U shfaq “Macja mbi çatinë e nxehtë”
Faqja 1 e 1
U shfaq “Macja mbi çatinë e nxehtë”
Prishtinë, 26 shkurt - Rrëfimi i një familjeje të Misisipit, i mbështetur në gënjeshtra dhe intriga familjare që pasojnë nga lakmia e madhe, u transmetua të enjten mbrëma përmes lojës së aktorëve në dërrasat e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Ishte shfaqja “Macja mbi çatinë e nxehtë” me regji të Florent Mehmetaj, premiera e parë për vitin 2010 që u inskenua në TKK e që mori “aprovimin” e publikut përmes duartrokitjeve të pakursyera. Shfaqja e ndërtuar mbi tekst të dramaturgut të njohur amerikan Tennessee Williams, bëri bashkë në skenë aktorë të gjeneratave të ndryshme, si: Xhevat Qorrajn, Leze Qenën, Shkumbin Istrefin, Ilire Vincën e deri tek tre fëmijë që po ashtu ishin aktorë të shfaqjes. Historia e familjes protagoniste të shfaqjes, vë në pah krizat e thella familjare. Pothuajse të gjitha personazhet vuajnë nga mungesa e komunikimit dhe vetmia.
Rrëfimi i “Macja mbi çatinë e nxehtë” fokusohet në marrëdhëniet e çiftit Brick dhe Maggie, që karakterizohet me nofkën “mace”.
Në rrethana të tilla zbulohen shumë të vërteta për ndjenjat njerëzore, duke nisur nga frika prej vdekjes, dashuria për jetën, ndjenja e fshehtë për fajin, pasiguria, mëkati etj.
Shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehtë”, dramaturgu Arian Krasniqi e ka cilësuar si ide të mirë që fillimi i sezonit i TKK-së të nisë pikërisht me të.
“Është një nismë e mirë e sezonit, duke qenë se është një dramë familjare e realizuar pastër me aktorë të brezave të ndryshëm”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, regjisori Mehmeti tashmë ka bërë një përvojë në inskenimin e teksteve të dramaturgut Tennessee Williams. “Kjo është vazhdimësi e preferencës së Mehmetit për të punuar tekstet e këtij dramaturgu dhe me përjashtim të kohës së stërzgjatur mendoj se është një shfaqje solide dhe e realizuar”, ka shtuar ai.
Regjisori Agim Selimi ka thënë se “Macja mbi çatinë e nxehtë” ka ardhur mirë në skenë.
“Ishte një realizim i suksesshëm i një teksti që meriton të punohet. Do të veçoja lojën e Xhevat Qorrajt dhe do të thosha se është një prej kryeroleve të tij”, ka vlerësuar Selimi. “Përgjithësisht ishte shfaqje e realizuar mirë’, ka shtuar ai.
Aktorja Rozafa Kryeziu, e cila ka luajtur në shfaqje, pas premierës është shprehur e kënaqur me atë që ka arritur të transmetojë te publiku. “Përgjegjësia ka qenë shumë e madhe dhe jemi munduar që të japim një tekst që i përket edhe një përditshmërie tonë dhe është vështirë, sepse publiku gjithmonë pret maksimumin”, ka thënë Kryeziu.
Në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehtë” luajnë edhe aktorët: Luan Jaha, Gjejlane Godanci, Veton Osmani, Armend Smajli, Besnik Krapi.Faleminderit për rekomandimin
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Miranda Kerr shfaq të brendshmet
» Si “macja me miun”
» Macja me nënshkrim
» Macja lind një qen
» Përdorimi i celularit shfaq kancerin pas 10 vitesh?
» Si “macja me miun”
» Macja me nënshkrim
» Macja lind një qen
» Përdorimi i celularit shfaq kancerin pas 10 vitesh?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi