Edhe “zombitë” kanë të drejtën për të protestuar në SHBA
Faqja 1 e 1
Edhe “zombitë” kanë të drejtën për të protestuar në SHBA
Misuri, 28 shkurt - Zombitë kanë të drejtë në lirinë e shprehjes, vendosi Gjykata Federale e Apelit në Misuri, e cila gjithashtu vlerësoi se policët, të cilët burgosën një grup të njerëzve të maskuar në të vdekur të gjallë, nuk duhej ta bënin këtë.
Gjykata e Apelit në Saint Louis, në Misuri, vlerësoi “se nuk kishte bazë të mjaftueshme” për arrestimin e “zombitë”. Me këtë është anuluar vendimi i gjykatës së nivelit me të ulët, me të cilin garantohej imuniteti për policët, të cilët i mbajtën dy ditë grupin e njerëzve në burg, pasi që zëri i tyre i ngjante protestave për armë të shkatërrimit në masë, raporton AFP.
Rastin daton nga viti 2006, kur shtatë miqtë shfrytëzuan një festival në Minneapolis, në Minnesota, që në qendër të qytetit të protestonin kundër shoqërisë konsumatore. Fytyrat i kishin lyer me të bardhë, rrethet e syve i kishin bërë me të zezë dhe faqer i kishin bërë me ngjyrë të kuqe, që i ngjante gjakut të rremë.
Në burg u mbajtën dy ditë, për shkak të kontrollit të identitetit, dhe pastaj për shkak të “shkeljes së qetësisë dhe rendit publik dhe për shkak se çantat e tyre “i ngjanin armëve për shkatërrim në masë”.
Gjykata e Apelit, megjithatë, vlerësoi se “zombitë” kanë përdorur të drejtën e shprehjes në mënyrë “artistike dhe simbolike”.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Shqiptari sfidon qeverinë në SHBA: Të drejtën për cigare ma jep Zoti
» Kosova duhet ta ketë të drejtën që t’i bashkohet Shqipërisë
» Deputetët grekë në parlament kanë edhe hamam!
» Enderrimtaret s'kane plan, kurse realistet s'kane vizion?!
» Pse mohojne te drejten nganjehere njerezit.
» Kosova duhet ta ketë të drejtën që t’i bashkohet Shqipërisë
» Deputetët grekë në parlament kanë edhe hamam!
» Enderrimtaret s'kane plan, kurse realistet s'kane vizion?!
» Pse mohojne te drejten nganjehere njerezit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi