Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koalicioni demokratik në Gjilan mbetet i bashkuar “deri në fitore” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koalicioni demokratik në Gjilan mbetet i bashkuar “deri në fitore” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koalicioni demokratik në Gjilan mbetet i bashkuar “deri në fitore”

Shko poshtë

Koalicioni demokratik në Gjilan mbetet i bashkuar “deri në fitore” Empty Koalicioni demokratik në Gjilan mbetet i bashkuar “deri në fitore”

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Sat 27 Feb 2010 - 9:10

Gjilan, 27 shkurt - Lutfi Haziri (LDK, Ahmet Isufi (AAK) dhe Jakup Bajrami (LDDK), thanë se me vendosmëri dhe fuqishëm mbështesin, Fatmir Rexhepin (LDK) kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, duke shprehur optimizmin e tyre për fitore në zgjedhjet e 14 marsit, raporton KosovaLive.
“Jemi bashkë, jemi të fortë dhe me padurim po e presim ditën e madhe të 14 marsit”, tha Fatmir Rexhepi, i cili paraprakisht e quajti fitore të madhe të drejtësisë, vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për rivotim në Gjilan, ku, siç tha ai, u dëshmua se kishte manipulim të vullnetit dhe të votave të qytetarëve, më 13 dhjetor.
Rexhepi i vlerësoi të pavend të gjitha deklaratat e kundër kandidatit dhe të PDK-së, të cilat u bën ndaj vendimit për rivotim në Gjilan, duke theksuar se “drejtësia e tha fjalën e saj dhe maskat ranë“. Ai u shpreh i bindur që koalicioni demokratik (LDK-AAK-LDD) do të shënojë fitore të plotë më 14 mars, duke u thirrur në programin më të mirë për Gjilanin. I pyetur nëse mund të ketë marrëveshje të fshehtë për Gjilanin, me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, kandidati i koalicionit demokratik, Rexhepi mohoi kategorikisht një gjë të tillë.
Mundësinë për marrëveshje me PDK-në rreth Gjilanit e përjashtoi edhe Ahmet Isufi (AAK), i cili deklaroi se ka pasur një ofertë telefonike nga kryetari aktual i komunës, për koalicion, por e ka refuzuar. Më 14 mars, në Gjilan duhet të fitojë ai që meriton dhe respekton vullnetin e qytetarëve, tha Isufi, duke rikujtuar kandidatin e PDK-së për kryetar komune, Qemajl Mustafa, me deklaratën e tij se do të tërhiqet nga gara, nëse në Gjilan rivotohet.
Edhe Jakup Bajrami i LDD-së tha se koalicioni është i fuqishëm si asnjëherë më parë. Ai tha se koalicioni demokratik mbrojti votën e qytetarëve në mënyrën më të mirë, prandaj edhe do të jetë fitues dhe do të jetë unik deri në fund. “Rezistenca jonë në mbrojtje të votës së lirë, triumfoi me drejtësi, ndërsa tash iu mbetet qytetarëve që ta thonë fjalën e tyre më 14 mars”, tha Bajrami.
Kurse, Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës tha se tendenca e PDK-së për ta bartur depresionin politik edhe te qytetarët, nuk duhet të tolerohet. Edhe Haziri vendimin për rivotim e vlerësoi si fitore të ligjit dhe drejtësisë. Sipas tij, bashkëpunimi me partnerët e koalicionit të djathtë është i sinqertë dhe do të vazhdojë më tutje, në interes të qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi