Rebelët somalezë “bllokojnë ndihmat ushqimore të OKB-së”
Faqja 1 e 1
Rebelët somalezë “bllokojnë ndihmat ushqimore të OKB-së”
Mogadishu, 28 shkurt – Militantët islamikë në Somali po ndalojnë konvojet me ushqim që të arrijnë te më shumë se 360 000 persona të zhvendosur, njoftoi Programi Botëror për Ushqim (WFP) i OKB-së.
Agjencia njoftoi se kamionët që janë nisur nga kryeqyteti Mogadishu në kampet në Afgoye janë ndaluar nga persona të armatosur.
Grupi i rebelëve al-Shabaab tha se WFP po shkatërron bujqësinë lokale duke detyruar somalezët të mbështeten në importe, raporton BBC.
Por, OKB-ja tha se pa ndihmë, fermerët somalezë nuk mund të furnizojnë mjaftueshëm me ushqim ata që kanë nevojë.
Kampet në Afgoye, në perëndim të kryeqytetit, kanë koncentrimin më të madh të refugjatëve në gjithë Somalinë.
Në janar, WFP u largua nga pjesët më të mëdha të Somalisë jugore, pas kërcënimeve nga grupet rebele.
Somalia është në trazira që nga vitit 1991, pas rënies së qeverisë së saj qendrore.
Qeveria kalimtare, e ndihmuar nga forcat paqeruajtëse të Unionit Afrikan, udhëheqë vetëm pjesë të Mogadishos, ndërsa pjesa më e madhe e Somalisë jugore kontrollohet nga al-Shabaab.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Minatoret bllokojne kryeministrine, protesta pa afat
» Meksikë, ushtarët bllokojnë 15.3 mln USD
» Turqi, rebelët kurdë vrasin 4 ushtarë
» Rebelët zbavitën në krevatin mbretëror të Gadafit
» Serbët bllokojnë urën mbi Ibër
» Meksikë, ushtarët bllokojnë 15.3 mln USD
» Turqi, rebelët kurdë vrasin 4 ushtarë
» Rebelët zbavitën në krevatin mbretëror të Gadafit
» Serbët bllokojnë urën mbi Ibër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi