Maqedonia sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
3 posters
Faqja 1 e 1
Maqedonia sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Nga ora 7:00, qytetarët e Maqedonisë kanë filluar të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar përbërjen e ardhshme të Kuvendit në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë vend. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha 2.976 vendvotime në mbarë vendin janë hapur në kohën e duhur.
Gjithsej 1.821.122 qytetarë me të drejtë vote do të votojnë në 2.976 vendvotime, për 21 lista të partive, koalicioneve dhe lista qytetare që garojnë në këto zgjedhje.
Në garën zgjedhore konkurrojnë shtatë parti shqiptare: BDI, PDSH, RDK, DR, BDSH, PPD dhe BDK, ndërsa, në kampin politik maqedonas janë dy koalicionet e mëdha, ai i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i partive opozitare me LSDM, të cilat përfshijnë të gjitha partitë e tjera të pakicave.
Renditja e listave me kandidatë për deputetë që u përcaktua me short në Komisionin Shtetëror Zgjedhor është e njëjtë në të gjitha njësitë zgjedhore: DR në fletën e votimit mban numrin 1, numri 2 është PDBM, numri 3- USD, 4- BDSH, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është me numrin 5, VMRO-PP numri 6, BDI numër- 7, PDSH- 8, Dinjiteti- 9, koalicioni i udhëhequr nga LSDM- 10, UND- 11, PLD- 12, PSDM- 13, E djathta demokratike- 14, Partia Evropiane e Maqedonisë- 15, PPD- 16, RDK- 17 dhe Të bashkuar për Maqedoninë- 18.
Të shtunën kanë votuar të burgosurit, të zhvendosurit, të sëmurët dhe diaspora që për herë të parë ka shfrytëzuar të drejtën për të zgjedhur tre deputetët e saj në tre njësi të reja zgjedhore. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan (KSHA) në Çikago bojkoton zgjedhjet dhe ka tërhequr kandidatin e saj me akuzat për manipulime dhe eliminimin të trupit të tyre votues të regjistruar.
Procesi zgjedhor vëzhgohet nga 3.700 vëzhgues vendorë dhe 489 vëzhgues të huaj, kryesisht nga misioni OSBE/ODIHR, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Maqedonia sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Deri në orën 17:00 votuan 53.86 %
Deri në orën 17:00, në bazë të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, kanë votuar 35.08 për qind e votuesve.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se është shtuar pasdite numri i votuesve dhe se nuk ka incidente gjatë procesit të votimit.
Në njësinë e parë zgjedhore masiviteti deri në orën 17:00 ka qenë 57.77 për qind, në të dytën 49.68, në të tretën 61.23 për qind. Në njësinë e katërt zgjedhore të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 58.80 për qind, në njësinë numër pesë 53.47 dhe në njësinë numër gjashtë vazhdon jehona të jetë më e ulët – 42. 28 për qind e votuesve të regjistruar.
Në bazë të të dhënave të KSHZ-së, numri i përgjithshëm i përqindjes së masivitetit deri në orën 17:00 është 53.86 për qind.
KSHZ: Deri në ora 13:00 votuan 35.08 %
Në bazë të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në orën 13:00 kanë votuar 35.08 për qind e votuesve.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, gjatë një konference për shtyp njoftoi se është shtuar jehona e votuesve në krahasim me atë të orës 10:00.
Në njësinë e parë zgjedhore masiviteti deri në orën 13:00 është 39.10 për qind, në të dytën 31.89, në të tretën 40.82 për qind. Në njësinë e katërt zgjedhore të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 37.20 për qind nga votuesit, në të pestën 34.93, dhe në njësinë numër gjashtë kanë votuar 27.60 për qind e votuesve të regjistruar.
Sipas Kondarko, masiviteti është i lartë dhe është sa i atyre të vitit 2002.
Po ashtu, ai ka thënë se janë vërejtur disa parregullsi zgjedhore, por në përgjithësi votimi është duke rrjedhë pa incidente.
MOST: Parregullsi në tre vendvotime
Sipas informatave nga vëzhguesit dhe koordinatorët rajonalë janë hapur të gjitha vendvotimet, në të cilat MOST ka vëzhguesit e vet, njoftuan nga ky Asociacion i qytetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Ata deri më tani kanë vërejtur parregullsi në tre vendvotime. Një vendvotim në komunën Shtip, është hapur me vonesë prej 1 orë e 10 minuta për shkak të materialit propagandues para vendvotimit.
Në një vendvotimin në komunën Qendra e Zhupës, vëzhguesit e MOST-it kanë vërejtur material të hedhur propagandues para vendit, ndërsa gjatë hapjes së një vendvotimi në komunën e Studeniçanit, Këshilli zgjedhor ka konfirmuar se mungon një fletëvotim. Rasti është paraqitur në KKZ dhe është evidentuar nga ana e Këshillit zgjedhor.
KSHZ: Deri në orën 10:00, votuan 14.2 %
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar se deri në orën 10:00 kanë votuar 224.837 votues, gjegjësisht 14.02 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Në njësinë e parë kanë votuar 16.4 %, në njësinë e dytë 13.21 %, në të tretën 18.61 %, një njësinë e katërt 16.27 %, në njësinë e pestë 13.81 %dhe në njësinë e gjashtë 7.9 %.
Sipas kreut të KSHZ-së, Boris Kondarko, procesi zgjedhor po ecën pa probleme dhe nuk janë shënuar parregullsi.

OSBE/ODIHR: Procesi zgjedhor pa incidente
Drejtori i misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve, Janez Lenarcic ka deklaruar se procesi i votimit në Maqedoni deri tani po rrjedh pa probleme.
“Deri tani votimet po zhvillohen pa probleme, mirëpo duhet të presim fundin”, deklaroi Lenarcic, gjatë vizitës së një vendvotimi në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup.
Ai theksoi se vëzhguesit e këtij misioni nëpër tërë vendin po vëzhgojnë votimet dhe numërimin e votave.
“Këto janë zgjedhjet e 11-ta që po i vëzhgojmë këtu. Ne kemi mbi 300 vëzhgues afatshkurtër si dhe vëzhgues afatgjatë, që kanë mbërritur këtu para një muaji”, theksoi Lenarcic.
Sipas tij, të dhënat përfundimtare mbi procesin zgjedhor do të dërgohen pranë zyrës në Shkup dhe do të japin në një raport preliminar nesër në një konferencë me mediat.

Në Maqedoni u votua qetë, priten rezultat zgjedhore
Të dielën u mbajtën zgjedhjet më të qeta në Maqedoni. Në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa jehona e zgjedhësve ishte shumë e lartë.
Në bazë të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 17.00 kanë votuar mbi 54 për qind e votuesve të regjistruar.
Zyrtarë të KSHZ-së dhe vëzhguesit vendorë kanë raportuar gjatë ditës për disa parregullsi, por që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit të votimit. Në përgjithësi zgjedhjet rrjedhën në mënyrë të qetë, korrekte dhe qytetarët kanë shprehur lirshëm të drejtën e votimit.
Kutitë e votimit u hapën në orën 7.00, pa vonesa në 2.976 vendvotime në mbarë Maqedoninë, ndërsa për të parën herë u votua edhe në Diasporë, ku votuesit janë përcaktuar për tre deputetë që do të jenë pjesë e Parlamentit të Maqedonisë.
Partitë politike opozitare falënderuan votuesit, por duke përmendur edhe parregullsi gjatë votimit, ndërsa akuzuan partitë në pushtet
Ndryshe, pas një ore pritet të kenë rezultatet e para nga qendrat e votimit, për të publikuar më pas edhe shifra paraprake për votat dhe mundësinë e mandateve të fituara të deputetëve në gjashtë njësitë zgjedhore.
Sipas paralajmërimeve, pritet që KSHZ-ja para mesnate të dal me rezultate paraprake për disa zona votimi dhe rezultatet e partive politike për fitoren e mandateve të deputetëve në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

ishalla nuk e bejne si ne Tirone merzitje shume
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Maqedonia sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
VMRO-DPMNE dhe BDI në epërsi
Nga rreth 42 për qind e votave të përpunuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), dy partitë e deritanishme në pushtet VMRO-DMNE dhe BDI janë në epërsi në taboret politike maqedonase dhe shqiptare.
Sipas të dhënave të para jozyrtare të KSHZ-së, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare udhëheq koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE me 126.092 vota, pas saj është LSDM me 102.333 vota, BDI ka 33.293, PDSH 13.541, RDK e Rufi Osmanit 8. 150, VMRO-PP 4.994, Të Bashkuar për Maqedoninë 3.155 vota.
Numrat ndryshojnë nga minuta në minutë, ndërsa KSHZ-ja duhet të dal me të dhëna preliminare zyrtare para mesnate

lan nam kta shqiptaret ne shtetin Pseudo Maqedonas dhe hankohen se diskriminohen dhe ndahen ne 7 pari, kur Shqiptaret nuk respektojn e nuk duan njeri tjetrin mos te mbajn shpresea se do ti duan sllavo bullgaret
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Maqedonia sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Dikur nuk kishim asnje dore shqiptare ne pushtet. Luftuam, e arritem ate qellim. Hym ne qeveri, gjuha shqipe u be gjuhe zyrtare e dyte, dokumentat dhe sherbimet shteterore jane edhe ne shqip, ne parlament flitet shqip, pa voten e shqiptareve nuk mund te mirret vendim ne parlament. Qellimi kryesor pse duhet te kemi shqiptare ne qeveri, eshte qe te sigurohet qe keto te drejta do te respektohen, dhe shqiptaret kane ku te drejtohen. Por sot, ky qellim eshte i shendrruar vetem ne nji pretekst, per te mbuluar ate per te cilen partiaket shqiptare vertete duan te jene ne qeveri. Nuk ka me interes kombetar, por interes personal. Per kete shkak nga nje parti, u bene 7 parti. Shqiptaret filluan te percahen edhe ndermjet veti, dicka qe sllavi deshiron ta shohe me gjithe deshire. Vete shqiptaret qojne ne pushtet te bejne koalicion njerez qe genjehen me therrimet e sllavit, dhe thone, "ja, ne punojme per ju ". Ketu ,as nuk vjen te mendohet per demokraci, sovranitet. Ketu ende luftohet. Tani per momentin, jemi kthyer prape ne epoken para 2001.Marreveshja e Ohrit eshte formale, sllavi ben sulme te fshehta dhe te vogla ne dukje, por 1+1 bejne 2. Keto tonet, sikur me teper ndihmojne sesa e ndalojne. Skane faj qe dikur , gazetaret e quanin Ali Ahmetin "nusja" e Gruevskit.
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Similar topics
» AAK-ja beson se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare
» Ademi: BDI-ja nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme
» Nismat e PS-së, sot seance maratonë parlamentare
» Rama: Zgjedhje të parakohshme
» Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi