Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Treni elektrik, gjoba 20 milonë dollarë për Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Treni elektrik, gjoba 20 milonë dollarë për Shqipërinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Treni elektrik, gjoba 20 milonë dollarë për Shqipërinë

Shko poshtë

Treni elektrik, gjoba 20 milonë dollarë për Shqipërinë Empty Treni elektrik, gjoba 20 milonë dollarë për Shqipërinë

Mesazh nga Vizitor Thu 18 Mar 2010 - 3:58

Treni elektrik, gjoba 20 milonë dollarë për Shqipërinë Qeveria-laptopBeteja ligjore mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane “General Electric” vazhdon në gjykatat e huaja.


Një gjykatë amerikane nga Uashingtoni ka konfirmuar gjobën prej 20 milionë dollarë që i është vënë qeverisë shqiptare nga gjykata e arbitrazhit duke e cilësuar atë si të drejtë, pasi qeveria, përkatësisht Ministria e Transporteve ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën për ndërtimin e të ashtuquajtur treni elektrik, një projekt i firmosur nga qeveria "Nano" në vitin 2003.

Beteja ligjore mes qeverisë dhe “General Electrik” ka nisur që nga viti 2005, kur qeveria demokratike e sapoardhur në pushtet anuloi në mënyrë të njënashme projektin me vlerë 74 milionë euro për ndërtimin e një linje hekurudhore që do lidhte Tiranën me Kavajën.

Fillimisht Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë kompanisë amerikane, duke fajësuar qeverinë shqiptare për prishje të njënashme të kontratës. Për rrjedhojë gjykata dënoi qeverinë me një gjobë prej 20 milionë dollarësh si pagesë që duhet të bënte për kompensimin e dëmit që i është shkaktuar kompanisë amerikane. Por qeveria nuk është pajtuar me vendimin dhe e ka cuar cështjen në apel.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasin procedurat gjyqësore të kësaj cështje, por të paktën deri tani të gjitha vendimet e dhëna kanë qenë kundër Shqipërisë, për e cila rrezikon një gjobë jo të vogël, në një nga periudhat më të vështira të financave publike të vendit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi