Zejtarët pejanë kërkojnë stimulime dhe ulje të taksave
Faqja 1 e 1
Zejtarët pejanë kërkojnë stimulime dhe ulje të taksave
Pejë, 27 shkurt - Kushtet e vështira ekonomike, konkurrenca e krijuar nga tregu i lirë në vend dhe mungesa e stimulimeve, ia ka ndryshuar tërësisht pamjen Çarshisë së Gjatë të Pejës, nga e cila çdo vit zhdukën njëra pas tjetrës zeje të ndryshme me traditë qindra vjeçare.
Në programin e zhvillimit ekonomik të qytetit, ngjallja e turizmit zë vend primar në listën e prioriteteve më rëndësi të veçantë, por përveç bjeshkëve të dëmtuara nga prerjet ilegale, Peja aktualisht nuk ka gjë tjetër që mund t’u ofrojë turistëve, sidomos atyre të huajve, syri i të cilëve gjithnjë është në kërkim të punimeve artizanale, që e identifikojnë edhe kulturën autoktone.
Për zhgunaxhinjtë, kazanxhinjtë, briskëtarët, qilimpunuesit, samarxhinjtë, saraçët.., vetëm flitet se kanë ekzistuar si zanate të vjetra në Pejë, e rrugës së tyre po ecin edhe zejet e tjera, në mungesë të përkujdesjes institucionale, ka raportuar të shtunën KosovaLive.
“Nëse komuna nuk fillon të kthejë kokën kah zejtarët, atëherë në Pejë nuk do të ketë më zeje. E pa zeje në Pejë as turizmi nuk ka logjikë”, thotë rrobaqepësi Zeqiria Imami, rëndësinë që ka zejtaria për qytetin e Pejës.
Për mbajtjen në jetë të zejeve që ende nuk kanë dhënë shpirt dhe ringjalljen e zejeve “të varrosura”, shoqata e zejtarëve pejanë ka drejtuar kërkesa të qarta në adresë të komunës, për stimulimin financiar dhe uljen apo edhe heqjen e taksave.
Edhe kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha e ka të qartë rëndësinë e zejtarisë për turizmin pejan, dhe “xhepat” e tij janë të mbushura me përplot premtime se do të angazhohet pa rezervë për përkrahjen e zejtarëve.
“Unë si kryetar i komunës do të marr iniciativën për ndryshimin e rregullores për taksa tarifa dhe gjoba. Dhe propozimi im ka me qenë qe disa zeje të mos tatohen fare dhe të gjinden forma për stimulimin dhe ruajtjen e tyre”, iu premton Berisha zejtarëve përkrahjen e komunës.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Maradona, në Itali për ta zgjidhur problemin e taksave
» A ka sjelle rritja ekonomike ulje te varferise dhe rritje te mireqenies?
» Kërkojnë xehe në Mars
» Eksportuesit kërkojnë lehtësi
» Kërkojnë ndalimin e filmit të Jollie
» A ka sjelle rritja ekonomike ulje te varferise dhe rritje te mireqenies?
» Kërkojnë xehe në Mars
» Eksportuesit kërkojnë lehtësi
» Kërkojnë ndalimin e filmit të Jollie
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi