Malaj: 20% e anëtarësisë së PS nuk mbështet bojkotin
Faqja 1 e 1

Deputeti Arben Malaj ka kritikuar ashpër sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare qëndrimin “pro” bojkotit të Kuvendit. Sipas tij, nuk duhet të ketë justifikime që radikalizimi i Partisë Socialiste është kërkesë e bazës
socialiste. “Dje disa kolegë përdorën edhe shifra që deri në 80% e anëtarëve të organizatave kërkojnë bojkotin e përhershëm të parlamentit. Kjo frymë e godet Partinë Socialiste në avantazhin e saj publike. Anëtarësia e PS përfshin njerëz me vlera njërëzore, njerëz të përkushtuar dhe njerëz të arsimuar”, u shpreh Malaj.
Dje, vijoi ai, u tentua të akuzoheshin socialistët në bazë që kundërshtojnë bojkotin. “Ata që kundërshtojnë bojkotin e parlamentit nuk janë vetëm ata që janë në punë apo që kanë biznes privat. PS nuk duhet prezantuar si partia vetëm e njerëzve të varfër dhe të papunë. Ky mentalitet ngushton bazën sociale të PS dhe e bënë atë një parti gjithnjë e më të vogël ndërsa ngushtimi artificial i bazës sociale rrezikon ta bëjë PS-në gjithnjë e më të vogël e më radikale. Ne duhet të marrim pjesë në parlament për të qartësuar vizionin tonë për një qeveri ndryshe, për të mbështetur integrimin e vendit dhe për të qartësuar dështimet e Berishës. Duhen qartësuar publikisht dështimet e qeverisë dhe efektet e krizës politike në debatin tonë parlamentar. Duhet të debatojmë në parlament pët t’i parandaluar krizat dhe për të qartësuar se qeverisja e ardhshme e PS i njeh permasat e tyre, dhe ka gati strategjinë antikrizë dhe rikthimin e ritmeve të larta të rritjes ekonomike”, theksoi Malaj.
Sipas tij, duhen rritur kontaktet publike jo vetëm me anëtarët e PS pasi ka kolegë që thonë se 15-20 % e socialistëve kundërshtojnë bojkotin dhe kjo nuk është një shifër e vogël që mund të nënvlerësohet. “Bojkoti ynë pjesëmarrja e kushtëzuar ku flet 5 minuta e një kolege nga grupi dhe e shoqërojnë 64 veta, pengon suksesin tonë politik. Kjo fsheh krizën e mazhorancës, pengon që të qartësohet se faktori i vetëm i kësaj krizë është kjo mazhorancë dhe Berisha. Ky bojkoti jonë i krijon mazhorancës alibinë e mos zgjidhjes së krizës dhe cënon kredibilitet kombëtare dhe ndërkombëtare të PS që edhe pse ka një objektiv strategjikë shumë të rëndësishëm transparencën e votës – nuk maksimalizon efikasitetin e partisë parlamentare me qëndrimet politike jashtë parlamentit. Protestat nuk duhet të jeni fillimi por një harmonizim i reagimit tonë publik, duke nisur me ndërprerjen e bojkotit. Pjesëmarrjen në parlamentar nuk e kërkoj si fasëde për qeverinë por si detyrim politik për të arritur brenda institucioneve transparencën e votës dhe ndaljen përfundimtare të vjedhjes së tyre”, u shpreh Malaj

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Babi i Almës, mbështet vajzën në FB
» Papa mbështet mësuesen që i bënte fëmijët të qanin nga frika
» Soni Malaj Biografi
» Jeta e re e Soni Malaj ne Spanje
» Soni Malaj bashkëpunim me Baba Stars

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi