Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në mars nis zbatimi i strategjisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në mars nis zbatimi i strategjisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në mars nis zbatimi i strategjisë

Shko poshtë

Në mars nis zbatimi i strategjisë Empty Në mars nis zbatimi i strategjisë

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Thu 25 Feb 2010 - 23:17

Në mars nis zbatimi i strategjisë 25oucrc

Prishtinë, 26 shkurt - Policia e Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës do të fillojë nga muaji mars që të ketë prani më të madhe përtej lumit Ibër, shkruan sot “Koha Ditore”. Përqendrimi i policisë do të përcillet me aksione konkrete, siç janë: mbyllja e të gjitha pompave të benzinës që gjenden në lagjen “Mëhalla e Boshnjakëve” dhe në rrugën që shpie për në fshatin Suhadoll. Veç tjerash, Policia e Kosovës do të përkujdeset që të rregullojë parkimin e veturave në atë pjesët të qytetit dhe do të ndalojë shitjen në rrugë.
Këto vendime, sipas burimeve të gazetës, janë marrë të mërkurën, në një takim mes përfaqësuesve të administratës së UNMIK-ut në veri dhe Policisë së Kosovës. Një zyrtar i lartë ndërkombëtar, në kushte anonimiteti, i ka thënë “Kohës Ditore” se ky operacion do të jetë fillimi i zbatimit në praktikë të strategjisë për veriun të hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare.
“Nuk mund të themi se UNMIK-u zyrtarisht po bëhet palë në strategji, por kjo është një qasje që kërkohet nga strategjia. UNMIK-u në këtë rast me kërkesën tonë, vetëm po e kryen punën e vet që ka qenë dashur ta kryente edhe më herët”, i ka thënë gazetës ky zyrtar i lartë ndërkombëtar.
Strategjia e shumëpërfolur për veriun, e hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare, që ka për qëllim instalimin e autoritetit të Prishtinës në veri të Kosovës, parasheh që rritja e prezencës së policisë në atë pjesë të vendit, të jetë njëri nga hapat që duhet ndërmarrë.
Në selinë e UNMIK-ut në pjesën veriore të Mitrovicës, të mërkurën Vladimir Anuhin, përfaqësues i UNMIK-ut në atë pjesë të Kosovës, ka takuar Obrad Kovaçeviqin dhe Zoran Bratiqin që të dy inspektorë komunalë të administratës në veri, si dhe dy udhëheqësit e Stacionit verior të Policisë së Kosovës, kapitenin Milija Milosheviq dhe togerin Darko Gusniq.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se zyrtarët kanë marrë vendim që të fillojnë me aksione konkrete me qëllim të rritjes së efikasitetit të policisë, ndërkaq që kanë përcaktuar edhe afate kohore. Zyrtarët kanë marrë gjithsej katër vendime: Të fillojë mbyllja e të gjitha pompave të benzinës nga Lagja e Boshnjakëve për në Suhadoll, nga një marsi të fillojë të punojë merimanga për mbledhjen e veturave të parkuara në vende të ndaluara, deri më tre mars të mbyllen të gjitha parkingjet ilegale, përfshirë edhe atë të Zvonko Veselinoviqit; të hiqen të gjitha objektet ilegale dhe të lirohen rrugët “Oslobogjenje’ dhe ‘Mbreti Peter’, pra të ndalohet shitja në këto rrugë.
Sipas burimeve të gazetës, Zvonko Veselinoniq, parkingu i të cilit do të mbyllet, është një nga biznesmenët e fuqishëm në veri të Kosovës, i dyshuar për kontrabandë të derivateve. “UNMIK-u do të bëjë zgjidhjen për parkingje legale”, thuhet në vendimet që i ka parë gazeta.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russell Geekie, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” marrjen e vendimeve, por ka mohuar lidhjen e tyre me strategjinë për veriun të hartuar nga ICO-ja.
Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, këto vendimet janë përpjekje të këtij misioni për të instaluar rregull në trafik, përpjekje që janë bërë edhe më herët, por që kanë rezultuar pa sukses.
“ Përpjekjet si këto, që kanë për qëllim të lehtësojnë trafikun në këtë zonë, janë punë normale e administratës lokale. Unë nuk shoh ndonjë ndërlidhje me kohën e marrjes së këtyre vendimeve. Përpjekjet për të korrigjuar këtë situatë janë bërë edhe më parë. Ne shpresojmë që këto përpjekje të fundit, kur të zbatohen, të jenë të efektshme për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Geekie.
Sipas tij, UNMIK-u nuk e ka parë të arsyeshme që ta informonte EULEX-in për këto vendime, pasi që nuk vlerëson se ka marrë ndonjë vendim të jashtëzakonshëm. Sipas Geekiet, UNMIK-u nuk do të kërkojë as bashkëpunimin e misionit të BE-së gjatë zbatimit të këtyre vendimeve.
“Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me EULEX-it dhe do ta informonim EULEX-in, ashtu siç e informojmë për të gjitha takimet e tilla, por nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim të jashtëzakonshëm për këtë çështje. Ka qenë një takim normal, janë marrë vendime normale”, ka thënë Geekie.
Zyrtarisht, lidhjen e këtyre vendimeve të marra nga UNMIK-ut me strategjinë për veriun, e ka mohuar edhe Zyra Civile Ndërkombëtare.
Milija Milosheviq, komandant i Stacionit Policor të Veriut edhe më herët qe ankuar për mungesën e pushtetit në atë pjesë të Kosovës. Ai në një letër drejtuar UNMIK-ut dhe EULEX-it në dhjetor pati shprehur nja varg shembujsh të mosfunksionimit të administratës lokale në veri të Mitrovicës, gjë që, sipas sipas Milosheviqit, shqetëson qytetarët e asaj ane.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi