Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin

2 posters

Shko poshtë

Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin Empty Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin

Mesazh nga Vizitor Mon 17 Jan 2011 - 8:11

[You must be registered and logged in to see this image.]Të biesh në dashuri është njësoj si të humbasësh kontrollin e vetes. Tashmë këtë e konfirmon edhe një studim i realizuar nga një grup shkencëtarësh amerikanë. Nuk është diçka e thjeshtë për t’u thënë, por dashuria ka të njëjtin efekt si droga, aq sa të bën të humbasësh kontrollin e vetes, të mendjes dhe të arsyes.
Në fazën e parë të rënies në dashuri nuk ka më gjë tjetër në këtë botë përveç njeriut që dashurojmë. Gjithkush do të donte të vinte në një farë mënyre në këtë lloj gjendjeje si të dehuri. Tashmë e dimë që të gjitha ndjenjat drejtohen nga truri, ashtu edhe rënia në dashuri. Studiuesit e trurit kanë matur përmes tomografisë kompjuterike veprimtarinë e trurit të njerëzve të rënë në dashuri.
Rezultati vjen pas analizës së 2500 imazheve të trurit të 17 studentëve që janë përfshirë në një marrëdhënie të re dashurie. Grupi i shkencëtarëve ka krijuar një hartë të ndryshimit të fluksit të gjakut dhe disa pjesë të trurit që prodhojnë ose marrin dopaminë, një substancë që hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut kur dëshirohet apo pritet diçka në shkëmbim.
Rezultati ishte i qartë: me të rënit në dashuri rritet edhe prodhimi i dopaminë, gjë që shkaktonte të njëjtat reagime dhe veprime të organizmin njësoj sikur njerëzit të ishin të uritur ose të etur duke pasuar me emocione të forta edhe më primitive që rriteshin progresivisht, ndërsa edhe marrëdhënia intensifikohej.
"Kur je i përfshirë i tëri në një dashuri të fortë romantike humbet kontrollin e vetes dhe bëhesh tërësisht irracional", pohon psikologu Fisher, duke shtuar se "kjo është edhe arsyeja se pse shumë herë bën edhe gjëra pa kuptim apo tërësisht absurde".
Studimi i sjelljeve që e bëjnë një çift të qëndrueshëm është një nga tendencat më të fundit të fushave të kërkimeve të psikologjisë moderne. Rezultatet e marra prej tyre janë gjithnjë shumë interesante dhe zbardhin disi sjelljen e humanëve gjatë përjetimit të emocioneve të forta që lidhet kryesisht me dashurinë dhe procesin e rënies në dashuri dhe impulse të tjera që lidhen me të.
Çfarë tregojnë dhuratat për një femër
Harrojini dhuratat e shtrenjta dhe bizhuteritë e luksit. Ofrimi i pijeve dhe një darke jashtë është mënyra më e mirë për të bërë për vete gratë. Kështu thonë shkencëtarët e Universitetit "College" të Londrës, të cilët kanë krijuar një formulë matematike dhe kanë përcaktuar një model për të gjetur mënyrën më të mirë për të bërë për vete femrat. Rezultatet e kërkimit tregojnë që dhuratat e shtrenjta tregojnë qëllimet serioze të një mashkulli, por e bëjnë pre të lehtë të "gjuetareve" të parasë, të gatshme për ta lënë pasi kanë pranuar dhuratën. "Meshkujt zakonisht nuk u dhurojnë dhurata të shtrenjta femrave, për të cilat nuk kanë interes me afat të gjatë. Dhe vajzave nuk u bëjnë përshtypje dhuratat e lira. Duke ofruar si dhuratë darkë apo ftesë për në teatër, meshkujt nuk paguajnë asgjë nëse ftesa refuzohet. Nëse femrat nuk janë të interesuara, rrallë do të ndodhë që të pranojnë ftesën", pohojnë shkencëtarët londinezë. Studiuesit thonë që dhuratat bën pjesë në joshjen si për njerëzit, ashtu dhe për speciet e tjera. Tërheqja fizike është një element i rëndësishëm, por edhe dhuratat ndihmojnë.
Nevoja për kënaqësi dhe dashuri
Stimuli emocional është i motivuar dhe i udhëhequr nga nevoja për kënaqësi dhe dashuri. Ai ushqehet nga fantazia dhe imagjinata erotike. Në këtë përmasë intime dhe emocionale futet si raporti që personi ka me veten, ashtu edhe marrëdhënia që ndërton me të tjerët. Vetëvlerësimi, besimi në vete dhe në aftësitë personale, të pëlqyerit dhe një imazh i mirë trupor janë mbështetës të mrekullueshëm të dëshirës. Por edhe cilësitë e marrëdhënieve që vendosen jashtë "zonës" seksuale janë shumë përcaktuese, pra mënyra e të jetuarit të lidhjes emocionale të dashurisë, aftësia për t’i besuar tjetrit, përkundja në intimitet, harrimi në ndjenja dhe pasion e të tjera si këto. Në dukje ngjajnë me diçka krejt të ndryshme nga dëshira, por ajo nuk është vetëm produkt trupor dhe është shumë lehtë e modifikueshme prej të gjitha ndjesive. Janë të rëndësishme edhe arsyet që shtyjnë në sjellje seksuale, si: ankth, trishtim, ndjenjë vetmie, afeksion, nevojë për intimitet emocional.
Hormonet, nxitësit e dëshirës
Hormonet janë pjesë e rëndësishme e mirëqenies dhe mirëfunksionimit të organizmit njerëzor. Rol të rëndësishëm luajnë po ashtu edhe hormonet seksuale. Ajo që vë në lëvizje një seri procesesh neuro-kimike zinxhir lind nga një nevojë parësore e species: riprodhimi. Atë e ndiejnë të dyja sekset, si femrat dhe meshkujt. Kjo ndjesi është e udhëhequr nga hormonet mashkullore, mbi të gjitha nga testosteroni, aleat i madh i eksitimit. Te femrat, hormonet estrogjene kanë një rol të madh në mirëqenien psikofizike të tyre dhe kanë një rol paraprak për një epsh të shëndetshëm, ndërkohë që prolaktina, hormoni që nxit prodhimin e qumështit, ushtron një efekt frenues. Por ka hormone të tjera që, dhe pse më pak të njohur, ndikojnë mjaft në atë mister të quajtur dëshirë, siç është Oksitocina, që jo vetëm favorizon dëshirën e përforcon lidhjet emocionale, por mendohet se ajo mund të ketë një rol kyç në orgazëm dhe në atë ndjesinë e ngopjes pas orgazmës.
Intimiteti i "papjekur"
Ndjesia se magjia është venitur shkaktohet nga "shuarja" e adrenalinës. Herët a vonë bëhet e qartë se si do të jetë rrjedha e dashurisë suaj, po ashtu edhe kurioziteti se çfarë mund t’i dhuroni njëri-tjetrit në shtrat. Është e rëndësishme që të dy partnerët t’i japin mundësi njëri-tjetrit të zbulojë prekje, teknika dhe preferenca të tjera, të ndryshme nga ato që janë dhënë në fillimet e njohjes, duke nisur më puthjen e parë. Kjo do të thotë se me kalimin e viteve ju faturoheni seksualisht. Ndryshimi mes intimitetit romantik të "papjekur" dhe atij të "maturuar" qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Eksitimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë "jo" për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të "hidhini vështrimin" tek diçka tjetër. /KosPress.com/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin Empty Re: Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 17 Jan 2011 - 8:23

Ne pamundesi kohe per ta lexuar te tere artikullin me lart, po jap nje pergjigje thjesht duke u bazuar ne titullin e temes, dhe them me plot bindjen qe eshte shume e gabuar nje ide apo mendim i tille, sepse nese dashuria te ben t'a humbasesh kontrollin per pak kohe, droga te shkaterron tere jeten ne fjale...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin Empty Re: Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin

Mesazh nga WebMaster Mon 17 Jan 2011 - 8:28

E vertet kjo qe ka thene saimiri ..Dashuria eshte nje ndjenje ku perjetohet dita dites ndersa droga te shkaterron jeten ne dy sekondat e saj efekti i saj eshte vetem vdekja ndersa efekti i dashurise eshte ndjenjia e zemres ku njeriu bazohet ne ndenjiat e saj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin Empty Re: Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin

Mesazh nga Vizitor Mon 17 Jan 2011 - 8:49

e ka fjalen per efektin,,jo per pasojat
e miratoj deri ne nje limit
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin Empty Re: Dashuria dhe droga të njëjtin efekt, humbet kontrollin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi