Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Salihu nuk i ndal akuzat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Salihu nuk i ndal akuzat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salihu nuk i ndal akuzat

Shko poshtë

Salihu nuk i ndal akuzat Empty Salihu nuk i ndal akuzat

Mesazh nga LaDescarada Fri 1 Mar 2013 - 1:16

Nuk e ka ndërmend të ndalet. Fjala është për ish-boksierin e mirënjohur Aziz Salihu, i cili edhe një herë ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj njerëzve që po e udhëheqin shtetin dhe sportin tonë.

Ai këtë qeveri e ka quajtur si qeveri antisportive, pasi që asnjëherë nuk po interesohet për ta duke e lënë rrugëve dhe në mëshirë të fatit. “Ndoshta e kam tepruar me këto ankesa, por vërtet jam i shtyrë nga halli dhe inati, se si unë kam bërë kaq shumë për këtë shtet e ky ma kthen me të keq. Unë sot i kam të gjitha dyert e mbyllura, madje nuk më pranon as të flas, as kryeministri, as ministri i sportit e as kryetari i komunës, të gjithë m’i kanë mbyll dyert”, tha Salihu.


“Dëgjova se Ministria e Sportit po më akuzon që unë marr një pension nga shteti i Maqedonisë, madje ata kanë thënë se ose duhet të jetë i yni ose i atyre. Po harron ajo ministri se shumë njerëz që punojnë aty marrin nga 3-4 paga me nga 3-4 funksione të ndryshe”, tha legjenda e boksit, duke e sqaruar edhe punën e pensionit.

“Maqedonisë i kam sjellë medalje evropiane dhe ballkanike për këtë ata më kanë shpërblyer. Ndërsa Kosovës sa e sa medalje i kam sjellë dhe nuk më duan. Edhe Serbia më ka ofruar pension por e kam refuzuar”, tha Salihu.

Sa u përket rekomandimeve të fundit, të aprovuara në Kuvendin e Kosovës, ku aty parashihet edhe të ndahen pensione për sportistët meritorë, Salihu ka thënë se ajo shumë e ndarë është për të ardhur turp.

“Është mirë që më në fund folën për sportin në parlament, por shuma prej 500 eurosh pension për sportistët meritorë është vërtet e turpshme. Po dëshirojnë ta ndalin Majlinda Kelmendin me 150 euro pagë, derisa asaj i ofrohen miliona nga të tjerët. Kjo dëshmon se ata nuk janë të interesuar për rininë dhe sportin tonë”, tha Salihu, i cili për fund ka njoftuar se më 15 prill në orën 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të organizojë një turne të boksit në nderim të presidentit të Turqisë, Taip Erdogan i cili vazhdimisht po del në mbrojtje të shtetit tonë dhe ne duhet të jemi mirënjohës për të. E.Ll.

Salihu nuk i ndal akuzat Aziz%20Salihu%20-%20konference%20-%20photo%20Ridvan%20Slivova%2002-1362129445
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi