PS fton shqiptarët në protesta: Të largojmë qeverinë
Faqja 1 e 1

[url=https://ambra.forumattivo.com//lajmet/images/stories/politika/selia PS.jpg] [/url]
/* */
“Sali Berisha na flet për mirëqenie e për politika sociale por sot shqiptarëve u duhet të përballen me një rritje të cmimit të energjisë që i merr cdo familjeje mesatare shqiptare 30 për qind të të ardhurave të tyre të pakta.
Prandaj sot është koha që t'i bashkoheni protestës sonë kundër kësaj qeverie”. Këtë deklaroi sot deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka sipas të cilës Sali Berisha flet për rritje ekonomike, por sot shqiptarët konsumojnë 18 për qind më pak ushqime si pasojë e rritjes së papërballueshme të cmimit të zarzavateve, frutave e të gjitha produkteve të tjera ushqimore.
“Prandaj sot është koha për t'iu bashkuar protestës sonë. Sali Berisha flet për ndihmën ndaj biznesit shqiptar, por sot bizneseve, të medha e të vogla, po u merret fryma nga politikat e mbrapshta ekonomike e tatimore të qeverisë Berisha. Prandaj sot është koha për t'iu bashkuar protestës sonë”, tha ajo.
Xhaçka këmbënguli se Sali Berisha flet për rritje rrogash dhe Sali Berisha ka të drejtë sepse ai, dhe familja e tij biologjike e politike po përjetojnë sot një rritje të ardhurash marramendëse në një kohë që anembanë vendit janë me qindra e me mijëra familjet shqiptare që i shtohen radhëve të të varfërve e të papunëve.
“Prandaj sot është koha për t'iu bashkuar protestës sonë.Të gjitha këto mashtrime dhe e gjithë kjo paaftësi e papërgjegjshmëri pasojat e të cilës i vuajmë ne sot, vijnë si pasojë e deformimit të vullnetit të shqiptarëve në 28 qershor. Sepse një qeveri që nuk varet nga votat e qytetarëve për pushtetin e saj, nuk ka sesi t'u përgjigjet nevojave, interesave, shqetësimeve dhe aspiratave të tyre. Prandaj sot, më shumë se kurrë është koha për të protestuar kundër kësaj qeverie”, insistoi Xhaçka.
Për të gjitha këto arsye, vijoi ajo, dhe për atë mori problemesh që ne të gjithë i përjetojmë në jetën tonë të përditshme, sot, u bëjmë thirrje shqiptarëve që të na bashkohen në një valë të pandalshme protestash kundër kësaj qeverie e cila sot më pak se kurrë, ka legjitimitetin për të na qeverisur.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Xhemajli kritikon Qeverinë dhe Kuvendin
» Thaci: Gati numrat për qeverinë
» BB, dy pakte me qeverine e Kosoves
» Të varfërit kursejnë qeverinë
» PD: Raporti i DASH, pozitiv për qeverinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi