Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të biesh në dashuri, gjithnjë humbet kontrollin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të biesh në dashuri, gjithnjë humbet kontrollin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të biesh në dashuri, gjithnjë humbet kontrollin

Shko poshtë

Të biesh në dashuri, gjithnjë humbet kontrollin Empty Të biesh në dashuri, gjithnjë humbet kontrollin

Mesazh nga GENTA Mon 8 Mar 2010 - 7:47

Një model i ri me mënyrën më të mirë për të bërë për vete femrat

Të biesh në dashuri është njësoj si të humbasësh kontrollin e vetes. Tashmë këtë e konfirmon edhe një studim i realizuar nga një grup shkencëtarësh amerikanë. Nuk është diçka e thjeshtë për t'u thënë, por dashuria ka të njëjtin efekt si droga, aq sa të bën të humbasësh kontrollin e vetes, të mendjes dhe të arsyes. Në fazën e parë të rënies në dashuri nuk ka më gjë tjetër në këtë botë përveç njeriut që dashurojmë. Gjithkush do të donte të vinte në një farë mënyre në këtë lloj gjendjeje si të dehuri. Tashmë e dimë që të gjitha ndjenjat drejtohen nga truri, ashtu edhe rënia në dashuri. Studiuesit e trurit kanë matur përmes tomografisë kompjuterike veprimtarinë e trurit të njerëzve të rënë në dashuri.
Studimi
Rezultati vjen pas analizës së 2500 imazheve të trurit të 17 studentëve që janë përfshirë në një marrëdhënie të re dashurie. Grupi i shkencëtarëve ka krijuar një hartë të ndryshimit të fluksit të gjakut dhe disa pjesë të trurit që prodhojnë ose marrin dopaminë, një substancë që hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut kur dëshirohet apo pritet diçka në shkëmbim. Rezultati ishte i qartë: me të rënit në dashuri rritet edhe prodhimi i dopaminë, gjë që shkaktonte të njëjtat reagime dhe veprime të organizmin njësoj sikur njerëzit të ishin të uritur ose të etur duke pasuar me emocione të forta edhe më primitive që rriteshin progresivisht, ndërsa edhe marrëdhënia intensifikohej. "Kur je i përfshirë i tëri në një dashuri të fortë romantike humbet kontrollin e vetes dhe bëhesh tërësisht irracional", pohon psikologu Fisher, duke shtuar se "kjo është edhe arsyeja se pse shumë herë bën edhe gjëra pa kuptim apo tërësisht absurde." Studimi i sjelljeve që e bëjnë një çift të qëndrueshëm është një nga tendencat më të fundit të fushave të kërkimeve të psikologjisë moderne. Rezultatet e marra prej tyre janë gjithnjë shumë interesante dhe zbardhin disi sjelljen e humanëve gjatë përjetimit të emocioneve të forta që lidhet kryesisht me dashurinë dhe procesin e rënies në dashuri dhe impulse të tjera që lidhen me të.
Çfarë tregojnë dhuratat për një femër
Harrojini dhuratat e shtrenjta dhe bizhuteritë e luksit. Ofrimi i pijeve dhe një darke jashtë është mënyra më e mirë për të bërë për vete gratë. Kështu thonë shkencëtarët e Universitetit "College" të Londrës, të cilët kanë krijuar një formulë matematike dhe kanë përcaktuar një model për të gjetur mënyrën më të mirë për të bërë për vete femrat. Rezultatet e kërkimit tregojnë që dhuratat e shtrenjta tregojnë qëllimet serioze të një mashkulli, por e bëjnë pre të lehtë të "gjuetareve" të parasë, të gatshme për ta lënë pasi kanë pranuar dhuratën. "Meshkujt zakonisht nuk u dhurojnë dhurata të shtrenjta femrave, për të cilat nuk kanë interes me afat të gjatë. Dhe vajzave nuk u bëjnë përshtypje dhuratat e lira. Duke ofruar si dhuratë darkë apo ftesë për në teatër, meshkujt nuk paguajnë asgjë nëse ftesa refuzohet. Nëse femrat nuk janë të interesuara, rrallë do të ndodhë që të pranojnë ftesën", pohojnë shkencëtarët londinezë. Studiuesit thonë që dhuratat bën pjesë në joshjen si për njerëzit, ashtu dhe për speciet e tjera. Tërheqja fizike është një element i rëndësishëm, por edhe dhuratat ndihmojnë.
GENTA
GENTA
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 99
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi