Menyra e ndertimit te Kalendarit te Majave
Faqja 1 e 1
Menyra e ndertimit te Kalendarit te Majave
Majat e llogarisnin kohen nepermjet nje kombinimi te disa cikleve te nderthurur sebashku per te percaktuar levizjen e diellit, henes dhe planetit Venus. Kalendari i tyre ritual i njohur si Tzolkin ishte i perbere nga 260 dite. Bashkon numrat nga 1 deri tek 13 me nje sekuence prej 20 dite-emra. Funksionon ne nje menyre te ngjashme si ditet e javes tone qe ciftezohen me numrat e muajve.
Kalendari Tzolkin u shkri me ciklin diellor prej 365 dite qe quhej "Haab". Kalendari perbehej nga 18 muaj me 20 dite sejcili (numrat nga 0-19) dhe nje muaj te "shkurter" me vetem prej 5 ditesh qe quhej Wayeb dhe qe konsiderohej si nje kohe e rrezikshme. Kalendarit Tzolkin dhe Haab i duhej nje periudhe prej 52 vjetesh qe te perfundonte ciklin e plote.
Sic e kam shpjeguar me pare kalendari i Majave nuk ishte i rastesishem dhe as nje numerim i rendomte por nje perllogaritje e sakte astronomike (gje per te cilen majat ju njihet merita si mjaft te zhvilluar). Procesi i ngadalte gjate te cilit solstici dimeror bashkohet me brezin e erret te Rruges se Qumeshtit eshte funksionimi i nje fenomeni qe njihet si precedenti i ekuinokseve. Ketu perfshihen rrotullimi i ngadalte i boshtit te Tokes qe shkakton zhvendosjen e ngadalte te pamjes yjore ne hapesire.
Per vezhguesit ne toke kjo shkakton levizjen e ngadalte te diellit gjate solsticit dimeror ne relacion me trupat e tjere qiellore te Rruges se Qumeshtit.
Rrotullimi i plote ose cikli i plote kryhet cdo 26 mije vjet.
Pothuajse 2100 vjet me pare kur te dy kalendaret ai i numerimit te madh dhe tjetri i quajtur Popol Vuh u hartuan nga Majat perputhen me pamjen e brezit te erret te Rruges se Qumeshtit qe mund te observohej 30 grade mbi perendimin e diellit ne solsticin dimeror.
Kjo vecori e Rruges se Qumeshtit mund te vihet re prej te gjitheve ne nje nate te qarte verte. Ne agimin e solsticit dimeror te vitit 2012 dielli do jete pikerisht ne brezin e erret te konstelacionit tone duke e bere kete te fundit te dukshem nga cdo pike e horizontit.
Pra ne kete menyre Rruga e Qumeshtit "do ulet" mbi Toke duke prekur cdo pike perreth dhe duke hapur ne kete menyre nje porte kozmike qiellore. Kjo me pak fjale do te thote nje venie ne vije te drejte te gjithe trupave qiellore te galaktikes sone.
Pra edhe njehere kalendari Tzolkin prej 260 ditesh dhe ai Haab prej 365 perputheshin cdo 52 vjet. Ne Tzolkin 260 ditor koha nuk rrjedh ne menyre lineare por leviz ne nje rreth te perseritur, i ngjashem me nje spirale.
Ndersa kalendari i Numurimit te Madh ose Haab eshte linear si kalendari yne gregorian.
Kalendari i Majave
Midis kryeveprave te tjera te realizuara prej Majave ata kane shpikur dhe nje kalendar qe te habit me saktesine dhe kompleksitetin e tij. Ai eshte i vjeter prej me shume se 3 mije vjetesh dhe ndahet ne numerimin e madh dhe ne ate te vogel.
Hartimi i ketij kalendari lidhej me kohen e te mbjellave dhe te korrave por edhe me ngjarje te ndryshme astronomike saktesia e te cilave i ka habitur studiuesit.
Koha qe perdornin per kultivimin e misrit matej me numrat qe duhet te kene qene mbledhja e gjithe gishtave te dores dhe te kembeve dhe si rrjedhoje numri 20 ose sic e quanin majat, kal. Ketyre 20 diteve ata i dhane emra te ndryshem.
Dhe ky numer shumezohej me 13 kal (260) dite, koha e mjaftueshme per te mbjellat dhe korrjet te cilen majat e quanin milpa. Kjo menyre e aplikuar kryesisht per bujqesine i dha fillesen hartimit te kalendarit te majave te cilin ata e quajten Tzolkin. Fjala Tzol do te thote “te vesh gjerat ne rregull” ndersa fjala kin do te thote “dite”.
Tzolkin fillimisht ishte nje ceremoni ne te cilen prifterinjte caktonin rendin e diteve per te kuptuar kohen per mbjelljet. Nje cikel Tzolkin lidhej me pergatitjen e tokes ndersa nje cikel i dyte lidhej direkt me rritjen dhe korrjen e misrit.
Nga nje kendveshtrim fetar kjo periudhe kohore prej 13 kal i dha nismen hyjnizimit te numrit 13 ndersa krijimi i periudhes prej 13 ditesh u quajt Oxlahukin qe me pas u be baza e Kalendarit Tzolkin dhe si rrjedhoje 260 dite mipla perbehen nga 20 periudha trembedhjete ditore.
Me pas Majat vune kohen qe i duhej Diellit per te kompletuar ciklin vjetor koha e te cilit u percaktua nepermjet 28 periudha 13 ditore duke dhene keshtu shumen prej 364 ditesh, nje kohezgjatje kjo qe nuk perputhej plotesisht me ciklin.
Me pas matematikanet dhe astronomet (sic supozohet) Maja rane dakort qe te krijonin nje vit prej 360 ditesh per efekt perllogaritje kalendarike te cilin ata e quajten Tun dhe qe e ndane ne 18 muaj me nga 20 dite dhe e quajten Uinal, sejcili me nje emer te te vecante dhe me numra nga 0 tek 19. Me pas ata krijuan nje njesi matese prej 5 ditesh qe e quajten Uayeb dhe qe ja bashkangjiten vitit Tun, gje qe solli krijimin e kalendarit Haab.
Ne kete kalendar Uayeb vendosej perpara fillimit te vitit astronimik. Tzolkin dhe Haab me pas u koordinuan duke krijuar keshtu kalendarin e rrumbullaket.
Pra nuk ka asnje dyshim mbi saktesine e kalendarit te majave. Kete kalendar e gjejme ne Piramiden Chichen Itza ne gadishullin e Jukatanit, Meksike.
Ajo qe te gjithe shkenctaret bien dakort sot eshte ky kalendar nuk perben thjesht dicka mitologjike per shpalos dhe nje njohuri perfekte qe kishin Majat mbi levizjen qiellore te yjeve ne galaktinen e Rruges se Qumeshtit dhe ne disa konstelacione.
Disa astronome dhe studiues kane zbuluar qe ndertimi i kalendarit dhe data te vecanta te tij te percaktuara gjate ndertimit, jane perputhur me ngjarje te ndryshme kozmike, eklipse, ndryshime apo kalime te trupave planetare etj. Shume prej tyre jane te mendimit qe data me te cilin mbyllet kalendari (21 dhjetor 2012) mund te jete fundi i nje epoke kozmike dhe fillimi i nje te reje.
Similar topics
» Udhetimi i kalendarit te sotshem ne shekuj
» Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″
» “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave
» Serbët kundër ndërtimit të shtëpive për shqiptarët
» Një pasardhës i majave shpjegon profecinë për 2012
» Vajzat e Kalendarit “Miss Shqiperia 2012″
» “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave
» Serbët kundër ndërtimit të shtëpive për shqiptarët
» Një pasardhës i majave shpjegon profecinë për 2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi