Pajisja iKey do të zëvendësojë çelësat
Faqja 1 e 1
Pajisja iKey do të zëvendësojë çelësat
Kompania Apple ka njoftuar se planifikon të zëvendësojë çelësat tradicional me një alternativë të teknologjisë së lartë.
Teknologjia iKey ende është në zhvillim e sipër, e falë saj përdoruesit nuk do të duhet të bartin pas vetes një bollëk çelësash, por me një pajisje teknologjike do të mund të hapin dyert e automjetit, të hyrjes së banesës apo zyrës.
Informatat për arritjen e re teknologjike të Apple janë bërë publike pasi që kompania ka paraqitur kërkesën për patentim, duke thënë se edhe gjenerata më e re e celularit të popullarizuar do të mund ta përmbante këtë pajisje.
“Pajisja mund të komunikojë me një pajisje tjetër të jashtme për hapjen e bravave. Për shembull, kjo pajisje do të mund të ishte modeli iPhone”, thuhet në kërkesën për patentë të cilën Apple ia ka parashtruar zyrës amerikane për patenta.
"Pajisja e jashtme mund të jetë cilado pajisje përkatëse elektronike siç është një media player bartës apo bravë elektronike me anë të cilës mund të hapen dyert e shtëpisë, automjetit apo çfarëdo hapësire tjetër”, thuhet në kërkesën për patentë.
iKey përdorë teknologji të ngjashme me kartelat për hyrje, e Apple shpreson se kjo pajisje do të heq prej përdorimit numrin e madh të çelësave që njerëzit bartin pas vetes, por edhe kartela për hyrje të cilat sot i përdorin kryesisht kompanitë me numër të madh të punëtorëve.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi