Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjoba bizneseve, arme per tatimorin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gjoba bizneseve, arme per tatimorin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjoba bizneseve, arme per tatimorin

Shko poshtë

Gjoba bizneseve, arme per tatimorin Empty Gjoba bizneseve, arme per tatimorin

Mesazh nga Vizitor Sun 14 Mar 2010 - 8:01

Gjoba bizneseve, arme per tatimorin BizneseNdersa bizneset kerkojne amnistine fiskale, Ministria e Financave u pergjigjet me nje set ndryshimesh te ligjit “Per procedurat tatimore”, ku parashikohen gjoba te majme dhe kompetenca te zgjeruara per inspektoret tatimore.

Me ane te nje udhezimi, leshuar ne fund te muajit shkurt, i cili pason ndryshimet e “numrit 24, date 2.9.2008”, per procedurat tatimore, administrata tatimore duhet te kete parasysh detyrat e reja, qe lidhen me kontributet, kasat fiskale, regjistrimin e biznesit, rimbursimin e TVSH-se, si dhe kompetencat e reja per Drejtorine e Investigimit.

Gjobat, ne raste te ndryshme, shkojne deri ne 10 milione leke, ndersa per atributet, nje kategori e caktuar tatimoresh, pervec pergjimit do te mbajne madje edhe arme. Jane nje set ndryshimesh qe vijne papritur, kur nderkohe biznesi priste tjeter reagim, aq me teper kur vendi po kalon krize ekonomike.

Struktura e re ne Drejtorine e Pergjithshme per Investigimin Tatimor u miratua vitin e kaluar me vendim qeverie, por udhezimi mbi funksionimin e saj doli pak dite me pare. Keshtu, pas pikes 150, ne udhezimin nr. 24 i 2.9.2008, shtohet 150/1, e cila sqaron strukturen dhe funksionet e Drejtorise se Investigimit te Brendshem dhe te njesive te hetimit tatimor.

Detyrat e tyre jane parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprimeve te administrates tatimore, te cilat perbejne veper penale, sikurse kane edhe funksionin e mbledhjes se informacionit nga burime te ndryshme. Ne njeren nga pikat e udhezimit te ri thuhet se “punonjesit e Drejtorise se Investigimit te Brendshem dhe ata te njesive te hetimit tatimor, pajisen me arme, me leje qe jepet nga Ministria e Brendshme, vetem nese e autorizon ministri i Financave”.

Hapesire te konsiderueshme ne udhezimin e ri te Ministrise se Financave ze edhe ceshtja e vendosjes se gjobave dhe niveli i tyre. Si fillim, ministri i udhezon tatimoret qe gjoba nuk duhet ta kaloje 100 per qind te detyrimit tatimor sa i takon shkeljeve administrative. Me pas, percaktohet se tatimoret duhet te verifikojne te punesuarit e nje biznesi per t’i verifikuar me deklaraten tatimore, perfshi dhe bizneset me te vetepunesuar dhe familjaret e tyre, ndersa kerkohet qe cdo ndryshim ne list-pagesa te njoftohet 24 ore para fillimit te punes te te punesuarve.

Per te kryer verifikimin, tatimoret do te jene te autorizuar te kontrollojne te gjitha ambientet e biznesit. Nese konstatohen fshehje te deklarimit te punonjesit, atehere tatimori e gjobit biznesin e vogel me 50 mije leke (per punonjes te padeklaruar) dhe 100 mije leke per biznesin e madh, perfshi dhe detyrimet tatimore per to. Individi qe largohet nga puna duhet te njoftoje tatimet te pakten 10 dite perpara, ne menyre qe te pezullohet llogaritja e kontributit. Masa te forta ndeshkimi jane vendosur edhe per kasat fiskale.

Nese nje biznes konstatohet per here te pare nga tatimet se nuk ka vendosur kase fiskale, gjobitet 100 mije leke, ndersa konstatohet heren e dyte (me afate 10-ditor), gjobitet me 500 mije leke. Nese serish nuk vendos kase fiskale, biznesit i pezullohet veprimtaria per 6 muaj, e keshtu me radhe, deri ne mbyllje perfundimtare.

Te njejtat masa ndeshkimi me gjobe do te kete per mospajisjen me kupon tatimor te klientit. Sanksione jane parashikuar edhe per biletat, te cilat nese konstatohen pa kupon tatimor, gjobiten me 30 mije leke dhe e njejta mase ndeshkimi nese subjekti kapet duke shitur bileta me cmim te ndryshem nga ai i afishuar. Gjoba parashikohen edhe per mospajisjen rezerve te kases fiskale apo kur nuk miremban pajisjen, si dhe per mungesen e paraqitjes se nje tabele me njoftimin per klientet se duhet te pajisen me fature. Nuk i shpetojne denimeve administrative as shoqerite qe shperndajne kasa fiskale, te cilat nese nuk jane te autorizuara, gjobiten me 1 milion leke te reja, kurse biznesi qe i blen ndeshkohet me 100 mije leke. Ne nje tjeter pike thuhet se, “ne rast se tatimet kane dyshime apo informacion se subjekti fsheh te dhenat, atehere nisin sekuestrimin e dokumenteve tatimore, pajisjet kompjuterike dhe fiskale, deri ne verifikimin e tyre ne laboratore perkatese”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi