Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në fshatin Ruzhdije? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në fshatin Ruzhdije? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në fshatin Ruzhdije?

Shko poshtë

Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në fshatin Ruzhdije? Empty Çfarë ndodhi gjatë zgjedhjeve në fshatin Ruzhdije?

Mesazh nga Vizitor Sun 28 Feb 2010 - 4:26

Fshati Ruzhdije në Fier, është bërë mjaft i njohur kohët e fundit, pasi përmendet shpesh nga politika. Në atë fshat, mazhoranca pretendon se i është vjedhur një mandat, ndërkohë që opozita pretendon se i janë vjedhur votat.
Për këtë arsye, revista MAPO, në një artikull të saj, pretendon se nga hetimet e Prokurorisë janë nxjerrë prova sipas të cilave në kuti janë hedhur vota të votuesve që nuk kanë qenë fare në Shqipëri. Gjatë zgjedhjeve të 28 Qershorit, në këtë fshat pat bllokim procesi të votimit, pasi komisionerët e Partisë Socialiste braktisin detyrën, gjë që shkaktoi jo pak polemika edhe në Tiranë.
“Zyrtarisht KQZ pohon se ka pasur një letërkëmbim të disahershëm me Prokurorinë e Fierit dhe se ka vënë në dispozicion të hetimit të saj kutitë e materialeve zgjedhore. Burime të rezervuara konfirmojnë mbylljen e hetimit penal të prokurorisë së Fierit dhe dërgimin e dosjes së gjykatë për gjykim”, shkruan revista në fjalë, e pozicionuar majtas.
Tetë muaj pas kësaj, kryeministri Sali Berisha pretendon se i është vjedhur nga mandat, por ai nuk shkon më tej, pasi deklaron se tashmë vendimi është marrë nga gjykata dhe nuk mund të shkelet. “Gjykata e Apelit shpalli të pavlefshme, me kërkesë të PS-së, 512 votat e komunës Rushdije vetëm pse fletët e votimit nuk kishin dy vula, por vetëm një për arsye se njërën vulë e mori komisioneri i Partisë Socialiste që u largua nga Qendra e Votimit gjithë ditës. Dhe, në këtë mënyrë i dha mandatin Partisë Socialiste... Unë nuk kam akuzuar zotin Rama se më grabiti mandatin për Ruzhdijen. Jo! Mandati ju mor Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit, dhe unë e kam pranuar këtë vendim”, tha Berisha për mediat.
Gjatë zgjedhjeve, tre anëtarët socialistë të komisionit u larguan nga qendra e votimit duke e pezulluar procesin e hedhjes së votës. Një vendim i ndërmjetëm i KQZ në Tiranë lejoi vijimin e procesit, në fund të të cilit, rezultati i numëruar PD-PS për kutinë e Ruzhdijes u fiksua në shifrat 420 me 12. Gjithsej në kuti ndodhen 512 vota, kurse pjesëmarrja në votim ishte rreth 90 për qind. Fillimisht, KZAZ, me shumicë të majtë, fletët e votimit me një vulë dhe ato që kishin shënime në pjesën e prapme të tyre i konsideroi të pavlefshme. Në këto rrethana, PD-ja bëri kërkesë në KQZ dhe kërkoi rinumërim dhe rivlerësim të votave të Ruzhdijes.
Kryetari i KQZ-së Ristani atëherë kërkoi aplikimin e nenit 138, (neni për rinumërimin e votave, me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së). Mbas debatesh të ashpra, çështja u hodh në votim dhe me rezultat 4 me 3, KQZ-ja vendosi hapjen e kutisë së kësaj qendre votimi. Po me këtë rezultat u vlerësua vlefshmëria e votave të vulosura vetëm me një vulë.
Mbas këtij numërimi, rezultati paraprak i shpallur u ngushtua me deri 150 vota diferencë në favor të PD-së, të pamjaftueshme për të mbajtur mandatin shtesë që kjo parti kërkonte në Fier. Më pas, edhe Kolegji Zgjedhor, la në fuqi të njëjtin verdikt, çka i dha Partisë Socialiste mandatin e nëntë. Komisionerët socialistë bënë një kallëzim penal në Prokurime e Fierit për “kanosje për shkak të detyrës”, të cilës ju bashkëngjit kallëzimi tjetër, kësaj radhë në dëm të tyre “për braktisje të detyrës shtetërore”.
Që atëherë, prokuroria e Fierit ka hetuar ngjarjen e rëndë. Të paktën tre shkresa zyrtare i janë drejtuar nga prokuroria kryetarit të KQZ-së Arben Ristani dhe nënkryetares Dëshira Subashi për t'i vënë në dispozicion të saj, për llogari të hetimit, të materialeve zgjedhore të kësaj qendre. Vetë kryetari Ristani konfirmon për revistën MAPO se një gjë e tillë ka ndodhur dhe se prokurorisë i është afruar kutia e materialeve zgjedhore të Ruzhdijes. Edhe Dëshira Subashi, nënkryetare e KQZ-së pohon të njëjtin fakt: “Po, kemi pasur një letërkëmbim me prokurorinë e Fierit dhe kemi vënë në dispozicion të saj materialet e kërkuara”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi