Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lojëra parazgjedhore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lojëra parazgjedhore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lojëra parazgjedhore

Shko poshtë

Lojëra parazgjedhore Empty Lojëra parazgjedhore

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Sat 27 Feb 2010 - 8:05

Lojëra parazgjedhore 2jbtf14

Javë përplot ngjarjesh interesante. Ndodhi shkrirja e një subjekti politik të vogël në një tjetër subjekt të madh; vazhdoi paqartësia në lidhje me një letër që fraksioni i këtij subjekti të madh ia kishte dërguar ka disa ditë; ndodhi hidhërimi i një partie pretendente për t’u bërë e madhe me po këtë subjekt të madh... dhe rastësisht e gjithë kjo ndodhi një javë pasi ambasadori amerikan kishte sugjeruar që zgjedhjet të mos mbaheshin sivjet.

Është më se evidente se kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet, me grupimin e forcave të ndryshme politike, pavarësisht deklarimit ideologjik që ia bëjnë vetes. Do të jetë interesante të shihet nëse fillimisht LDK-ja ia bën vetes reformën përbrenda – siç e kërkojnë disa zëra të zhurmshëm nga Kryesia e partisë e që nuk pajtohen me faktin që kryetari i vendit të mbajë të ngrirë postin e kryetarit të partisë. Pas kuvendit skandaloz të karrigeve, LDK-ja më nuk ka mbajtur mbledhje të kuvendit. Ndërkohë sëmundja ia mori një nënkryetar, kurse vendimet strategjike duket se i marrin një grusht njerëzish e jo trupi drejtues i paraparë me statut. Dhe sikurse kjo të ishte pak, ndodhi debakli në zgjedhjet komunale, që u zbut pakëz falë fitores së Mustafës në Prishtinë.

Po qe se reforma nis me ndihmën e “elementit qytetar” që thuhet se do ta sjellë ORA në LDK, dhe po qe se njëri nga shkaktarët e ndarjes së LDK-së do të largohej nga pozita e ngrirë, atëherë do të mund të ndodhte edhe ribashkimi me fraksionin e saj, LDD, por me kusht që kreu i saj akademik t’ia lëshojë postin dikujt që është më pak ekspert. Në këtë rast më nuk do të kishte nevojë për karrige si mjete marrëveshjeje. Në këtë version të rimodeluar, LDK-ja, në teori, do të paraqitej si subjekt i fuqishëm politik, i gatshëm ta rrëzojë nga froni partnerin e tashëm të koalicionit qendror, duke lënë hapur dyert për inkuadrimin e edhe të shumë partive të tjera të vockla, jo aq shumë për vota, sa për prestigj dhe renome.

Nga ana tjetër, është PDK-ja e cila tashmë nuk ngarend për të lidhur koalicione me askënd, ngase ka pushtetin dhe e kontrollon buxhetin. E nëpërmjet tij përzgjedh zonat e investimeve për të siguruar vota, taktikë e cila i doli fitimprurëse në zgjedhjet e fundit komunale. Për të treguar përkushtimin kombëtar që ka dhe për të realizuar fjalën e kryetarit të tij, që ka premtuar të mbetet në pushtet për kohë shumë të gjatë, për fillim PDK-ja premton hapjen e katër a pesë universiteteve të tjera dhe themelimin e departamentit të posaçëm për luftimin e korrupsionit shtetëror.

Te kjo e para është mirë që mendohet për decentralizimin e kapaciteteve edukative edhe në nivelin sipëror. Mirëpo, se a i duhen Kosovës gjithë këto universitete, është çështje edhe e analizës ekonomike, një diçka me të cilën nuk merret kjo qeveri. Se a ka kapacitet absorbimi ky shtet për gjithë ata që do të studiojnë në universitete private e publike të një cilësie të dyshimtë, është një diçka që kërkon kalkulime matematikore jo fort të komplikuara. Por dikush duhet t’i bëjë ato me kusht që nuk i shndërron ato shifra në vota potenciale për të fituar.

Por, kjo intencë decentralizimi do të ballafaqohet me tri probleme shumë serioze. E para, me ndërhyrjen shtetërore në strukturimin e këtyre universiteteve dhe në përzgjedhjen e stafit drejtues. Gjasat janë shumë të mëdha që edhe në këto universitete rektorët të zgjidhen me SMS-ja. E dyta, infrastruktura fizike është e mangët dhe kampuset universitare marrin kohë për t’u ndërtuar. Për më tepër, ndërtesat pa para nuk ndërtohen. E treta, nuk e di ku do të gjinden gjithë ata profesorë të kualifikuar për të dhënë mësim në këto universitete, e që të mos jenë anëtarët e kabinetit qeveritar që pos që janë ministra e deputetë, ende vazhdojnë të japin mësim në universitetin publik të Prishtinës dhe në universitete private. Megjithatë, është çështje që ka nevojë për një analizë shumë më serioze sesa të mbetet premtim që është rezultat i përgjigjes parlamentare dhënë në afekt.

Te kjo e dyta, Departamenti për luftimin e korrupsionit ka një tipar shumë pozitiv që duhet çmuar: është hera e parë që me themelimin e një trupi pranohet publikisht se në Kosovë ka korrupsion shtetëror. Deri tash kemi përdorur termin më të preferuar të njërit nga ish-PSSP-të më antipatikë që kemi pasur, Steiner, “zero toleranca” ndaj krimit e korrupsionit (por jo shtetëror). Si në rastin e tij ashtu edhe në të kësaj dhe të gjitha qeverive paraprake, zeroja kishte rënë nga thonjëzat dhe nga kombinimi, kështu që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi (shumë) tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Sidoqoftë, formimi i këtij trupi që nuk po themelohet me ligj por mbase me dekret të Qeverisë, do t’ia marrë kompetencat e Agjencisë Antikorrupsion, të cilin deputetët e tri partive që atëherë e bënin Kuvendin (LDK, PDK dhe AAK plus minoritetet), e kishin themeluar duke ia mohuar të drejtën ekzekutive të veprimit. Departamenti që formohet pa ligj dhe për të cilin nuk kemi përshkrim të pastër të asaj se çfarë do të bëjë, ani pse në përbërjen e vet do të ketë edhe persona të armatosur dhe, për të cilin nuk dihet në fakt se kujt i përgjigjet, mund të paraqesë fillin e një njësie parapolicore nën kontrollin e kabinetit qeveritar. Bindje të cilën nuk e eliminon as fakti se EULEX-i do t’i delegojë tre prokurorë në këtë trup, mbase si mënyrë për ta shpëlarë veten për mosefikasitetin e dëshmuar deri sot.

Vëzhgues jo bash pasiv i gjitha këtyre zhvillimeve mbetet partia që synon të bëhet e madhe dhe e cila koketon herë me njërën e herë me tjetrën parti, natyrisht me intencën që ta rrisë numrin e votuesve - gjë të cilën e ka arritur në zgjedhjet e fundit komunale. Duke i “shpallur luftë” PDK-së dhe pas deklarimeve kategorike se koalicionet do të formoheshin me të gjithë, pos me partinë e Thaçit, ndodhi vakia, dhe koalicioni u krijua në njërën nga komunat gjatë këtyre zgjedhjeve lokale. Në të njëjtën kohë, AAK-ja ia drejtoi një letër LDK-së për krijimin e koalicionit parazgjedhor, kurse krerët e dy partive, njëri sagllam e tjetri i ngrirë, u takuan gjatë javës që shkoi. Rezultati nuk doli ashtu siç e paramendoi Haradinaj. LDK-ja refuzoi ofertën që ka gjasë t’i kthehet bumerang në zgjedhjet e ardhshme.

Nuk është fare larg mendsh që qysh tash të kenë nisur kontaktet midis përfaqësuesve të PDK-së dhe AAK-së për krijimin e një koalicioni parazgjedhor. Nuk është fare larg mendsh që tashmë të jenë marrë vesh në parim se kush cilën pjesë të kulaçit e mban për vete, dhe se vetëm ka mbetur pa u zgjidhur çështja se kush bëhet kryetar i shtetit e kush mbetet kryeministër.

Në situatën hipotetike të zgjedhjeve parlamentare që do t’i fitonte krahu i luftës, (të cilit do t’i bashkohej edhe PSD-ja dhe s’ka lidhje që është deklarativisht socialdemokratike, si dhe AKR-ja, që do të pajtohej me AAK-në falë ndërmjetësimit të PDK-së) në kushtet kur kryetari aktual nuk është tërhequr nga posti i kryetarit të LDK-së, gjëja e parë që do të ndodhte do të ishte mocioni i shkarkimit të tij për shkeljen e nenit 88 të Kushtetutës. Kjo do ta hidhte LDK-në në opozitë dhe kështu do të humbej posti më i adhuruar i shefave të LDK-së, ai i kryetarit të shtetit, që partisë i ka kushtuar me humbje kredibiliteti dhe fuqie politike si në qendër ashtu edhe në komuna.

Këtë përshkrim hipotetik do të mund ta prishte ndërrimi i mendjes së LDK-së, pas reformimit të brendshëm që do të duhej të ndodhte urgjentisht, dhe një apo dy subjekte të reja politike që do të garonin në zgjedhje. Njëra nga to me gjasë “Vetëvendosje” e tjetra ajo për të cilën spekulohet shumë, shumë këto ditë në Prishtinë. Do të jetë interesante të zbulohet fytyra e re politike që do të duhej të sillte nëse jo ndryshim, atëherë freski në këtë skenë. Presim.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi