Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Xhamia e Marinës vazhdon t’i ketë dyert të hapura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Xhamia e Marinës vazhdon t’i ketë dyert të hapura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhamia e Marinës vazhdon t’i ketë dyert të hapura

Shko poshtë

Xhamia e Marinës vazhdon t’i ketë dyert të hapura Empty Xhamia e Marinës vazhdon t’i ketë dyert të hapura

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Sun 28 Feb 2010 - 0:24

Xhamia e Marinës vazhdon t’i ketë dyert të hapura 2rqimok


Marinë, Skenderaj, 28 shkurt – Gjendja në xhaminë e Marinës, të shtunën, nuk kishte ndryshuar ashtu siç kishin shpresuar mbi 6 mijë nënshkrues të peticionit dhe siç kishin vendosur kuvendarët e KK-së në Skenderaj, një ditë më parë. Vendimi për mbylljen e xhamisë dhe largimin e njeriut, i cili ishte cilësuar si ilegal, nuk është zbatuar. Dera e xhamisë se Marinës, të shtunën, ishte e hapur më shumë se kurrë. Dukeshin të hapura edhe disa dhoma, të cilat asnjë herë më parë nuk ishin hapur, madje as kur ishte kërkuar një gjë e tillë nga nikoqiri, informon sot Koha Ditore.
Njeriu i cili e ushtron detyrën e imamit për 8 vjet me radhë, Xhemajl Duka, nga Elbasani i Shqipërisë, me një qëndrim dhe sjellje fisnike, ashtu siç thotë se në gjuhen arabe është domethënia e emrit të tij, priste e përcillte, kryesisht gazetarë nga të gjitha mediumet kosovare. Hiq më pak të sjellshëm e në humor nuk ishin as përkrahësit e tij. Ata, këto dy ditët e fundit kanë qenë më shumë se përpara, kur në 3 raste që ka qenë e pranishme gazeta, nuk janë falur më shumë se 5 veta.
Vetë Duka ka thënë se nuk është i shqetësuar për vendimin e kuvendarëve dhe ka pohuar se do të vazhdojë aktivitetet e tij të zakonshme, pasi ka përkrahjen e banorëve të fshatit.
Dukës i ndërrohet “çehrja e mirë prej myslimani”, siç e përshkroi një përkrahës i tij, vetëm kur flet për iniciatorët e peticionit, e posaçërisht për Ajnishahe Halimin, për të cilën nuk zgjedh fjalorin, sikur edhe për ndonjë gazetar, raportimi i të cilit nuk i ka pëlqyer. Megjithatë ai jep shenja për pazar të mundshëm.
“Pse të mos merremi vesh që unë ta liroj vendin e imamit, kurse mua të më lejohet kati përdhes i xhamisë që të kryej aktivitete humanitare”, ka thënë Duka.
Zyrtarët në Skenderaj nuk e kanë komentuar propozimin e Dukës. Nënkryetari Abdyl Ymeri ka theksuar se muaj më parë kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, i ka ofruar Dukës dhe shoqatës “Rahma Mercy”, zyra pa pagesë në Skenderaj, që ai të vazhdojë veprimtarinë humanitare, por Duka nuk ka pranuar. Ndërkaq lidhur me vendimin, ai ka thënë se KK-ja ka marrë vendim të drejtë dhe vendimi do të zbatohet në momentin e
përshtatshëm dhe për këtë nuk ka dilema. Pak më të zjarrtë janë treguar ata që të premten kishin votuar për vendimin. Kuvendari Zair Imeri, aktivitetet e Dukës i ka quajtur si “turpi më i madh që i ka ndodhur Skenderajt dhe largimi i tij është dashur të ndodhte shumë më herët”.
Kryetari i komunës muaj më parë i kishte ofruar Dukës përkrahje për vazhdimin e aktiviteteve humanitare me shoqatën e tij, duke i ofruar edhe zyra pa pagesë kudo që ai dëshiron.
Ndërkaq, kolegu i tij, Bahri Fetahu, fajëson organet kompetente për mosushtrimin e kompetencave të veta për largimin e Dukës, kurse falënderon qytetarët për peticionin. Ndërkaq, në Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) në Skenderaj kanë thënë se pjesën e tyre të përgjegjësive tashmë e kanë kryer.
“Ne e kemi caktuar imamin para disa muajve, por atij nuk i është lejuar të shkojë në vendin e tij të punës, në xhaminë e Marinës, kurse organet kompetente nuk i kishin mundësuar një gjë të tillë”, ka deklaruar mulla Nexhmedin Maksuti, kryetar i KBI-së dhe ka shfaqur shpresën se kjo më në fund do t’i mundësohet.
Ai ka përjashtuar mundësinë e çfarëdo kompromisi me, siç është shprehur, ”njerëz ilegalë dhe të dhunshëm, çfarë janë treguar uzurpatorët e xhamisë në Marinë për vite me radhë”.
Nga ana tjetër, ata të cilët kanë kërkuar dhe kanë vendosur për mbylljen e xhamisë dhe largimin e hoxhës, nuk duken shumë të kënaqur, por gjithsesi optimistë se vendimi do të zbatohet brenda javës.
“Edhe kësi hovi mos mujshin me e hjekë, po e lëshojna katunin, e besa edhe Kosovën, se tybe n’ka me na vy gja”, thoshte njëri nga banorët e fshatit.
Ai thotë se më 2003 ishte nënshkruar Memorandumi mes komunës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe udhëheqësve të fshatit, sipas të cilit, pas ndërtimit xhamia do të hynte nën juridiksionin e BIK-ut.
Duke folur për reagimin e disa njerëzve që të premten pasdite kanë dalë në mbrojtje të Dukës, ata thonë se kryesisht kanë qenë të fshatrave të tjera.
“Ajo plaka qe foli në tanë televizorat, është nga Rezalla e banon në Skenderaj se komuna i ka dhënë banesë para 3 vitesh, mbasi i vdiq djali në fatkeqësi komunikacioni”, ka theksuar banori i fshatit.
Në pasaktësitë e medieve është ankuar edhe një tjetër banor, i cili ka theksuar se vetë ka punuar në ndërtimin e katit të parë të xhamisë. “Xhaminë nuk e ka maru ky Duka, po një shoqatë nga Prizreni ’Kalliri i Mirësisë’ më duket u thirrke, e ia di emnin edhe kryetarit të saj po s’po më kujtohet”, ka thënë ai.

Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi