Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nismat e PS-së, sot seance maratonë parlamentare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nismat e PS-së, sot seance maratonë parlamentare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nismat e PS-së, sot seance maratonë parlamentare

Shko poshtë

Nismat e PS-së, sot seance maratonë parlamentare Empty Nismat e PS-së, sot seance maratonë parlamentare

Mesazh nga Vizitor Thu 18 Mar 2010 - 3:57

Nismat e PS-së, sot seance maratonë parlamentare Parlamenti-plotNjë pikat e rendit të ditës të seancës së sotme plenare, do të jetë diskutimi për nismat ligjore të Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Projektvendimi i socialiste për komisionin hetimor, që është diskutuar në 6 mbledhje të komisionit të ligjeve, bazohet mbi hipotezën e ndryshimit të ligjit për komisionet hetimore.


Një ndryshim i mundshëm i këtij ligji, do t'i lejonte komisionit hetimor që të hapë kutitë. Kjo është pika ku socialistët nuk bashkohen me demokratët.

Mesazhet që kanë ardhur nga Brukseli, kanë bërë thirrje për një zgjidhje përpara ditës së nesërme, kur në Tiranë mbërrin komisioneri për zgjerimin Shtefan Fule. Kurse Parlamenti Europian duket se është ndarë në opinione të kundërta në lidhje me rrugëzgjidhjen. Eurodeputetë të djathtë kanë bërë thirrje për respektim të gjykatave, duke mbështetur pozicionin e Partisë Demokratike sipas të cilit hapja e kutive pengohet nga vendimet e kolegjit zgjedhor. Kurse eurodeputetë të majtë kanë mbështetur qëndrimin e Partisë Socialiste se pa hapjen e kutive nuk mund të ketë transparencë për zgjedhjet.

Në këto kushte seanca e sotme pritet të jetë maratonë. Vetëm Partia Socialiste, sipas burimeve nga selia rozë, ka depozituar 53 kërkesa për të diskutuar për nismat e saj. Ndonëse nuk ka një shifër nga demokratët, kryetari i grupit Astrit Patozi konfirmon se grupi demokrat është i përgatitur për të mbrojtur qëndrimet e veta në seancë dhe për t'iu përgjigjur pretendimeve të socialistëve.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që cdo deputet që kërkon të marrë fjalën duhet të rregjistrohet në sekretari përpara fillimit të seancës. Cdo diskutues nuk mund të flasë më shumë se 10 minuta. Në raste te vecanta konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare mund të përcaktojë një kohë të caktuar, në mënyrë të përpjesshme me numrin e deputetëve që ka secili grup parlamentar. Por një konferencë e tillë nuk është mbledhur.

Ndaj sikur vetëm të 53 deputetët socialistë që kanë kërkuar të flasin sot, do të flasin secili nga 10 minuta, kjo do të thotë një kohë prej rreth 9 orësh vetëm për socialistët. Një seancë maratonë, që po vazhdoi kështu, të premten kur komisioneri Fyle do të mbërrije në Tiranë, mund të mos ketë përfunduar ende.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi