Kili, mbi 700 numri i të vdekurve nga tërmeti
Faqja 1 e 1

Në Kili, numri i të vdekurve nga tërmeti që ra të shtunën, e ka kaluar shifrën 700. Në Concepcion, qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti, policia ka përdorur gazin lotsjellës për të mos lejuar plaçkitësit të grabisin sende ushqimore nga supermarketet. Përpjekjet për të përcaktuar përmasat e plota të shkatërrimeve janë penguar nga goditje të shumta pas tërmeti që kanë frikësuar banorët.
Presidentja Michelle Bachelet premtoi ndihma të menjëhershme me ushqime, ujë dhe strehë për mijëra njerëz që kanë mbetur në rrugë. "Ne po përballemi me një emergjencë të pashoqe në historinë e Kilit,” tha presidentja.
Ajo tha se tërmeti me një magnitudë prej 8.8 sipas Richterit, ka tronditur pjesën qendrore të vendit duke zhvendosur rreth 2 milion njerëz. Bachelet tha gjithashtu se një numër në rritje njerëzish figurojnë të zhdukur.
Presidentja Bachelet ka njoftuar mobilizimin e 10 mijë ushtarëve në disa rajone për rivendosjen e rendit dhe për të ndihmuar në përpjekjet e përballimit të dëmeve. Ajo tha gjithashtu se është arritur një marrëveshje me rrjetet e supermarketeve për shpërndarjen e sendeve ushqimore falas.
Në qytetin Concepcion, 515 kilometra në jug të Santiagos pati raste plaçkitjesh të dyqaneve ku njerëzit vidhnin ushqime dhe pajisje elektrike. Policia përdori gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shpërndarë plaçkitësit në një supermarket.
Zyrtarët shpallën ndalimqarkullimin për të vënë rregull në Concepcion dhe në rajonin Maule.
Në fillim presidentja Bachelet ngurroi të kërkojë ndihmë nga jashtë por me shtimin e numrit të viktimave ka bërë thirrje për ndihma.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e njerëzve që mendohet se ndodhen në një apartament të shembur në Concepcion, qyteti i dytë më i madh i vendit. Mendohet se në ndërtesë ndodhen deri në 50 vetë.
Tërmeti që ra të shtunën në mëngjes në Kili ka shembur ndërtesa, ka dëmtuar rrugë dhe ura dhe ka shkaktuar prishjen e linjave të furnizimit me energji dhe ujë.
Përpjekjet për të përcaktuar përmasat e plota të shkatërrimeve janë penguar nga goditje të shumta pas tërmeti që kanë frikësuar banorët dhe kanë shkatërruar plotësisht ndërtesa të tjera, duke detyruar mijëra njerëz të ngrenë tenda nëpër parqe.
Tërmeti është ndjerë edhe në Argjentinë dhe në pjesë të tjera të Amerikës jugore.
Shërbimi gjeologjik amerikan thotë se një tërmet me magnitutë prej 8 ose më shumë shkallë klasifikohet si tërmet i madh që mund të shkaktojë dëmtime të jashtëzakonshme.
Në Washington, Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve të shmangin udhëtimet turistike ose vizita të tjera jo të domosdoshme në Kili.
Sekretarja e Shtetit, Hillary Rodham Clinton ka në plan të bëjë nesër një ndalesë të shkurtër në Santiago, si pjesë e turneut të saj në 5 vende latinoamerikane.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Kili: së paku 47 të vrarë nga tërmeti
» Sanatoriumi Waverly Hills dhe fantazmat e te vdekurve aty
» Kili, gjenerohet tsunami pas termetit
» Arkeologët u impresionuan aq shumë kur zbuluan “Librin e të Vdekurve”, saqë u ra të fikët
» Kili, 452 viktima te identifikuara

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi