Shqiptarë do t’i refuzojnë vendimet e qeverisë
Faqja 1 e 1

Shqiptarët në Maqedoni mund të shpallin padëgjueshmëri ndaj vendimeve të qeverisë, nëse ajo vazhdon me ritmin e njëjtë të projekteve anti-shqiptare. Këtë alarm e kanë dhënë intelektualët, të cilët nuk e shohin në binarët e duhur politikën aktuale që udhëhiqet si për interesat shtetërore, por edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Unë shpresoj që një ditë do të përfundojë durimi i shqiptarëve edhe qëllimi i tyre që të rrojnë në një qetësi për kauza më të rëndësishme, për synime integruese do të t’i jepet fund këtij durimi. Mendoj se do të ketë pëdëgjueshmëri ose refuzim të vendimeve të qeverisë, ngjashëm siç ishte edhe refuzimi i maqedonishtes që nga klasa e parë”, tha akademik Ali Aliu.
Sipas tij, ky reagim refuzues i shqiptarëve do të jetë më unik dhe do të forcohet edhe më tutje, nëse vazhdohet me provokime të tilla kundër shqiptarëve. “Gjithsesi se shqiptarët do të vetëdijesohen se politika e Gruevskit është haptazi antishqiptare”, tha Aliu.
Analisti dhe publicisti Kim Mehmeti, pohon se politika e Gruevskit vazhdon të çojë drejt një ndarje të Maqedonisë. “Nëse forcat politike maqedonase që sot udhëheqin vendosin ta ndajnë Maqedoninë, shqiptarët s’mund ta mbrojnë atë. Ata duhet të jenë aq të pjekur sa që ta shohin se cili është koncepti i atyre, kurse ajo që shihet më shumë flet për ndarje se sa për një bashkëjetesë”, tha Mehmeti. Sipas tij, nëse vjen deri te ndarja e Shkupit kjo përfundimisht thotë ndarje edhe të Maqedonisë.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Partia LISBA dhe disa imamë refuzojnë simbolet shqiptare, flamurin kombëtar.
» Shqiptarët refuzojnë sigurimet
» Kosove, debat ne mbledhjen e qeverise
» Rama: Reagimi i qeverisë, shpërfillës
» Meta: Tryeza e Topit nuk negocion vendimet e gjykatave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi