Ka ndërruar jetë gazetari Nehar Bojaxhiu
Faqja 1 e 1
Ka ndërruar jetë gazetari Nehar Bojaxhiu
Prishtinë, 26 shkurt - Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 77-vjeçare, të enjten mbrëma, ndërroi jetë Nehar Bojaxhiu, njëri nga doajenët e gazetarisë në Kosovë. Bojaxhiu u lind më 1933 në Prizren, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studioi gjuhën frënge. Në gazetën ,,Rilindja,, punoi që nga viti 1958 deri me 1961 ku u mor me tema të kulturës dhe me përkthime. Pastaj kaloi në Radio-Prishtinë, ku punoi deri më 1989, kur regjimi i Milosheviqit i dëboi të gjithë gazetarët dhe të punësuarit e tjerë shqiptarë. Në Radio-Prishtinë punoi në Redaksinë e emisioneve kulturore-arsimore. Nga viti 1978 deri me 1982 ka qenë redaktor i emisioneve kulturore-arsimore. Është autor i shumë shkrimeve nga lëmi i kulturës dhe i gjuhësisë.
Nehar Bojazhiu ishte edhe njohës dhe reporter i shquar edhe i sportit, boksit në veçanti. Kolegët dhe dëgjuesit e kohës i mbajnë mend reportazhet e tij impresive me rastin e ndarjes në Osllo të çmimit “Nobel” Nënë Terezës, ku ajo rrëfen në gjuhen shqipe për përkatësinë e saj kombëtare shqiptare, dokument ky që ruhet edhe sot në arkivat e Radio- Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e Prizrenit, në orën 13:00.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Ngatërron ilaçet, gazetari i BBC: Jam Jezusi
» Qimja e ndërruar e censurës
» Si ja kishit nderruar emrin antarit siper?
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj .
» Oh jetë o jetë!
» Qimja e ndërruar e censurës
» Si ja kishit nderruar emrin antarit siper?
» Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj .
» Oh jetë o jetë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi