Me dy diploma të Amerikës nuk gjen punë në Kosovë
Faqja 1 e 1
Me dy diploma të Amerikës nuk gjen punë në Kosovë
Ferizaj, 27 shkurt - Ka gati një vit që Aida Sopa, një e re nga Ferizaj, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dy diploma dhe me plot ëndrra për karrierë të suksesshme. Ka mbaruar fakultetin për administrim biznesi dhe specializimin për financa në Texas Lutheran University, të dyja me notë mesatare 9.7.
Si e re, me plot optimizëm e shpresë gjatë studimeve, asgjë nuk i është dukur e paarritshme. Por synimet për sukses në jetë, kishin koston e tyre, raporton KosovaLive.
“Ka pasur faza kur, edhe gjatë fundjavave, nuk kam pasur mundësi të flejë më shumë se 4-5 orë në ditë. Pjesa tjetër nuk më mjaftonte për angazhimet në punë e studime”, tregon Aida.
Jeta e saj rinore, tani përbëhet prej dy pjesësh. E para, e mbushur me punë, studime, ëndrra e besim, të cilën ajo e la në Shtetet e Bashkuara, për t’u kthyer që t’i japë kontribut vendit të saj, të dalë nga lufta.
“Kur diplomova, i kisha dy oferta pune (në SHBA), në profesionin tim, në të cilat besoj shumë se isha ngritur profesionalisht. Por vendosa të kthehem, edhe pse me të gjithë që kam folur, më kanë këshilluar që mos kthehem shpejt. Por u ktheva me bindjen se do ta gjej veten”, thotë ferizajasja e re.
Me t’u kthyer në Ferizaj, për Aidën filloi avazi i gjatë i konkurrimeve pa sukses për vend pune dhe dalëngadalë edhe venitja e të gjitha atyre ëndrrave për fillimin e karrierës. Deri tani, thotë të ketë konkurruar në dhjetëra konkurse, madje duke qenë e gatshme të punojë edhe si praktikante, pa pagesë. Por, as kjo mundësi nuk i është ofruar.
“Në shumë raste kam pasur bindjen se kisha më shumë kualifikime se sa janë kërkuar për ato pozita pune. Ndoshta kjo ka qenë ‘e meta ime’. Nuk e di nëse njerëzit i frikësohen konkurrencës, frikësohen për pozitat e tyre, apo për çfarë është fjala”, shprehet ajo.
Aida Sopa, pas shumë muajsh endjeje për një vend pune, thotë se ndihet e lodhur, e zhgënjyer dhe pa kondicion për të vazhduar më tej konkurrimin. Synimi për të qenë shembull i sakrificës së suksesshme, tani po venitet brenda saj.
“Një gjë tjetër që më brenë, është se e kam vëllain më të vogël se unë dhe ai ka nevojë për këshillat e mia. Por unë nuk e konsideroj më veten shembull të mirë për të. Tash kur ai nuk është aq mirë me mësime, sa herë i jepet rasti, u thotë prindërve: ‘Pse, Aida që i ka kryer dy fakultete me sukses, mos pa farë të mire nga shkolla? Pse të mësoj unë’?
Në përpjekje për ta mbijetuar zhgënjimin e saj, Aida Sopa, u kthehet shpesh fotografive të bëra në Shtetet e Bashkuara, gjatë shkollimit dhe diplomimit. Së paku për pak çaste, të kthehet me mendje tek ditët me plot optimizëm që i kishte, për jetën e re që do të niste në vendin e saj.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Re: Me dy diploma të Amerikës nuk gjen punë në Kosovë
se si asht raliteti ne kosove padrejci krime korupcion dhe as pak shpres per te trit.
Vizitor- Vizitor
Re: Me dy diploma të Amerikës nuk gjen punë në Kosovë
po nuk pate ne njofshem en Ks ske as buk per te ngren hawer
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Qetsori së shpejti me punë në Kosovë
» Shiu është punë e Zotit, por mirëmbajtja, punë e njeriut"
» Dija apo diploma?
» 82-vjeçari me 13 diploma universitare
» Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
» Shiu është punë e Zotit, por mirëmbajtja, punë e njeriut"
» Dija apo diploma?
» 82-vjeçari me 13 diploma universitare
» Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi