Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"KTHETRAT E URREJTJES"JAHJAH SALIHU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
"KTHETRAT E URREJTJES"JAHJAH SALIHU People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"KTHETRAT E URREJTJES"JAHJAH SALIHU

Shko poshtë

"KTHETRAT E URREJTJES"JAHJAH SALIHU Empty "KTHETRAT E URREJTJES"JAHJAH SALIHU

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 18 Mar 2010 - 2:05

"KTHETRAT E URREJTJER",roman

JAHJAH SALIHU

Në mesin e LSHAKSH,këto dita njohëm poetin dhe prozatorin tonë Jahjah
Salihun,i cili me poezi dhe prozë po trajton tema të shoqërisë shqiptare
Unë pas njohëjes dhe leximit të tij,them është dashur të e njohim më parë.Jahjah Salihu ka lindur me 03.02.1974

në fshatin Bellopojë(Dardhishtë) të ish-Podujevës(Besiana).Shkollën fillore e kreu në fshatin Gërdovc dhe Batllavë,të mesmen në Prishtinë ku ka ndjekur edhe studimet
në Fakultetin e kulturës fizike në Univerzitetin e Prishtinës.Për
shkaqe që tani i njohim ne të gjithë,si shumë nga studentët kosovar
edhe Jahjahja
qe detyrua të ndërprej studimet dhe emigroi në Gjermani,ku jeton,punon dhe krijon.
Që nga viti 1999 Jahjahja është antarë i klubit të shkrimtarëve"BOTA E RE" të Korçës.Ai është edhe themelues i
SHoqatës Humanitare"NDIHMO TË VARFËRIT",në BaldOldesloe të
Gjermanisë.Në vitin 1999 kur organizohej shpërngulëja biblike e
Kosovarëve nga trojet e tyre drejt Shqipërisë
jAHJAHJA SHKON Në kORçë Për të vizituar të afërmit e tij që nga
përndjekëja kishin ardhur nga Prishtina.Aty ai do të njihej me
intelektual,artist dhe poet në klubin e shkrimtarëve"BOTA E RE",të
Korçës.


Aty ai promovon librin e parë me poezi"KOSOVËS".Poezia e tij trajton mallin për Kosovën,atdhedashurinë,patriotizmin,dhe mendimin unik të gjithë vëllëzerve se nuk ka gjë më të shtrenjët se Liria e Kosovës.

nga pezmi mbi gjendjen e popullit të tij,Jahjaja derdhë vargje të ndërtuara artistikisht plot dhimbje,dhe shprehet:


Toka po dridhet
shtëpitë po rrënohen


Kosova po digjet
Kosova shkretohet.



Vëllimi i librit të tij"KOSOVA"Veq disa dhjetëra poezive përban edhe dy
drama në të cilat përshkruan gjenocidin e pushtuesit serb mbi
shqiptarët,vuajtëjen dhe qëndresën shqiptare.
Këto janë dramat:"BESA;BESË" dhe "Minjera-minierës".

Këtë të diele në Hanover të Gjermanisë Jahjah Salihu promovoi romanin e tij"KTHETRAT E URREJTJES",në organizimin e LSHAKSH.
Ky roman i Jahjaja Salihut trajton tema që prekin shoqërinë mbarë
shqiptare.Libri është i dhimbshëm ku në secilin kapitull gjendja vjen e
rëndohet,fakt dhimbja prek,por autori nuk ekzagjeron,në të v♪7rtetë
pavarësisht


dhembjeve sot ky është realiteti në shoqërinë tonë:Droga,alkooli,prostitucioni,tradhëtitë bashkëshortore janë
pre e shoqërisë sonë të cilat edhe përshkojnë kapitujt e librit.Libri
është ndërtuar mbi bazën e mardhënjeve të tre personazheve kryesore,të
cilët krijojnë celulën e shoqërisë(familjen):

Agroni,Jana dhe Arjana jetonin së bashku në një harmoni familjare,deri
në çastin kur mes tyre hyn një demon shkatërrimi.Arjana është bija e
Agronit dhe Janës,ku nuk mund të shijojë lumturinë e jetës së njomë nga
se babai i saj

që lëshohet pas alkoolit kris bazamentin e familjes,e ëma e saj me
tradhëtinë që i bënë burrit thyen këtë bazament dhe familja
shkatërrohet.

Për romanin ne duhet të shkruajmë shumë,por nuk do e bëjmë këtë nga se
nuk duhet ti servojmë asgjë të gatshëm lexuesit,sepse lexuesi i
mirëfilltë do të pasurohet me këtë roman kaq të bukur,kur vet nxjerr
përmbajajtjen e tij.


Ngjarja ka ndodhur vërtetë këtë e dëshmoj autori para nesh,në këtë
ngjarëje te tre personazhet përfundojnë në mënyr♪7 tragjike,po lexuesi
i vemendshëm gjatë leximit


nuk do të pranon leht përfundimin e Arjanës,e cila duhej të kishte
jetën përpara,të jetonte ashtu si ishte bukuroshe,e sjellshme dhe
fisnike,por që bie pre e familjes dhe shoqërisë.


Autori ka ditur nga ngjarja të përshkruaj edhe personazhin pozitiv Blerta,e cila jetoj jetën e vet me dinjitet

dhe optimizëm,ajo u bë gjyshe por asnjëherë nuk harroi të vinte te varri i shoqes së saj Arjanës.
Sidoqoftë për të goditur këtë ngjarëje të dhimbshme dhe trishtuese lexuesi duhet të lexoi romanin në tërësi.

Autori Salihu në romanin e tij na jep mesazhin e të jetuarit me
dinjitet dhe nderë,ai godet me forcë veset e kohës dhe ngritë zërin në
mbrojtëjen e vlerave morale dhe njerëzore.

Lexuesit i dëshirojmë që ky libër të bie në duart e tyre dhe lexim të
këndshëm,kurse autorit Jahjah Salihu,suksese në punën e tij të mëtejme
krijuese.
"KTHETRAT E URREJTJES"JAHJAH SALIHU 25081_1214299687716_1535548066_30474380_4678364_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi