Të mbrosh keqqeverisjen me Adem Jasharin
Faqja 1 e 1

Nga Enver Robelli
Atdheun dhe njerëzit e tij nuk i duan ata që e sundojnë për interesa financiare, por ata që me vetëmohim, me zemërim të shenjtë dhe me qëllime të mira synojnë ndërtimin e një sistemi shtetëror në Kosovë, i cili e respekton qytetarin dhe i siguron atij jetë me dinjitet
Në shoqëritë pa drejtësi sociale dhe pa sistem të konsoliduar të vlerave, siç është shoqëria e Kosovës, ta duash vendin tënd dhe njerëzit e tij pa interes është diçka e pazakonshme. Këtë ndjenjë të fuqishme dhe të sinqertë s’e duron pjesa më e madhe e klasës politike, sepse ajo përbëhet kryesisht nga lajkatarët, të cilët nuk kanë bosht kurrizor. Pas lajkatarëve vjen rrethi i dytë: çanaklëpirësit e pangishëm. Roli i tyre është neveritës: ata janë pjesë e sistemit falë lidhjeve familjare apo rajonale, falë kumbarive dhe shoqërive të tjera – dhe ata nuk kanë detyrë tjetër përveç se t’ia bëjnë qejfin eprorëve të tyre, shpesh madje duke qenë të vetëdijshëm se kështu më shumë i bëjnë dëm shefit se sa hair. Gjatë ditës së punës thesari i fjalëve që përdorin është tepër i kufizuar: „Shef, mirë ke folur“, „Shef, ky e ka me inat“, „Shef, a bën ta përziej pak sherbetin?“. Thënë pak më ndryshe: Shpesh kriter punësimi nëpër institucionet shtetërore të Kosovës është aftësia e marrë e zyrtarit për t’ia bërë qejfin shefit, qoftë ai kryeministër, president apo diçka tjetër. Disa shefa të qeverive të mëparshme këtë e kanë kuptuar tek pasi janë detyruar të largohen nga posti. Kryeministri Hashim Thaçi ka shans ta kuptojë se dëmin më të madh atij ia bëjnë pikërisht ata që ia rrahin supet përmes shkresurinave të formuluara në gjunjë. Ose ata që gjysmë të dehur dalin dhe e mbrojnë shefin kafehaneve të Prishtinës.
Kuptohet që zyrtarë të tillë, duke filluar nga rangu më i lartë deri në rangun më të ulët, çdo kritikë të shkruar e të thënë me zemërim të shenjtë e shohin si rrezik për sistemin e ndërtuar prej tyre. E shohin si sulm armiqësor. E shohin si dashakeqësi. E, për fat të keq të këtij vendi, ata sillen si dashakeqës dhe armiq të shoqërisë. Ky soj i zyrtarëve as nuk mund ta marrë me mend që dikush mund të angazhohet me decenie për këtë vend pa pasur asnjë interes – as sa t’zitë e thonit. Tipat e tillë, që mendojnë se është e turpshme ta duash vendin tënd pa asnjë interes personal, në Drenicë e Dukagjin i quajnë njerëz që i kanë rrâjt n’bagël.
Zyrtarë të tillë, që të kujtojnë figurat e shahut, e kërkojnë shpëtimin në keqpërdorimin e sakrificës së shumë njerëzve që kanë dhënë gjithçka që kanë pasur për këtë vend. Të përmendësh gjakun e dëshmorëve për të mbrojtur korrupsionin është sikur t’ia pështysh varrin Adem Jasharit, Luan Haradinajt dhe Agim Ramadanit. Kjo shoqëri duhet të gjejë forcën dhe të ketë guxim që të mos lejojë këtë njollosje. Atdheun dhe njerëzit e tij nuk i duan ata që sundojnë për interesa financiare, por ata që me vetëmohim, me zemërim të shenjtë dhe me qëllime të mira synojnë ndërtimin e një sistemi shtetëror në Kosovë, i cili e respekton qytetarin dhe i siguron atij jetë me dinjitet. Atdheun dhe njerëzit e tij nuk i duan ata që brohorasin parulla staliniste dhe përmendin me mendjelehtësi të padurueshme gjakun e dëshmorëve. Kosovën nuk e duan ata që thonë: „E dua atdheun – mbi të gjitha“. Ky është një mashtrim retorik, sepse para atdheut janë njerëzit e këtij vendi. Kush thotë se e do më shumë atdheun se sa njerëzit, vendi i tij s’mund të jetë gjë tjetër veçse një gropë me viktima. Atdheu dhe njerëzit e tij janë të pandashëm.
Pasi që sistemi shtetëror në Kosovë nuk e duron kritikën qëllimmirë, rrjedhimisht disa nëpunës të shtetit të nivelit të lartë nuk kanë detyrë tjetër përveç se të përpiqen t’i denigrojnë personalisht zërat kritikë. Nuk merren me argumentet e tyre, por me shpifje, sepse kjo është kohë lapërdharësh, siç thuhet në Toskëri. Ndoshta vjen dita kur gazetarët kritikë me dekret do të shpallen të çmendur, psikopatë, tradhtarë. Pse? Sepse po e kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe pa hile. Në të mirën e këtij vendi dhe jo në favor të një grupi të caktuar. Ndoshta këtë e kupton një ditë Hashim Thaçi, i cili në fund të viteve 90-të karrierën politike e ka nisur dhe pastaj edhe e ka ndërtuar falë edhe mbështetjes mediale nga Perëndimi.
Një gjë duhet të dihet: Për fenomene të këqija nuk shkruhet me fjalë përkëdhelëse. Nuk mund t’i themi korrupsionit kabuni, nuk mund t’i themi keqpërdorimeve kaçkavall. Këtë asnjë pushtet në Kosovë nuk duhet ta kërkojë nga gazetarët që nuk e kanë shitur dinjitetin në pazarin e madh. Mund ta kërkojnë nga ata të ashtuquajtur gazetarë që shkruajnë e raportojnë me porosi dhe që janë fajtorë pse është njollosur aq keq profesioni i gazetarit në Kosovë. Pyetja tjetër që vijon nga ky soj gazetarësh është: A je me Hashim Thaçin, me Ramush Haradinajn apo me Fatmir Sejdiun? E, nëse je me të vërtetën dhe me Kosovën, nëse je me partinë më të mirë në botë, me Partinë e Lexuesve, atëherë sigurisht disa puthadorë të sistemit do të përpiqen t’i diskreditojnë zërat kritikë me metoda ballkanike: shpifin nëpër kafehane, mejhane e gazeta. Madje, mund ta përdorin edhe sakrificën e Adem Jasharit për t’u mbrojtur. Çfarë mjerimi!

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Rama: Qytetaret po paguajne per keqqeverisjen
» Adem Jashari
» Legjendari Bac Adem Jashari
» Adem Ramadani Kendo o vella Kur'an
» "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA
» Adem Jashari
» Legjendari Bac Adem Jashari
» Adem Ramadani Kendo o vella Kur'an
» "LULJA LA LULISHTEN"ADEM BERISHA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi