Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grupi i PS, Ruçi kryetar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grupi i PS, Ruçi kryetar People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grupi i PS, Ruçi kryetar

Shko poshtë

Grupi i PS, Ruçi kryetar Empty Grupi i PS, Ruçi kryetar

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Mar 2010 - 7:21

Pavarësisht vijimit të bojkotit, grupi socialistë ka nisur përgatitjet për tu përballur me një luftë të fortë opozitare në Kuvend në momentin e parë që mazhoranca do të pranojë të shqyrtojë dy nismat ligjore të depozituara në seancën e një jave më parë. Për këtë qëllim grupi socialist pritet të mblidhet ditën e martë ku dhe parashikohet të zgjedh strukturat e veta drejtuese, si dhe të përcaktojë rregullat e reja të funksionimit të tij.
Burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se për ditën e martë është thirrur mbledhja e radhës e grupit ku do të diskutohet së pari riorganizimi i grupit. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarit të grupit, nënkryetarëve dhe sekretarit. Megjithëse zyrtarisht emrat nuk bëhen të ditura, mësohet se për postin e kryetarit të grupit më afër është kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi.
Një zgjedhje kjo deri diku e detyruar për socialistët, pasi vet situata politike kërkon në krye të grupit një njeri me autoritet dhe përvojën e duhur, si për diskutimet në sallë apo në veprimtaritë e tjera parlamentare, por edhe për të ruajtur harmoninë mes vet deputetëve.
Megjithatë vet Ruçi i pyetur disa ditë më parë gjatë një emisioni televiziv deklaroi se ende grupi nuk ka vendosur për këtë çështje megjithëse nuk e mohoi mundësinë për tu zgjedhur në këtë post. Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje, deputetët socialistët do të duhet të zgjedhin dhe nënkryetarin e tyre të parlamentit, i cili do të jetë dhe nënkryetari i tretë i këtij institucioni, pas Ardian Turkut dhe Nasip Naços.
Në mbledhjen e nesërme do të përcaktohen edhe rregullat e reja të funksionimit të grupit. Kështu në zbatim të vendimit të Asamblesë Kombëtare një grup pune i përbërë nga deputetë me profesion jurist kanë riparë rregulloren e brendshme të grupit me qëllim përcaktimin në të, të rregullave të reja të cilat synojnë të bëjnë funksionimin e grupit më efikas. Kështu, rregullorja e re që pritet të miratohet synon të përcaktojë normat e sjelljes së anëtarëve të grupit karshi drejtuesve të tij ashtu edhe ndaj vendimmarrjeve politike të strukturave qoftë të grupit ashtu edhe të partisë.
Burime pranë grupit të punës që ka hartuar rregulloren e re bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim thelbësor, por për vendosjen në rregullore të dispozitave që parashikon edhe statuti i partisë përsa i përket funksionimit të grupit, qoftë për vendimmarrjen ashtu edhe për masat që mund të ndërmerren për rastet e thyerjes së vendimeve politike të partisë.
Pjesë e vendimmarrjes së grupit do të jetë dhe mënyra e shpërndarjes së deputetëve nëpër komisione. Për ndarjen natyrisht do të merren parasysh profesionet e tyre dhe ata do të funksionojnë si komisione për të bërë oponencën e ligjeve edhe gjatë kohës që do të qëndrojnë jashtë Kuvendit. /
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi