë,
Ti ikë e krijo tjetër vjeshtë!
Unë s’jam i dënuar
si Xhordano Bruno!
As,si Galileu
s’jam marrë në pyetje!
Atje,te ato zjarre
që s’dua të shuhen,
Është gjë e bukur
të krijosh një vdekje!
10 tetor 2006
Kanë marrë zjarr bliret
nëpër rrugë!
Kthehu mbrapa ti shi,
zjarrfikës i keq!
Atje kam vendosur
që të digjem unë,
Ti ikë e krijo tjetër vjeshtë!
Unë s’jam i dënuar
si Xhordano Bruno!
As,si Galileu
s’jam marrë në pyetje!
Atje,te ato zjarre
që s’dua të shuhen,
Është gjë e bukur
të krijosh një vdekje!
10 tetor 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
ZGJATA DORËN
Zgjata dorën
dhe mora pak vjeshtë,
Një grusht me ngjyra
para se të ik!
Me të mbështolla
vetëm zemrën,
Trupi më mbeti
prapë lakuriq!
Zgjata dorën
dhe mora pak vdekje,
Një grusht me gjethe
para se të ik!
Me to mbështolla
vetëm se shpirtin,
Trupi më mbeti
prapë lakuriq!
Zgjata dorën…
Por vjeshta,më,s’ish!
13 nëntor 2005
Zgjata dorën
dhe mora pak vjeshtë,
Një grusht me ngjyra
para se të ik!
Me të mbështolla
vetëm zemrën,
Trupi më mbeti
prapë lakuriq!
Zgjata dorën
dhe mora pak vdekje,
Një grusht me gjethe
para se të ik!
Me to mbështolla
vetëm se shpirtin,
Trupi më mbeti
prapë lakuriq!
Zgjata dorën…
Por vjeshta,më,s’ish!
13 nëntor 2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
LUMENJTË
Lumenjtë e duan shiun,
Sidomos kur me rebesh
fillon të bjerë!
Se veç prej tij
ata e ndrrojnë shtratin,
Dhe shkojnë e futen
nëpër shtretër të tjerë!
Unë i dua lumenjtë,
Se ata vetëm në det
pranojnë të vdesin!
Dhe tradhëtojnë rrallë,
shumë rrallë,
Jo çdo ditë si njerëzit!
Lumenjtë e duan shiun,
Sidomos kur me rebesh
fillon të bjerë!
Se veç prej tij
ata e ndrrojnë shtratin,
Dhe shkojnë e futen
nëpër shtretër të tjerë!
Unë i dua lumenjtë,
Se ata vetëm në det
pranojnë të vdesin!
Dhe tradhëtojnë rrallë,
shumë rrallë,
Jo çdo ditë si njerëzit!
Re: Poeti i madh Skender Rusi
DËBORA E PARË
Këtë vit,çuditërisht,
ti erdhe natën!
(Kaq shumë,njerëzve,
jua paske frikën!?)
Ti ngjan me atë nusen
në momentin pas dasmës,
Që zhvishet pranë shtratit
pasi e ka fikur dritën!
25 janar,2004
Këtë vit,çuditërisht,
ti erdhe natën!
(Kaq shumë,njerëzve,
jua paske frikën!?)
Ti ngjan me atë nusen
në momentin pas dasmës,
Që zhvishet pranë shtratit
pasi e ka fikur dritën!
25 janar,2004
Re: Poeti i madh Skender Rusi
STALAKTITE
Loti yt i ngrirë kjo stalaktite,
Varet te strehëza jonë
Si shpata e Damokleut!
As dielli
s’e shkrin dot
Këtë herë!
Nën të
Koka ime
E prerë!
27 shtator,2005
Loti yt i ngrirë kjo stalaktite,
Varet te strehëza jonë
Si shpata e Damokleut!
As dielli
s’e shkrin dot
Këtë herë!
Nën të
Koka ime
E prerë!
27 shtator,2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
DËBORA E FUNDMARSIT
Ke ditë të tëra që vetëm bie,
Të jetë inat ky,
apo ndonjë trill!?
Apo ndoshta shkak
për të vonuar spektaklin
Që do të japin pemët në Prill!?
Kjo e gjitha
më bën për të qeshur,
Më bën të të them
që je e verbër!
Sepse ti kurrë
s’mund ta ndalësh
Marshimin e kësaj ushtrie
të gjelbër!
Parada e sythave ka filluar,
Nuk e sheh
që pemët po çmenden!?
Sybardhë,
dikur të kam dashur,
Sot dua një rivale tënden!
17 shkurt 2006
Ke ditë të tëra që vetëm bie,
Të jetë inat ky,
apo ndonjë trill!?
Apo ndoshta shkak
për të vonuar spektaklin
Që do të japin pemët në Prill!?
Kjo e gjitha
më bën për të qeshur,
Më bën të të them
që je e verbër!
Sepse ti kurrë
s’mund ta ndalësh
Marshimin e kësaj ushtrie
të gjelbër!
Parada e sythave ka filluar,
Nuk e sheh
që pemët po çmenden!?
Sybardhë,
dikur të kam dashur,
Sot dua një rivale tënden!
17 shkurt 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
DËBORËS SË PRILLIT
Nuk do që të ikësh, ë?!
Hakmarrje ndaj Prillit kjo,
Apo ndonjë peng i harruar!?
Si nuk e kupton,që,
Edhe pse je e bardhë,
Ne nuk të duam!
19 janar 2006
Nuk do që të ikësh, ë?!
Hakmarrje ndaj Prillit kjo,
Apo ndonjë peng i harruar!?
Si nuk e kupton,që,
Edhe pse je e bardhë,
Ne nuk të duam!
19 janar 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
.Aristogata shkruajti:LUMENJTË
Lumenjtë e duan shiun,
Sidomos kur me rebesh
fillon të bjerë!
Se veç prej tij
ata e ndrrojnë shtratin,
Dhe shkojnë e futen
nëpër shtretër të tjerë!
Unë i dua lumenjtë,
Se ata vetëm në det
pranojnë të vdesin!
Dhe tradhëtojnë rrallë,
shumë rrallë,
Jo çdo ditë si njerëzit!
E BUKUR KJO
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Poeti i madh Skender Rusi
KRISTALE TË MISTERTA
Ç’dreq dëbore kjo
që nisi befas,
Kur sipër nesh
qielli është xham!
Mos del nga sytë e tu
që shohin fshehtas,
Ku ka ca re
që unë,dot,s’i shmang!?
Se unë e di që ti
krijon ca dimra,
Që as natyra,ndoshta,
nuk i njeh!
Si një Eol që mban
në kacek erërat,
Ti mban dëborën
edhe retë i fsheh!
Ç’dreq dëbore kjo
që nisi befas,
Kur sipër nesh
qielli është xham!!
Unë do t’i vdes
kristalet e misterta
Dhe dimrin, që ti kot,
në sy e mban!
14 janar,2006
Ç’dreq dëbore kjo
që nisi befas,
Kur sipër nesh
qielli është xham!
Mos del nga sytë e tu
që shohin fshehtas,
Ku ka ca re
që unë,dot,s’i shmang!?
Se unë e di që ti
krijon ca dimra,
Që as natyra,ndoshta,
nuk i njeh!
Si një Eol që mban
në kacek erërat,
Ti mban dëborën
edhe retë i fsheh!
Ç’dreq dëbore kjo
që nisi befas,
Kur sipër nesh
qielli është xham!!
Unë do t’i vdes
kristalet e misterta
Dhe dimrin, që ti kot,
në sy e mban!
14 janar,2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
Bie borë e re përmbi të vjetrën,
Dhe që të dyja bëhen një !
Biem ne të dy mbi njeri-tjetrin,
Dhe prapë jemi dy,megjithatë!
Sepse aq të bardhë s’mund të jemi,
Aq të njëjtë,s’mundet,kursesi!
Bie qielli i ri përmbi të vjetrin,
Ashtu si mbi mua,bie ti!
Dhe që të dyja bëhen një !
Biem ne të dy mbi njeri-tjetrin,
Dhe prapë jemi dy,megjithatë!
Sepse aq të bardhë s’mund të jemi,
Aq të njëjtë,s’mundet,kursesi!
Bie qielli i ri përmbi të vjetrin,
Ashtu si mbi mua,bie ti!
Re: Poeti i madh Skender Rusi
VETMI GRUAJE
Hyra brenda vetmisë
së një gruaje,
Si brenda një shtëpie
të braktisur!
Dorezat e dyerve
ishin ende të ngrohta,
Nga prekja e duarve
që kishin ikur!
Ato ishin vazhdimi
i duarve të saj,
(me to ajo ndërtonte
përqafimet!)
Ndërsa tani lëvizin
si skelete në ajër,
Në gjysmë terrin
e kësaj shtëpie!
Këtu nuk hyn
asnjë reze drite,
(shtëpi pikëllimi,
pa asnjë dritare!)
Veç një qiri
që është duke vdekur,
Hedh dritë mbi këtë natë
të madhe!
26 shtator 2005
Hyra brenda vetmisë
së një gruaje,
Si brenda një shtëpie
të braktisur!
Dorezat e dyerve
ishin ende të ngrohta,
Nga prekja e duarve
që kishin ikur!
Ato ishin vazhdimi
i duarve të saj,
(me to ajo ndërtonte
përqafimet!)
Ndërsa tani lëvizin
si skelete në ajër,
Në gjysmë terrin
e kësaj shtëpie!
Këtu nuk hyn
asnjë reze drite,
(shtëpi pikëllimi,
pa asnjë dritare!)
Veç një qiri
që është duke vdekur,
Hedh dritë mbi këtë natë
të madhe!
26 shtator 2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
RIPI PREJ LËKURE
Nuk e di ç’i shkrepi një ditë,
Më solli një rip prej lëkure!
Më shihte në sy duke pritur,
Një fjalë, apo ndoshta një puthje!
Ndërsa unë zgjodha të parën,
(Jo se ,nga puthjet,do ndahem!)
Dhe ia kthej pas pak i menduar:
-Tani,po,mund të varem!
26 tetor 2005
Nuk e di ç’i shkrepi një ditë,
Më solli një rip prej lëkure!
Më shihte në sy duke pritur,
Një fjalë, apo ndoshta një puthje!
Ndërsa unë zgjodha të parën,
(Jo se ,nga puthjet,do ndahem!)
Dhe ia kthej pas pak i menduar:
-Tani,po,mund të varem!
26 tetor 2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
QIPARISI
Te kjo kodër,
në dalje të fshatit,
Asnjë qiparis
dikur nuk ka pasur!
Këtu çdo natë
vinte veç një grua,
Një nënë që priste
të birin e dashur!
Ai kishte ikur
siç ikin lejlekët,
(Sa shpesh që njeriu
po kthehet në shpend!)
Këtu çdo natë
vinte veç një grua,
Një nënë që fliste
me veten e vet!
Te kjo kodër,
në dalje të fshatit,
Si mbiu ky qiparis,
asnjë nuk e di!
Por e dinë që atje
është zhdukur një grua,
Një nënë e mbështjellë
me fatin e zi!
28 tetor,2005
Te kjo kodër,
në dalje të fshatit,
Asnjë qiparis
dikur nuk ka pasur!
Këtu çdo natë
vinte veç një grua,
Një nënë që priste
të birin e dashur!
Ai kishte ikur
siç ikin lejlekët,
(Sa shpesh që njeriu
po kthehet në shpend!)
Këtu çdo natë
vinte veç një grua,
Një nënë që fliste
me veten e vet!
Te kjo kodër,
në dalje të fshatit,
Si mbiu ky qiparis,
asnjë nuk e di!
Por e dinë që atje
është zhdukur një grua,
Një nënë e mbështjellë
me fatin e zi!
28 tetor,2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
KUR ISHA FËMIJË
Kur isha fëmijë
desha të isha këpucë përmbi akuj,
Të isha gur
mbi xhamat e fqinjëve,
Të isha kapsolle
që hidhej për të plasur
Në këmbët e vajzave prej ulërime!
Çdo gjë që bëja,
Më pëlqente të kriste!
2-
Kur isha fëmijë
desha të isha Tom Sojeri i klasës,
Të isha shkaku
për të më vënë prangat,
Të isha dhimbja
për shoqen time të bankës,
Kur të më shihte
si po m’i hiqnin “gradat”!
Çdo gjë e bëja
Që të më pëlqenin vajzat!
Kur isha fëmijë
desha të isha këpucë përmbi akuj,
Të isha gur
mbi xhamat e fqinjëve,
Të isha kapsolle
që hidhej për të plasur
Në këmbët e vajzave prej ulërime!
Çdo gjë që bëja,
Më pëlqente të kriste!
2-
Kur isha fëmijë
desha të isha Tom Sojeri i klasës,
Të isha shkaku
për të më vënë prangat,
Të isha dhimbja
për shoqen time të bankës,
Kur të më shihte
si po m’i hiqnin “gradat”!
Çdo gjë e bëja
Që të më pëlqenin vajzat!
Re: Poeti i madh Skender Rusi
3-
Kur isha fëmijë
desha të isha orë e mbetur në mur,
Ku koha të kishte ndalur,
akrepat të kishin vdekur,
Që fëminia të zgjaste
sa një moshë e pafund,
Ose,të paktën sa një shekull!
Eh,përveç fëminisë
Asgjë s’më ka mbetur!
30 janar 2006
Kur isha fëmijë
desha të isha orë e mbetur në mur,
Ku koha të kishte ndalur,
akrepat të kishin vdekur,
Që fëminia të zgjaste
sa një moshë e pafund,
Ose,të paktën sa një shekull!
Eh,përveç fëminisë
Asgjë s’më ka mbetur!
30 janar 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
KTHJELLIM
Kam filluar të jetoj në të tjerë njerëz,
(Ika prej vetes ku gjithnjë bëhej luftë!)
Si një i plagosur që lë fushën e betejës,
Dhe shkon për t’u mjekuar,ku të mundë!
Nuk mund të rrija më aty brenda,
Ku në fron,çdo natë,
Vihej zemra!
31 Janar 2006
Kam filluar të jetoj në të tjerë njerëz,
(Ika prej vetes ku gjithnjë bëhej luftë!)
Si një i plagosur që lë fushën e betejës,
Dhe shkon për t’u mjekuar,ku të mundë!
Nuk mund të rrija më aty brenda,
Ku në fron,çdo natë,
Vihej zemra!
31 Janar 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
NJË FAJTOR PA FAJ
Dita e tij nis nëpër shtylla,
Duke parë fotot e njerëzve
të vdekur!
Fikson adresa,lagje, vila ,
(kostumin e zi ,gjithnjë
e mban veshur!)
Ai vdekjet i quan të bukura,
Se brenda tyre
janë edhe drekat(!)
Në gotën që i japin,
si nëpër ujra,
I hedh edhe i mbyt brengat!
Nuk di pse s’e urrej dot këtë njeri,
Që vdes për drekat
që vdekja sjell!
Që ndjehet i pikëlluar
çuditërisht,
Kur asnjë foto
nëpër shtylla nuk del !
23 tetor 2006
Dita e tij nis nëpër shtylla,
Duke parë fotot e njerëzve
të vdekur!
Fikson adresa,lagje, vila ,
(kostumin e zi ,gjithnjë
e mban veshur!)
Ai vdekjet i quan të bukura,
Se brenda tyre
janë edhe drekat(!)
Në gotën që i japin,
si nëpër ujra,
I hedh edhe i mbyt brengat!
Nuk di pse s’e urrej dot këtë njeri,
Që vdes për drekat
që vdekja sjell!
Që ndjehet i pikëlluar
çuditërisht,
Kur asnjë foto
nëpër shtylla nuk del !
23 tetor 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
AQ MË KEQ…
Unë nuk kam më qiell timin,
Atë që kisha ma vodhën,
Ma zhdukën!
Aq më keq që nuk e di se kush,
Nuk e di kundër kujt ta nis luftën!
Unë nuk kam më kohë-timen,
Atë që kisha ma morën,
Të gjithën!
Aq më keq që nuk e di se kush,
Nuk e di kundër kujt ta nis ditën!
Unë nuk kam më çaste që qesh,
Ato që kisha m’i vranë,
Që foshnja!
Aq më keq që nuk e di se kush,
Ata lindkan kur vdekërka bota!
11 nëntor 2006
Unë nuk kam më qiell timin,
Atë që kisha ma vodhën,
Ma zhdukën!
Aq më keq që nuk e di se kush,
Nuk e di kundër kujt ta nis luftën!
Unë nuk kam më kohë-timen,
Atë që kisha ma morën,
Të gjithën!
Aq më keq që nuk e di se kush,
Nuk e di kundër kujt ta nis ditën!
Unë nuk kam më çaste që qesh,
Ato që kisha m’i vranë,
Që foshnja!
Aq më keq që nuk e di se kush,
Ata lindkan kur vdekërka bota!
11 nëntor 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
ANTIGRI
Vajzë me flokët e lyer në gri,
Që i detyron trotuarët
të kthejnë kokën !?
Ç’t’u desh ky luk që,
në do ta dish,
Njëqind vjet ta ka rritur moshën!
Kjo është thjesht një marrëzi e jotja,
(Unë them:është një dashuri
fatale!)
E çfarë s’do jepnin
që të dukeshin më të vogla,
Gratë tona me gri natyrale!?
Vajzë me flokët e lyer në gri,
Ti ke të drejtë të bësh me to,
ç’të duash!
Po kur të vish në moshë tjetër
unë e di,
Për t’u bërë më e vogël do të vuash!
27 nëntor,2006
Vajzë me flokët e lyer në gri,
Që i detyron trotuarët
të kthejnë kokën !?
Ç’t’u desh ky luk që,
në do ta dish,
Njëqind vjet ta ka rritur moshën!
Kjo është thjesht një marrëzi e jotja,
(Unë them:është një dashuri
fatale!)
E çfarë s’do jepnin
që të dukeshin më të vogla,
Gratë tona me gri natyrale!?
Vajzë me flokët e lyer në gri,
Ti ke të drejtë të bësh me to,
ç’të duash!
Po kur të vish në moshë tjetër
unë e di,
Për t’u bërë më e vogël do të vuash!
27 nëntor,2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
FLAKA,TYMI DHE UNË
Po digjen drutë e lëshojnë flakë.
Po digjem unë e lëshoj veç tym!
I njëjti shi
ne na ka lagur bashkë,
Po tjetër erë
brenda meje fryn!
Është era jote përzier me mars,
Që sidoqoftë e zbardhi një mister!
Kush është i djegur
nuk lëshon më flakë,
Ndaj edhe unë
vetëm tym po nxjerr!
29 nëntor 2006
Po digjen drutë e lëshojnë flakë.
Po digjem unë e lëshoj veç tym!
I njëjti shi
ne na ka lagur bashkë,
Po tjetër erë
brenda meje fryn!
Është era jote përzier me mars,
Që sidoqoftë e zbardhi një mister!
Kush është i djegur
nuk lëshon më flakë,
Ndaj edhe unë
vetëm tym po nxjerr!
29 nëntor 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
GRUA ME EMËR BRENGE
Ndodh ndonjëherë,
Dielli bëhet gati për t’u kthyer mbrapa,
Kur sheh hënën
që s’ka ikur nga qielli ende!
Kështu më ndodh
Edhe mua me ty,
Që më përgjon netëve të gjata,
Grua me emër brenge!
5 shkurt,2007
Ndodh ndonjëherë,
Dielli bëhet gati për t’u kthyer mbrapa,
Kur sheh hënën
që s’ka ikur nga qielli ende!
Kështu më ndodh
Edhe mua me ty,
Që më përgjon netëve të gjata,
Grua me emër brenge!
5 shkurt,2007
Re: Poeti i madh Skender Rusi
NUK MUND
Unë nuk të dua më.Nuk mund!
Por s’i dua as ata që ty të shajnë!
Edhe rruga më e gjatë ka një fund,
(Fundet shpesh të domosdoshëm janë!)
Unë nuk të vështroj më.Nuk mund!
Por do shoh ata që ty të ndjekin!
Edhe dita më e artë ka një muzg,
(Muzgjet vijnë kur dashuritë vdesin!)
Unë nuk të mendoj më.Nuk mund!
Po të heq nga truri përgjithmonë!
Edhe pse e di që po të humb,
(Humbja duhet sot dhe jo më vonë!)
25 Shkurt,2007
Unë nuk të dua më.Nuk mund!
Por s’i dua as ata që ty të shajnë!
Edhe rruga më e gjatë ka një fund,
(Fundet shpesh të domosdoshëm janë!)
Unë nuk të vështroj më.Nuk mund!
Por do shoh ata që ty të ndjekin!
Edhe dita më e artë ka një muzg,
(Muzgjet vijnë kur dashuritë vdesin!)
Unë nuk të mendoj më.Nuk mund!
Po të heq nga truri përgjithmonë!
Edhe pse e di që po të humb,
(Humbja duhet sot dhe jo më vonë!)
25 Shkurt,2007
Re: Poeti i madh Skender Rusi
PRILLI YT I MOSHËS
-Nadjas,sime bije-
Ti ende je
në prillin tënd të moshës,
S’ke nisur ende,
ndjenjat t’i pjestosh!
Kjo ndodh me ty
si në çdo vend të botës,
Për muajin maj
ke lënë një vend bosh!
Të shoh kur fle
edhe më dukesh foshnjë,
Bëj të të puth në ballë
edhe të ik,
Po frikë kam
se s’dua që të zgjohesh,
Se brenda ëndrrës
flet me ndonjë princ!
E ja kështu,
largohem pa të puthur,
Vetëm çarçafin që të ka rënë,
e ngre!
Gjersa ti je
në prillin tënd të bukur,
Diku,pas majit,
do na vesh dhe ne!
21 shtator 2005
-Nadjas,sime bije-
Ti ende je
në prillin tënd të moshës,
S’ke nisur ende,
ndjenjat t’i pjestosh!
Kjo ndodh me ty
si në çdo vend të botës,
Për muajin maj
ke lënë një vend bosh!
Të shoh kur fle
edhe më dukesh foshnjë,
Bëj të të puth në ballë
edhe të ik,
Po frikë kam
se s’dua që të zgjohesh,
Se brenda ëndrrës
flet me ndonjë princ!
E ja kështu,
largohem pa të puthur,
Vetëm çarçafin që të ka rënë,
e ngre!
Gjersa ti je
në prillin tënd të bukur,
Diku,pas majit,
do na vesh dhe ne!
21 shtator 2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
ZEMRA E NJË MIKU
-për Thanas Koten-
E gjitha kjo
erdhi kaq papritur,
Siç vjen dëbora
nga një qiell pa re!
Unë them se ti,
që ditën që ke lindur,
Ke futur në zemër
njerëz që s’i njeh!
Janë ata që e lodhën
zemrën tënde,
Ata më “miqtë”që fute
brenda saj!
As femrat,as vera,
as cigaret,
Më shumë se sa ata
nuk kanë faj!
Dëgjoje ti poetin,
Thanas Kote,
Se zemër nuk gjen dot
sa herë që do!
As Noeja i madh
s’mori në varkë,
Më shumë se sa mbante
vetë ajo!
29 shtator,2005
-për Thanas Koten-
E gjitha kjo
erdhi kaq papritur,
Siç vjen dëbora
nga një qiell pa re!
Unë them se ti,
që ditën që ke lindur,
Ke futur në zemër
njerëz që s’i njeh!
Janë ata që e lodhën
zemrën tënde,
Ata më “miqtë”që fute
brenda saj!
As femrat,as vera,
as cigaret,
Më shumë se sa ata
nuk kanë faj!
Dëgjoje ti poetin,
Thanas Kote,
Se zemër nuk gjen dot
sa herë që do!
As Noeja i madh
s’mori në varkë,
Më shumë se sa mbante
vetë ajo!
29 shtator,2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
KAPRIÇIOJA E ERËS
-një gruaje të divorcuar-
Ty-Zoti,
Nuk mund të të dënojë
Dy herë,
Për të të bërë grua!
(Kam thënë,
Ti je ajo reja
Që bëhet pulëbardhë
Sapo e prek me duar!)
Ty-fati,
Nuk mund të të burgosë
Dy herë,
Duke të vënë prangat!
(Kam thënë,
Ti je kapriçioja e erës,
Siç janë vetëm të dashurat!)
Ty-vdekja,
Nuk mund të të vdesë
Dy herë,
Duke prishur ekuilibrin e tokës!
(Kam thënë,
Ti je edhe Ekuadori,
Edhe Poli i Veriut të botës!)
25 tetor,2005
-një gruaje të divorcuar-
Ty-Zoti,
Nuk mund të të dënojë
Dy herë,
Për të të bërë grua!
(Kam thënë,
Ti je ajo reja
Që bëhet pulëbardhë
Sapo e prek me duar!)
Ty-fati,
Nuk mund të të burgosë
Dy herë,
Duke të vënë prangat!
(Kam thënë,
Ti je kapriçioja e erës,
Siç janë vetëm të dashurat!)
Ty-vdekja,
Nuk mund të të vdesë
Dy herë,
Duke prishur ekuilibrin e tokës!
(Kam thënë,
Ti je edhe Ekuadori,
Edhe Poli i Veriut të botës!)
25 tetor,2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
SOT NË MËNGJEZ
-sipas Zh.Prever-it-
Shkova në dyqanin e dëshirave,
Bleva një shall të bukur për nënën.
(Nëna më qortoi që u harxhova!)
Shkova në dyqanin e dhuratave,
Bleva një orë xhepi për tim atë.
(Ai më tha ta ktheja ku e mora!)
Shkova në dyqanin e dashurisë,
Bleva një varëse tjetër për gruan.
(Ajo më kërkoi edhe një byzylyk te dora!)
30 tetor,2005
-sipas Zh.Prever-it-
Shkova në dyqanin e dëshirave,
Bleva një shall të bukur për nënën.
(Nëna më qortoi që u harxhova!)
Shkova në dyqanin e dhuratave,
Bleva një orë xhepi për tim atë.
(Ai më tha ta ktheja ku e mora!)
Shkova në dyqanin e dashurisë,
Bleva një varëse tjetër për gruan.
(Ajo më kërkoi edhe një byzylyk te dora!)
30 tetor,2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
PLEQVE TË KORRIT “LIRA”
Ju shoh çdo ditë kur nga shtëpia dilni,
Me pak vetmi që ndoshta ju pëlqen!
Mbi flokët tuaj është ulur dimri
Si një piktor që pa e ftuar vjen!
Një pëshpërit ca vargje duke ecur,
I vjen inat që s’i kujtohen fare!
Tjetri lëviz gishtat dhe i duket,
Sikur i ka mbi tela prej kitare!
Secili ka një botë krejt më vete,
Kush hyn atje,nuk mund të dalë dot!
Unë jam vetëm se njeri prej poetëve,
Që ju vazhdoni të më mbani rob!
Dhe kur dikë ,në prova nuk e shihni,
Mendja ju shkon se ndoshta ju ka lënë(!)
Më kot që pret,mbi flokët tuaj dimri,
Kënga e shkrin dëborën që ka rënë!
Do mbetet zëri juaj nëpër vite,
Dhe për një gjë,unë s’habitem fare:
Se është kënga që ju del nga shpirti,
Ndaj Korça ka formën e një kitare!
2 dhjetor,2005
Ju shoh çdo ditë kur nga shtëpia dilni,
Me pak vetmi që ndoshta ju pëlqen!
Mbi flokët tuaj është ulur dimri
Si një piktor që pa e ftuar vjen!
Një pëshpërit ca vargje duke ecur,
I vjen inat që s’i kujtohen fare!
Tjetri lëviz gishtat dhe i duket,
Sikur i ka mbi tela prej kitare!
Secili ka një botë krejt më vete,
Kush hyn atje,nuk mund të dalë dot!
Unë jam vetëm se njeri prej poetëve,
Që ju vazhdoni të më mbani rob!
Dhe kur dikë ,në prova nuk e shihni,
Mendja ju shkon se ndoshta ju ka lënë(!)
Më kot që pret,mbi flokët tuaj dimri,
Kënga e shkrin dëborën që ka rënë!
Do mbetet zëri juaj nëpër vite,
Dhe për një gjë,unë s’habitem fare:
Se është kënga që ju del nga shpirti,
Ndaj Korça ka formën e një kitare!
2 dhjetor,2005
Re: Poeti i madh Skender Rusi
VAJZA E VERBËR
ME KAPELE BLU
Gjysmën e qiellit
E ke vënë mbi flokë.
Në sy,
Gjysmën tjetër!
Diellin
Na e le ne
Dhe mbete e verbër!
19 janar 2006
ME KAPELE BLU
Gjysmën e qiellit
E ke vënë mbi flokë.
Në sy,
Gjysmën tjetër!
Diellin
Na e le ne
Dhe mbete e verbër!
19 janar 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
SHEJTANKAT
U bënë vajzat për t’u puthur,
Për t’ua shkelur syrin djemve!
Bluzat e ditëve iu rrinë ngushtë,
S’iu nxenë më, këmishat e netve!
Në këmbë- sandalet e Majit,
Tani,ato,ec e t’i kapësh!
Se bëhen erë brenda ajrit,
Dhe era është fillimi i grackës!
U bënë vajzat për t’u dashur,
Ne jemi mbrëmja që po ikën!
Në krahë, dje, i kemi mbajtur,
Por sot nuk mundet, se u rritën!
Shejtankat që na sjellin ditën!
20 janar 2006
U bënë vajzat për t’u puthur,
Për t’ua shkelur syrin djemve!
Bluzat e ditëve iu rrinë ngushtë,
S’iu nxenë më, këmishat e netve!
Në këmbë- sandalet e Majit,
Tani,ato,ec e t’i kapësh!
Se bëhen erë brenda ajrit,
Dhe era është fillimi i grackës!
U bënë vajzat për t’u dashur,
Ne jemi mbrëmja që po ikën!
Në krahë, dje, i kemi mbajtur,
Por sot nuk mundet, se u rritën!
Shejtankat që na sjellin ditën!
20 janar 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
NUK QENKA LOJË
-për Ilir Belliun-
Gjithnjë kam shpresuar
se ish një lojë poeti,
Se u zhyte mes ujrash
sa për t’u fshehur pak!
Delfin i brengës,
ke ngatërruar detin,
Atje ishte vendi yt
e jo këtu në Dajt! 1)
E kush mund ta dinte
se ti kërkoje lumin,
Që rridhte atje poshtë
në fundin e liqenit!
Vetëm ti e shihje
si shkëlqente uji,
(Ai s’ishte lumë,
po rrugë drejt qiellit!)
Kush të pëshpëriti,
atë shteg të marrësh,
Ty s’mund të të nxerrë
asnjë botë tjetër!
Unë e di që do ikësh
edhe prej parajsës,
Drejt një qielli të grisur
ku pushojnë poetët!
1)Poeti u mbyt në liqenin e Linzës,
në malin e Dajtit
25 janar 2006
-për Ilir Belliun-
Gjithnjë kam shpresuar
se ish një lojë poeti,
Se u zhyte mes ujrash
sa për t’u fshehur pak!
Delfin i brengës,
ke ngatërruar detin,
Atje ishte vendi yt
e jo këtu në Dajt! 1)
E kush mund ta dinte
se ti kërkoje lumin,
Që rridhte atje poshtë
në fundin e liqenit!
Vetëm ti e shihje
si shkëlqente uji,
(Ai s’ishte lumë,
po rrugë drejt qiellit!)
Kush të pëshpëriti,
atë shteg të marrësh,
Ty s’mund të të nxerrë
asnjë botë tjetër!
Unë e di që do ikësh
edhe prej parajsës,
Drejt një qielli të grisur
ku pushojnë poetët!
1)Poeti u mbyt në liqenin e Linzës,
në malin e Dajtit
25 janar 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
VARGJE LAMTUMIRE
-mikut tim,A.Prodani-
Unë ende nuk e di,
e zgjodhe ti Majin,
Apo të zgjodhi ai
në këtë ikje pa kthim!?
Sidoqoftë,ti Korçës
ia pakësove ajrin,
Por edhe të qeshurën,miku im!
Unë ende nuk e di,
e zgjodhe ti mbrëmjen,
Apo të zgjodhi ajo-ty
që të marrë shkëlqim!?
Sidoqoftë,ti Korçën
e ke dhimbje tënden,
Por edhe dashuri
pa fund,pa fillim!
Unë ende nuk e di,
e zgjodhe ti vdekjen,
Apo të zgjodhi ajo
që të mburret më pas!?
Ti ishe i tillë
që edhe kur s’të qeshej,
E bëje gjithë Korçën
me buzë në gaz!
Unë ende nuk e di
si mund të të nxerrë
Kjo skenëz e vogël
ku Maji të la!?
Ti ke për të ikur prej saj
me patjetër,
Do të vish të na thuash
që bëre shaka!
E mërkurë,3 maj 2006
-mikut tim,A.Prodani-
Unë ende nuk e di,
e zgjodhe ti Majin,
Apo të zgjodhi ai
në këtë ikje pa kthim!?
Sidoqoftë,ti Korçës
ia pakësove ajrin,
Por edhe të qeshurën,miku im!
Unë ende nuk e di,
e zgjodhe ti mbrëmjen,
Apo të zgjodhi ajo-ty
që të marrë shkëlqim!?
Sidoqoftë,ti Korçën
e ke dhimbje tënden,
Por edhe dashuri
pa fund,pa fillim!
Unë ende nuk e di,
e zgjodhe ti vdekjen,
Apo të zgjodhi ajo
që të mburret më pas!?
Ti ishe i tillë
që edhe kur s’të qeshej,
E bëje gjithë Korçën
me buzë në gaz!
Unë ende nuk e di
si mund të të nxerrë
Kjo skenëz e vogël
ku Maji të la!?
Ti ke për të ikur prej saj
me patjetër,
Do të vish të na thuash
që bëre shaka!
E mërkurë,3 maj 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
DORË E DASHUR
Po bëhen 100 vjet
që ke nisur e dridhesh,
Si të ishe fluger që tregon
drejtimin e erës!?
Aq sa tani,
unë kam krijuar bindjen
Që s’je pjesë e krahut,
por je pjesë e zemrës!
Se vetëm brenda saj
gjithnjë fryjnë erëra,
E vijnë ca dimra
që nuk duan të ikin!
Po ti,e vogla ime,
mos u fshih nëpër xhepa,
E mos ki turp
nga sy që të bezdisin!
Se je dorë poeti
dhe kjo nuk është pak,
Gjithnjë veç ngrohtësi
u ke falur njerëzve!
Gjithnjë e ke urryer
dashurinë fals,
Dhe shtrëngimin fals
me duart e të tjerëve!
Dorë e dashur,
e di që të kam lodhur,
Në 100 vjet kam bërë
1000 marrëzi!
Por asnjëherë
më dimër s’jam ndodhur,
Se sa kur dridhesh ti!
27 tetor 2006
Po bëhen 100 vjet
që ke nisur e dridhesh,
Si të ishe fluger që tregon
drejtimin e erës!?
Aq sa tani,
unë kam krijuar bindjen
Që s’je pjesë e krahut,
por je pjesë e zemrës!
Se vetëm brenda saj
gjithnjë fryjnë erëra,
E vijnë ca dimra
që nuk duan të ikin!
Po ti,e vogla ime,
mos u fshih nëpër xhepa,
E mos ki turp
nga sy që të bezdisin!
Se je dorë poeti
dhe kjo nuk është pak,
Gjithnjë veç ngrohtësi
u ke falur njerëzve!
Gjithnjë e ke urryer
dashurinë fals,
Dhe shtrëngimin fals
me duart e të tjerëve!
Dorë e dashur,
e di që të kam lodhur,
Në 100 vjet kam bërë
1000 marrëzi!
Por asnjëherë
më dimër s’jam ndodhur,
Se sa kur dridhesh ti!
27 tetor 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
MOS JE GJË PERËNDI APO KRISHT
- mikut tim,Gjergji Pendavinjit,
në 50-vjetorin e tij-
Ti sot je në mesditën e moshës,
Ke të paktën edhe kaq për të ecur!
Janë të shumta këto rrugët e botës,
Po ti rrudhat e nënës ke zgjedhur!
Me pak dimër,ashtu,nëpër flokë,
Me pak prill në sy,vazhdimisht,
Mos i sjell ti mëngjezet në Korçë!?
Mos je gjë perëndi apo krisht!?
Miku im që u njohëm kaq vonë
Ti ke bredhur,jo pak,nëpër botë,
Por gjithnjë e ke pasur një ëndërr:
Si ta sjellim Parisin në Korçë!
Korça është sa gjithë dashuritë,
Unë e di që ti e do çmendurisht!
Po i fal moshën tënde çdo ditë,
Si të jesh perëndi apo krisht!
28 shkurt,2007
- mikut tim,Gjergji Pendavinjit,
në 50-vjetorin e tij-
Ti sot je në mesditën e moshës,
Ke të paktën edhe kaq për të ecur!
Janë të shumta këto rrugët e botës,
Po ti rrudhat e nënës ke zgjedhur!
Me pak dimër,ashtu,nëpër flokë,
Me pak prill në sy,vazhdimisht,
Mos i sjell ti mëngjezet në Korçë!?
Mos je gjë perëndi apo krisht!?
Miku im që u njohëm kaq vonë
Ti ke bredhur,jo pak,nëpër botë,
Por gjithnjë e ke pasur një ëndërr:
Si ta sjellim Parisin në Korçë!
Korça është sa gjithë dashuritë,
Unë e di që ti e do çmendurisht!
Po i fal moshën tënde çdo ditë,
Si të jesh perëndi apo krisht!
28 shkurt,2007
Re: Poeti i madh Skender Rusi
DIMËRORE
Ajo ecën pas ëndrrës
e nuk e di se ku shkon,
Unë eci pas saj,
e nuk e di pas cilës!
Sa shpejt që ngryset!
Sa vonë që agon!
E na gjen të dyve
brenda të njëjtit dimër!
11 nëntor 2006
Ajo ecën pas ëndrrës
e nuk e di se ku shkon,
Unë eci pas saj,
e nuk e di pas cilës!
Sa shpejt që ngryset!
Sa vonë që agon!
E na gjen të dyve
brenda të njëjtit dimër!
11 nëntor 2006
Re: Poeti i madh Skender Rusi
PERENDESHAT
Ka vajza të bukura ky qytet.
Jo si kudo.
(Të shëmtuarat vdiqën-po ju them!)
Kur Korçës i ikin dritat, janë ato,
Që ndizen e ndriçojnë nëpër terr!
Ka vajza prej ajri ky qytet.
Jo si kudo.
(Ndaj me ajër kurrë nuk ngopemi!)
Kur Korçë bie borë, janë ato,
Zjarre, ku zgjatim duart e ngrohemi!
Ka vajza prej puthje ky qytet.
Jo si kudo.
Prandaj i ka të artë edhe muzgjet!
Botën,ne e dimë që Zoti e krijoi,
Po Korça ka lindur nga puthjet!
18 nëntor,2006
Ka vajza të bukura ky qytet.
Jo si kudo.
(Të shëmtuarat vdiqën-po ju them!)
Kur Korçës i ikin dritat, janë ato,
Që ndizen e ndriçojnë nëpër terr!
Ka vajza prej ajri ky qytet.
Jo si kudo.
(Ndaj me ajër kurrë nuk ngopemi!)
Kur Korçë bie borë, janë ato,
Zjarre, ku zgjatim duart e ngrohemi!
Ka vajza prej puthje ky qytet.
Jo si kudo.
Prandaj i ka të artë edhe muzgjet!
Botën,ne e dimë që Zoti e krijoi,
Po Korça ka lindur nga puthjet!
18 nëntor,2006
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Skënder Sallaku, “99-shi…i humorit”
» DËSHMORI I KOMBIT SKËNDER ÇEKU
» POETI NË FOSHJËRI
» POETI YNË NEXHAT REXHA
» POETI YNË XHENC BEZHI
» DËSHMORI I KOMBIT SKËNDER ÇEKU
» POETI NË FOSHJËRI
» POETI YNË NEXHAT REXHA
» POETI YNË XHENC BEZHI
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi