Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:55

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara paraqet ligjet themelore të shtetit. Ajo vendos formën e qeverisë kombëtare dhe përcakton të drejtat dhe liritë e popullit amerikan. Në të renditen gjithashtu qëllimet e qeverisë dhe metodat e realizimit të tyre. Kushtetuta u hartua duke synuar krijimin e një qeverie të fuqishme kombëtare për shtetet amerikane. Më parë, udhëheqësit e vendit e kishin ngritur qeverinë kombëtare në bazë të Neneve të Konfederatës. Por Nenet e Konfederatës i njihnin pavarësinë çdo shteti. Krahas kësaj, ato nuk mundën të realizonin bashkëpunimin e shteteve për zgjidhjen e problemeve kombëtare.
Pasi fituan pavarësinë në Luftën Revolucionare (1775-1783), shtetet u ballafaquan me problemin e ngritjes së një qeverie në kohë paqeje. Shtetet duhet të vendosnin ligjin dhe rregullin, të mblidhnin taksat, të paguanin borxhet e mëdha shtetërore dhe të organizonin mbi baza ligjore tregtinë midis tyre. Ato duhet të merreshin gjithashtu edhe me fiset indiane dhe të hynin në bisedime me qeveri të tjera. Udhëheqësit kryesorë si Xhorxh Uashingtoni dhe Aleksandër Hamiltoni, filluan të shqyrtonin krijimin e një qeverie të fuqishme kombëtare të dalë nga një kushtetutë e re.
Hamiltoni dha ndihmesën e tij për thirrjen e një kuvendi kombëtar, që u mbajt në Filadelfia të Pensilvanisë në vitin 1787, për rishikimin e Neneve të Konfederatës. Por shumica e delegatëve në kuvend vendosi hartimin e një programi të ri për qeverisjen e vendit, të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Kushtetuta nuk krijoi thjesht një bashkim shtetesh, por një qeveri që ushtroi pushtetin e saj drejtpërsëdrejti mbi të gjithë shtetasit. Kushtetuta përcaktoi gartë gjithashtu kompetencat e qeverisë kombëtare. Krahas kësaj, ajo vendosi mbrojtjen e të drejtave të shteteve dhe të çdo individi.
LIGJI THEMELOR I SHTETIT
Kushtetuta përbëhet nga hyrja, 7 nene dhe 26 amendamente. Ajo krijon një sistem federativ duke i ndarë kompetencat midis qeverisë kombëtare dhe qeverive shtetërore. Ajo krijon gjithashtu një qeveri të balancuar kombëtare, duke e ndarë pushtetin në tri degë të pavarura: ekzekutive, legjislative dhe juridike. Dega ekzekutive zbaton ligjet, dega legjislative nxjerr ligjet, ndërsa dega juridike i shpjegon ato. Dega ekzekutive e qeverisë kombëtare përfaqësohet zakonisht nga Presidenti, dega legjislative nga Kongresi, ndërsa dega juridike nga Gjykata e Lartë.
Kompetencat federative të renditura në Kushtetutë përfshijnë të drejtën për të mbledhur taksat, për të shpallur luftë dhe për të kontrolluar tregtinë. Krahas këtyre kompetencave të ngarkuara apo të shprehura (ato që janë shprehur në Kushtetutë), qeveria kombëtare ka edhe kompetenca të nënkuptuara (ato që parakuptohen nga Kushtetuta). Kompetencat e nënkuptuara i japin mundësi qeverisë t'u përgjigjet nevojave të ndryshme të vendit. Kështu për shembull, nuk është në kompetencën e ngarkuar të Kongresit që të shtypë kartëmonedha. Por një kompetencë e tillë nënkuptohet në kompetencat e ngarkuara për të huazuar dhe nxjerrë në qarkullim monedha.
Ka edhe disa kompetenca që Kushtetuta nuk ia jep qeverisë kombëtare, por që nuk ua ndalon as shteteve. Këto kompetenca të veçanta i përkasin popullit ose shteteve. Kompetencat e shteteve përfshijnë të drejtën për të nxjerrë ligje mbi shkurorëzimin, martesën dhe shkollat shtetërore. Kompetencat që i përkasin popullit përfshijnë të drejtën për të zotëruar pasuri dhe për t'u gjykuar nga një juri. Në disa raste, qeveritë kombëtare dhe shtetërore kanë kompetenca që i ushtrojnë
1
njëkohësisht bashkë, d.m.th. mund të veprojnë të dyja nivelet qeveritare. Në rast mosmarrëveshjesh qeveria kombëtare ka pushtetin më të lartë.
Gjykata e Lartë ka pushtet të prerë në shpjegimin e Kushtetutës. Ajo mund të shfuqizojë çfarëdolloj ligji, federativ, shtetëror apo lokal, që bie në kundërshtim me ndonjë pjesë të Kushtetutës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:55

NEVOJA PËR KUSHTETUTËN

Qeveria e dalë nga Nenet e Konfederatës nuk ishte plotësisht në gjendje të qeveriste shtetin e ri. Kështu për shembull, asaj i mungonte një degë ekzekutive dhe një sistem gjykatash kombëtare. Ajo nuk mundi të drejtonte tregtinë midis shteteve, as të tatonte shtetet apo shtetasit e tyre. Ajo nuk ishte veçse një kuvend i përfaqësuesve të 13 shteteve të pavarura.
Në vitin 1783, pas Luftës Revolucionare, vendi hyri në një periudhë rrethanash të paqëndrueshme tregtare e politike. Aleksandër Hamiltoni me përkrahësit e tij nuk do të kishin qenë aq të suksesshëm në fushatën e tyre për një kushtetutë të re, sikur gjendja të kishte qenë më e mirë. Disa historianë i kanë përshkruar me ngjyra shumë të errëta vështirësitë e republikës së re. Megjithatë pa dyshim që pas vitit 1783, gjendja u keqësua pandërprerë. Çdo shtet vepronte pothuajse si vend i pavarur. Secili i drejtonte punët ashtu siç e shikonte të përshtatshme, pa treguar shumë interes për nevojat e republikës. Shtetet qarkullonin një sërë monedhash të ndryshme, shumica e të cilave kishin vlerë të ulët. Shtetet fqinje tatonin maltrat e njëri-tjetrit. Britania e Madhe nuk pranoi të rihapte kanalet e tregtisë prej të cilave varej mbarëvajtja ekonomike e kolonive. Legjislaturat shtetërore nuk pranonin të paguanin borxhet që kishin marrë gjatë Luftës Revolucionare. Shumë shtete nxorrën ligje që u dhanë mundësi debitorëve t'i shmangeshin pagimit të detyrimeve.
E kegja më e madhe ishte se pati edhe nga ata që filluan të mendonin për zgjidhjen me armë të problemeve. Në vitin 1786, në perëndim të shtetit Masëçusets, qindra fshatarë me në krye kapitenin Deniëll Shejz u ngritën kundër geverisë shtetërore në Boston. Përfundimisht Rebelimi Shejz u shtyp nga forcat shtetërore. Xhorxh Uashingtoni me disa udhëheqësa të tjerë dyshonin se mos kolonitë kishin ngritur krye më kot kundër Britanisë së Madhe. Ata e ndjenë se kishte ardhur koha për t'i dhënë fund trazirave të tilla dhe për të vendosur paqen e rregullin nëpërmjet krijimit të një qeverie të re kombëtare. Kësaj qeverie të re do t'i duhej të ishte tepër e fuqishme që të fitonte bindjen e popullit brenda vendit dhe respekt jashtë tij.
Në vitin 1786, përfaqësuesit e pesë shteteve u mblodhën në Enëpolis të Merilendit. Ata propozuan që shtetet të caktonin delegatët që do të mblidheshin në Filadelfia për të shqyrtuar rishikimin e Neneve të Konfederatës.
Kongresi e pranoi propozimin e bërë dhe dha mendimin që çdo shtet të zgjidhte delegatët për një kuvend kushtetues.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:55

KUVENDI KUSHTETUES

Kuvendi pritej të hapej më 14 maj 1787. Por atë ditë në Filadelfia kishte ardhur vetëm një numër i vogël prej 55 delegatëve. Përfundimisht Kuvendi u hap zyrtarisht në 25 maj, në Sallën e Pavarësisë. Thirrjes për në Kuvend i ishin përgjigjur vetëm dymbëdhjetë shtete. Rëud Ailëndi nuk pranoi të dërgonte delegatë, pasi ishte kundër ndërhyrjes së qeverisë kombëtare në punët e tij.
Vetëm 39 prej 55 delegatëve e nënshkruan Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787. Njëri prej nënshkruesve ishte edhe Xhon Dikinsoni nga shteti Delëuer, i cili ndonëse e la Kuvendin, i tha delegatit Xhorxh Rid të nënshkruante në emër të tij. Nënshkrimi i Kushtetutës u bë në praninë e sekretarit të Kuvendit, Uilliam Xhekson. Midis delegatëve ishin disa prej njerëzve më patriotë dhe më me përvojë të republikës së re. Xhorxh Uashingtoni ishte kryetar i Kuvendit. Benxhëmin Frenklini përfaqësoi Pensilvaninë në moshën 81 vjeçare. I madhërishmi Aleksandër Hamilton përfaqësoi Nju-Jorkun. Me fjalimet, bisedimet dhe përpjekjet për kompromis, Xhejms Medisoni i shtetit Virxhinia mori titullin "Babai i Kushtetutës". Medisoni u tha delegatëve se po shqyrtonin një program që "do të përcaktonte përgjithmonë fatin e geverisë republikane". Ai protokolloi diskutimet dhe vendimet e delegatëve.
Ndër ata që u morëm më shumë me shkrimin e Kushtetutës së re ishin Xhon Dikinson, Guverne Moris, Edmund Rendëllf, Roxhër Shermën, Xhejmz Uillson dhe Xhorxh Uaidh. Morisi ishte ndoshta
2
delegati më me influencë pas Medisonit dhe Uashingtonit. Atij i ishte ngarkuar detyra për të formuluar sa më bukur rezolutat dhe vendimet e Kuvendit. Në të vërtetë, Morisi e "shkruajti" Kushtetutën. Një kopje origjinale e dokumentit ruhet në ndërtesën e Arkivit Kombëtar në Uashington, D.C.
Në Kongres nuk morën pjesë disa prej figurave të rëndësishme të kohës. Xhon Edëmsi me Tomas Xhefërsonin nuk ishin të pranishëm, pasi ishin me detyra të tjera qeveritare. Semjuëll Edëmsi dhe Xhon Xhei nuk arritën të zgjidheshin delegatë nga shtetet e tyre. Pas zgjedhjes së tij delegat, Petrik Henri nuk pranoi të shkonte, pasi ishte kundër zgjerimit të pushtetit të qeverisë kombëtare. Tre anëtarët kryesorë të Kongresit, Elbrixh Gerri, Xhorxh Mejson dhe Edmund Rendëllf, nuk pranuan ta nënshkruanin Kushtetutën, pasi nuk pajtoheshin me disa pjesë të saj.
SFONDI I KUSHTETUTËS. Gjatë punës për një rend të ri kushtetues, delegatët në Kuvend u mbështetën shumë në përvojën e së kaluarës. Ata rikujtuan shumë ngjarje të rëndësishme që kishin ndodhur gjatë qeverisjes kushtetuese të shteteve tb ndryshme, si për shembull: nxjerrja e dokumentit kushtetues anglez Magna Carta në vitin 1215 dhe mbledhja e Asamblesë Përfaqësuese të Xhejmstaunit në vitin 1619. Si shembuj formash kushtetuese të qeverisjes së vendit shërbyen gjithashtu edhe disa prej kolonive amerikane Ato kishin të meta, megjithatë kishin përparuar më shumë se qeveritë e tjera të kohës në ndërtimin e një shogërie të lirë, ku vepronin ligjet.
Në kohën e Luftës Revolucionare, disa shtete amerikane vendosën qeveri kushtetuese. Në vitin 1777, Xhon Xhej nga Nju-Jorku kishte ndihmuar në hartimin e një kushtetute për shtetin e tij. Xhon Edëmsi nga Masëçusets kishte dhënë ndihmesën e tij për hartimin e kushtetutës së Shtetit Masëçusets të vitit 1780. Delegatët e Kuvendit të Filadelfias përmendën shumë ide dhe shprehje nga kushtetutat e këtyre shteteve dhe të shteteve të tjera.
Delegatët dhanë edhe përvojën e tyre në Kuvend. Kështu, në Kongresin e qytetit Ollbëni të vitit 1754, Benxhëmin Frenklini kishte propozuar një plan për bashkimin e kolonive nën një qeveri qendrore. Uashingtoni përmend shqetësimet që i kishin dalë në kohën e Luftës gjatë bashkëpunimit si komandant i përgjithshëm me qeverinë e dobët të Konfederatës. Pothuajse te gjithë delegatet e Kuvendit kishin qenë ushtarakë apo drejtues te qeverisë. Shpesh delegatët nuk pajtoheshin për hollësira, megjithatë të gjithë njëzëri kërkonin që qeveria e re të ishte tepër e fuqishme në drejtimin e vendit. Ata kërkonin gjithashtu që qeveria të respektonte liritë e shteteve dhe të popullit.
KOMPROMISET. Detyra për krijimin e një qeverie të re nuk u krye me shumë lehtësi. Kishte raste kur Kuvendi rrezikohej të mbyllej nga polemikat midis delegatëve. Kështu për shembull, pati mosmarrëveshje midis delegatëve të shteteve të mëdha dhe të vogla për numrin e përfaqësuesve në legjislaturën kombëtare. Shtetet e mëdha përkrahnin Planin Virxhinia, sipas të cilit numri i përfaqësuesve përcaktohej nga numri i popullsisë. Shtetet e vogla ishin për Planin Nju-Xhërsi, sipas të cilit të gjithë shtetet duhet të kishin numër të njëjtë përfaqësuesish. Delegatët e shtetit Kënetikët bënë një propozim që e zgjidhi problemin. Plani i tyre parashikonte që numri i përfaqësuesve në Senat të ishte i barabartë, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve ky numër të përcaktohej në raport me numrin e popullsisë. Ky propozim u njoh me emrin Kompromisi Kënetikët ose Kompromisi i Madh.
Kompromiset zgjidhën gjithashtu mosmarrëveshjet për çështjen e skllavërisë. Delegatët e shteteve të Veriut kërkonin që Kongresi të kishte të drejtë të ndalonte tregtinë e huaj të skllevërve. Ndërsa shumica e delegatëve të shteteve të Jugut nuk ishin për një gjë të tillë. Me kompromis u vendos që Kongresit t'i ndalohej kontrolli mbi tregtinë e huaj të skllevërve deri në vitin 1808. Një kompromis tjetër kishte të bënte me problemin se si do të kryhej numërimi i skllevërve, prej nga ku do të përcaktohej edhe numri i kongresistëve për çdo shtet. Skllevërit nuk konsideroheshin shtetas, ndaj edhe Kuvendi ra dakord që të numëroheshin vetëm tre të pestat e tyre.
Delegatët ranë dakord që çdo shtet të mbante një kuvend të veçantë, ku te diskutohej dhe të votohej për Kushtetutën. Ata vendosën gjithashtu që sapo Kushtetuta të ratifikohej (miratohej) nga nëntë shtete, do të hynte në fuqi dhe do te fillohej pastaj me formimin e qeverisë së re.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:55

RATIFIKIMI I KUSHTETUTËS

Nuk kishin kaluar ende tre muaj nga dita e nënshkrimit të Kushtetutës, kur më 7 dhjetor 1787 shteti Delëuer e ratifikoi atë. Nju-Hemshër ishte shteti i nëntë që bëri që Kushtetuta të hynte në fuqi më 21 qershor 1788. Megjithatë, baballarët e Kushtetutës nuk ishin ende të sigurtë nëse Kushtetuta do të 3
pranohej nga të gjithë, derisa ajo u ratifikua edhe nga shtetet e rëndësishme të Nju-Jorkut dhe Virxhinias. Në këto dy shtete, si dhe në disa të tjera, kundër Kushtetutës ishte krijuar një opozitë e organizuar dhe e fortë. Ndër ata që u shprehën kundër ratifikimit të saj ishin Ibrixh Gerri, Riçërd Henri Li dhe Xhorxh Mejsoni.
Kundërshtarët kritikonin mospërfshirjen në Kushtetutë të një karte të drejtash, pavarësinë tepër të madhe të presidentit dhe natyrën aristokratike të Senatit. Ata ishin gjithashtu të mendimit se Kushtetuta i jepte Kongresit dhe qeverisë kombëtare kompetenca të tepërta. Ithtarët e Kushtetutës mblodhën rreth tyre përkrahës të ratifikimit. Ata u njohën me emrin Federalistë, ndërsa kundërshtarët e tyre me emrin Antifederalistë. Të dyja grupet i mbështetën ietë e tyre në gazeta, pamflete dhe në diskutimet e bëra në kuvendet për ratifikimin e Kushtetutës. Prej këtyre grupeve lindën partitë e para politike amerikane.
Virxhinia e ratifikoi Kushtetutën më 25 qershor 1788, ndërsa Nju-Jorku më 26 korrik. Në janar të vitit 1789, të gjitha shtetet ratifikuese me përjashtim Nju-Jorkut, i kishin zgjedhur deputetët ose në legjislaturat e tyre, ose me votim të drejtpërdrejtë popullor. Më 4 shkurt, zgjedhësit caktuan Xhorxh Washingtonin President të parë të Shteteve të Bashkuara. Kongresi i parë pas miratimit të Kushtetutës u mbajt në 4 mars, në Nju-Jork. Uashingtoni e bëri betimin në 30 prill. Karolina Veriore dhe Rëud Ailëndi nuk e miratuan Kushtetutën e nuk morën pjesë në qeverinë e re, derisa Kongresi pranoi të shtonte një kartë të drejtash.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:56

KARTA E TË DREJTAVE

Në disa shtete të rëndësishme, federalistët mund të mos e kishin arritur kurrë ratifikimin e Kushtetutës, po të mos kishin premtuar se do të mbështetnin amendamentet. Këto amendamente u hartuan për mbrojtjen e të drejtave të individit nga ndonjë ligj i padrejtë që mund të nxirrej prej geverisë kombëtare. Shumica e kushtetutave që kishin vepruar gjatë Revolucionit, kishin patur edhe nga një deklaratë të qartë për të drejtat e njeriut. Shumica e amerikanëve mendonin se një kushtetutë nuk mund të quhej e plotë pa një deklaratë të tillë. Për hartimin e Deklaratës së të Drejtave të vitit 1776 për shtetin Virxhinia, që është karta e parë dhe më e famshme e të drejtave në Shtetet e Bashkuara, ishte ngarkuar Xhorxh Mejsoni nga Virxhinia. Ai dhe Petrik Henri mund ta kishin penguar ratifikimin e Kushtetutës në Virxhinia, në qoftë se federalistët nuk do të pajtoheshin me kërkesat e tyre për amendamente.
Propozimin e amendamenteve në Kongres e priu Xhejms Medisoni. Ai propozoi 15 amendamente, prej të cilave Kongresi pranoi 12, që do t'i paraqiteshin shteteve për miratim gjatë proçesit të shqyrtimit të amendamenteve, të përcaktuar në nenin V të Kushtetutës. Deri më 15 dhjetor 1791, mjaft shtete kishin miratuar dhjetë prej dymbëdhjetë amendamenteve, për t'i përfshirë ato përgjithmonë në Kushtetututë. Këto amendamente njihen si Karta e të Drejtave. Njëri prej dy amendamenteve të pamiratuara kishte të bënte me numrin e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai do ta kishte ndryshuar numrin e përfaqësuesve nga jo më shumë se një përfaqësues për çdo 30 000 banorë, në një përfaqësues për çdo 50 000 banorë. Amendamenti tjetër i pamiratuar parashikonte që Kongresi të mund të mos i ndryshonte pagat e anëtarëve të tij, derisa të zhvilloheshin zgjedhjet e Përfaqësuesve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:56

PËRSOSJA E KUSHTETUTËS

Për t'iu përgjigjur nevojave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, me kalimin e viteve Kushtetuta është zgjeruar dhe përsosur më tej. Xhejms Medisoni ka deklaruar: "Në ndërtimin e një sistemi që do të dëshironim të zgjaste në shekuj, nuk duhet të harrojmë ndryshimet që do të sjellin këto shekuj." Kushtetuta u hartua për t'i shërbyer interesave të njerëzve, qofshin të pasur apo të varfër, banorëve të Veriut apo të Jugut, fermerëve, punëtorëve dhe afaristëve.
Pasi hyri në fuqi Kushtetuta, antifederalistët pranuan humbjen dhe filluan përpjekjet për ta marrë pushtetin në mënyrë kushtetuese. Veprimtaria e tyre krijoi në politikën amerikane një praktikë që nuk ka ndryshuar qysh atëherë. Ka raste kur amerikanët janë të pakënaqur me politikën dhe praktikat që ndjekin qeveritarët. Megjithatë të paktë janë ata amerikanë që mund t'ia kenë iënë fajin sistemit kushtetues, apo të kenë qenë të mendimit se një kuvend i dytë kushtetues mund të vendoste një sistem më të mirë.
4
Delegatët e Kuvendit Kushtetues kishin besim të fortë në sundimin e shumicës, megjithatë ata kërkonin të mbronin të drejtat e pakicave nga ndonjë padrejtësi e shumicës. Këtë e arritën duke bërë ndarjen dhe balancimin e kompetencave të qeverisë. Ndër synimet e tjera kushtetuese bazë ishin: respektimi i të drejtave të individit dhe të shteteve, udhëheqja nga vetë populli, ndarja e kishës nga shteti dhe epërsia e qeverisë kombëtare.
AMENDAMENTET janë shtojca që i janë bërë Kushtetutës. Deri në vitin 199l, Kushtetutës i ishin shtuar 26 amendamente. Ato mund të propozohen nga dy te tretat e çdo dhome të Kongresit ose nga një kuvend kombëtar që mund të thërrasë Kongresi. Një amendament bëhet pjesë e Kushtetutës pasi të jetë ratifikuar nga legjislaturat e tre të katërtave të shteteve ose nga kuvendet po në tre të katërtat e shteteve. Kongresi vendos formën e ratifikimit që duhet përdorur dhe cakton kohën gjatë së cilës shtetet duhet të shgyrtojnë çdo amendament. Në shumë raste, Kongresi ka caktuar një periudhë shtatë vjeçare për një shqyrtim të tillë.
LIGJET i kanë dhënë kuptim të ri Kushtetutës. Delegatët e Kuvendit Kushtetues e kishin të qartë që nuk do të mund të hartonin ligje për çdo rast të veçantë. Për këtë arsye, ata i njohën Kongresit të drejtën për të nxjerrë ato ligje që ishin "të domosdoshëm dhe të duhur" në punën e presidentit, Kongresit dhe gjykatave federative për plotësimin e kompetencave të garantuara nga Kushtetuta. Kështu Kongresi ka nxjerrë ligje për krijimin e organizatave të tilla administrative si: Administrata Federative e Aviacionit dhe Shërbimi Postar. Kongresi ka nxjerrë gjithashtu ligje për rregullimin e tregtisë midis shteteve, duke mundësuar kështu kontrollin mbi shumë aspekte të ekonomisë amerikane.
VENDIMET GJYQËSORE. Gjyqtarët federativë dhe shtetërorë e zbatojnë Kushtetutën në shumë çështje gjyqësore. Gjykata e Lartë ka pushtet të prerë në shpjegimin e kuptimit të Kushtetutës për çfarëdo rasti të veçantë. Ajo ka të drejtën e rishikimit juridik, d.m.th. ajo mund ta shpallë një ligj si jokushtetues. Gjykata e Lartë e gëzon një të drejtë të tillë kryesisht për shkak të vendlimit të marrë nga kryegjyqtari Xhon Marshëll në çështjen e Marbërit kundër Medisonit në vitin 1803. Qysh atëherë, gjykata ka gjykuar si jokushtetues më shumë se 90 ligje federative dhe qindra ligje shtetërore.
VEPRIMTARIA PRESIDENCIALE. Presidentët e fortë kanë ditur ta përdorin autoritetin e tyre duke nxjerrë nga fjalët e thjeshta të nenit II të Kushtetutës pushtet të madh presidencial. Të tillë kanë genë presidentët Xhorxh Uashington, Tomas Xhefërson, Endru Xhekson, Ebrëhëm Linkoln, Thiëdor Ruzvelt, Udrou Uillson dhe Frenklin D. Ruzvelt. Presidenti Uashington për shembull, u bë figura kryesore në punët e jashtme. Linkolni e përdori pushtetin e garantuar nga neni i lartpërmendur për të çliruar skllevërit gjatë Luftës Civile (1861-1865).
TRADITA e ka bërë Kushtetutën elastike dhe i ka shtuar kompetencat e qeverisë kombëtare. Kështu për shembull, Këshilli Presidencial u formua në bazë të nenit II, i cili e lejon presidentin të "kërkojë me shkrim mendimin e zyrtarit më të lartë të çdo dege ekzekutive, rreth çfarëdo çështjeje që ka të bëjë me detyrat e saj përkatëse..."
VEPRIMTARIA SHTETËRORE DHE PARTIAKE. Kushtetuta cakton një mënyrë të përgjithshme për zgjedhjen e Presidentit. Në të nuk përmenden partitë politike. Megjithatë ligjet shtetërore dhe praktikat politike të partive kanë bërë që në ditët tona sistemi kushtetues i votimit të zhvillohet në fushata dhe zgjedhje shumë të gjalla.
Kushtetuta është përsosur vazhdimisht nëpërmjet gjithë këtyre metodave, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të një shogërie në zhvillim të pandërprerë. Megjithatë fryma dhe teksti i Kushtetutës nuk kanë ndryshuar. Njerëzit e çdo brezi e kanë zbatuar atë në rrugë, që i janë dukur atyre të përshtatshme.
Shtetari anglez Uilliëm E. Gledstëun e ka cilësuar Kushtetutën si "veprën më të shkëlqyer që mund të ketë nxjerrë ndonjëherë mendja dhe vendosmëria njerëzore." Në një botë ndryshimesh dhe trazirash, populli amerikan nuk ka asgjë më të vyer se këtë dokument të madh. Në faqet që vijojnë, jeget teksti i plotë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, me shënime sqaruese.
Teksti i plotë i Kushtetutës është paraqitur në anën e majtë, ndërsa shënimet që sqarojnë kuptimin e disa pjesëve të caktuara, ose që përshkruajnë se si janë zbatuar në praktikë disa pjesë të caktuara, janë paraqitur në anën e djathtë. Kllapat katrore tregojnë pjesë që janë ndryshuar ose hequr nga amendamentet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:56

KUSHTETUTA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Ne, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përkryer, të vendosim drejtësinë, të sigurojmë qetësinë në vend, të sigurojmë mbrojtjen e vendit, të nxisim mirëqenien e përgjithshme dhe të sigurojmë të mirat e lirisë për veten tonë dhe brezat e ardhshëm, caktojmë dhe vendosim këtë Kushtetutë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
NENI I
Paragrafi 1 I gjithë pushteti legjislativ që caktohet këtu, ushtrohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, i cili përbëhet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.
Paragrafi 2 Dhoma e Përfaqësuesve përbëhet nga anëtarë që zgjidhen çdo dy vjet nga populli i shteteve të veçanta. Zgjedhësit në çdo shtet duhet të plotësojnë kushtet që nevojiten për të qenë zgjedhës i degës më të madhe të legjislaturës shtetërore.
Përfaqësues nuk mund të jetë askush që nuk ka mbushur moshën 25 vjeç dhe që nuk ka qenë shtetas i Shteteve të Bashkuara për shtatë vjet, si dhe që pas zgjedhjes së tij, nuk banon më në shtetin ku është zgjedhur.
Përfaqësuesit dhe taksat e drejtpërdrejta do të shpërndahen midis shteteve të veçanta [të cilat mund të përfshihen në këtë Union, në përputhje me numrin përkatës të popullsisë. Ky numër do të përcaktohet duke i shtuar numrit të përgjithshëm të qytetarëve të lirë, përfshirë këtu ata që kanë qenë të detyruar të shërbejnë për një periudhë vitesh dhe përjashtuar indianët që nuk janë taksuar, tre të pestat e numrit të përgjithshëm të banorëve të tjerë.] Numërimi do të bëhet brenda tre vjetëve pas mbledhjes së parë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa pastaj brenda çdo periudhe dhjetëvjeçare, në përputhje me ligjet e nxjerra. Numri i përfaqësuesve nuk duhet të jetë më i madh se një për 30 000 banorë. Megjithatë çdo shtet duhet të ketë të paktën nga një përfaqësues; derisa të bëhet një numërim i tillë, shteti Nju-Hemshër ka të drejtë të zgjedhë tre, Masëçusets tetë, Rëud Ailënd dhe Providëns një, Kënetikati pesë, Nju Jorku gjashtë, Nju-Xhërsi katër, Pensilvania tetë, Delëueri një, Merilendi gjashtë, Virxhinia dhjetë, Karolina Veriore pesë, Karolina jugore pesë dhe Xhorxha tre.
Në qoftë se në përfaqësinë e një shteti ka vende të lira, organi përfaqësues i pushtetit ekzekutiv të tij urdhëron zhvillimin e zgjedhjeve për plotësimin e këtyre vendeve.
Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh kryetarin e vet dhe zyrtarët e tjerë. Vetëm asaj i njihet e drejta të ngrejë padi.
Paragrafi 3 Senati i Shteteve të Bashkuara përbëhet nga dy senatorë për çdo shtet, [të cilët zgjidhen nga legjislatura përkatëse,] për një periudhë gjashtë vjeçare. Çdo senator ka të drejtën e një vote.
Menjëherë sapo të mblidhet pas zgjedhjeve të para, Senati duhet të ndahet sa më në mënyrë të barabartë, në tre grupe. Mandati i senatorëve të grupit të parë përfundon pas një periudhe dyvjeçare, i senatorëve të grupit të dytë pas një periudhe katërvjeçare, ndërsa i senatorëve të grupit të tretë pas një periudhe gjashtëvjeçare, me qëllim që një e treta e tyre të mund të zgjidhet pas çdo dy vjetësh. [Në qoftë se për shkak dorëheqjeje apo për ndonjë shkak tjetër, jashtë legjislaturës së ndonjë shteti krijohen vende të lira, qeveria e atij shteti mund të bëjë emërime të përkohshme deri në sesionin e ardhshëm të legjislaturës përkatëse, e cila bën plotësimin e tyre.]
6
Senator nuk mund të jetë askush që nuk ka mbushur moshën 30 vjeç dhe që nuk ka qenë shtetas i Shteteve të Bashkuara për nëntë vjet, dhe që pas zgjedhjes së tij, nuk banon më në shtetin për të cilin është zgjedhur. Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara është president i Senatit. Ai ka të drejtë vote vetëm në ato raste kur votat ndahen në mënyrë të barabartë.
Senati zgjedh drejtuesit e tjerë si dhe një president pro tempore për ato raste kur nuk është i pranishëm zëvendëspresidenti, ose kur ai duhet të kryejë detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Vetëm Senati ka të drejtë të shqyrtojë rastet e padisë. Kur mblidhen për një qëllim të tillë, senatorët bëjnë betimin ose premtimin solemn. Gjykimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara e kryeson kryetari i Gjykatës së Lartë. Askush nuk mund të shpallet fajtor pa miratimin e dy të tretave të anëtarëve të pranishëm të Senatit.
Vendimi në rastet e padive nuk duhet të jetë më i rëndë se shkarkim nga detyra, apo heqje e të drejtës për të mbajtur dhe ushtruar një detyrë nderi, post të besuar, apo detyrë për të cilën paguhesh në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai që gjykohet fajtor, përgjigjet dhe nënshtrohet përpara padisë, procesit gjyqësor, gjykimit dhe ndëshkimit sipas ligjit.
Paragrafi 4 Koha, vendi dhe mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve për anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve caktohen nga legjislatura e çdo shteti të veçantë. Megjithatë Kongresi mund t'i caktojë apo ndryshojë ato me ligj në çfarëdo kohe, [me përjashtim të vendeve ku do të zgjidhen senatorët.]
Kongresi mblidhet të paktën një herë në vit, [dhe kjo mbledhje zhvillohet të hënën e parë të dhjetorit,] në qoftë se nuk caktohet me ligj një ditë tjetër.
Paragrafi 5 Secila dhomë i gjykon vetë zgjedhjet, rezultatet e votimit dhe kushtet që duhet të përmbushin anëtarët e saj për t'u zgjedhur. Shumica e anëtarëve të çdo dhome përbën kuorumin, që mund të marrë vendime.
Megjithatë edhe një numër më i vogël i të pranishëmve mund ta shtyjë mbledhjen nga njëra ditë në tjetrën dhe mund t'i jepet e drejta ta bëjë të detyrueshme praninë e anëtarëve të tjerë me ato lloj formash dhe ndëshkimesh që parashikon çdo dhomë përkatëse.
Secila dhomë mund të përcaktojë rregullat e zhvillimit të punimeve, të ndëhkojë anëtarët e saj për sjellje të parregullt dhe me miratimin e dy të tretave të anëtarëve të saj, të përjashtojë një anëtar.
Secila dhomë mban një procesverbal të punimeve dhe herë pas here e boton atë, duke hequr ato pjesë që sipas gjykimit të anëtarëve të saj, përbëjnë sekret. Me kërkesën e një të pestës së të pranishëmve, në të mund të përfshihen gjithashtu edhe votat pro dhe kundër të anëtarëve.
Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit, asnjëra prej dhomave nuk mund të shtyjë për më shumë se tre ditë kohën e mbledhjes dhe të ndryshojë vendin e zhvillimit të saj, pa pëlqimin e dhomës tjetër.
Paragraf 6 Senatorët dhe përfaqësuesit marrin shpërblim për aktivitetin e tyre që sigurohet me ligj dhe që paguhet prej arkës shtetërore të Shteteve të Bashkuara. Me përjashtim të rasteve të tradhtisë, kundërvajtjeve dhe prishjes së rendit publik, në të gjitha rastet e tjera, ata privohen nga arresti gjatë pjesëmarrjes në një sesion të dhomave të tyre përkatëse, gjatë rrugës për në sesion apo gjatë kthimit prej tij. Ata nuk mund të merren në pyetje diku tjetër për fjalime apo diskutime të mbajtura në dhomat ku bëjnë pjesë.
7
Asnjëri prej senatorëve dhe përfaqësuesve nuk mund të caktohet, gjatë kohës për të cilën është zgjedhur, në ndonjë detyrë civile në shërbim të Shteteve të Bashkuara, që mund të ketë lindur, apo që gjatë kësaj kohe, për të mund të jetë shtuar shpërblimi. Asnjëri prej personave që ka një detyrë në shërbim të Shteteve të Bashkuara, nuk mund të bëhet anëtar i asnjërës dhomë gjatë ushtrimit të detyrës së ngarkuar.
Paragrafi 7 Të gjitha projektligjet për vënien e taksave nxirren nga Dhoma e Përfaqësuesve. Megjithatë Senati mund të propozojë apo të bashkëpunojë për amendamentet e këtyre projektligjeve si dhe të projektligjeve të tjera.
Çdo projektligj që nxirret nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, përpara se të kthehet në ligj, i paraqitet presidentit të Shteteve të Bashkuara. Në qoftë se e pranon, atëherë ai e nënshkruan atë. Përndryshe ia kthen atë, bashkë me vërejtjet e tij Dhomës që e ka nxjerrë, e cila i shënon vërejtjet me hollësi në protokollin e saj dhe bën rishikimin e tij. Në qoftë se pas një rishqyrtimi të tillë, dy të tretat e asaj Dhome nuk kanë kundërshtime lidhur me miratimin e projektligjit, ai i dërgohet bashkë me vërejtjet e presidentit, Dhomës tjetër ku shqyrtohet në të njëjtën mënyrë dhe, me miratimin e dy të tretave të kësaj Dhome, kthehet në ligj. Por në të gjitha këto raste, votat e të dyja dhomave përcaktohen nga numërimi i votave pro dhe kundër.
Emrat e personave që votojnë pro dhe kunder regjistrohen në protokollin përkatës të çdo dhome. Në qoftë së një projektligj nuk dorëzohet nga presidenti brenda dhjetë ditëve (përjashtuar të djelat) nga dita që i është paraqitur atij, ai hyn në fuqi njëlloj sikur të ishte nënshkruar prej tij, me përjashtim të atyre rasteve kur me shtyrjen e punimeve të tij, Kongresi e pengon dorëzimin e projektligjit, duke bërë kështu që ai të mos njihet si ligj.
Çdo urdhëresë, vendim, apo votim për të cilët kërkohet miratimi i Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve (me përjashtim të ndonjë rasti kur shtyhen punimet) i paraqitet presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe përpara se të hyjë në fuqi, miratohet prej tij; nëse nuk aprovohet prej tij, ai miratohet nga dy të tretat e anëtarëve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësueve, sipas rregullave dhe kufizimeve për rastet projektligjeve.
Paragrafi 8 Kongresi ka të drejtë: Të vejë dhe të mbledhë taksat, taksat doganore, tatimet dhe taksat e brendëshme, të paguajë borxhet dhe të sigurojë mbrojtjen e vendit dhe mirëqënien e përgjithëshme të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha taksat doganore, tatimet dhe taksat brendëshme janë të njëjta në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara;
Të marrë kredi për llogari të Shteteve të Bashkuara;
Të rregullojë tregtinë me vendet e huaja, midis shteteve të ndryshme dhe me fiset indiane;
Të caktojë një rregull unik për dhënien e nënshtetësisë dhe të nxjerrë ligje unike për çështjen e falimentimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara;
Të nxjerrë monedha, të caktojë vlerën e tyre dhe të valutës së huaj dhe të përcaktojë standardet e peshës dhe të gjatësisë;
Të marrë masa për ndëshkimin e atyre që fallsifikojnë letrat me vlerë dhe monedhat në Shtetet e Bashkuara;
Të vendosë zyrat postare dhe rrugët postare;
8
Të nxisë përparimin e shkencës dhe të artizanatit, duke i siguruar autorëve dhe shpikësve për një kohë të kufizuar të drejtën e veçantë për botimet dhe shpikjet e tyre përkatëse;
Të ngrejë gykata më të ulëta se Gjykata e Lartë.
Të përcaktojë dhe të dënojë piratëritë dhe kundravajtjet në ujërat ndërkombëtare dhe shkeljen e ligjeve të vendeve të tjera;
Të shpallë luftë, të lëshojë Letrat e Kundërsulmit dhe të nxjerrë urdhëresa për trajtimin e rasteve të zënies së kundërshtarëve në tokë apo në det;
Të ngrejë dhe të mbajë ushtri. Mjetet financiare për këtë qëllim nuk sigurohen për një periudhë më të gjatë kohe se dy vjet;
Të ngrejë dhe të mbajë Flotë Ushtarake Detare;
Të nxjerrë ligje për drejtimin dhe kontrollin e Forcave Ushtarake Detare e Tokësore;
Të marrë masa per thirrjen e Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të zbatuar ligjet e Unionit, për të shtypur kryengritjet dhe zmbrapsur pushtuesit;
Të marrë masa për organizimin, armatosjen e stërvitjen e Forcave të Mbrojtje Territoriale dhe për drejtimin e një pjese të tyre, që mund të përdoret në shërbim të Shteteve të Bashkuara, duke i njohur shteteve të drejtën për të emëruar oficerët dhe stërvitur Forcat e Mbrojtjes Territoriale sipas rregullave të paracaktuara nga Kongresi;
Të zbatojë ekskluzivisht legjislacionin për distriktin (që nuk ka sipërfaqe më të madhe se dhjetë milje katrorë), që me lejen e shteteve të veçanta dhe me pranimin e Kongresit bëhet selia e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe të ushtrojë të njëjta kompetenca për të gjitha territoret e blera me pëlqimin e legjislaturës së shtetit përkatës ku do të ngrihen fortifikimet, depot, arsenalet, kantjeret detare dhe ndërtesa e tjera të nevojshme;
Të nxjerrë të gjitha ligjet e domosdoshme dhe të duhura për zbatimin e kompetencave të mësipërme dhe të të gjitha kompetencave të tjera që i janë dhënë qeverisë së Shteteve të Bashkuara, apo departamenteve ose zyrtarëve të veçanta të saj nëpërmjet kësaj Kushtetute.
Paragrafi 9 Emigrimi ose importimi i atyre personave që secili prej shteteve ekzistuese i gjykon të përshtatshëm, nuk mund të ndalohet nga Kongresi përpara vitit 1808. Megjithatë për të tilla importine mund të vihen taksa që nuk e kalojn shumën dhjetë dollarë për çdo person.
E drejta e urdhrit Habeas Corpus mund të mos merret parasysh vetëm në ato raste kur, për shkak kryengritjeje ose pushtimi, një gjë të tillë e kërkon sigurimi publik.
Ndalohet nxjerrja e projektligjeve për heqjen e të drejtave civile apo e ligjeve ex post facto.
Tatimi për frymë ose taksa [të tjera të drejtpërdrejta] mund të vihen vetëm në raport me të dhënat e regjistrimit ose numërimit të popullsisë përpara vendosjes së tatimit.
Ndalohet vënia e tatimeve apo e taksave doganore mbi mallrat që eksportohen nga cilido shtet i veçantë.
9
Ndalohet favorizimi nëpërmjet rregulloreve të tregtisë dhe të tatimeve, i portit të një shteti ndaj porteve të shteteve të tjera; ndalohet gjithashtu detyrimi i anijeve i shkojnë apo kthehen nga një shtet, për të hyrë, për të zhdoganuar ose për të paguar taksat doganore në një shtet tjetër.
Tërheqja e parave nga arka e shtetit mund të bëhet vetëm në rastet e parashikuara me ligj. Herë pas here botohet një pasqyrë dhe llogari e rregullt e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të shtetit.
Shtetet e Bashkuara nuk japin tituj fisnikërie. Asnjë person që ka një post të besuar apo detyrë për të cilën paguhet në shërbim të Shteteve të Bashkuara, nuk mund të marrë asnjë lloj dhurate, shpërblimi, detyre ose titulli prej cilido mbreti, princi apo shteti tjetër, pa pëlqimin e Kongresit.
Paragrafi 10 Asnjë shtet nuk lejohet të hyjë në një traktat, aleancë apo konfederatë; të lëshojë Letra Kundërsulmi; të presë monedha; të emetojë kartëmonedha; ta bëjë shlyerjen e borxheve me mjete të tjera përveç monedhave prej ari dhe argjendi; të nxjerrë ndonjë projektligj për hegjen e të drejtave civile, ligj ex post facto, apo ligj për hegjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontratat; ose të japë tituj fisnikërie.
Asnjë shtet nuk lejohet të vejë kurrfarë tatimesh apo taksash doganore për mallrat e importit dhe të eksportit pa pëlqimin e Kongresit, me përjashtim të atyre rasteve kur një gjë e tillë është tepër e domosdoshme për zbatimin e rregullave të kontrollit. Fitimi neto i të gjitha tatimeve dhe taksave doganore të vëna nga një shtet për mallrat e importit dhe të eksportit administrohet nga arka e shtetit e Shteteve të Bashkuara. Të gjitha rregullat e këtij lloji i nënshtrohen rishikimit dhe kontrollit të Kongresit.
Asnjë shtet nuk lejohet që pa pëlqimin e Kongresit, të vejë ndonjë lloj takse doganore për tonazhin e një mjeti transporti, të mbajë trupa ose anije luftarake në kohë paqeje, të hyjë në ndonjë marrëveshje ose pakt me një shtet tjetër ose fuqi të huaj, ose të futet në luftë, përveç atyre rasteve kur mund të jetë pushtuar vetë, ose kur mund të kërcënohet nga një rrezik i tillë i pashmangshëm, për të cilin nuk duhet humbur kohë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:56

NENI II

Paragrafi 1 Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e mban këtë detyrë për një mandat katër vjeçar dhe së bashku me zëvendëspresidentin, i cili zgjidhet për të njëjtën periudhë, zgjidhen në këtë mënyrë:
Secili shtet emëron sipas mënyrës që parashtron legjislatura e tij përkatëse, një numër deputetësh të barabartë me numrin e përgjithshëm të senatorëve dhe përfaqësuesve me të cilët ai përfaqësohet në Kongres. Deputet nuk mund të zgjidhet asnjë senator, përfaqësues apo person që mban një post të besuar apo detyrë për të cilën paguhet, në shërbim të Shteteve të Bashkuara.
[Deputetët mblidhen në shtetet e tyre përkatëse dhe votojnë me fletë votimi për dy persona, prej të cilëve, të paktën njëri nuk duhet të banojë në të njëjtin shtet me ata. Ata hartojnë një listë me emrat e të gjithë personave, për të cilët është votuar si dhe me numrin përkatës të votave për secilin. Lista e nënshkruar dhe e vërtetuar, dërgohet e vulosur në selinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ku e merr në dorë presidenti i Senatit. Presidenti i Senatit i hap listat në praninë e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Pastaj bëhet numërimi i votave. Personi me numrin më të madh të votave bëhet president, në qoftë se ky numër përbën shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të emëruar. Në qoftë se një shumicë të tillë votash e ka fituar më shumë se një person dhe numri i votave është i barabartë, atëherë Dhoma e Përfaqësuesve menjëherë zgjedh me fletë votimi president njërin prej tyre. Në qoftë se asnjërl prej tyre nuk fiton shumicën e votave, Dhoma e bën zgjedhjen e presidentit
10
duke votuar në të njëjtën mënyrë për pesë të parët e listë. Në zgjedhjen e presidentit, numërimi i votave bëhet në bazë shtetesh. Kështu përfaqësuesit e çdo shteti kanë nga një votë. Kuorumi për këtë qëllim përbëhet prej një ose më shumë anëtarësh nga dy të tretat e shteteve, ku për të bërë zgjedhjen është e nevojshme shumica e të gjitha shteteve. Në çdo rast, pas zgjedhjes së presidentit, ai që do të ketë grumbulluar numrin më të madh të votave të deputetëve, bëhet zëvendëspresident. Por në qoftë se me numër të barabartë votash ka dy apo më shumë persona, atëherë zgjedhjen e zëvendëspresidentit e bën Senati duke votuar me fletë votimi.]
Kongresi mund të përcaktojë kohën e zgjedhjes së deputetëve dhe ditën në të cilën ata do të japin votën e tyre. Kjo ditë është e njëjtë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Në postin e presidentit mund të zgjidhen vetëm shtetasit që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara, ose ato persona që në kohën e miratimit të Kushtetutës kanë qenë shtetas të Shteteve të Bashkuara. Këtë post nuk mund ta gëzojë askush që nuk ka mbushur moshën 35 vjeç dhe që nuk ka banuar në Shtetet e Bashkuara për 14 vjet.
Në rastet e shkarkimit të presidentit nga detyra, të vdekjes, dorëhegjes ose paaftësisë së tij për të ushtruar kompetencat dhe detyrat që rrjedhin nga posti, ky funksion i kalon zëvendëspresidentit. Kongresi merr masa ligjore që për rastet e shkarkimit, vdekjes, dorëheqjes ose paaftësisë si të presidentit, ashtu edhe të zëvendëspresidentit, të bëjë të njohur se cili zyrtar do ta kryejë funksionin e presidentit derisa ai të gjykohet përsëri si i aftë, ose derisa të zgjidhet një president tjetër.
Në periudha të caktuara, presidenti merr për shërbimet e tij një shpërblim, i cili as nuk rritet, as nuk pakësohet gjatë gjithë periudhës për të cilën është zgjedhur. Gjatë kësaj periudhe ai nuk merr asnjë lloj shpërblimi tjetër nga Shtetet e Bashkuara, apo nga shtetet e veçanta.
Përpara se të fillojë nga detyra, presidenti bën betimin ose premtimin solemn të mëposhtëm: "Betohem (ose premtoj) solemnisht se do ta kryej me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do ta ruaj, mbroj dhe përkrah Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara me të gjitha aftësitë e mia."
Paragrafi 2 Presidenti është komandant i përgjithshëm i Ushtrisë dhe i Flotës së Shteteve të Bashkuara, si dhe i Forcave të Mbrojtjes Territoriale të shteteve të veçanta, kur ato mobilizohen në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Ai mund të kërkojë me shkrim mendimin e zyrtarit më të lartë të çdo dege ekzekutive rreth çfarëdo çështjeje që ka të bëjë me detyrat e saj përkatëse dhe krahas kësaj, ka gjithashtu të drejtë të japë shtyrjen ose faljen e dënimit për shkelje të ligjeve të Shteteve të Bashkuara, me përjashtim të rasteve të padive.
Ai ka të drejtë që me këshillën dhe miratimin e Senatit të nënshkruajë traktate, me kusht që dy të tretat e senatorëve të pranishëm të japin pëlqimin e tyre. Ai emëron me këshillën dhe miratimin e Senatit, ambasadorët, të dërguarit e posaçëm dhe konsujt, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë të Shteteve të Bashkuara, emërimet e të cilëve këtu nuk janë parashikuar dhe që vendosen me ligj. Megjithatë sipas gjykimit të ti), Kongresi mund t'ia besojë me ligj emërimin e zyrtarëve më të ulët, vetë presidentit, gjykatave apo kryetarëve të departamenteve.
Presidenti ka të drejtë të bëjë emërime për të plotësuar të gjitha vendet e lira që mund të jenë krijuar gjatë periudhës së pushimeve të Senatit, duke bërë emërime që vlejnë deri në fund të sesionit të ardhshërn.
Paragrafi 3 Ai informon herë pas here Kongresin për gjendjen e Unionit dhe i parashtron për shqyrtim masa, që sipas gjykimit të tij janë të nevojshme dhe të dobishme. Në raste të jashtëzakonshme, ai mund të kërkojë mbledhjen e të dyja dhomave ose të njërës prej tyre dhe në rast se ato nuk bien
11
dakord për kohën e mbledhles, ai mund ta shtyjë atë për një kohë që ai e shikon të përshtatshme; pret ambasadorët dhe të dërguarit e tjerë të posaçëm; kujdeset për zbatimin me korrektësi të ligjeve dhe emëron në detyrë të gjithë zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara.
Paragrafi 4 Presidenti, zëvendëspresidenti dhe të gjithë zyrtarët e tjerë civilë të Shteteve të Bashkuara shkarkohen nga detyra në qoftë se paditen dhe dënohen për tradhti, rryshfet ose krime dhe kundërvajtje të tjera të larta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:56

NENI III

Paragrafi 1 Pushteti juridik i Shteteve të Bashkuara ushtrohet nga një Gjykatë e Lartë dhe nga gjykata më të ulëta për formimin e të cilave Kongresi mund të vendosë herë pas here. Gjyqtarët, si të Gjykatës së Lartë ashtu edhe të gjykatave më të ulëta, e ushtrojnë detyrën për aq kohë sa e kryejnë atë pa të meta dhe në kohë të caktuara marrin për shërbimet e tyre pagë, e cila nuk mund të zvogëlohet për kohën gjatë së cilës ata vazhdojnë ta ushtrojnë këtë detyrë.
Paragrafi 2 Pushteti juridik shtrihet për të gjitha rastet në fushën e drejtësisë dhe të ligjshmërisë që rrjedhin nga kjo Kushtetutë, për ligjet e Shteteve të Bashkuara dhe traktatet që janë nënshkruar ose që do të nënshkruhen në të ardhmen në bazë të këtyre ligjeve; për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me ambasadorët, të dërguarit e posaçëm dhe konsujt; për të gjitha rastet e gjykatave që ushtrojnë juridiksionin detar dhe per vetë këtë juridiksion; për mosmarrëveshjet në të cilat Shtetet e Bashkuara përbëjnë njërën palë; për mosmarrëveshjet midis dy ose më shumë shteteve, [midis një shteti dhe shtetasve të një shteti tjetër,] midis shtetasve të shteteve të ndryshme, midis shtetasve të të njëjtit shtet, që kanë pretendime pronësore për sipërfaqe në zotërim të shteteve të tjera, si dhe midis një shteti apo shtetasve të tij dhe një shteti të huaj, [shtetasve ose subjekteve të huaja.]
Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me ambasadorët, të dërguarit e tjerë të posaçëm dhe konsujt, si dhe për rastet kur një shtet i veçantë përbën njërën palë në një gjykim, Gjykata e Lartë ushtron juridiksion fillestar. Për të gjitha rastet e tjera të lart-përmendura, Gjykata e Lartë ushtron juridiksion apelues si për ligjet, ashtu edhe për vendimet gjyqësore, me përjashtim të atyre rasteve dhe në bazë të atyre rregullave që përcakton Kongresi.
Proçeset gjyqësore për të gjitha krimet, me përjashtim të rasteve të padive, kryesohen nga juria dhe zhvillohen në shtetin ku është kryer krimi. Për ato raste kur krimi nuk është kryer brenda territorit të një shteti të veçantë, proçesi gjyqësor zhvillohet në vendin apo në vendet që mund të caktojë me ligj Kongresi.
Paragraf 3 Tradhti kunder Shteteve të Bashkuara konsiderohen vetëm ato raste kur kundër Shteteve të Bashkuara zhvillohet luftë, ose kur bashkohesh me armiqtë e tyre duke i dhënë ndihma dhe përkrahje. Askush nuk mund të dënohet për tradhti pa deponimin e dy dëshmitarëve për të njëjtin akt të kryer, apo pa pohimin e vetë të akuzuarit në gjyq të hapur.
Kongresi ka të drejtë të shpallë dënimin për tradhtinë. Dënimi i dhënë nuk ndikon në lidhjet e gjakut, apo në hegjen e të drejtave civile të të dënuarit, pas kryerjes së afatit të dënimit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:56

NENI IV *

Paragrafi 1 Ligjet, dokumentet dhe vendimet gjyqësore të çdo shteti të veçantë gëzojnë në çdo shtet tjetër besim dhe vlerësim të plotë. Kongresi mund të përcaktojë nëpërmjet ligjesh të përgjithshme mënyrën e vërtetimit të këtyre ligjeve, dokumenteve dhe vendimeve gjyqësore, si dhe pasojat e tyre.
12
Paragrafi 2 Shtetasit e çdo shteti të veçantë gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e shtetasve të shteteve të tjera.
Një person që akuzohet në cilindo shtet për tadhti, kundërvajtje apo çdo lloj krimi tjetër dhe që për t'iu shmangur gjykimit, largohet në një shtet tjetër, me kërkesën e qeverisë së shtetit prej nga ku është larguar, dorëzohet dhe i jepet për gjykim shtetit që ushtron juridiksionin për krimin e kryer.
[Askush që është i detyruar të shërbejë apo punojë në një shtet të caktuar sipas ligjeve të atjeshme dhe që arratiset në një shtet tjetër, nuk mund të lirohet nga një shërbim apo punë e tillë në bazë të ligjeve dhe rregullave të shtetit në të cilën ndodhet. Ai dorëzohet në qoftë se pala për të cilën ai shërbente apo punonte, e kërkon atë.]
Paragrafi 3 Shtetet e reja mund të pranohen nga Kongresi në këtë Union. Por asnjë shtet i ri nuk mund të formohet apo ngrihet brenda juridiksionit të një shteti tjetër. Po ashtu asnjë shtet nuk mund të krijohet nga bashkimi i dy apo më shumë shteteve ose pjesëve të shteteve, pa pëlqimin e legjislaturës së shteteve të interesuara dhe të Kongresit.
Kongresi ka të drejtë të vendosë dhe të nxjerrë të gjitha ligjet dhe rregullat e nevojshme për respektimin e tërësisë territoriale dhe të çdo pasurie tjetër të Shteteve të Bashkuara. Asnjë ligj në këtë Kushtetutë nuk do të shpjegohet në mënyrë të atillë, që të nxisë pretendimet e Shteteve të Bashkuara apo të ndonjë shteti të veçantë.
Paragrafi 4 Shtetet e Bashkuara i sigurojnë çdo shteti në këtë Union një formë republikane të qeverisjes së vendit dhe mbrojnë secilin prej tyre nga pushtimi; ndërsa me kërkesën e legjislaturës ose të guvernatorit (kur legjislatura nuk mund të mblidhet) të atij shteti e mbrojnë atë edhe nga aktet e dhunës në vend.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:57

NENI V

Kongresi propozon amendamente për Kushtetutën kur një gjë e tillë gjykohet e nevojshme nga dy të tretat e të dyja dhomave, ose thërret një kuvend për parashtrimin e amendamenteve me kërkesën e legjislaturave të dy të tretave të shteteve. Në të dyja rastet, nga përmbajtja dhe qëllimi i tyre, amendamentet vlejnë si pjesë përbërëse e Kushtetutës pasi të jenë ratifikuar nga legjislaturat e tre të katërtave të shteteve, ose kuvendet në po tre të katërtat e shteteve në bazë të formës së ratifikimit që përcakton Kongresi, me kusht se [asnjë amendament që mund të jetë bërë përpara vitit 1808 nuk prek pikat 1 dhe 4 të paragrafit 9 të nenit 1, si dhe] asnjë shteti nuk i hiqet e drejta e barabartë e votës në Senat, pa pëlqimin e vetë atij.
NENI VI
Të gjitha borxhet dhe detyrimet që janë nënshkruar përpara hyrjes në fuqi, të kësaj Kushtetute, përbëjnë të njëjtin detyrim për Shtetet e Bashkuara në kushtet e Kushtetutës së re, si në kushtet e Neneve të Konfederatës.
Kjo Kushtetutë, bashkë me ligjet e Shteteve të Bashkuara që do të nxirren në zbatim të saj, si dbe të gjitha traktatet që janë nënshkruar apo që do të nënshkruhen në të ardhmen, në emër të Shteteve të Bashkuara përbëjnë ligjin themelor të vendit. Gjyqtarët në çdo shtet të veçantë i përmbahen atij pa marrë parasysh ndonjë ndryshim që mund të kenë kushtetuta apo ligjet e cilitdo shteti të veçantë.
Senatorët dhe Përfaqësuesit e lart-përmendur, anëtarët e legjislaturave të shteteve të veçanta dhe të gjithë zyrtarët e degëve ekzekutive dhe juridike si të Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe të shteteve të
13
veçanta, zotohen nëpërmjet betimit ose premtimit solemn të mbështesin këtë Kushtetutë. Për marrjen e çfarëdo detyre apo posti të besuar në shërbim të Shteteve të Bashkuara nuk vihet asnjëherë si kusht përkatësia fetare.
NENI VII
Ratifikimi i bërë nga kongreset kushtetuese në nëntë shtete mjafton që kjo Kushtetutë të hyjë në fuqi në shtetet ratifikuese.
Hartuar në kongresin kushtetues me miratimin e njëzëshëm të shteteve të pranishëm, më 17 shtator në vitin 1787 të Zotit dhe në vitin e dymbëdhjetë të Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Për ta dëshmuar këtë, kemi nënshkruar emrat tanë:
Xh. Uashington, President dhe deputet nga shteti Virxhinia
Delëuer:
Xh. Rid, Ganing Bedfordi i Ri, Xhon Dikinson, Riçërd Besët, Xh. Brum
Merilend:
Xhejms Mëkhenri, Den i Shën T. Xhenifër, Deniëll Kerëll
Virxhinia:
Xhon Bler, Xhejms Medisoni i Ri
Karolina Veriore:
U. Blëunt, R. Dobs Speit, H. Uilliamson
Karolina Jugore:
Xh. Ratlixh, Çalz Koutsuërth Pinkni, Çalz Pinkni, Piës Butlër
Xhorxha:
Uilliam Fju, E. Bolduin
Nju-Hemshër:
Xhon Langdon, Nikolas Gilman
Masëçusets:
Nethëneil Gorhëm, Rafës King
Kënetikët:
U. Semjuëll Xhonson, Roxhër Sherman
Nju Jorku:
Aleksandër Hamilton
Nju-Xhërsi:
U. Livingstëun, Dejvid Brerli, U. Petërson, Xh. Dejton
Pensilvania:
B. Frenklin, Tomas Miflin, Robt Mons, Xh. Klajmër, T. Fitzsimëns, Xherëd Ingërsëll, Xhejms Uillson, Gouv Moris

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:57

DEGA LEGJISLATIVE

Tre nenet e para të Kushtetutës e ndajnë pushtetin e qeverisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në tre degë të veçanta: (1) dega legjislative, e përfaqësuar nga Kongresi; (2) dega ekzekutive, e përfaqësuar nga Presiienti; (3) dega juridike, e përfaqësuar nga Gjykata e Lartë. Kjo ndarje, që quhet ndarja e pushtetit, është bërë për të parandaluar ushtrimin e pushtetit të tepërt nga cilado degë e qeverisë.
Në nenin l thuhet se vetëm Kongresi ka të drejtë të nxjerrë ligje. Me kalimin e viteve, Kongresi ka ngritur agjensi të ndryshme federative për të nxjerrë rregulla dhe për t'i vënë ato në zbatim. Agjensi të tilla janë për shembull: Komisioni Federativ Tregtar, Komisioni për Sigurimin e Mallrave të Konsumit dhe Komisioni i Tregtisë midis Shteteve.
Kongresi i përbërë nga dy dhoma ishte një ndër kompromiset më të rëndënishme që u arritën në Kuvendin Kushtetues. Shtetet e vogla në Kuvend ishin për Planin Nju-Xhërsi, sipas të cilit çdo shtet do të kishte numër të njëjtë përfaqësuesish. Ndërsa shtetet e mëdha përkrahnin Planin Virxhinia, sipas të cilit çdo shtet do të përfaqësohej në bazë të numrit të popullsisë. Sipas kompromisit të arritur, për çdo plan u zgjodh nga një dhomë përfaqësuesish.
DHOMA E PËRFAQËSUESVE Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen per një periudhë dyvjeçare. Në qoftë se një person gëzon të drejtën e votës në zgjedhjet e "degës më të madhe" të legjislaturës së tij apo të saj shtetërore, atëherë ai apo ajo gëzon gjithashtu të drejtën për të votuar për anëtarët e Kongresit. "Dega në e madhe" quhet dhoma që ka numrin më të madh të anëtarëve. Të gjitha shtetet me
14
përjashtim të Nebraskës, kanë legjislatura të përbëra prej dy dhomash. Përsa i përket problemit se kush do të votojë për ligjvënësit shtetërorë, kjo varet plotësisht nga shteti, i cili i përmbahet kufizimeve të Kushtetutës dhe ligjit federativ, siç është për shembull, Dekreti mbi të Drejtat e Votës i vitit 1965. Amendamentet XV, XIX, XXIV dhe XXVI i ndalojnë shtetet të mohojnë apo të kufizojnë të drejtën e shtetasve per të votuar për shkak të racës, seksit, mospagimit të ndonjë takse, apo për arsye të moshës, në qoftë se personi ka mbushur të paktën 18 vjeç.
Secili shtet i përcakton vetë kushtet për vendbanim, duke iu përmbajtur kufizimeve Kushtetutës. Shumica e përfaqësuesve banojnë jo vetëm në shtetin, por edhe në distriktin ku janë zgjedhur.
Kuptimin e këtij paragrafi e kanë ndryshuar shumë si amendamentet, ashtu edhe rethanat e reja. Aktualisht ky paragraf parashikon: (1) caktimi i numrit të përfaqësuesve për çdo shtet bëhet në bazë të numrit të popullsisë së po atij shteti; 2) Kongresi duhet të kujdeset që numërimi i popullsisë së Shteteve të Bashkuara të bëhet çdo dhjetë vjet; dhe (3) çdo shtet të ketë të paktën një përfaqësues.
Shprehja "taksat e drejtpërdrejta" nënkupton taksat për frymë dhe për pasurinë. Amendamenti XVI i jep Kongresit të drejtën për ta taksuar individin në bazë të të ardhurave të tij dhe jo në bazë të numrit të popullsisë së shtetit në të cilin ai ndodhet. Megjithatë, shprehja e mësipërme ende e ndalon Kongresin te mbledhë çfarëdolloj taksash të drejtpërdrejta, me përjashtim të ndarjes së tyre midis shteteve, në bazë të numrit të popullsisë.
Në pjesën "tre të pestat e numrit të përgjithshëm të banorëve të tjerë", shprehja "e banorëve të tjerë" nënkuptonte skllevërit zezakë. Duke qenë se skllavëria ka marrë fund, kjo pjesë e paragrafit nuk është më kuptimplote.
Kërkesa sipas së cilës për çdo 30 000 banorë nuk duhet të ketë më shumë se një përfaqësues, e ka humbur domethënien e saj, pasi sot ka një përfaqësues për reth 519 000 banorë. Në vitin 1929, Kongresi vendosi që numri i përgjithshëm i përfaqësuesve të ishte 435.
Në qoftë se në Dhomën e Përfaqësuesve ka ndonjë vend të lirë, guvernatori i shtetil duhet të shpallë zgjedhje të posaçme për plotësimin e vendit. Megjithatë, në qoftë koha deri në zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme të radhës është e shkurtër, guvernatori mund të lejojë që vendi të mbetet i lirë, pa patur nevojë për të shpallur zgjedhje të veçanta.
Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh një zyrtar, që quhet kryetar, për të kryesuar mbledhjet. Vetëm kësaj dhome i njihet e drejta të ngrejë padi kundër një zyrtari. Rastet e padisë i shqyrton Senati.
SENATI Në fillim në Kushtetutë thuhej se dy senatorët i zgjedh legjislatura e çdo shteti të veçantë. Por amendamenti XVII e ndryshoi këtë ligj, duke i dhënë të drejtën zgjedhësve të çdo shteti për t'i zgjedhur vetë senatorët e tyre.
Zgjedhja e senatorëve bëhet për një periudhë gjashtëvjeçare. Një e treta e senatorëve zgjidhet çdo dy vjet, ndërsa pjesa tjetër prej dy të tretash mbetet e pandryshuar. Një organizim i tillë e ripërtërin Senatin, ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku të gjithë anëtarët zgjidhen çdo dy vjet. Amendamenti XVII e ndryshoi nënyrën e plotësimit të vendeve të lira. Zgjedhjen e senatorit e bën guvernatori, deri në zgjedhjen e tij nga populli.
Për të plotësuar një vend të lirë, në vitin 1806, në Senat u emërua Henri Klej nga shteti Kentaki. Askush nuk e kundërshtoi këtë emërim, ndonëse ai ishte 29 vjeç, pra disa muaj më i vogël se mosha e caktuar. Ndërsa në vitin 1793, në Senat u zgjodh Elbërt Gellëtin nga Pensilvania. Ai nuk u lejua të fillonte nga detyra e re, pasi nuk kishte qenë shtetas amerikan për nëntë vjet.
Senati zgjedh një drejtues që quhet president pro tempore (i përkohshëm) për të kryesuar punimet e Senatit kur zëvendëspresidenti nuk është i pranishëm.
Kushti sipas të cilit, gjatë gjykimit të presidentit, Senatin e kryeson kryetari i Gjykatës së Lartë dhe jo zëvendëspresidenti, mund të jetë vënë për faktin se dënimi i presidentit do ta ngrinte zëvendëspresidentin në postin e presidentit. Shprehja "bëjnë betimin ose premtimin solemn" do të thotë se gjatë gjykimit të rasteve të padive, senatorët bëjnë betimin, ashtu siç bëjnë gjyqtarët gjatë një procesi të rregullt gjyqësor.
Në qoftë se një person i paditur gjykohet fajtor, ai apo ajo mund të shkarkohet nga detyra dhe të mos lejohet të ushtrojë më detyra federative. Senati nuk mund të japë dënim tjetër. Megjithatë personi mund të gjykohet në një proces të rregullt gjyqësor. Senati ka dënuar vetëm pesë vetë, që të gjithë gjyqtarë. Ata u shkarkuan nga detyra dhe vetëm njëri prej tyre u gjykua në një proces gjyqësor.
ORGANIZIMI I KONGRESIT Përderisa senatorët zgjidhen nga legjislaturat shtetërore, nuk do të ishte e arsyeshme që vendin e zgjedhjes ta caktonte Kongresi. Kjo do të bënte që Kongresi të fitonte të drejtën për t'i caktuar shteteve edhe kryeqytetet. Shprehja "me përjashtim të vendeve ku do të zgjidhen senatorët" u hoq nga amendamenti XVII.
Në Evropë, monarkët mund të mos i mblidhnin parlamentet, në disa raste për disa vjet, thjeshtë duke mos njoftuar kohën e mbledhjes. Për këtë arsye u kërkua që Kongresi i Shteteve të Bashkuara duhet të mblidhej të paktën një herë në vit. Amendamenti XX e ndryshoi ditën e hapjes së sesionit, duke caktuar si datë 3 janarin, në qoftë se Kongresi nuk cakton me ligj një ditë tjetër.
Secila dhomë vendos vetë nëse anëtarët e saj i përmbushin nga pikëpamja ligjore kushtet për t'u zgjedhur dhe nëse janë zgjedhur sipas rregullave. Në gjykimin e këtyre kushteve, çdo dhomë mund të marrë në shqyrtim vetëm moshën, shtetësinë dhe kërkesat për vendbanimin, që parashtrohen në Kushtetutë. Megjithatë kur është fjala për përjashtimin e një anëtari, secila dhomë e Kongresit mund të shqyrtojë edhe probleme të tjera që lidhen me aftësinë e anëtart për të kryer detyrën e ngarkuar. Kuorumi përbën një numër anëtarësh të nevojshëm për të marrë vendime. Sa kohë që anëtarët e kuorumit vijnë për votime, diskutimet dhe rrahja e mendimeve mund të vazhdojnë pavarësisht nëse ata janë apo nuk janë të pranishëm.
Çdo dhomë mund ta përjashtojë një anëtar të saj me miratimin e dy të tretave të anëtarëve të tjerë. Çdo dhomë i vendos vetë rregullat e saj. Kështu për shembull, për të shpejtuar punimet, Dhoma e Përfaqësuesve përcakton saktësisht kohën e zgjatjes së diskutimeve. Ndërsa në Senat është shumë më e vështirë për t'i dhënë fund diskutimeve. Një senator mund të diskutojë sa të dëshirojë, në qoftë se Senati nuk voton për mbylljen e diskutimeve. Në shumicën e rasteve, për të vendosur për mbylljen e diskutimeve nevojiten 60 vota ose tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Senatit.
15
Procesverbali i Dhomës së Përfaqësuesve dhe ai i Senatit botohen në fund të çdo sesioni të Kongresit. Aty paraqiten të gjitha projektligjet dhe vendimet e shqyrtuara gjatë sesionit, bashkë me numrin e votave. Në të përfshihen gjithashtu të gjitha porositë e presidentit në Kongres. Sipas Kushtetutës, procesverbalet janë materialet e vetme që duhen botuar. Ato shërbejnë si dokumentet zyrtare të punimeve të Kongresit.
E drejta e imunitetit (e drejta për të mos u arrestuar) gjatë rrugës për në mbledhjen e Kongresit dhe kthimit prej saj, sot e ka humbur rëndësinë e saj. Anëtarët e Kongresit, si gjithkush tjetër, mund të arrestohen për thyerjen e ligjit. Ata mund të gjykohen, të dënohen dhe të burgosen.
Imuniteti ndaj akuzave për shpifje dhe përgojim e ruan akoma rëndësinë e tij. Shpifja është deklaratë e shkruar dhe e gënjeshtërt që i prish emrin e mirë dikujt. Përgojimi është deklaratë me gojë me të njëjtën pasojë. Imuniteti gjatë fjalimit apo diskutimit do të thotë se anëtarët e Kongresit mund të pohojnë çfarë të dëshirojnë gjatë punimeve të tij, pa patur frikë se mund të ngrihet padi kundër tyre.
Ky imunitet nënkupton gjithçka të thënë nga anëtarët në diskutime, raporte zyrtare apo gjatë votimit.
Këto kushte nuk i lejojnë anëtarët e Kongresit që të hapin vende të reja pune, në të cilat mund të emërohen vetë më vonë, ose që gjatë punës në Kongres, të ngrejnë rrogat e atyre vendeve të punës që shpresojnë të zënë në të ardhmen, ose që të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër në degët e tjera të qeverisë.
Në vitin 1909, senatori Filendër C. Knoks dha dorëheqjen nga Senati për t'u bërë Sekretar i Shtetit. Por paga e Sekretarit të Shtetit ishte rritur gjatë funksionit të tij si amator. Që Knoksi të ngarkohej në detyrë, Kongresi zbriti shtesën e pagës që ishte bërë gjatë kësaj kohe.
Projektligjet mbi taksat duhet të nxirren nga Dhoma e Përfaqësuesve. Rregulli sipas të cilit ligjet mbi taksat duhet të nxirren nga dhoma e ulët e legjislaturës, u mor nga Anglia. Në Angli, dhoma e ulët, Dhoma e Komuneve, ka më shumë mundësi të përfaqësojë dëshirat e popullit, pasi anëtarët e saj zgjidhen nga populli. Dhoma e lartë, Dhoma e Lordëve, nuk zgjidhet nga populli. Me miratimin e amendamentit XVII, ky ligj e humbi rëndësinë e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi populli zgjedh si Senatin, ashtu edhe Dhomën e Përfaqësueve. Krahas kësaj, Senati mund të paraqesë amendemente për një projektligj mbi taksat që shkojnë deri në rihartimin e tij të plotë.
Projektligji që nxjerr Kongresi, i paraqitet presidentit për nënshkrim. Në qoftë se presidenti nuk e miraton atë, ai i duhet kthyer Kongresit bashkë me vërejtjet brenda dhjetë ditëve, përjashtuar të dielat. Ky veprim quhet veto. Megjithatë Kongresi mund të nxjerrë një ligj pa marrë parasysh veton e presidentit, me dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm të çdo dhome. Presidenti mund të lejojë që një projektligj të kthehet në ligj pa e nënshkruar atë, vetëm duke lënë të kalojnë dhjetë ditë. Ndërsa një projektligj që i paragitet presidentit gjatë dhjetë ditëve të fundit të punimeve të Kongresit, nuk mund te bëhet ligj, nëse ai nuk nënshkruhet prej tij. Në qoftë se një projektligj që presidentit nuk i pëlqen, i paraqitet atij nga fundi i punimeve të Kongresit, ai mund ta lejë atë fare pa nënshkruar. Me shtyrjen e punimeve të Kongresit, projektligji bëhet i pavlefshëm. Një praktikë e tillë quhet veto xhepi (pocket veto). Këtë e përdorin presidentët kur nuk duan ta përdorin veton haptazi për projektligje, që atyre nuk u pëlqejnë.
TË DREJTAT QË I NJIHEN KONGRESIT Taksat doganore janë taksa që vihen për mallrat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Taksat e brendshme janë taksa për shitjen, përdorimin ose prodhimin dhe ndonjëherë edhe për veprime apo përfitime tregtare. Kështu për shembull, taksat për firmat, taksat për duhanin dhe ato për argëtimin, janë taksa të brendshme.
Ky paragraf, që quhet paragrafi për tregtinë, i jep Kongresit disa prej kompetencave më të rëndësishme. Gjykata e Lartë e ka shpjeguar kuptimin e fjalës tregti duke përfshirë në të jo vetëm tregtinë e mirëfilltë, por të gjitha llojet e veprimtarisë tregtare. "Tregtia midis shteteve" quhet zakonisht tregti ndërshtetërore. Gjykata e Lartë ka urdhëruar që në tregtinë ndërshtetërore të përfshihen jo vetëm veprimet përgjatë kufijve shtetërorë, por gjithashtu çdo lloj veprimtarie që ndikon mbi tregtinë e më shumë se një shteti. Gjykata e ka shpjeguar fjalën rregulloj në kuptimin nxis, përrkrah, mbroj, ndaloj ose kufizoj. Rrjedhimisht, Kongresi mund të nxjerrë ligje dhe të caktojë fonde për meremetimin e kanaleve të lundrueshme, për vendosjen e masave të sigurisë ajrore dhe për ndalimin e transportit midis shteteve për mallra të caktuara. Ai mund të kontrollojë transportin e njerëzve e të trenave, aksionet dhe obligacionet, madje edhe sinjalet televizive. Kongresi e ka cilësuar largimin përtej kufijve shtetërorë për t'i shpëtuar policisë shtetërore ose lokale si krim federativ. Ai ndalon gjithashtu punonjësit e transportit ndërshtetëror të udhëtarëve, që gjatë shërbimit të bëjnë dallime midis udhëtarëve për shkak të racës.
Nga ky paragraf dhe nga paragrafi që e lejon Kongresin të rregullojë tregtinë dhe të marrë kredi, Kongresi ka të drejtë të autorizojë bankat kombëtare për veprime bankare dhe të vendosë Sistemin Federativ Rezervë.
Letrat me vlerë janë obligacionet qeveritare.
Në bazë të këtij ligji, sigurohet e drejta e autorit edhe në fushën e fotografisë dhe të kinematografisë.
Të tilla gjykata federative "më të ulëta se Gjykata e Lartë" janë për shembull gjykatat për distriktet e Shteteve të Bashkuara dhe gjykatat për shqyrtimin e ankesave.
Juridiksionin për krimet e kryera në ujërat ndërkombëtare e ushtron Kongresi dhe jo shtetet.
Luftë mund të shpallë vetëm Kongresi. Megjithatë ka patur raste kur presidenti, duke qenë komandant i përgjithshëm, i ka futur Shtetet e Bashkuara në luftra që nuk kanë qenë shpallur nga Kongresi. Luftra të pashpallura kanë qenë Lufta e Koresë (1950-1953) dhe Lufta e Vietnamit (1957-1975). Letrat e Kundërsulmit janë dokumente që autorizojnë anijet private të sulmojnë anijet armike.
Kongresi i ka dhënë të drejtë presidentit të vendosë për rastet e pushtimit ose të kryengritjes. Në të tilla raste, presidenti mund të mobilizojë Gardën Kombëtare.
Qeveria federative ndihmon shtetet për të mbajtur Forcat e Mbrojtjes Territoriale, që njihen gjithashtu me emrin Garda Kombëtare. Deri në vitin 1916, Forcat e Mbrojtjes Territoriale ishin nën kontrollin e plotë të shtetit. Por atë vit, në bazë të Dekretit për Mbrojtjen Kombëtare, u krijua Garda Kombëtare dhe u bë mobilizimi i saj, duke e përfshirë atë në shërbim kombëtar në rrethana të caktuara.
Ky paragraf e bën Kongresin organin ligjvënës jo vetëm për distriktin Kolumbia, por për të gjitha territoret federative në të cilat ndodhen fortifikimet, bazat detare, arsenalet dhe veprat apo ndërtesat e tjera federative.
16
Ky paragraf, që njihet gjerësisht si paragrafi "i ligjeve të domosdoshme dhe të duhura" e lejon Kongresin të trajtojë shumë çështje që në Kushtetutë nuk gjenden në mënyrë të veçantë. Duke iu përshtatur zhvillimeve të reja, Kongresi ka mundur te nxjerrë ligje të domosdoshme, duke i bërë Kushtetutës një numër të vogël shtojcash. Një përshtatshmëri e tillë shpjegon faktin pse kjo Kushtetutë është një ndër kushtetutat e shkruara më të vjetra.
TË DREJTAT QË NUK I NJIHEN KONGRESIT Ky paragraf bën fjalë për tregtinë e skllevërve. Tregtarët e skllevërve dhe disa pronarë skllevërish kërkonin të siguronin që Kongresi të mund të mos e ndalonte futjen në vend të skllevërve afrikanë deri në vitin 1808. Atë vit, Kongresi e ndaloi përfundimisht tregtinë e skllevërve.
Urdhëri habeas corpus është urdhër i ligjshëm që i detyron personat që mbajnë dikë në gjendje arresti, ta nxjerrin atë në gjyq. Atje ata duhet të shpjegojnë arsyet e ndalimit të tij. Në qoftë se arsyet e paraqitura nuk pranohen, gjyqtari jep urdhër për lirimin e të arrestuarit.
Projektligjet për hegjen e të drejtave civile janë dekrete që nxirren nga një legjislaturë për dënimin e një personi pa gjyq. Ligjet ex post facto janë ligje për ndëshkimin e një veprimi që në kohën e kryerjes së tij, nuk quhej i paligjshëm.
Tatimi për frymë është taksë që i paguhet shtetit njëlloj nga të gjithë shtetasit. Sipas Gjykatës së Lartë ky paragraf e ndalonte mbledhjen e taksës mbi pasurinë. Megjithatë, amendamenti XVI e shfuqizoi vendimin e mësipërm të gjykatës.
Në fjalinë e mësipërme, fjala eksportohen do të thotë dërgohen në shtetet e tjera ose në vendet e tjera. Shtetet e Jugut kishin frikë se mos qeveria e re taksonte mallrat që ato eksportonin, duke rënduar kështu në ekonominë e tyre. Ky ligj e ndalon një taksim të tillë. Megjithatë Kongresi mund të ndalojë transportin e mallrave të veçantë ose të përcaktojë kushtet e transportimit të tyre.
Kongresi nuk mund të nxjerrë ligje për tregtinë, që favorizojnë një shtet përpara një shteti tjetër. Nuk është e nevojshme që anijet që udhëtojnë nga një shtet në një tjetër të paguajnë taksa për të mundësuar një gjë të tillë.
Fondet shtetërore nuk mund të shpenzohen pa pëlqimin e Kongresit. Për këtë Kongresi, herë pas here, duhet të nxjerrë bilancin. Caktimin e fondeve për shumicën e programeve qeveritare, Kongresi e bën në shuma të përgjithshme, pasi për caktimin e fondeve të veçanta do të duhej shumë kohë.
Kongresi nuk mund t'i japë askujt titull fisnikërie, si për shembull konteshë apo dukë. Zyrtarët qeveritarë nuk mund të pranojnë dhurata, detyra, shpërblime apo tituj prej vendeve të tjera pa pëlqimin e Kongresit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:57

TË DREJTAT QË NUK I NJIHEN SHTETEVE

Asnjë shtet nuk mund të taksojë mallrat që hyjnë apo dalin nga ai shtet, pa pëlqimin e Kongresit. Shteti mund të caktojë tarifa të ulëta për mbulimin e shpenzimeve të kontrollit. Fitimet e nxjerra nga taksat për tregtinë midis shteteve i kalojnë qeverisë federative
. Vetëm qeveria federative ka të drejtë të nënshkruajë traktate dhe të zbatojë masat për mbrojtjen e vendit.
DEGA EKZEKUTIVE
Në bazë të këtij paragrafi, formohet Trupi i Deputetëve, që është një grup përfaqësuesish të zgjedhur nga populli i çdo shteti të veçantë, që bën zgjedhjen e presidentit dhe të zëvendëspresidentit.
Amendamenti XII e ndryshoi mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe të zëvendëspresidentit.
Më 9 gusht 1974, presidenti Riçard M. Nikson dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga zëvendëspresidenti Xherëlld R. Ford. Deri atëherë postin e presidentit kishin lënë vetëm ata që kishin vdekur. Në bazë të amendamentit XXV, zëvendëspresidenti mund te bëhet president, në qoftë se Presidenti nuk është më i aftë për ta kryer një detyrë të tillë. Në të jepen gjithashtu me hollësi edhe kushtet për një kalim të tillë.
Duke caktuar për këtë detyrë pagë, Kushtetuta bën të mundur që edhe një njeri i varfër të bëhet president. Paga e presidentit nuk mund të ngrihet ose të ulet gjatë periudhës për të cilën ai ose ajo është zgjedhur. Presidenti nuk mund të marrë ndonjë pagë tjetër nga qeveria federative ose shtetet e veçanta.
Në Kushtetutë nuk përcaktohet se përpara kujt duhet të betohet presidenti i ri. Presidenti Xhorxh Uashington u betua përpara Robërt R. Livingstëunit, që ishte zyrtar shtetëror në Nju-Jork. Më pas u bë zakon, që betimi të bëhej përpara kryetarit të Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara. Kelvin Kulixh u betua në shtëpinë e tij në Vermont, përpara të atit, i cili atëherë ishte magjistrat. Megjithatë, atij iu desh të betohej përsëri përpara gjykatësit të Gjykatës së Lartë të distriktit Kolumbia, Edëllf A. Huling.
Kompetencat e presidentit si Komandant i Përgjithshëm janë shumë të mëdha. Megjithatë presidenti duhet t'i nënshtrohet ligjit themelor të vendit edhe në kohë lufte.
Hartuesit e Kushtetutës synonin që për disa çështje, Senati të shërbente si trup Këshillues i Presidentit, ashtu siç e këshillonte monarkun në Britaninë e Madhe Dhoma e Lordëve.
Presidenti mund të nënshkruajë traktate dhe të emërojë qeveritarë të ndryshëm. Megjithatë, përpara përfundimit, traktati duhet të miratohet nga dy të tretat e senatorëve të pranishëm. Krahas kësaj, emërimi i zyrtarëve të lartë bëhet pasi të jetë aprovuar nga më shumë se gjysma e senatorëve të pranishëm.
Kjo do të thotë që jashtë sesioneve të Senatit, presidenti mund të bëjë emërime të përkohëshme, për të cilat kërkohet miratimi i Senatit.
17
Presidenti informon Kongresin çdo vit mbi gjendjen në vend. Presidentët Xhorxh Uashington dhe Xhon Edëms e kanë informuar vetë Kongresin. Për më shumë se 100 vjet më pas, shumica e presidentëve i kanë dërguar Kongresit informacion me shkrim, i cili është lexuar pastaj në Kongres. Presidenti Udrou Uillson i ka lexuar vetë informacionet e tij. Kështu ka vepruar edhe presidenti Frenklin D. Ruzvelt bashkë me të gjithë presidentët e tjerë që janë emëruar pas tij. Shpeshherë informacionet e presidentit kanë ndikim të madh në opinionin publik, po kështu edhe në Kongres.
Ndër informacionet më të famshme në Kongres kanë qenë Doktrina e Monrout dhe nr,rmacioni i presidentit Uillson "Katërmbëdhjetë pika".
Gjatë viteve 1800, thirrjen e sesioneve të Kongresit e bënin presidentët. Ndërsa sot Kongresi qëndron i mbledhur pothuajse gjatë gjithë kohës. Asnjë presidenti nuk i është dashur ndonjëherë të shtyjë kohën e mbledhjes së Kongresit.
Përgjegjësia që ka presidenti "për tu kujdesur për zbatimin me korrektësi të ligjeve" ben që ai të kryesojë qeverinë kombëtare në punën e saj për zbatimin e ligjeve. Çdo zyrtar federativ, qoftë civil apo ushtarak, autorizohet nga vetë presidenti.
DEGA JURIDIKE Gjatë hartimit të Kushtetutës është patur parasysh që gjykatat të jenë të pavarura si nga legjislatura, ashtu edhe nga presidenti. Kushti sipas të cilit gjyqtarët mund ta ushtrojnë detyrën "për sa kohë e kryejnë atë pa të meta" do të thotë që ata mund ta ushtrojnë atë detyrë përherë, në qoftë se nuk paditen dhe dënohen. Kjo i mbron ata nga ndonjë kërcënim për përjashtim, që mund t'u bëjë presidenti, që i ka emëruar ata në detyrë ose cilido president tjetër gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Rregulli sipas të cilit, paga e gjyqtarëve nuk mund të zvogëlohet, i mbron gjyqtarët nga ndonjë presion që mund t'u bëjë Kongresi ose nga ndonjë kërcënim po prej tij, për t'i paguar me një pagë aq të ulët sa të detyroheshin të jepnin dorëheqjen.
Mbi bazë të së drejtës që kanë gjykatat federative për të shqyrtuar "rastet që rrjedhin nga kjo Kushtetutë", Gjykata e Lartë ushtron të drejtën për t'i shpallur ligjet e Kongresit si jokushtetues. Kjo e drejtë për "rishikim juridik" u njoh pas vendimit historik të marrë nga kryegjyqtari Xhon Marshëll në gjykimin e çështjes së Marburit kundër Medisonit në vitin 1803.
Arnendamenti XI e shfuqizoi pjesën midis një shteti dhe shtetasve të një shteti tjetër, pasi një shtetas nuk mund të ngrejë padi kundër një shteti tjetër në një gjykatë federative.
Shprehja sipas së cilës Gjykata e Lartë ushtron juridiksion fillestar për rastet që lidhen me përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe për rastet kur një shtet i veçantë përbën njërën prej palëve në një gjykim, do të thotë që të tilla raste i paraqiten menjëherë për gjykim Gjykatës së Lartë. Ndërsa përsa i përket rasteve të tjera, Gjykata e Lartë ushtron juridiksion apelues, që do të thotë se këto raste gjykohen më parë nga gjykatat më të ulëta dhe mund t'i paraqiten Gjykatës së Lartë për rishikim, në goftë se një apelim i tillë parashtrohet nga Kongresi. Kongresi nuk mund të heqë apo të ndryshojë juridiksionin fillestar të Gjykatës së Lartë, por megjithatë mund t'i heqë dikujt të drejtën për të apeluar në këtë gjykatë ose mund të caktojë kushtet që duhen plotësuar për të bërë apel.
Askush nuk mund të dënohet për tradhti kundër Shteteve të Bashkuara në qoftë se ai apo ajo nuk e pranon atë vetë haptas në gjyq, ose në goftë se dy dëshmitarë nuk dëshmojnë se ai apo ajo ka kryer një akt tradhtie. Të flasësh apo të mendosh për kryerjen e një akti tradhtie, nuk përbën tradhti.
Shprehja "dënimi i dhënë nuk ndikon në lidhjet e gjakut" do të thotë që familja e trdhtarit nuk e vuan fajin e tij. Më parë kishte raste kur dënohej edhe familja e shkelësit të ligjit.
*Një pjesë e madhe e këtij neni është marrë fjalë për fjalë nga Nenet e Konfederatës.
LIDHJET E SHTETEVE ME NJËRI-TJETRIN Ky paragraf kërkon që çdo shtet të vlerësojë ligjet, dokumentet dhe vendimet gjyqësore të shteteve të tjera. Një ligj i tillë pengon një person, që për t'iu shmangur gjykimit, largohet nga një shtet në një tjetër.
Kjo do të thotë që shtetasit që udhëtojnë nga një shtet në tjetrin gëzojnë automatikisht të gjitha të drejtat dhe liritë që kanë shtetasit e atij shteti. Disa të drejta, siç është për shembull e drejta për të votuar, nuk ushtrohen menjëherë, por kërkojnë që të kesh banuar për një periudhë në atë shtet, madje ndoshta edhe kushte të tjera. Fjala "shtetas" në këtë përdorim nuk i përfshin shoqatat.
Në qoftë se një person kryen një krim në një shtet të caktuar dhe më pas largohet në një shtet tjetër, guvernatori i shtetit në të cilin është kryer krimi mund të kërkojë dorëzimin e të ikurit. Ky veprim përshkruhet në anglisht me fjalën extradition, që do thotë dorëzim i një të ikuri shtetit që e kërkon. Rastet kur guvernatorët nuk kanë pranuar të dorëzojnë të tillë persona, kanë qenë të pakta. Arsyet për veprime te tilla mund të kenë qenë kryerja e krimit shumë vite më parë, ose mendimi se i ikuri mund të mos gjykohej drejtë në shtetin tjetër. Nuk është e qartë se si qeveria federative mund ta zbatojë këtë paragraf.
Personat që "janë të detyruar të shërbejnë apo punojnë" nënkuptonin skllevërit ose shërbëtorët e kontraktuar (persona që ishin të detyruar nga kontrata që kishin n¨nshkruar t'i shërbenin dikujt për disa vite). Meqenëse sot në Shtetet e Bashkuara nuk ekziston më një dukuri e tillë, kjo pjesë e Kushtetutës e ka humbur forcën e saj, duke u zëvendësuar nga amendamenti XIII.
MARRËDHËNIET FEDERATË-SHTET Shtetet e reja nuk mund të formohen nga ndarja apo bashkimi i shteteve ekzistuese pa pëlqimin e legjislaturave shtetërore dhe të Kongresit. Gjatë Luftës Civile (1861-1865), Virxhinia luftonte për Konfederatën, kurse banorët e pjesës perëndimore të këtij shteti ishin për Unionin. Pas shkëputjes së Virxhinias Perëndimore nga Virxhinia, Kongresi e njohu shtetin ri për arsye se Virxhinia kishte bërë kryengritje.
Në bazë të këtij paragrafi, qeveria federative duhet të sigurohet që çdo shtet të ketë "një formë republikane të qeverisjes së vendit". Qeveri republikane quhet ajo ku përfaqësuesit zgjidhen nga populli. Me urdhër të Gjykatës së Lartë, përcaktimin në se forma e qeverisjes së një shteti është republikane apo jo, e bën Kongresi dhe jo gjykatat. Sipas gjykatës, fakti nëse Kongresi i pranon senatorët dhe përfaqësuesit e një shteti, tregon se qeveria e atij shteti është republikane.
Legjislatura ose guvernatori i një shteti mund të kërkojnë ndihmë federative për mposhtjen e trazirave dhe të dhunës në vend. Gjatë Grevës Pullman në vitin 1894, qeveria federative dërgoi trupa në Ilinois edhe pse guvernatori i shtetit nuk ishte për dërgimin e tyre.
PARASHTRIMI I AMENDAMENTEVE PËR KUSHTETUTËN Amendamentet mund të propozohen me miratimin e dy të tretave të anëtarëve të secilës dhomë të Kongresit, ose nga një kuvend kombëtar që thërret Kongresi me kërkesën e dy të tretave të shteteve. Për t'u bërë pjesë e Kushtetutës, amendamentet duhet të ratifikohen (miratohen) nga legjislaturat e tre të katërtave të shteteve ose kuvendet në po tre të katërtat e shteteve.
18
Hartuesit e Kushtetutës e vështirësuan me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të një amendamenti të ri. Kongresi ka shqyrtuar mbi 7000 amendamente, megjithatë i ka paraqitur për miratim shteteve vetëm 33 prej tyre. Nga këto janë ratifikuar vetëm 26 amendamente. Vetëm amendamenti XXI është ratifikuar nga kuvendet shtetërore, ndërsa të gjitha amendamentet e tjera janë ratifikuar nga legjislaturat shtetërore.
Kushtetuta nuk e cakton kohën brenda së cilës shtetet duhet të bëjnë ratifikimin amendamentit të propozuar. Megjithatë sipas gjykatave, amendamentet duhet të ratifikohen brenda një "kohe të arsyeshme" dhe këtë kohë e përcakton Kongresi. Qysh në fillim të viteve 1900, për shumicën e amendamenteve të propozuara është kërkuar që ratifikimi të bëhet brenda një periudhe shtatë vjeçare.
BORXHET KOMBËTARE Ky paragraf garanton respektimin e të gjitha marrëveshjeve në bazë të të cilave Shtetet e Bashkuara kanë marrë borxhet dhe obligacionet përpara miratimit të Kushtetutës.
EPËRSIA E QEVERISË KOMBËTARE Ky paragraf, që njihet si paragrafi i epërsisë, është quajtur gjithashtu edhe kyçi i Kushtetutës. Në bazë të këtij paragrafi, për ato raste kur ligjet e një shteti bien në kundërshtim me ligjet kombëtare, fitojnë epërsi ligjet kombëtare. Nga ana tjetër, që të hyjë në fuqi një ligj kombëtar duhet që ai të jetë në pajtim me Kushtetutën.
Sipas këtij paragrafi, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ka për zyrtarët federativë dhe shtetërorë epërsi ndaj kushtetutave të cilitdo shteti të veçantë. Në bazë të këtij paragrafi, përkatësia fetare nuk mund të vihet si kusht për ushtrimin e një detyre federative. Një kusht i tillë vlen vetëm për qeverinë kombëtare, por amendamenti XIV e bën të vlefshëm atë edhe për qeveritë shtetërore dhe lokale.
RATIFIKIMI I KUSHTETUTËS

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:57

KARTA E TË DREJTAVE

Dhjetë amendamentet e para, që njihen me emrin Karta e të Drejtave (The Bill of Rights), u propozuan mb 25 shtator 1789 dhe u ratifikuan më 15 dhjetor 1791. Fillimisht amendamentet zbatoheshin vetëm për qeverini federative. Por sipas amendamentit XIV, shtetet nuk mund të privojnë asnjë shtetas nga jeta, liria ose pasuria pa "zhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor." Sipas Gjykatës së Lartë, kjo do të thotë se pjesa më e madhe e Kartës së të Drejtave zbatohet njëkohësisht edhe për shtetet.
AMENDAMENTET E KUSHTETUTËS
NENET shtesë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, të propozuara nga Kongresi dhe të ratifikuara nga shtetet e veçanta, në pajtim me nenin e pestë të Kushtetutës origjinale.
Amendamenti I
Kongresi nuk nxjerr ligje për vendosjen e një feje apo për ndalimin e ushtrimit të lirë të saj, për kufizimin e lirisë së fjalës dhe të shtypit apo të së drejtës per t'u grumbulluar në mënyrë paqësore dhe për t'i parashtruar qeverisë nëpërmjet peticionit plotësimin e kërkesave.
Amendamenti II
Duke qenë se për sigurinë e një shteti të lire kërkohen Forca per Mbrojtjen Territoriale të organizuara mirë, nuk mund të cënohet e drejta e qytetarëve per të mbajtur armë.
Amendamenti III
Asnjë ushtar nuk mund të strehohet në kohë paqeje në çfarëdo shtëpie pa pëlqimin e pronarit të saj, as edhe në kohë lufte, në qoftë se një gjë e tillë nuk është caktuar me ligj.
Amendamenti IV
Të drejtat e qytetarëve për të gëzuar sigurinë e personit dhe të banesës, të dokumenteve dhe të pasurisë së tundshme kundër kontrollit dhe konfiskimit të padrejtë nuk mund të shkelen. Urdhri i kontrollit dhe i arrestimit mund të lëshohet vetëm kur është i arsyetuar mirë dhe i shoqëruar me deklaratën e betimit ose premtimin solemn, si dhe ku të jetë përcaktuar me hollësi vendi në të cilin do të kryhet kontrolli, bashkë me emrat e personave që do të arrestohen apo të sendeve që do të konfiskohen.
Amendamenti V
Askush nuk mund të mbajë përgjegjësi për një krim të rëndë apo për një akt tjetër të dënueshëm pa deklaratën apo aktakuzën e një Jurie të Lartë, me përjashtim të atyre rasteve që lindin në radhët e Forcave Tokësore e Detare ose të Forcave të Mbrojtjes Territoriale gjatë shërbimit aktiv në kohë lufte
19
ose gjendje gadishmërie. Askush nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën shkelje të ligjit, as nuk mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetvetes në një çështje penale, as të privohet nga jeta, liria dhe pasuria pa u zhvilluar një proces i rregullt gjyqësor. Askujt nuk mund t'i merret për përdorim të përbashkët prona private pa shpërblimin përkatës.
Amendamenti VI
Në të gjitha ndjekjet penale, personi i akuzuar gëzon të drejtën që ndaj tij të zhvillohet një proces gjyqësor i shpejtë dhe i hapur, i kryesuar nga një juri e paanshme, atij shteti apo distrikti ku është kryer krimi dhe ku janë zhvilluar më parë hetime në rrugë ligjore. Personi i akuzuar gëzon gjithashtu të drejtën që të njoftohet për llojin dhe arsyen e padisë, të ballafaqohet me dëshmitarët që pohojnë kunder tij, të ketë detyrimisht dëshmitarët që dëshmojnë në mbrojtje të tij, si dhe ndihmën e një avokati mbrojtës.
Amendamenti VII
Për çështjet civile ku shuma e kontestuar i kalon 20 dollarë, ekziston e drejta për t'u gjykuar nga një juri. Asnjë akt i gjykuar njëherë nga një juri nuk mund të merret përsëri në shqyrtim nga ndonjë gjykatë e Shteteve të Bashkuara, por vetëm sipas rregullave të drejtësisë civile.
Amendamenti VIII
Nuk mund të kërkohet dorëzani e tepërt. Nuk mund të vihen gjoba të tepruara, as nuk mund të jepen gjithashtu dënime mizore e të pazakonta.
Amendamenti IX
Renditja në Kushtetutë e një sërë të drejtash nuk bëhet për të mohuar apo nënvleftësuar të drejtat e tjera që ruan populli.
Amendamenti X
Të drejtat që Kushtetuta nuk ua njeh Shteteve të Bashkuara ose që nuk ua ndalon shteteve të veçanta, i përkasin shteteve dhe popullit.
Amendamenti XI
Pushteti juridik i Shteteve të Bashkuara nuk duhet të shpjegohet në mënyrë të atillë që të shtrihet në çfarëdolloj padie në fushën e drejtësisë dhe të ligjshmërisë, që është ngritur apo ndjekur penalisht kundër një shteti të Shteteve të Bashkuara nga shtetasit e një shteti tjetër ose nga shtetasit apo subjektet e një shteti të huaj.
Amendamenti XII
Zgjedhësit mblidhen në shtetet e tyre përkatëse dhe votojnë me fletë votimi për zgjedhjen e presidentit dhe të zëvendëspresidentit, prej të cilëve, të paktën njëri nuk duhet të banojë në të njëjtin shtet me ata. Ata shënojnë në fletët e votimit emrin e personit që ata dëshirojnë të zgjedhin president dhe në një fletë tjetër votimi emrin e personit që ata dëshirojnë të zgjedhin zëvendëspresident dhe hartojnë pastaj lista të veçanta me emrat e të gjithë personave të cilëve u është dhënë vota për president dhe të atyre që u është dhënë vota për zëvendëspresident, me numrin e votave të gjithsecilit. Këto lista nënshkruhen dhe vërtetohen prej tyre dhe dërgohen të vulosura në selinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, ku i merr në dorë presidenti i Senatit. Presidenti i Senatit i hap listat në praninë e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Pastaj bëhet numërimi i votave. Personi me numrin më të madh të votave të dhëna për president, bëhet president në qoftë se ky numër përbën shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të emëruar. Por në qoftë se askush nuk ka fituar një shumicë të tillë votash, në listën e kandidatëve për president zgjidhen deri tre të tillë me numrin më të madh të votave, prej të cilëve Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh menjëherë me fletë votimi presidentin. Por në zgjedhjen e presidentit, numërimi i votave bëhet në bazë shtetesh. Kështu përfaqësuesit e çdo shtet i kanë nga një votë. Kuorumi për këtë qëllim përbëhet prej një ose më shumë anëtarësh nga dy të tretat e
20
shteteve, ku për të bërë zgjedhjen është e nevojshme shumica e të gjitha shteteve. Në goftë se Dhoma e Përfaqësuesve nuk e bën zgjedhjen e presidentit, [përpara datës 4 mars të vitit pasardhës,] sa herë që një e drejtë e tillë i njihet asaj, detyrën e presidentit e ushtron zëvendëspresidenti, si në rastet e vdekjes ose të paaftësisë së presidentit, të përcaktuara në Kushtetutë.
Ai që ka numrin më të madh të votave për postin e zëvendëspresidentit, bëhet zëvendëspresident, në goftë se ky numër përbën shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të emëruar. Por në qoftë se askush nuk fiton një shumicë të tillë votash, Senati e zgjedh zëvendëspresidentin nga dy kandidatët që kanë numrin me të madh të votave në listë. Kuorumi për këtë qëllim përbëhet nga dy të tretat e numrit të përgjithshëm të senatorëve, ku për të bërë zgjedhjen është e nevojshme shumica e numrit të përgjithshëm të tyre. Ai person që sipas Kushtetutës nuk mund të zgjidhet në postin e presidentit, nuk mund të zgjidhet gjithashtu as edhe në postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara.
Amendamenti XIII. Paragrafi 1
As skllavëria, as shërbimi i detyruar, me përjashtim të rasteve kur kjo shërben si formë dënimi për një krim, autori i të cilit gjykohet si fajtor në një proces të rregullt gjyqësor, nuk ekzistojnë brenda territorit të Shteteve të Bashkuara apo në çfarëdo zone që ndodhet nën juridiksionin e tyre.
Paragraf 2
Kongresi autorizohet ta zbatojë këtë nen nëpërmjet legjislacionit përkatës.
Amendamenti XIV. Paragraf 1
Të gjithë personat që kanë lindur ose që kane marrë shtetësinë në Shtetet e Bashkuara dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tyre, janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit në të cilin banojnë. Asnjë shtet nuk mund të nxjerrë apo zbatojë asnjë lioj ligji që cënon të drejtat dhe liritë e shtetasve të Shteteve të Bashkuara. Asnjëri prej shteteve nuk mund të privojë asnjë person nga jeta, liria ose pasuria pa zhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor apo t'i mohojë personave nën juridiksionin e vet të drejtën për t'u mbrojtur njëlloj nga ligjet.
Paragrafi 2
Vendet e përfaqësuesve ndahen midis shteteve të veçanta në përpjestim me numrin e banorëve të tyre, duke numëruar të gjithë banorët e çdo shteti, [me përjashtim të indianëve që nuk janë taksuar.] Por kur e drejta e votës për zgjedhjen e deputetëve që bëjnë zgjedhjen e presidentit dhe të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, e përfaqësuesve të Kongresit, e zyrtarëve ekzekutivë dhe juridikë të një shteti të veçantë, apo e anëtarëve të legjislaturës së tij i mohohet cilitdo prej banorëve meshkuj të këtij shteti, që janë mbi 21 vjeç dhe njëkohësisht shtetas të Shteteve të Bashkuara, apo i cënohet në ndonjë mënyrë, me përjashtim të rasteve kur merr pjesë në ndonjë rebelim ose krim tjetër, numri i përfaqësuesve do të zvogëlohet në raportin që numri i këtyre shtetasve meshkuj ka me numrin e përgjithshëm të shtetasve meshkuj në moshën 21 vjeçare në atë shtet.
Paragraf 3
Askush nuk mund të jetë senator apo përfaqësues në Kongres, apo deputet për zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit, ose të mbajë një post civil apo ushtarak në shërbim të Shteteve të Bashkuara apo të ndonjë shteti të veçantë që, duke qenë betuar më parë si anëtar i Kongresit, ose si zyrtar i Shteteve të Bashkuara, ose si anëtar i ndonjë legjislature shtetërore, ose si zyrtar ekzekutiv apo juridik i cilitdo shteti për mbrojtjen e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, të ketë marrë pjesë në kryengritje apo rebelime kundër asaj, apo të ketë ndihmuar dhe përkrahur armigtë e saj. Megjithatë Kongresi mund të mos e marrë parasysh një kufizim të tillë me miratimin e dy të tretave të të dyja dhomave të Kongresit.
Paragrafi 4 21
Borxhi shtetëror i Shteteve të Bashkuara, i marrë ligjërisht, në të cilin përfshihen borxhet e shkaktuara nga pagesa e pensioneve dhe shpërblimet e dhëna për pjesëmarrje në shtypjen e kryengritjeve dhe rebelimeve, mbetet në fuqi. Megjithatë a Shtetet e Bashkuara, as edhe shtetet e veçanta nuk marrin përsipër apo paguajnë borxhe apo detyrime që janë shkaktuar nga përkrahja e ndonjë kryengritjeje apo rebelimi kundër Shteteve të Bashkuara, as edhe nuk pranojnë kurrfarë pretendimesh për humbjen apo lirimin e ndonjë skllavi. Borxhe, detyrime e pretendime të tilla, konsiderohen të paligjshme dhe të pavlefshme.
Paragrafi 5
Knngresi autorizohet ta zbatojë këtë nen nëpërmjet legjislacionit përkatës.
Amendamenti XV. Paragrafi 1
E drejta e votës për shtetasit e Shteteve të Bashkuara nuk mund të mohohet apo cënohet nga Shtetet e Bashkuara apo nga shtetet e veçanta për shkak të racës, ngjyrës apo gjendjes së mëparshme të shërbimit të detyruar.
Paragrafi 2
Kongresi autorizohet ta zbatojë këtë nen nëpërmjet legjislacionit përkatës.
Amendamenti XVI
Kongresi ka të drejtë të vejë dhe mbledhë taksa mbi të ardhurat, prej çfarëdo burimi qofshin, pa i përpjestuar ato midis shteteve të veçanta dhe pa marrë parasysh regjistrimin apo numërimin e popullsisë.
Amendamenti XVII
Senati i Shteteve të Bashkuara përbëhet nga dy senatorë për çdo shtet, të cilët zgjidhen nga populli i po atij shteti për një periudhë gjashtë vjeçare. Secili senator ka të drejtën e një vote të vetme. Zgjedhësit në secilin shtet duhet të përmbushin kushtet që nevojiten për të qenë zgjedhës i degës më të madhe të legjislaturave shtetërore.
Në qoftë se në përfaqësinë e një shteti në Senat ka vende të lira, qeveria e atij shteti shpall zgjedhje për plotësimin e këtyre vendeve. Legjislatura e secilit shtet mund ta autorizojë qeverinë përkatëse të bëjë emërime të përkohshme, derisa vendet e lira të plotësohen nga zgjedhjet popullore në përputhje me udhëzimet e legjislaturës. Ky amendament nuk duhet të interpretohet në mënyrë të atillë që të ndikojë në zgjedhjen apo në mandatin e zgjedhjes së një senatori që është zgjedhur përpara se amendamenti të hynte në fuqi si pjesë e Kushtetutës.
Amendamenti XVIII. Paragrafi 1
[Ndalohet prodhimi, shitja dhe transportimi i pijeve alkolike për qëllime konsumi në Shtetet e Bashkuara, importimi i tyre brenda dhe eksportimi i tyre jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe në të gjitha territoret që ndodhen nën juridiksionin e tyre, një vit pas ratifikimit të këtij neni.
Paragrafi 2
Kongresi dhe shtetet e veçanta autorizohen në mënyrë të njëllojtë për zbatimin e këtij neni nëpërmjet legjislacionit përkatës.
Paragrafi 3
Ky nen është i pavlefshëm në qoftë se nuk ratifikohet si amendament i Kushtetutës nga legjislaturat e shteteve të veçanta brenda shtatë vjetësh nga dita që Kongresi ua dorëzon atë shteteve, ashtu siç është parashikuar në Kushtetutë.]
Amendamenti XIX. Paragrafi 1
22
E drejta e votës për shtetasit e Shteteve të Bashkuara nuk mund të mohohet apo cënohet nga Shtetet e Bashkuara apo nga shtetet e veçanta për shkak të seksit.
Paragrafi 2
Kongresi autorizohet ta zbatojë këtë nen nëpërmjet legjislacionit përkatës.
Amendamenti XX. Paragrafi 1
Mandatet e presidentit dhe të zëvendëspresidentit mbarojnë më 20 janar në mesditë, ndërsa mandatet e senatorëve dhe përfaqësuesve më 3 janar në mesditë të atyre viteve, në të cilët do të kishin përfunduar mandatet, po të mos ishte ratifikuar ky amendament. Pastaj fillojnë mandatet e pasardhësve të tyre.
Paragrafi 2
Kongresi mblidhet të pakten një herë në vit dhe mbledhja e tij fillon më 3 janar, në mesditë, në qoftë se nuk është caktuar me ligj një ditë tjetër.
Paragrafi 3
Në qoftë se në ditën e caktuar për fillimin e mandatit të presidentit, presidenti i zgjedhur vdes, president bëhet zëvendëspresidenti. Në goftë se presidenti nuk do të jetë zgjedhur deri në ditën e fillimit të mandatit të tij, apo në qoftë se presidenti i zgjedhur nuk ka mundur t'i përmbushë kushtet që kërkon posti, funksionin e presidentit e kryen zëvendëspresidenti i zgjedhur, derisa presidenti t'i përmbushë kushtet e caktuara. Për ato raste kur as presidenti i zgjedhur, as zëvendëspresidenti i zgjedhur nuk i përmbushin kushtet që kërkon posti, Kongresi mund të shpallë ligjërisht se kush do ta kryejë funksionin e presidentit ose mënyrën sipas së cilës do të zgjidhet personi që do ta kryejë këtë funksion, i cili do ta ushtrojë atë derisa presidenti apo zëvendëspresidenti t'i kenë përmbushur kushtet e caktuara.
Paragrafi 4
Kongresi mund të nxjerrë me ligj rregulla për mënyrën e veprimit për rastet e vdekjes së ndonjërit prej personave nga të cilët Dhoma e Përfaqësuesve mund të zgjedhë presidentin, kur një e drejtë e tillë i njihet asaj, si dhe për rastet e vdekjes së ndonjërit prej personave nga të cilët Senati mund të zgjedhë zëvendëspresidentin, kur një e drejtë e tillë i njihet atij.
Paragrafi 5
Paragrafet 1 dhe 2 hyjnë në fuqi në 15 tetorin e parë pas ratifikimit të këtij amendamenti.
Paragrafi 6
Ky nen është i pavlefshëm në qoftë se nuk ratifikohet si amendament i Kushtetutës nga legjislaturat e tre të katërtave të shteteve të veçanta brenda shtatë vjetësh nga dita e dorëzimit të tij për shqyrtim.
Amendamenti XXI. Paragrafi 1
Ky amendament bën shfuqizimin e amendamentit XVIII të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.
Paragrafi 2
Ndalohet transportimi apo importimi në ndonjë shtet, territor apo zotërim të Shteteve të Bashkuara me qëllime shpërndarjeje apo përdorimi i pijeve alkolike kunder ligjeve të atij shteti.
Paragrafi 3
Ky nen është i pavlefshëm në qoftë se nuk ratifikohet si amendament i Kushtetutës nga kongreset e shteteve të veçanta brenda shtatë vjetëve nga dita që Kongresi ua dorëzon atë shteteve, ashtu siç është parashikuar në Kushtetutë.
23

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:58

Amendamenti XXII. Paragrafi 1

Askush nuk mund të zgjidhet në postin e presidentit më shumë se dy herë. Gjithashtu askush që ka ushtruar detyrën e presidentit apo që ka kryer funksionin e presidentit për më shumë se dy vjet nga mandati i presidentit të një personi tjetër nuk mund të zgjidhet në postin e presidentit më shumë se një herë. Megjithatë ky amendament nuk vlen për asnjërin që ushtronte detyrën e presidentit, kur amendamenti u propozua nga Kongresi, as nuk pengon asnjërin që mund të jetë duke ushtruar detyrën e presidentit apo duke kryer funksionin e presidentit gjatë kohës që ky amendamentit të hyjë në fuqi, që të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e presidentit apo të kryejë funksionin e presidentit deri në përfundim të mandatit.
Paragrafi 2
Ky amendament nuk është i vlefshëm në qoftë se nuk ratifikohet si amendament i Kushtetutës nga legjislaturat e tre të katërtave të shteteve të veçanta brenda shtatë vjetëve nga dita që Kongresi ua dorëzon atë për shqyrtim shteteve.
Amendamenti XXIII. Paragrafi 1
Distrikti ku ndodhet selia e qeverisë së Shteteve të Bashkuara emëron sipas mënyrës që përcakton Kongresi: Një numër deputetësh për zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit, të barabartë me numrin e përgjithshëm të senatorëve dhe përfaqësuesve në Kongres që do t'i ishte caktuar këtij distrikti, në qoftë se ai do të kishte qenë shtet i veçantë, megjithatë kurrsesi më shumë se shteti me numrin më të vogël të banorëve. Ata i shtohen numrit të deputetëve të zgjedhur nga shtetet e veçanta, por përsa i përket zgjedhjes së presidentit dhe zëvendëspresidentit, ata konsiderohen si deputetë të emëruar nga një shtet i veçantë. Ata i bëjnë takimet e tyre në distrikt dhe kryejnë detyrat e parashikuara në amendamentin XII.
Paragraf 2
Kongresi autorizohet ta zbatojë këtë nen nëpërmjet legjislacionit përkatës.
Amendamenti XXIV. Paragraf 1
E drejta e shtetasve të Shteteve të Bashkuara për të votuar në zgjedhjet e para ose në zgjedhjet e tjera për president dhe zëvendëspresident, për deputetët që bëjnë zgjedhjen e presidentit apo të zëvendëspresidentit, ose për senatorë apo përfaqësuesit e Kongresit, nuk mund të mohohet apo cënohet nga Shtetet e Bashkuara apo nga ndonjë shtet i veçantë për shkak të mospagimit të taksës për frymë apo të ndonjë takse tjetër.
Paragrafi 2
Kongresi autorizohet ta zbatojë këtë nen nëpërmjet legjislacionit përkatës.
Amendamenti XXV. Paragrafi 1
Në qoftë se presidenti pushohet nga detyra, vdes apo jep dorëheqje, president bëhet zëvendëspresidenti.
Paragrafi 2
Në rast se posti i zëvendëspresidentit mbetet i lirë, presidenti emëron një zëvendëspresident i cili mund të fillojë nga detyra vetëm me miratimin e shumicës së të dyja dhomave të Kongresit.
Paragrafi 3
Në rast se presidenti i paraqet presidentit pro tempore të Senatit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve një deklaratë të shkruar ku shprehet paaftësia e tij për të ushtruar kompetencat dhe detyrat e postit të tij, dhe deri në paraqitjen e një dokumenti të shkruar me përmbajtje të kundërt nga e para, këto kompetenca dhe detyra i ushtron zëvendëspresidenti, i cili kryen funksionin e presidentit.
24
Paragrafi 4
Në rast se zëvendëspresidenti dhe shumica e zyrtarëve të lartë ekzekutivë ose e nje trupi tjetër që Kongresi mund të emërojë ligjërisht, i paraqesin presidentit pro tempore të Senatit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve një deklaratë të shkruar, ku të theksohet se presidenti nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e postit të tij, zëvendëspresidenti fillon menjëherë së ushtruari kompetencat dhe detyrat në funksionin e presidentit.
Në qoftë se më pas, presidenti i paraqet presidentit pro tempore të Senatit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve një deklaratë të shkruar sipas së cilës ai nuk e ndjen veten të paaftë, ai merr përsëri kompetencat dhe detyrat e postit, në qoftë se zëvendëspresidenti dhe shumica e zyrtarëve të lartë ekzekutivë ose e një trupi tjetër që mund të emërojë ligjërisht Kongresi, nuk i paraqesin brenda katër ditëve presidentit pro tempore të Senatit dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve deklaratën e tyre të shkruar sipas së cilës presidenti nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e postit të tij. Për një rast të tillë vendos Kongresi, i cili, në qoftë se nuk është duke zhvilluar punimet e tij të rregullta, mblidhet për këtë qëllim jashtë sesioni brenda 48 orëve. Në qoftë se brenda 21 ditëve pas dorëzimit të dokumentit të fundit të shkruar, ose në qoftë se Kongresi nuk është duke zhvilluar punimet e til të rregullta, 21 ditë pas ditës në të cilën duhet të mblidhej, Kongresi vendos me dy të tretat e votave të të dyja dhomave se presidenti nuk është në gjendje të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e postit të tij, ato vazhdon t'i ushtrojë zëvendëspresidenti në funksionin e presidentit. Përndryshe, presidenti merr përsëri kompetencat dhe detyrat e postit të tij.
Amendamenti XXVI. Paragrafi 1
E drejta e votës për shtetasit e Shteteve të Bashkuara në moshën 18 vjeç e sipër nuk mund të mohohet apo cënohet nga Shtetet e Bashkuara apo nga ndonjë shtet i veçantë për shkak të moshës.
Paragraf 2
Kongresi autorizohet ta zbatojë këtë nen nëpërmjet legjislacionit përkatës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Alberti Thu 2 Sep 2010 - 4:58

KARTA E TË DREJTAVE LIRIA E FESË, FJALËS DHE E SHTYPIT. E DREJTA E GRUMBULLIMIT DHE E PARASHTRIMIT TË KËRKESAVE.

Shumë vende i kanë dhënë një feje të caktuar statusin e fesë zyrtare dhe e kanë përkrahur atë me fonde shtetërore. Ky amendament e ndalon Kongresin të krijojë apo të mbështesë në çfarëdo mënyre një fe të caktuar. Në bazë të shpjegimit që i është bërë këtij amendamenti, qeveria nuk mund të përkrahë apo t'i japë ndihma doktrinave fetare. Krahas kësaj, Kongresi nuk mund të nxjerrë ligje për kufizimin e ushtrimit të fesë, të së drejtës së fjalës dhe të shtypit, apo të ndalojë grumbullimin në mënyrë paqësore të njerëzve. Gjithashtu Kongresi nuk mund t'i ndalojë qytetarët që t'i drejtohen qeverisë për përkrahje në rast trajtimi të padrejtë. Sipas Gjykatës së Lartë, amendamenti XIV e përshtat amendamentin l si për shtetet, ashtu edhe për qeverinë federative.
Të gjitha të drejtat që mbron ky amendament, kanë kufizime. Kështu për shembull, sigurimi i lirisë së fesë nuk do të thotë që, qeveria duhet të lejojë çfarëdolloj praktikash fetare. Rreth viteve 1800, disa mormonë mendonin se ishte detyrë fetare e burrit të kishte më shumë se një grua. Gjykata e Lartë urdhëroi që mormonët duhet t'i bindeshin ligjeve që e ndalonin një praktikë të tillë.
KARTA E TË DREJTAVE E DREJTA PËR TË MBAJTUR ARMË
Ky amendament ndalon vetëm qeverinë kombëtare të kufizojë të drejtën për të mbajtur armë. Amendamenti u aprovua me qëllim që Kongresi të mos mund të çarmatoste Forcat e Mbrojtjes Territoriale të një shteti të veçantë.
KARTA E TË DREJTAVE STREHIMI I USHTARËVE
Ky amendament lindi nga një ankesë e vjetër kundër anglezëve, të cilët i kishin detyruar qytetarët të strehonin ushtarë në shtëpitë e tyre.
KARTA E TË DREJTAVE URDHRI I KONTROLLIT DHE I ARRESTIMIT
Një masë e tillë nuk i ndalon autoritetet zyrtare të kryejnë kontrolle, konfiskime ose arrestime ndaj qytetarëve. Ajo vetëm kërkon që në shumicën e rasteve autoritetet të të marrin një urdhër kontrolli apo arrestimi nga një gjyqtar, ku të motivohet një veprim i tillë. Sipas Gjykatës së Lartë, dëshmia e dhënë me thyerjen e amendamentit IV nuk mund të pranohet gjatë dëshmimit në një proges gjyqësor.
KARTA E TË DREJTAVE TË DREJTAT GJATË NDJEKJES PENALE
Me krime të rënda nënkuptohen ato krime për të cilët jepet dënim me vdekje, ndërsa me akte të tjera të dënueshme nënkuptohen ato krime për të cilët jepet me vdekje ose burgim. Nëpërmjet këtij amendamenti sigurohet që askush të mos dalë në gjyq për një krim federativ pa qenë paditur (akuzuar) nga një juri e lartë. Me juri të lartë kuptohet një grup i zgjedhur specialistësh që vendos nëse dëshmitë kundër një personi janë të mjaftueshme që ai të dalë në gjyq. Një person nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta qeveri për të njëjtin krim. Megjithatë ai mund të gjykohet për herë të dytë në qoftë se juria nuk është e një mendimi për vendimin që duhet të japë, në qoftë se gjyqi dështon për ndonjë arsye tjetër ose në qoftë se vetë i pandehuri kërkon të gjykohet përsëri. Sipas amendamentit sigurohet gjithashtu që një person të mos mund të detyrohet të dëshmojë kundër vetvetes.
25
Shprehja sipas së cilës askush nuk mund të privohet nga jeta, liria dhe pasuria "pa u zhvilluar një proces i rregullt gjyqësor" përbën një nga ligjet më të rëndësishme të Kushtetutës. I njëjti formulim gjendet në amendamentin XIV, duke shërbyer si kufizim i të drejtave të shteteve. Në bazë të këtij formulimi qëndron ideja se jeta, liria dhe pasuria e individit nuk i nënshtrohen pushtetit të pafund të qeverisë. Një ide e tillë e ka zanafillën te Magna Carta, ku thuhet se mbreti nuk mund të burgosë ose të cënojë një person "pa gjykimin e ligjshëm të fisnikëve të tij ose pa zbatuar ligjin e vendit". Termi "procesi i rregullt gjyqësor" paraget paqartësi. Gjykata e Lartë e ka zbatuar atë në çështje gjyqësore nga më të ndryshmet. Deri nga mesi i viteve 1900, gjykata e zbatoi atë për të shfuqizuar ligje që nuk i jepnin liri individit në administrimin e pasurisë së vet. Kështu për shembull, gjykata e bëri të pavlefshëm Kompromisin Mizuri, i cili e ndalonte skllavërinë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Sipas gjykatës, kompromisi i ndalonte padrejtësisht pronarët e skllevërve që të merrnin në Shtetet e Bashkuara skllevër që ishin pasuri e tyre. Në ditët tona, gjykatat e përdorin këtë proces për të shfuqizuar ligje që kufizojnë liritë e individit.
Amendamenti nuk e lejon qeverinë të shfrytëzojë pronën private të individit për përdorim të përbashkët, pa dhënë për të shpërblimin e duhur. E drejta e qeverisë për të shfrytëzuar prona private quhet e drejtë parësore. Qeveritë e shfrytëzojnë këtë të drejtë për të marrë sipërfaqe tokash të cilat përdoren për ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe objekteve të tjera për përdorim të përbashkët.
KARTA E TË DREJTAVE TË DREJTAT PËR NJË GJYKIM TË PAANSHËM
Ndaj një personi që akuzohet për kryerjen e një krimi të caktuar, duhet zhvilluar pa vonesë gjyq i hapur nën drejtimin e një jurie pa paragjykime. Kërkesa për zhvillimin e një procesi të shpejtë e të hapur gjyqësor u bë për shkak se disa gjyqe politike në Angli ishin shtyrë për vite me radhë dhe vendimet nuk ishin bërë të njohura. Personat e akuzuar duhet të njoftohen për akuzat e ngritura kundër tyre dhe të lejohen të takojnë ballë për ballë dëshmitarët që pohojnë kundër tyre. Për ndryshe, personat e pafajshëm mund të dënohen në qoftë se gjykata pranon deponimet e dëshmitarëve të panjohur. Në bazë të këtij amendamenti sigurohet që të akuzuarit të ballafaqohen me ata që i kanë paditur dhe t'i pyesin ata hollësisht për gjithçka. Kështu ata mund jenë në gjendje t'i provojnë si të paqena ose të gabuara dëshmitë e paditësve. Së fundi, në qoftë se dëshiron, i akuzuari mund të ketë edhe avokat mbrojtës. Sipas Gjykatës së Lartë, në qoftë se një i akuzuar nuk është në gjendje të financojë një avokat, atëherë atij i caktohet një i tillë si përfaqësues në gjyq.
KARTA E TË DREJTAVE TË DREJTAT NË ÇËSHTJET CIVILE
Për hartuesit e Kushtetutës, e drejta për t'u gjykuar nga një juri paraqiste rëndësi shumë të madhe. Në amendamentin VI bëhet fjalë për gjykimin që bën juria në rastet e ndjekjeve penale, ndërsa në amendamentin VII bëhet fjalë për gjykimet në çështjet e rëndomta ku shuma e kontestuar i kalon 20 dollarë. Amendamenti i fundit vlen vetëm për gjykatat federative. Megjithatë në shumicën e kushtetutave të shteteve të veçanta flitet gjithashtu edhe për gjykimin e çështjeve civile nga një juri.
KARTA E TË DREJTAVE DORËZANITË, GJOBAT DHE DËNIMET Dorëzanitë, gjobat dhe dënimet e vëna duhet të jenë të drejta dhe të njerëzishme. Në rastin e çështjes penale Furmani kundër Xhorxhas, në vitin 1972, Gjykata e Lartë e quajti dënimin me vdekje të dhënë për atë rast si shkelje të këtij amendamenti. Sipas Gjykatës së Lartë, dënimi i dhënë ishte mizor dhe i pazakontë. Pas këtij vendimi, shumë shtete nxorrën ligje të reja për dënimin me vdekje duke iu përgjigjur kështu vërejtjeve të Gjykatës së Lartë. Duke synuar shmangien e dënimeve arbitrare në të tilla raste, Gjykata e Lartë ka vënë disa kushte që duhen plotësuar për dhënien e dënimit me vdekje.
KARTA E TË DREJTAVE TË DREJTAT QË RUAN POPULLI Kishte njerëz që druanin se mosrenditja e disa të drejtave në Kartën e të Drejtave nënkuptonte nënvleftësimin e të drejtave të tjera që nuk ishin përfshirë në të. Kjo ishte arsyeja e miratimit të një amendamenti të tillë.
KARTA E TË DREJTAVE TË DREJTAT QË RUAJNË SHTETET DHE POPULLI Ky amendament u miratua për të siguruar shtetasit se qeveria kombëtare nuk do të përpinte shtetet e veçanta. Ai përforcon faktin se shtetet e veçanta dhe populli gëzojnë të gjitha të drejtat që nuk i njihen qeverisë kombëtare. Kështu për shembull, shtetet kanë kompetenca për probleme të tilla si martesa dhe shkurorëzimi. Megjithatë, në Kushtetutë thuhet se qeveria federative mund të nxjerrë çfarëdolloj ligjesh që janë "të domosdoshme dhe të duhura" për ushtrimin e kompetencave të saj të veçanta. Ky ligj e bën të vështirë përcaktimin e saktë të të drejtave të shteteve.
PADITË KUNDËR SHTETEVE
Ky amendament u propozua më 4 mars 1794 dhe u ratifikua më 7 shkurt 1795.
Ky amendament bën të mundur që një shtetas i një shteti të caktuar të ngrejë padi kundër një shteti tjetër. Amendamenti lindi nga çështja gjyqësore e vitit 1793, Çizëmi kundër Xhorxhas, sipas të cilës një qytetar i Karolinës Jugore paditi shtetin Xhorxha lidhur me një akt trashëgimie. Xhorxha u shpreh kundër një veprimi të tillë, duke theksuar se nuk mund të paditej në një gjykatë federative, por Gjykata e Lartë urdhëroi se ndaj një shteti mund të ngrihej padi. Më pas Xhorxha u bë flamurtare për përfshirjen e këtij amendamenti në Kushtetutë. Megjithatë, një individ mund të ngrejë akoma padi kundër autoriteteve shtetërore në një gjykatë federative për heqje të të drejtave kushtetuese.
ZGJEDHJA E PRESIDENTIT DHE E ZËVENDËSPRESIDENTIT
Ky amendament u propozua më 9 dhjetor 1803 dhe u ratifikua më 27 korrik 1804.
Në bazë të këtij amendamenti, anëtarët e Trupit Elektoral, që quhen zgjedhës (deputetë), votojnë për një person në postin e presidentit dhe për një person tjetër në postin e zëvendëspresidentit. Hartimi i këtij amendamenti mori shkas nga zgjedhjet e viti 1800. Në atë kohë, çdo zgjedhës votonte për dy kandidatë, pa thënë cilin zgjidhte president. Ai që fitonte numrin më të madh të votave zgjidhej president, ndërsa tjetri zëvendëspresident. Kandidati për president Tomas Xhefërson dhe kandidati për zëvendëspresident Erën Bër, moren të njëjtin numër votash. Për këtë arsye, çështja i kaloi Dhomës së Përfaqësuesve, e cila zgjodhi president Tomas Xhefërsonin. Por kjo zgjati aq shumë sa njerëzit patën frikë se mos zgjedhja e presidentit nuk do të mund të bëhej përpara Ditës së Betimit. Dhoma e Përfaqësuesve ka zgjedhur në vitin 1825 edhe një president tjetër, Xhon Kuinsi Edëmsin.
ZHDUKJA E SKLLAVËRISË
Ky amendament u propozua më 31 janar 1865 dhe u ratifikua më 6 dhjetor 1865.
"Shpallja e Çlirimit" e bërë nga presidenti Abraham Linkoln në vitin 1863 kishte realizuar lirinë e skllevërve në shtetet e Konfederatës që akoma vazhdonin të ngrinin krye. Ky amendament i dha fund skllavërisë në Shtetet e Bashkuara.
TË DREJTAT CIVILE
Ky amendament u propozua më 13 qershor 1866 dhe u ratifikua më 9 korrik 1868.
26
Qëllimi kryesor i këtij amendamenti ishte që ish-skllevërit të njiheshin shtetas si të Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe të shtetit në të cilin jetonin. Ky amendament nuk lejon gjithashtu shtetet të mohojnë të drejtat civile të asnjë personi. Kushtet e vëna nga ky amendament sqarojnë mënyrën se si fitohet shtetësia. Shtetësia e një shteti të veçantë merret kur personi ka shtetësinë kombëtare. Duke jetuar në një shtet, çdo shtetas amerikan bëhet gjithashtu automatikisht shtetas i atij shteti. Të gjithë personat që kanë marrë shtetësinë amerikane sipas ligjeve, njihen si shtetas amerikanë. Po ashtu cilido që ka lindur në Shtetet e Bashkuara njihet si shtetas amerikan pavarësisht nga shtetësia e prindërve të tij, me përjashtim të atyre rasteve kur prinlërit janë përfaqësues diplomatikë të një vendi tjetër, ose armiq gjatë pushtimit në kohë lufte. Të tilla raste përbëjnë përjashtime, pasi prindërit nuk janë "nën juridiksionin" e Shteteve të Bashkuara. Ky amendament nuk i njeh shtetësinë indianëve të rezervateve, por Kongresi nxorri një ligj që e mundësoi një gjë të tillë.
Shprehja "proces i rregullt gjyqësor" i ndalon shtetet të shkelin të drejtat e njohura nga Karta e të Drejtave. Kjo shprehje është shpjeguar gjithashtu duke nënkuptuar dhe mbrojtjen e të drejtave të tjera. Shprehja sipas së cilës një shtet nuk mund t'i nohojë asnjë shtetasi "të drejtën për t'u mbrojtur njëlloj nga ligjet" ka shërbyer si bazë për shumë urdhëresa të nxjerra nga Gjykata e Lartë lidhur me të drejtat civile. Kështu për shembull, Gjykata e konsideron të jashtëligjshëm segregacionin në shkollat shtetërore. Sipas gjyqtarëve, "mbrojtja njëlloj" do të thotë se shteti duhet të sigurojë që fëmijët të kenë mundësi të njëllojta për shkollim, pavarësisht nga raca.
Ky paragraf parashikon ndëshkim për ato shtete që nuk i japin të drejtën e votimit në zgjedhjet federative të gjithë shtetasve meshkuj të rritur. Shteteve që kufizojnë të drejtën e votimit, u zvogëlohet numri i përfaqësuesve në Kongres. Një ndëshkim i tillë nuk është përdorur kurrë. Ky paragraf u shfuqizua nga amendamentet XIX dhe XXVI.
Ky paragraf paraqet vetëm interes historik. Qëllimi i tij ishte të mos lejonte zyrtarët federativë që kishin hyrë në Konfederatë, të zinin të njëjtat poste përsëri. Për të mos e marrë parasysh një kufizim të tillë, Kongresi mund ta hidhte çështjen në votë.
Nëpërmjet këtij paragrafi sigurohej se borxhi i Unionit për shpenzimet e Luftës Civile do të paguhej, por njëkohësiht zhvlerësoheshin të gjitha borxhet e marra nga Konfederata për shpenzimet e kësaj Lufte. Sipas këtij paragrafi, ish-pronarët e skllevërve nuk do të paguheshin për skllevërit e liruar.
E DREJTA E VOTËS PËR ZEZAKËT
Ky amendament u propozua më 26 shkurt 1869 dhe u ratifikua më 3 shkurt 1870.
Në bazë të amendamentit XIV, zezakët që kishin qenë skllevër u bënë shtetas të rregullt. Amendamenti XV nuk saktëson nëse të gjithë zezakët duhet të lejohen të votojnë. Shtetet janë të lirë të caktojnë kushte për zgjedhësit. Por në bazë të amendamentit, zgjedhësve nuk mund t'u mohohet e drejta e votës për shkak të racës. Disa shtete janë përpjekur ta realizojnë një gjë të tillë tërthorazi. Por masat e marra për këtë qëllim janë shfuqizuar nga vendimet e Gjykatës së Lartë, ligjet federative dhe shtetërore dhe nga amendamenti XXIV.
TAKSAT PËR TË ARDHURAT
Ky amendament u propozua më 12 korrik 1909 dhe u ratifikua më 3 shkurt 1913.
Në vitin 1894, Kongresi nxorri një ligj për taksën mbi të ardhurat, por Gjykata e Lartë e shpalli atë si jokushtetues. Ky amendament i dha të drejtë Kongresit të vejë një taksë të tillë.
ZGJEDHJA E DREJTPËRDREJTË E SENATORËVE
Ky amendament u propozua më 13 maj 1912 dhe u ratifikua më 8 prill 1913.
Ky amendament i heq legjislaturës shtetërore të drejtën e zgjedhjes së senatorëve të një shteti dhe ia jep atë popullit të po atij shteti.
NDALIMI I PIJEVE ALKOLIKE
Ky amendament u propozua më 18 dhjetor 1917 dhe u ratifikua më 16 janar 1919.
Ky është amendamenti i ndalimit të pijeve alkolike, sipas të cilit njerëzit nuk lejoheshin të prodhonin, shisnin dhe transportonin të tilla pije. Ky amendament u shfuqizua nga amendamenti XXI në vitin 1933.
E DREJTA E VOTËS PËR GRATË
Ky amendament u propozua më 4 qershor 1919 dhe u ratifikua më 18 gusht 1920.
Derisa u miratua ky amendament, në Kongres ishin paraqitur për shqyrtim më shumë se 40 vjet me radhë një sërë amendmentesh që u njihnin grave të drejtën e votës.
MANDATET E PRESIDENTIT DHE TË ANËTARËVE TË KONGRESIT.
Ky amendament u propozua më 2 mars 1932 dhe u ratifikua më 23 janar 1933.
Ky amendament që quhet amendamenti për të sakatuarit e afron datën e marrjes së detyrës së re nga presidenti dhe kongresistët e porsazgjedhur, me kohën e zgjedhjeve. Fjala i sakatuar përdoret për një zyrtar që vazhdon ta ushtrojë detyrën, edhe pse nuk është rizgjedhur. Përpara se të hynte në fuqi amendamenti, kongresistët mund të vazhdonin ta ushtronin detyrën për katër muaj.
SHFUQIZIMI I AMENDAMANTIT PËR NDALIMIN E PIJEVE ALKOLIKE
Ky amendament u propozua më 20 shkurt 1933 dhe u ratifikua më 5 dhjetor 1933.
Ky amendament bën thjesht shfuqizimin e amendamentit XVIII. Paragrafi 2 është hartuar në ndihmë të shteteve që ndalojnë prodhimin dhe shpërndarjen e pijeve alkolike, me qëllim që ato të mund të zbatojnë ligjet e veta për ndalimin e këtyre pijeve.
USHTRIMI I FUNKSIONIT TË PRESIDENTIT DERI NË DY MANDATE
Ky amendament u propozua më 24 mars 1947 dhe u ratifikua më 27 shkurt 1951.
Në bazë të këtij amendamenti, askush nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë. Askush që ka kryer funksionin e presidentit për më shumë se dy vjet nga mandati i presidentit të një personi tjetër nuk mund të zgjidhet më shumë se një herë. Një president nuk mund ta ushtrojë një detyrë të tillë për më shumë se 10 vjet. Përkrahës të këtij amendamenti u bënë ata që mendonin se presidenti Frenklin D.
27
Ruzvelt nuk duhet ta ushtronte postin për katër mandate. Asnjë president tjetër nuk e kishte vënë kandidaturën për më shumë se dy mandate me radhë.
E DREJTA E VOTËS NË DISTRIKTIN KOLUMBIA
Ky amendament u propozua më 16 qershor 1960 dhe u ratifikua më 29 mars 1961.
Ky amendament i lejon gytetarët e distriktit Kolumbia të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale. Megjithatë ata nuk mund të votojnë për anëtarët e Kongresit.
TAKSAT PËR FRYMË
Ky amendament u propozua më 27 gusht 1962 dhe u ratifikua më 23 janar 1964.
Në bazë të këtij amendamenti, zgjedhësit nuk mund të detyrohen të paguajnë taksën e votimit përpara se të marrin pjesë në zgjedhjet kombëtare. Taksa e votimit është taksë që mblidhet njëlloj për të gjithë. Dikur disa shtete i kanë përdorur këto taksa për të mos lejuar të varfrit dhe zezakët të mermin pjesë në votime. Gjykata e Lartë e ka interpretuar paragrafin e amendamentit XIV që bën fjalë për mbrojtje të njëllojtë, duke theksuar se sipas tij, ndalohet vënia e taksës për frymë gjatë zgjedhjeve shtetërore.
PAAFTËSIA DHE ZËVENDËSIMI I PRESIDENTIT
Ky amendament u propozua më 6 korrik 1965 dhe u ratifikua më 10 shkurt 1967.
Në këtë paragraf bëhet fjalë për plotësimin e vendit të lirë të zëvendëspresidentit. Në vitin 1973, Xherëlld R. Ford ishte zëvendëspresidenti i parë që u zgjodh në bazë të këtij amendamenti. Emërimin e tij e bëri presidenti Riçard M. Nikson pas dorëhegjes së zëvendëspresidentit Spairou T. Egniu. Në vitin 1974, Niksoni dha dorëhegjen dhe president u bë Fordi. Më pas zëvendëspresident u bë Nelson A. Rokfeler sipas të njëjtit amendament. Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara kishin në krye një president dhe zëvendëspresident që i ushtronin detyrat e tyre pa qenë zgjedhur. Përpara hyrjes në fugi të këtij amendamenti, vendi i lirë i zëvendëspresidentit mbetej pa u plotësuar deri në zgjedhjet presidenciale të radhës.
Në bazë të këtij paragrafi, për paaftësi të presidentit, në postin e tij ngjitet zëvendëspresidenti.
E DREJTA E VOTËS PËR 18 VJEÇARËT
Ky amendament u propozua më 23 mars 1971 dhe u ratifikua më 1 korrik 1971.
Ky amendament i njeh të drejtën e votës shtetasve në moshën 18 vjeç e sipër.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Empty Re: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi