Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rebelimi i komandove, shkarkohen 29 oficerë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rebelimi i komandove, shkarkohen 29 oficerë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rebelimi i komandove, shkarkohen 29 oficerë

Shko poshtë

Rebelimi i komandove, shkarkohen 29 oficerë Empty Rebelimi i komandove, shkarkohen 29 oficerë

Mesazh nga Vizitor Sat 20 Mar 2010 - 6:29

Rebelimi i komandove, shkarkohen 29 oficerë Komandot329 nënoficerë të regjimentit komando, që kanë shërbyer me mision paqeruajtes në Afganistan, janë liruar nga ushtria me motivacionin ulje të dinjitetit ushtarak në misione jashtë atdheut dhe rebelim kundër institucionit.

Lajmi konfirmohet nga burime te besueshme te Ministrise se Mbrojtjes dhe nje pjese te ish-ushtareve pjesëmarrës në misionin e fundit në Afganistan. Me të njëjtin motivacion, shtate oficere komandues të këtij misioni sapo janë kthyer në Shqipëri, janë ulur në grada dhe transferuar në reparte të tjera dytësore pjesa më e madhe e tyre jashtë Tiranës. Madje kesaj kompanie nuk i është ofruar as edhe pritje zyrtare me rastin e mbërritjes në atdhe.

Burime prane Ministrisë se Mbrojtjes thanë për Top Channel se ndëshkimi i tyre, ka ardhur pasi ushtarakëve u ndalohet rebelimi ne grup, sikurse këta kanë vepruar gjatë kohës që ndodheshin me mision paqeruajtës. Në realitet nuk bëhet fjalë për ndonjë rebelim të armatosur brenda strukturave të ushtrisë, por për kundërshtime të pages që u është dhënë e qe sipas ushtarakëve nuk ishte e barabartë me atë qe u ishte premtuar kur ishin nisur nga Shqipëria.

Ne kontratat e firmosura me Ministrinë e Mbrojtjes, komandot do të paguheshin 60 dollarë në ditë pa tatime. por një vendim i qeverisë shqiptare për tatimin me 10 përqind të pagave ka mberritur deri edhe ne Afganistanin e largët, duke reduktuar pagesen e ushtarakeve shqiptarë në 54 dollarë në ditë.

Ushtarakët e kanë kundërshtuar tatimin e pagës së tyre, duke kërkuar respektimin e kontratës së firmosur në Tiranë, duke refuzuar të dalin edhe në mision. Rebelimi i ushtarëve shqiptarë, mësohet të ketë mbërritur deri në zyrën e kryeministrit Berisha, nga zyra e të cilit është propozuar rritja e pagesës për periudhën deri në përfundim të misionit.

Ata e kanë vazhduar misionin mes kundërshtive, kërkesave dhe refuzimit të herëpashershëm të kryerjes së shërbimit dhe sapo kanë mbërritur në Shqipëri janë ndëshkuar me masa disiplinore
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi