Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LULËKUQE MBI VARRE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
LULËKUQE MBI VARRE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LULËKUQE MBI VARRE

Shko poshtë

LULËKUQE MBI VARRE Empty LULËKUQE MBI VARRE

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 17 Mar 2010 - 8:52

Lulëkuqe mbi varre ”, të Nehat Jahiut Bajame Hoxha– Çeliku: REFLEKSION PËR REFLEKSIONET“Lulëkuqe mbi varre ”, të Nehat Jahiut
Saturday, 13 March 2010 12:41 Sokol Demaku
E-mail Print PDF

Bajame Hoxha– Çeliku

REFLEKSION PËR REFLEKSIONET
“Lulëkuqe mbi varre ”, të Nehat Jahiut




Do të më pëlqente që këtë parathënie ta quaja Refleksion për refleksionet “Lulëkuqe mbi varre”, të shkrimtarit Nehat Jahiu. Pasi e lexon këtë libër, nuk bën gjë tjetër veçse bie në mendime të thella dhe të pikojnë lot, duke reflektuar mbi ato çka ke lexuar, mbi ato troje të lagura me gjak më shumë se sa me djersë, prandaj edhe titulli i librit “Lulekuqe mbi varre”, është shprehës, kuptimplotë dhe të çon menjëherë në ato vise ku shqiptarët vriten, burgosen e torturohen, sepse duan shkollën e tyre, gjuhën
e tyre, tokën e tyre, tokën e të parëvë që mban shumë amanete të përcjella brez pas brezi. Ky libër, gjatë leximit të tërheq deri në fund,dhe të sjell ndërmend poezitë më të bukura të kohës sonë, frazat e të cilit godasin ku duhet gjatë tretjes së kandilit…
Në refleksionet e autorit e gjen të gjithë artin, si prozën mjaft tërheqëse, poezinë, dhe dramën e
një populli të tërë. Autori shtjellon njëherësh dy luftra, njëra luftë bëhet kundër okupatorit sllavë
kurse tjetra kundër fanatizmit,ku lufton e reja me të vjetrën, e drejta me të padrejtën e përparuara me të
prapambeturën. pra shkrimtari ështe në një luftë të dyfishtë. Ai pasqyron dhe mbron njëkohësisht idelet e larta kombëtare për përparim e qytetërim të plotë.
Autori, Nehat Jahiu, i njohur tashmë me botime të shumta, i shton krijimtarisë së tij edhe një libër
tjetër me refleksione, refleksione që nuk fluturojnë lart nëpër qiej ëndërrimtarë e sajues, por ecin me këmbë në tokë, duke u fokusuar afër, thellë në zemër, në plagët, në luftën, në dëshirat dhe shpresat e përditshme për shkollën, ardhmërinë e brezit të ri…
Natyrisht, në refleksionet e veta, Nehat Jahiu nuk mund të linte pa përmendur qëndresën, heroizmin e
shqiptarit përballë armiqve të vet, të gjuhës, diturisë, të ardhmërisë së tij. Gjaku i derdhur është frymëzim për brezat, forcë për të ecur më përpara, për të ruajtur e çuar më tej vlerat e tij si komb i vjetër, ndoshta më i vjetri në Evropë. Me një gjuhë lakonike, konçize që të kujton se duhen lexuar edhe nënreshtat, autori sjell refleksionet e veta, refleksionet e një njeriu që duket se i ka jetuar nga afër problemet e për pasojë na sjell emocione të freskëta, të forta, të bukura, nxitëse për progres. Fokusimi i refleksioneve në një fshat të caktuar, si Dushkajë apo ndonjë tjetër, shpesh të sjell ndër mend hapësira më të mëdha që shkojnë tek hapësirat e një shteti apo kombi të tërë. Motive si dashuria, vdekja,
pavdeksia, etj vijnë natyrshëm, vërtiten rreth shkollës, që është lejtmotivi i librit.
Refleksionet e Nehat Jahiut janë të lidhura mes tyre, plotësojnë njëra- tjetrën e të mbajnë të mbërthyer
në ankth me lot në sy deri në fund. Lexuesi, duke lexuar këto refleksione që të bëjnë të rënqethesh, të
reflektosh, do të zbulojë një anë tjetër interesante të krijimtarisë së shkrimtarit, duke e bërë më të plotë emë të arrirë atë.
Bajame Hoxha– Çeliku, poete, shkrimtare
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi