NAZMI RUDARI SHKRIMTAR DRAMATURG DHE KRITIK
Faqja 1 e 1

Nazmi Rudari shkrimtar, dramaturg dhe kritik shqiptar.
Nazmi Rudari kreu studimet e letërsisë shqiptare në Fakultetin
Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Nga vitet e shtatëdhjeta
shkruan poezi, prozë, dramë dhe kritikë, që i botoi në shtypin dhe
periodikun tonë.
Punoi si mesimdhënës në gjimnazin e Podujeves. Në vitet e tetëdhjeta në
provat gjenerale që kishte Trupa Teatrore e Podujevës iu largua nga
skena „Letra vinte nga Ballkani“. Në Konkursin e Radio Prishtinës iu
blihe radiodrama “Kënga e Maleve“ dhe nuk u realizua asnjëherë.
Radiodrama si edhe veprat tjera bënin thirrje për ruajtën e dinjitetit
njerëzor dhe integritetit kombëtar. Ndjekja e njëmendët u forcua dhe e
rrezikoi edhe fizikisht pas botimit të librit të poezive „Helm e gjak“,
libër ky që u konfiskua.
Pas ndjekjeve të shumta dhe pasi u muar disa herë në polici, i akuzuar
si shkrues, si mësimëdhënës dhe si aktivist në luftën për pavarsi, si
propagues kundër pushtetit serb u detyrua të largohet nga atdheu.
Ndjeken dhe maltretimet që iu bënë autorit e denuan publikisht Shoqata
e Shkrimtarëve të Kosovës , Kryetari i Kosovës dhe institucione e
organizata tjera të Kosovës. Sot jeton dhe punon në [[Mainz] të
Gjermanisë.
[redakto] Veprat letrare
[redakto] Kritikë
"Në librat e Nazmi Rudarit ngritet në art realiteti i dhunës,
frikës , i terrorit mu si ngritet ne art e lartësohet edhe gatishmëria
e madhe e një kolektive jo vetëm për t`u martirizuar, por edhe për t`u
flijuar e sakrifikuar, madje edhe në përmasa dramatike. Fiton kësisoj
rezistenca paqësore, gandiste njëlloj epizmi, njëlloj heroizmi të botës
antike iliroshqiptare. Ky është një kualitet i ri, të cilin e ka hetuar
edhe e ka formësuar poetikisht Nazmi Rudari.
E kjo i rrit edhe më peshën dhe rëndësinë e librave poetik e letrarë…"(Avdullah Konushevci] Veprat
* „Ag e muzg", "Rilindja " Prishtinë 1990
* "Helm e gjak",Rilindja " Prishtinë 1992 - poezi
* "Këngët e ditës" Rilindja "Prishtinë 1996 - poezi
* "Kujtimet nuk vriten"Faik Konica" Prishtinë1 999 - poezi
* "Letra vinte nga Ballkani" Jeta e re"Prishtinë- dramë
* "Letra e bardhë" - "Jeta e re" Prishtinë-dramë
* "Kanga e maleve " - Radio Prishtina -radio dramë
== NJË ZË I FUQISHËM MOSPAJTIMI ==
Të nderuar dashamirës të fjalës së bukur,
Kam kënaqësinë e veçantë që para jush ta paraqes portretin jetësor e
poetik të mikut tim Nazmi Rudari. Fatet e jetës na takuan në
mësonjëtoret e fakultetit, të degës së gjuhës dhe letërsisë. Ndoshta jo
fatet sa dashuria ndaj fjalës së bukur shqipe, që në ato rrethana të
vështira për kombin tonë do të thoshte shumë më tepër se fjalë, do të
thoshte komb, do të thoshte atdhe, do të thoshte liri...
Nazmiu zbriste nga kodrat e Herticës, pasi kishte mbaruar gjimnazin në
Prishtinë e Podujevë, më dashurinë e madhe në zemë për të mësuar sa më
shumë, për t´u kredhur njëherë e përgjithmonë në vorbullën e
krijimtarisë poetike.
Kjo ëndërr e flaktë djaloshare zuri të merrte konturet konkrete më
shkrimet të zhanreve të ndryshme: poezi,dramë tregime. Kështu, pas një
pune të mundishme e fort të kujdeshme , Nazmiu doli para publikut më
librin e parë me tregime me titull“Ag e Muzg“, 1990 që dy vjet më vonë
të botojë edhe përmbledhjen e parë me poezi me titull“Helm e gjak“, për
të vazhduar pastaj po me përmbledhjet e poezive „Këngët e
ditës“(1998)dhe „Kujtimet nuk vriten“(2000).
Në krijimtarinë letrare të Nazmi Rudarit shkrihen, si te shumica e
shkrimtarëve tanë, fati individual dhe kolektiv. Fjala e tij shpreh jo
vetëm ndjenjat dhe emocionet personale, siç veprojnë një pjesë e mirë e
lirikëve të popujve të lirë, ajo në të vertet është shprehje e
mospajtimit më gjendjen e vështirë politike, shoqërore e ekonomike të
shqiptarëve në regjimet e ndryshme Jugosllave, është një protestë e
fuqishme e sidomos për gjendjen e krijuar në Kosovë në vitet ´90, kur
pena e Nazmi Rudarit erdhi duke u bërë gjithnjë më e mprehtë dhe më e
fuqishme.
Duket sikur qe ne titull të përmbledhjes se parë të poezive Nazmi
Rudari e ka përfshirë me dy fjalë tërë historinë e populit të tij,
fatin e shumicës së individëve dhe fatin kolektiv të popullit shqiptar
të kohës së tij. Një jetë më helm, një vdekje më gjak. Po e citoj këtu
të plotë poezinë më titull:
[„Zot çfarë fati“:]
Çfarë fati paska pasur populli im, zot
Me shekuj ballë pë ballë më vdekjën
Anjëherë duarkryq as i mundur, por
Në qiellin e kaltër e dheun e zi
Përherë rrahje zemre e pavdekshëm
Me pabesi e vrasje rrethuar sa tmerr
Sy me sy me vdekjen si ne ferr
Njësoj në të katër stinër e vitit
Natën ditën në rrugë si në shtëpi
Në mundime të përhershme të mbrojë
Ç´don e ç´i duhet, lirinë
Sy e vesh si para shekujsh
Edhe ne vitin dymijë
Çfarë fati paska pasur populli im, zot ?
Pra , helmi gjaku këtu lidhen më gjakimin e lirisë, jo me zënka
personale, jo me krime individuale, sepse, për fat të keq, shkrimtarët
shqiptarë edhe sot e këtë ditë nuk kanë luksin që në qendër të
krijimtarisë se tyre ta vënë fatin e individit, diç veprojnë pothuaj të
gjithë shkrimtarët e popujve që e kanë sendertuar ëndrrën për shtetin
kombëtar dhe për jetën e civilizuar shoqërore, ekonomike e politike.
Gjaku dhe vdekja për liri janë hijet e zakonshme e shqiptarëve të Kosovës, të cilët s´rrojnë dot me poshtrimin e robit, po
Kudo që të jenë Vdesin më dhe tëndin në gji
Do të thotë më dhe të atdheut të Kosovës. Marrë në përgjithësi ,
vargjet e Nazmi Rudarit i përshkon jo një frymë romantike heroike, por
një revoltë e thellë për fatin e popullit, për mendësinë e tij, për
sjelljen e të parëve në momente të caktuara historike. Ai përshkruan,
të themi kushtimisht,situata të vështira të popullit të tij në kohë
paqe e në kohë lufte. Vargjet e tilla përshkohen kryesisht nga dhembja
e thellë, nga pikëllimi, nga humanizmi.
Meqe tematika e poezive të tij është shumë e larmishme, e së këndejmi
edhe qëndrimi emocional, mund të thuhet së ai ndjek rrugën e mendjeve
më të ndritura të kombit,që atdheun e vet e deshën edhe me mend jo
vetëm më zemër, që i dëshiruan atij trensformim ,emancipim, që të bëhet
i aftë e i denjë për të jetuar si popujt e tjerë, për t´u radhitur
krahas popujve të civilizuar të Evropës e të botës. Vetëm në librin e
fundit me titull »Kujtimet nuk vriten »,të botuar më 2000, sikur
ndërron pak ky disponim krijues. Ngjarja e madhe e vitit 1999 bën që
edhe Nazmi Rudarit si poet t´i ndrit pak fytyra e t´i mbushte zemra me
gëzim, pasi ushtria Çlirimtare e kishte sendërtuar një pjesë të
idesleve shekullore të shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha këto ode të
shumta, këto disponime të ndryshme emocionale shprehen edhe në varg të
kultivuar, më një gjuhë të matur e të qartë,që ia shtojnë rethin e
lexuesve.
Mua më mbetet që në fund mikut tim ti uroj shendet dhe vepra edhe më të arrira në të ardhmen.

Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Similar topics
» Nje shkrimtar ne majat e letersise
» Kritik...???
» Ohri e Fierza mbi nivelin kritik
» Schmitt: Në Shqipëri e Kosovë s’ka diskurs kritik historiografik
» Ali Dula: Vështrim kritik për librin e poetit Xheladin HAMZA - NGJYRAT E SHKËLQIMIT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi