Kukes, kthehen nga Kosova 11 vajza
Faqja 1 e 1
Kukes, kthehen nga Kosova 11 vajza
Policia e Kosoves ka kthyer paraditen e se shtunes ne Doganen e Morinit nje grup prej 11 vajzash nga Shqiperia, te cilat sipas uniformave blu, jane gjetur pa dokumente te rregullta.
Burime te policise se Kukesit tregojne se vajzat jane nga rrethe te ndryshme te vendit si: Korce, Librazhd etj., dhe se per to dyshohet te jene viktima te nje rrjeti te gjere te trafikut te prostitucionit. Vajzat jane sistemuar ne nje nga hotelet e qytetit, ku edhe jane marre ne pyetje ne pranine e juristes se drejtorise.
Te gjitha vajzat jane te moshes nga 19 deri ne 25 vjec dhe sipas nje burimi te policise, kane pasaporta te rregullta shqiptare dhe se kthimi i tyre lidhet thjesht me tejkalimin e koheqendrimit te tyre ne Kosove. Pas marrjes ne pyetje, asnje prej efektiveve blu nuk ka pranuar te prononcohet zyrtarisht, duke thene thjesht se ende dyshojne qe shumica e tyre jane viktima te trafikut te paligjshem, por qe kjo piste mbetet te vertetohet me tej.
Nderkaq, sic pohoi juristja e Drejtorise se Policise se Kukesit, vajzat nuk kane pranuar qe jane viktima te mashtrimit dhe qe kane ushtruar prostitucion ne Kosove. “Kemi shkuar per te punuar atje, pasi ne Shqiperi nuk kemi gjetur pune”, kane thene vajzat, duke shtuar se kane udhetuar me deshire dhe me ndermjetesime, sic i kane nenvizuar, te besueshme. Nga ana tjeter, nga burime te policise se Kukesit, qe u referohen te dhenave te policise se Kosoves, del se qindra vajza nga Shqiperia kryejne prostitucion ne Kosove, te maskuara si kameriere, punonjese recepsioni etj.
Edhe vajzat e kthyera te shtunen mesohet se kane punuar pak a shume ne keto profesione, por nuk eshte vertetuar nese ishin viktima te rrjetit te trafikut te prostitucionit. Drejtori i kufirit per rajonin e Kukesit, Ylber Zyberi, tha per rastin e vajzave te deportuara, se policia e Kosoves i kishte kthyer per mungese te lejeqendrimit ne Kosove. Ai tha se komiteti per ekstrakomunitaret dhe i antitrafikut prane qeverise se Kosoves, kishte verifikuar se vajzat te cilat nuk kishin lidhje me njera-tjetren, ishin gjetur pa lejeqendrim dhe per kete shkak ishin kthyer ne Shqiperi. Sipas ligjeve te Kosoves, nje shtetas jo kosovar mund te qendroje aty per nje periudhe 90-ditore, e me pas kjo leje mund te perseritet ne organet kompetente dhe zgjatet deri ne 180 dite. Zyberi tha se edhe ne raste te tjera, policia e Kosoves kishte kthyer dhjetera vajza ne Doganen e Morinit. Ne nje numer rastesh, nje pjese e vajzave te deportuara kane pohuar ne Policine e Kukesit se kane kryer ne Kosove prostitucion dhe se kishin udhetuar per atje te joshura per pune. Pikekalimet kufitare te Qarkut te Kukesit kane sherbyer si transit per trafikimin e qenieve njerezore edhe drejt vendeve te Perendimit nepermjet linjes Shqiperi-Kosove-Serbi-Mali i Zi-Kroaci-Slloveni-Itali. Burime te policise se Kukesit tregojne per gazeten “Shqip” se ne vitin 2009 nepermjet Doganes se Morinit jane deportuar rreth 200 shtetas shqiptare, nga te cilet rreth 70 femra, si dhe nje numer femijesh adoleshente.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Kukës, zhduket vajza 14 vjeçare
» Maqedoni: Kthehen azilkërkuesit nga Belgjika
» Kthehen te tjere refugjate nga Gjermania
» Kukës, vritet një 45 vjeçar
» Kukes, kamione te bllokuar ne rruge

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi