Adem Jashari
+3
Strugani
feneri
WebMaster
7 posters
Faqja 1 e 1
Adem Jashari
Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër – Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë – valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona “Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj”, e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: “Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj”. S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri – Lindja – krisma – jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955.
Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s’u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re – Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e “re” e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: “Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit”. Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t’u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: “Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.”, – dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari – legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit – Festës sonë Kombëtare

Re: Adem Jashari
ADEM JASHARI
S'ishte përpjekje shpëtimi ajo luftë
Ajo hapi shtigje të rilindë Kosova
Me çka u ndoz ai flakadan i madh i lirisë
Ma mirë thuaj : Nga gjumi i zgjova!
Vitet e robërisë sa ishin të gjatë
Dekadat me heshtje e perkulje i pjestonin
Se populli e hante perditë buken e thatë
Por, kush kish nge - shtypësin të hidheronin!
Me pranga, me perndjekje , me vrasje e dhunime
gradoheshin shqiptarët, po merrnin dhuratë!
Ëndërronin lajkatarët ku kishte emërime
Të ngjisin grada pushteti e të bëjnë shamatë !
Të shtypin pastaj në dimër , e në verë
Me gjak të përmbysnin marsin, sa herë vinte behari!
Jo! Nuk shkoj në Prekaz ajo dinakëri
Se doli si jehona - kreshnik Adem Jashari!

feneri- I/e Regjistruar
- Postime : 556
Anëtarësuar : 27/09/2009
Re: Adem Jashari
Hero i Perjetshem!!!!!
Strugani- I/e Regjistruar
- Postime : 47
Gjinia :
Anëtarësuar : 26/09/2009
Mosha : 52
Re: Adem Jashari
Flm kushtrim keto pamje edhe shkrime me kan mesuar shume duke i pare edhe duke i lexuar ,,edhe ndjehem shum krenare te sjell gjdo gje qe i perket kesaj historie
Re: Adem Jashari
Osman Geci ishte i biri i Shaban Gecit, daja i Adem Jasharit. Ai lindi në fshatin Llaushë, komuna e Skënderajt. Osmanin e kam patur kushëri të afërt. Ai i qëndroi besnik luftës për liri, si dhe nipave të vet, që nga dita kur nipat e tij Rifat, Hamëz dhe Adem Jashari ia kthyen pushkën Serbisë. Ishte burrë i vendosur dhe kurrë nuk lëshoi pe në qëndrimet e veta. Ishte njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar, historisë së luftrave të kaçakve si dhe, si fetar i madh që ishte, edhe i historisë së Pejgamerëve.
Osmani vinte shpesh te ne. Në më të shumtën e rasteve vinte bashkë me nipat e tij të tjerë: Rrustemin dhe Hetemin. Ishte një kënaqësi e veçantë ta dëgjoje tek fliste për Kosovën, për historinë, për luftën e djemve trima kundër shkijeve e bashkëpunëtorëve të tyre. Në fakt, prej vitit 1991 e këtej, në çdo odë, kudo ku ka qenë i pranishëm Osman Geci, bisedë kryesore ka qenë lufta kundër Serbisë.
Gjatë gjithë kohës sa ka qenë në mal, Osmani ka qëndruar burrërisht. Pjesën dërrmuese të kohës ai e ka kaluar te nipat e vet në Prekaz. Aty kishte edhe të motrën, dadën Zahë, siç i thonim edhe ne të tjerët nga Llausha. Ditën e fundit të jetës së tij, ai u nis së bashku me Ademin nga fshati Ticë për në Prekaz. Në kullat e Jasharajve, më 5 Mars 1998, bashkë me dhëndrin Mixhën Shaban, me nipat Hamzë e Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jasharaj, ra heroikisht, për t’u bërë legjendë.
Osman Geci do të mbetet për jetë e mot hero i atdheut.

Ilaz Kodra ishte nga fshati Prekaz, komuna e Skënderajt. Ka qenë njëri shumë i urtë dhe besnik, shok i pandarë i Adem Jasharit, njëherazi edhe luftëtari më i shkëlqyer për aksione guerile. Ka qenë burrë i fjalës dhe i pushkës. Nuk duronte padrejtësi dhe mbronte gjithmonë të vërtetën.
Që nga viti 1991 ka qenë bashkë me Adem Jasharin, në stërvitje ushtarake në Shqipëri, dhe që prej asaj kohe nuk e ka lëshuar pushkën nga dora. Ilazi e ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ilegalisht disa herë. Një kohë të shkurtër qëndroi edhe në Gjermani, në Mynih, ku kam patur rastin ta takoj disa herë, madje edhe në banesën e Rifat Jasharit. Ka patur qëndrim ushtaraku dhe ishte një burrë, të cilit fjala i zinte vend.
Ilaz Kodra ka qenë luftëtar dhe komandant i Brigadës 114. Ai ka gëzuar respektin e të gjithëve, si të ushtarëve ashtu edhe të popullit. Ilazi ka qenë pjesmarrës i të gjitha luftrave në Drenicë dhe rrethinë.
Ra në fushën e nderit ballë për ballë me armikun, gjatë ofensives sërbe në fshatin Shtuticë.

Bekim Berisha - Abeja ka qenë luftëtari më profesionist që kam njohur ndonjëherë. Me të u njoftova në prill të vitit 1997, në fshatin Açarevë, ku qëndroi disa ditë për të na mësuar artin e luftës. Abeja ka qenë neutral, absolutisht neutral. Me Abejen e kemi bërë mbrojtjen e çeliktë të Açarevës duke përdorur kanalet e punkteve mbrojtëse të mbuluara me dhe, që deri në atë kohë nuk i kishim bërë kurrë. Ai e ka vendosur rregullin e parë ushtarak, si dhe ushtrimet, të cilat janë zhvilluar në luginën e fshatit Açarevë. Të gjithë kemi patur një simpati të madhe për Abenë si luftëtar e si njeri të ditur.
Veprimi i parë ushtarak që organizoi Abeja, është ai i vendosjes së eksplozivëve nëpër ato pika serbe ku ata nuk qëndronin çdoherë. Bombat i vendosi gjatë kohës që serbët ishin duke bërë vezhgimin. Kur ata janë kthyer, kanë rënë në to dhe janë vrarë, në kodrën e Brojës. Këto kurdisje të bombave i ka bërë vetë.
Abeja e vëzhgonte çdo gjest të njësiteve tona dhe vazhdimisht thoshte se duhej të mbanim rregull, e jo më si deri atëherë. Në Llaushë ishte ai që na bëri rreshtimin e parë ushtarak. Prej tij kisha dëgjuar për herë të parë këto fjalë:
- Duhet të kemi hierarkinë ushtarake vertikale dhe atë horizontale, të komandohemi nga lart-poshtë dhe të komunikojmë horizontalisht!
Ky luftëtar ka bërë shumë për Drenicën dhe Kosovën. Abeja vritet heroikisht në frontin e Junikut!

Rifat Fazli Mëziu, u lind në vitin 1967, në fshatin Morinë, të komunës së Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Skënderaj. Për disa provime mbeti pa diplomuar në Fakultetin e Fizikës në Prishtinë.
Me Rifatin jam takuar për herë të parë gjatë vitit shkollor 1984-1985. Ishim të dy së bashku në vitin e tretë - drejtimi i kimisë, në shkollën e mesme QAMO «Ramiz Sadiku» në Skënderaj. Kishim mendime të përbashkëta, jo vetëm gjatë kohës kur ishim shokë klase por edhe më vonë kur u bëmë shokë të pandarë. Në vitin 1998 u bëmë edhe shokë lufte.
M'u kujtua rasti, kur në nëntor të vitit 1985, në klasën tonë u thye fotografia e Titos. Të nesërmen kishte ardhur në shkollë policia, e cila na mori bashkë me Rifatin e disa të tjerë, ku na maltretuan për disa orë, duke na quajtur me emra të ndryshëm. Mirëpo, falë kujdestarit dhe drejtorit të shkollës ne i shpëtuam burgut dhe përjashtimit nga shkolla.
Nota mesatare në klasën tonë ishte 4. 2 dhe kjo ishte ndoshta një prej arsyeve që të gjithë na ndihmuan. Uniteti i tërë klasës për të mos treguar personin që e kishte thyer fotografinë kishte befasuar edhe policinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, me sukses të shkëlqyeshëm, Rifati regjistrohet në Fakultetin e Fizikës e unë në atë të Kimisë. Pas vitit 1981, për të gjithë studentët shqiptarë kishte filluar një etapë e re, ajo e historisë së Kosovës, prandaj edhe gjenerata jonë u përball me shumë peripeci, jo vetëm të jetës studentore, por edhe të çështjeve kombëtare.
Rifati ia kushtoi tërë qenien e vet çështjes kombëtare. Ishte organizator dhe pjesëmarrës i të gjitha protestave e demonstratave, që u mbajtën atëherë. Për mbrojtjen e Kosovës qëndroi plotë tetë ditë në grevën e studentëve dhe minatorëve në sallën e Sporteve në Prishtinë, prej 20 deri më 28 shkurt të vitit 1989, dhe dha kontributin e tij për pajtimin e gjaqeve.
Më vonë Rifati filloi të punonte si profesor i fizikës në shkollën e Mesme të Drenasit. Ka pasur shumë raste kur ai ka ecur në këmbë nga fshati Morinë deri në Drenas, përtej 15 kilometra, për të mos e humbur orën e mësimit, sepse për ta paguar biletën e autobusit nuk kishte të holla.
Ishim shokë të pandarë dhe bisedonim për shumëçka, dinim çdo gjë për njëri-tjetrin. Shumë aktivitete, përkujtime, orë letrare, aktivitete kulturore, politike e sportive, u munduam t'i organizojmë së bashku për të gjallëruar sado pak jetën në komunën tonë. Bashkë me Adem Dërgutin, Rifat Mëziun dhe disa shokë të tjerë, formuam këshillin iniciativ për themelimin e Forumit Rinor - Dega në Skënderaj.
Që nga viti 1991, Rifati insistoi të kyçej drejtpërsëdrejti në luftën për liri. Mirëpo ka qenë insistimi im, që Rifati të qëndronte pranë nxënësve. Ai i qëndroi besnik ditarit dhe profesionit të edukatorit deri në vitin 1997. Pas vrasjes së mësuesit Halit Geci, më 26 nëntor 1997 Rifati kishte vendosur t'i bashkëngjitej me gjithë qenien e tij luftës, pra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një ditë kishte ardhur në fshatin Llaushë për t'më takuar mua dhe shokët e tjerë për t’iu bashkuar përfundimisht ushtrisë. Që nga ajo natë, Rifati pajiset me armë dhe deri në frymën e fundit luftoi për liri.
Sa herë që takoheshim me Rifatin në malin që ndante fshatrat tona, bisedonim për lirinë dhe organizimin e luftës sonë. Ëndërronim të kishim një ushtri moderne, të aftë dhe të gatshme për të përballuar të gjitha sfidat që mund t'i dilnin përpara.
Në mesin e verës së vitit 1998 Rifatit i lindi një djalë. Ai i ftoi shokët për gëzimin që kishte për lindjen e ushtarit të ri. Ne u bashkuam në odën e Ilaz Dërgutit. Të pranishëm ishin shumë shokë, në mesin e tyre edhe Imer Alishani, shok i yni, i cili kishte kaluar disa vite në burg për shkak të veprimtarisë së tij prej luftëtari. Atë mbrëmje ishte i pranishëm edhe Sami Lushtaku dhe shumë luftëtarë të tjerë, (ekziston edhe inçizimi me kamerë). Kemi kënduar deri në orët e vona, duke dashur të tregojmë se kënga është pjesë e luftës.
Rifat Mëziu ka qëndruar i pathyeshëm në idealet e veta prej luftëtari dhe ka ndjekur rrugën e Adem Jasharit, duke luftuar deri në vdekje, pa marrë parasysh pengesat e shumta. Vendosmëria e tij është shfaqur në të gjitha frontet. Për këtë burrë do të flitet e shkruhet shumë më vonë. Rifati u vra së bashku me shumë luftëtarë të tjerë, si Mujë Krasniqin, Komandant Brigade dhe luftëtarë të tjerë të saj në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Humbja e Rifatit është një humbje e madhe si për shkollën ashtu edhe për ushtrinë tonë. Por Rifati do të jetojë në zemrat e gjeneratave që ai i ka mësuar dhe të gjithë shokëve të luftës.

Të përmendësh Imerin dhe të mos tregosh se ka qenë një lis, është e pamundur, lis të cilin s'kanë mundur ta lëkundin erërat dhe fortunat e ndryshme. Të gjithë ata që e kanë njohur e dinë se ai ka qenë një burrë që vështirë mund të lind më. Me Imerin njiheshim që nga viti 1990, ku së bashku me të shkonim te një njeri, të cilin e njihte ai, për të blerë pushk-mitralozin që e kam ende.
Para se të aktivizohej në UÇK, Imeri i kishte mbajtur pesë vite burg në burgjet e Sërbisë dhe ishte liruar në vitin 1997. Ishte burgosur për shkak se policia ia kishte zënë një pushkë-mitraloz dhe dy automatikë kallashnikov. Menjëherë pas daljes nga burgu aktivizohet në ushtri.
Imer Alushani u vra në fushën e betejës në Grykën e Llapushnikut, ku kishte luftuar si luan. Gjatë verës së vitit 1998, në Ofensiven e Dytë të Llapushnikut kishte luftuar deri në vdekje dhe nuk i kishte lëshuar pozicionet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ai kishte shkuar dhe kishte liruar disa të burgosur shqiptarë që gjendeshin në një burg të UÇK-së. Njëri nga të burgosurit i kishte thënë Imerit se unë do të luftoj me ju deri në vdekje, sepse më kanë burgosur pa faj, gjë që ishte e vërtetë.
Kur qëllon granata afër Imerit atij personi që nuk ja dij emrin, kam dëgjuar që gjendet në Suedi, ajo ia kishte këputur dorën.

HOMAZH I USHTARIT
Para Varrit të Dëshmorit të Kombit!
Para fëmijës së palindur!
Para nënës shtatëzënë!
Para rinisë!
Para prindërve dhe gjyshërve!
Para Jush, që thyet Robërinë!
Para Jush luftëtarë !
Para Jush Komandantë!
Përkulem, unë biri i Juaj !
Ju, roje e përjetshme e Atdheut !
Përkulem, unë biri i Juaj !
Gani Geci
Re: Adem Jashari
E thash nje fjale shqip-ATDHE,shqiptova nje ideal-KOMB.Kujtova nje emer-SHEKSPIR,kerkova penen e tij,per te pershkruar jetshkrimin tragjik te popullit tim.Ishte i lasht sa vete Ballkani,te ndodhur aty para botes Greke,pushtimeve Romake,dyndjeve Sllave,qe mbijetonin roberin dhe ende frymon per tu gjalluar.
Atehere i thirra vetes vec nje emer SHQIPTAR.

Vizitor- Vizitor
Re: Adem Jashari
tema asht ADEM JASHARI e pa mohushme asht se kombi jon ka qen ne robri prej rromakve grekve turqive serbve ama tema asht adem jashari
Vizitor- Vizitor
Re: Adem Jashari
POROSIA E ADEM ,SHABAN E HAMEZ JASHARIT
“Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët, ecni në rrugën e tyre”.

zeshkanja- I/e Regjistruar
- Postime : 43
Anëtarësuar : 29/12/2009
Re: Adem Jashari
shikoni mua nuk dua polemike ne kete teme okkkkk dua rrespekt per keto tema ju lutem okkkkkkk
Re: Adem Jashari
Jo llokum motive personale ,, edhe me kujton shum njerez qe ne ate kohe kan pasur nevoje per strehim ne shqiperi edhe nga nje familje kosovare qe ka jetuar ne shtepin tone kam ndjekur e gjith historin e keti vendi shum te dashur ..kam njohur njerez me zemer te madhe ..kam njohur shum persona qe gezojne vetem rrespekt nga ana ime duke i njohur edhe neper forume duke i njohur edhe ne jeten reale ja vlen te flasesh per keto njerez qe dikur kan len jeten ne kete atdhe ,,prandaj dua te jet e rrespektuar kjo teme edhe temat qe do vin mbas saj me rrespekt klea
Re: Adem Jashari
Adem jashari eshte stervitur me nje grup djemsh te ardhur nga Kosova diku rreth rrethinave te dajtit nga nje grup special i ministris se brendeshme te shtetit komunist se asaj kohe duke pasur mbeshtetjen e institucjoneve te asaj kohe kuptohet ne menyr te fsheht. Ne ate kohe ata u priten ngrohtesisht nga qeveria komuniste ky u be shkak qe me von me zgjedhjen e ri te presidentit Sali Berisha Adem Jashari te anashkalohej bile u be edhe arrestimi i tij ne Tirane nga strukturat e Sh.I.K-ut ku kaloj disa net ne qelit e njerit prej komisariateve te Tiranes
ne ate kohe Adem Jashari sebashku me patriot te tjere u quajten Marksista mbeshtetes te ideve revulicjonare dhe u quajten nga institucjonet SHqiptare qe drejtohej ne ate kohe nga partia demokratike si terrorista keshtu ata u perndoqen dhe disa prej tyre dhe u eleminuan nga SH.I.K.-u vitet 1992-1996 ishin vitet ku totalisht shteti shqiptar u vu kundra Adem Jasharit e te tjereve patriot duke u akuzuar si destabilizues te rajonit dhe ekstremista te majt

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Adem Jashari
kur nuk dota haroj vajzen nga dursi me emer KLEA tu lumt dursakeKlea shkruajti:
Jo llokum motive personale ,, edhe me kujton shum njerez qe ne ate kohe kan pasur nevoje per strehim ne shqiperi edhe nga nje familje kosovare qe ka jetuar ne shtepin tone kam ndjekur e gjith historin e keti vendi shum te dashur ..kam njohur njerez me zemer te madhe ..kam njohur shum persona qe gezojne vetem rrespekt nga ana ime duke i njohur edhe neper forume duke i njohur edhe ne jeten reale ja vlen te flasesh per keto njerez qe dikur kan len jeten ne kete atdhe ,,prandaj dua te jet e rrespektuar kjo teme edhe temat qe do vin mbas saj me rrespekt klea
Vizitor- Vizitor
Re: Adem Jashari
Klea shkruajti:

Adem Jashari Legjendar
Trim i Madh Kosovar
Ka dhan shum per Pavarsi,
Ka dhan Vllezer, Motra, Gru dhe Femi
Ka dhan Jeten per Liri.
Adem Jashari shum ka Luftu
Jeten e Familes e ka Rreziku
Qka po thot Vajza
Besarta Jashari
Shum per Migjen me ka marr malli.
Migja jem thot Besarta shum ka Luftu
Tu Luftu edhe ka Kendu
Aspak trimit nuk ju ka dhimb Jeta
Ka Luftu per troje te Veta.
Ne Prekaz kushdo qe te shkon
Vorret e Deshmorve
Te Jasharve ti Viziton
Krejt Kosoven e Nderon.
Trim i Madh Kosovar
Ka dhan shum per Pavarsi,
Ka dhan Vllezer, Motra, Gru dhe Femi
Ka dhan Jeten per Liri.
Adem Jashari shum ka Luftu
Jeten e Familes e ka Rreziku
Qka po thot Vajza
Besarta Jashari
Shum per Migjen me ka marr malli.
Migja jem thot Besarta shum ka Luftu
Tu Luftu edhe ka Kendu
Aspak trimit nuk ju ka dhimb Jeta
Ka Luftu per troje te Veta.
Ne Prekaz kushdo qe te shkon
Vorret e Deshmorve
Te Jasharve ti Viziton
Krejt Kosoven e Nderon.
Re: Adem Jashari
Wowo Te lumt Klea shum me pelqeuu
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Adem Jashari
Kjo Kosovë fortë po qanë,
Po vajton e mjera nanë!
Një burrë trim me pas kanë,
Zot ksaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skëndërbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë?
Si në Krujë kur patë ardhë!
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari!
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi!
Si nën kthetrat e korbit të zi!
Kjo Drenica po fol vetë;
Ende trimat nuk më kanë vdekë!
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë!
Sllobodanin për me e ndalë.
Pushkë e fortë ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë!
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë!
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet!
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.
Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zeza' kur prishet moti!
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë!
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë!
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen!
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue;
Veç Prekazi është rrethue!
Ademi djemve u paska thanë;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë!
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi!
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.
Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue!
Shum keç shkiet e kan' rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue!
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë!
Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue!
Pushkë e kangë s'po i ndalin!
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.
Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.
Britë Ademi, lëshon një za;
Ku të kam Hamëz more vlla?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka!
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet:
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue!
Po na fund kena me fitue.
Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë!
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.
Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë!
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë!
E kcejn murin janë hi n'oborr!
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi!
K'shtu Ademi besën e kish ba;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra!
Kurrë Kosovën vet' nuk e la!
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë!
Nja dy t'gjallë i kanë zanë!
Ademit shka na i paskan thanë;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban?
Edhe Ademi po m’ i ngon;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue!
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron!
Njërit shka çka i paska thonë?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.
Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë!
Në Prekaz pushka po kersetë!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrë të gjallë!
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic!
Shum' ushtar e milic të vrarë!
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë!
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë!
Drejt Jasharve ushtria shkojnë!
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë!
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë!
Ademi n' mitraloz tuj korrë!
Ushtria e Serbisë u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë!
Krejt Serbia k'tu me u kanë!
Gjeneralat po urdhnojnë;
Granatimet po i shpeshtojnë!
Shumë predha kullën qëllojnë!
Barot e hekur po lëshojnë!
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vret!
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt!
Jet Ademi veç me djal t' vetë!
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet!
Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue!
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue!
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë!
Djalë i vetëm po më lufton!
I gjallë kullën s'po e dorzon!
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi!
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit!
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë!
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë!
Autor: Fejzulla Duraku
Po vajton e mjera nanë!
Një burrë trim me pas kanë,
Zot ksaj toke sot me i dalë.
Me i dalë zot mëmëdheut
Si në kohën e Skëndërbeut
Si në at' kohë dikur moti
Kur ishte gjallë Kastrioti;
Që Sulltanat si la kurrë
Në Arbri me vendos flamurë!
A esht' afrue dit' e bardhë?
Si në Krujë kur patë ardhë!
Me ardhë prapë e mej pa me sy
Si e kanë nda ket Shqiptari!
Shum po vu'n Kosova nën Sërbi!
Si nën kthetrat e korbit të zi!
Kjo Drenica po fol vetë;
Ende trimat nuk më kanë vdekë!
Ende trimat i kamë gjallë
N' ball Serbies për me i dalë!
Sllobodanin për me e ndalë.
Pushkë e fortë ku paska kris?
Pyet Kosova, djepi Shqipnis?
N' Prekazin e Ahmet Delisë,
Lufton Ademi kunder Sërbisë!
Si Tahir Meha qe luftoj dikur,
Per të gjallë s'u dorzue kurrë!
Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë
Në Mars ngritet legjenda vet!
N' kamë po çohet Legjendari,
Komandantë Adem Jashari.
Nga Kraleva, Nishi e Piroti,
Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti!
Si re e zeza' kur prishet moti!
Ushtritë serbe kolonë po shkojnë
Ushtar, polic nga Belgradi çojnë,
Pesmij trupa po parakalojnë!
Tetëdhjet tanke po i dërgojnë!
N' Mitrovicë ushtria kalojnë,
Drejt Skenderajt ata po shkojnë!
Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë,
Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë.
N'Polac n'Llaush stacionohen,
Tre katunde keç po rrethohen!
Nga Llausha e kanë lajmrue,
Ademit i kanë tregue;
Veç Prekazi është rrethue!
Ademi djemve u paska thanë;
Çojnu trima gjithë në kam,
Mitraloz e bume mej marrë
Gjith n'pozicjone për me dalë,
Shkau Prekazin don me kallë!
Shkau neve na paska mësy,
Në Prekaz ushtria don me hi!
Qoftë përhajr Ademi po thot,
Njëqind vjet kemi pritë si sot.
Te Jashart boll janë mundue,
Dajt nga Llausha per me shkue.
Askush s'mundet me u afrue!
Ndihm Ademit s'po mujn mej çue!
Shum keç shkiet e kan' rrethue!
Si me lisa me e gardhue!
Rrethimin t'gjall mos me kalue,
Askush i gjall' mos me shpëtue!
Topat e shkaut po kërsasin,
Kullen Ademit ja godasin!
Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë,
Barot e hekur ngado gjëmojnë!
Jashart kanë nis me kendue
Edhe me kangë tuj luftue!
Pushkë e kangë s'po i ndalin!
Zakon u kishte lën i pari,
Tuj këndue lufton Shqiptari.
Çou nipash, daja po m'ja ban
Ishte plak besa daja Osman
Edhe Ademit çka i ka than;
O Adem ti je si djal i ri
Krejt prapa nuk mujë të t' rri
Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi,
Nje besë të Zotit po t'a jap
Për Ty një pushk se la pa e zbraz.
Britë Ademi, lëshon një za;
Ku të kam Hamëz more vlla?
Mbahu fortë, qëndro o burrë,
Pushken shkaut mos ja ndal kurrë,
Kurrë at' pushkë mos me ja nda
Kem me u djegë me shka ka!
Jem në luftë qe njëqind vjet,
Sot ësht' koha me tregu vetë
Me hek qafe serbin përjetë.
Adem Jashari keshtu po flet,
Po u thotë aj familjes vet:
Se ket punë kur e kem nisë
S'kena ba mend me lan përgjisë,
Amanetin në vend do ta çojmë
I madh' e i vogël dot luftojmë,
Jashart krejt me u farue!
Po na fund kena me fitue.
Plot tre ditë e plot dy net,
Pushka në Prekaz po kërsetë!
N'ditën e parë shpëtojkan krejt
Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë.
Dit' e dytë para se po zbardhon,
Komandir Ilija shka po bon?
Nja tridhjet milic po i urdhron,
Të tridhjet t' Arkanit janë kanë!
Prej Ushtrisë largue janë,
Kullës s' Shabanit i shkojn pranë!
E kcejn murin janë hi n'oborr!
O Ademi edhe poj heton
Një za djemve po jau lishon,
Fort Ademi edhe po bërtet!
Djem e nipa po mi thërret,
Po i leshon zë vëllaut vet;
Priti Hamëz të gjallë mos i le.
A dhe Hamza të gjall s'po i le!
Sa po mujn shkijet po i palojnë,
Jashart pushkën nuk po e ndalojnë
S'po i lan shkijet të gjall me hi
Në prak me ju shkelë në shtëpi,
Kishin brenda rob e fëmi!
K'shtu Ademi besën e kish ba;
Në dorë të shkaut mos me ra
Me ka krejt kam me u vra!
Kurrë Kosovën vet' nuk e la!
Me ka krejt pa u farue!
Kurrë Kosovën s'kam me l'shue,
S'kam me l'shu, shkijet me pushtue!
Brez pas brezi e kem trash'gue,
Iliret kët tok' kanë sundue,
Dardan-kosovar kanë luftue!
Kurr Kosovën se kanë dorzue.
Amanet t'parët lanë naj kanë;
Kurrë Kosovën mos me e dhanë
Kurr Serbies mos me ia lanë.
Sa po mundë shkije po vret
I kanë vrarë njëzet e tetë!
Nja dy t'gjallë i kanë zanë!
Ademit shka na i paskan thanë;
Fort po e lusin, bej po i bajnë
T'gjallë me na l'shue a nuk ban?
Edhe Ademi po m’ i ngon;
S'kena ardh ketu me luftue,
Po me zorë na kanë çue!
Çaj Ilija na ka urdhnue.
Atëher Ademi po menon?
Shqiptari e ka pas zakon
Me liru aj që vetin dorzon.
Adem Jashari burrë azgan
Të dy serbet po i liron!
Njërit shka çka i paska thonë?
Shko Ilijes fjalë i çonë;
Baca Shaban ty a t'ka thanë,
Besë në ju nuk ban me nxanë!
S'kemi pas kurrë besë me shka,
Gjithë n' tradhti na kanë vra.
Plot dy ditë e plot dy netë,
Po na zbardhë dita e tretë!
Në Prekaz pushka po kersetë!
Jashart me Serbi tuj luftue!
Se kan nder mend me u dorzue!
Me u dorzu kurrë të gjallë!
Shkaut pushken s'ja kanë ndalë,
Nuk po ia ndalin pushkën hiç,
Farun shumë ushtar e milic!
Shum' ushtar e milic të vrarë!
Nëpër oborr e nëpër arë,
Nja treqind të vramë i lanë!
Si duaj kashte me u kanë
Permbi trupat e shkive t'vramë
Shokët e tyre po kalojnë!
Drejt Jasharve ushtria shkojnë!
Sikur drapri n'arë tu korrë,
Si me drapër mej pre mu konë!
Si kall'zi gruri nëpër tokë.
Pa shpirt sllavt bien si borë!
Ademi n' mitraloz tuj korrë!
Ushtria e Serbisë u farue!
Jashart nuk dojn me u dorzue.
Komandira edhe Gjeneral,
Thojn Ademi nuk jepet i gjallë!
Krejt Serbia k'tu me u kanë!
Gjeneralat po urdhnojnë;
Granatimet po i shpeshtojnë!
Shumë predha kullën qëllojnë!
Barot e hekur po lëshojnë!
Gjylet ishin kanë mallkue,
Rob e fmi i paska farue!
Rob e fmi granata i vret!
Edhe Hamzën me daj'n e vetë,
Bacën Shaban me nipa krejt!
Jet Ademi veç me djal t' vetë!
Babë e bir po bajn gajret
Po qëndrojn si me u kanë tridhjet!
Ushtria kull's iu afrue
Dham n'dham me çetnikët tuj shkue!
Një plumb ishte kanë mallkue,
Adem Jasharin ka qillue!
Ademin keq e paska marrë
Edhe Ademi jet' po ndrronë!
Djalë i vetëm po më lufton!
I gjallë kullën s'po e dorzon!
Brenda ushtrinë s'po e lejon,
Të gjallë shkiet si len me hi
Si lenë gjallë mej hi në shpi.
Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi
Edhe djalin e merrë timi!
E merr flaka, era barotit
Në gjoks i bjenë gjylja topit!
Gjylja topit veç po ma vretë
Dhe Kushtrimi një fjal e fletë
Sa për plumba se kishim dertë!
Familja ime me një shtetë
Ke tu luftue treqind vjetë!
Autor: Fejzulla Duraku
Re: Adem Jashari
Për të njohur Adem Jasharin, duhet të njihemi së pari me Rifatin, Hamzën dhe Mixhën Shaban.
Mixha Shaban ka qenë një burrë i rrallë, me virtyte të larta dhe i dalluar në trevën e Drenicës. Ai shquhej si njeri i mençur e mendjehollë. Atij i drejtoheshin të gjithë me lloj-lloj problemesh; me të janë konsultuar edhe për pleqëri të ndryshme. Mixha Shaban Jashari, ka qenë një burrë të cilit i ka zënë vend fjala në çdo odë, por ai ka qenë edhe shumë i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballej familja e tij.
Mixha Shaban pati tre djem: Rifatin, Hamzën dhe Ademin, nipa të Osman Gecit nga Llausha.
Rifati është djali i madh i Mixhës Shaban, i cili tërë qenien e tij ia ka kushtuar familjes. Ai prej vitesh qëndroi në Gjermani i punësuar përkohësisht dhe përmes punës së tij, familja e Mixhës Shaban kishte arritur një standard mesatar të jetës. Së bashku e kanë ndërtuar shtëpinë e madhe të familjes dhe Kullën për mysafir, që quhej «Kulla e Shaban Murat Jasharit», e cila më vonë u bë e njohur si «kulla e trimit dhe Komandantit legjendar - Adem Jasharit».
Hamëz Jashari ishte djali i dytë i Mixhës Shaban dhe njohës i mirë i rrethanave politike dhe ushtarake në anët tona. Ai ka qenë politikisht një ndër njerëzit më të ngritur, mund të themi lirisht edhe në gjithë komunën e Skënderajt.
Hamza ka ndejtur gjithnjë në odë. Aty i ka shkuar i gjithë shtypi, dhe ka qenë gjithnjë i informuar mirë deri në detaje, nga radio si Europa e Lirë, Deutsche Welle, Zëri i Amerikës, apo edhe nga çdo burim tjetër lajmesh, ngado që të gjendej. Kishte cilësi të intelektualit të matur. Hamza ka punuar shumë vite në Fabrikën e Municionit në Skënderaj. Prej vitit 1981 e tutje, ai ishte munduar që gjithherë t'u tregonte gjeneratave të reja se për Kosovën nuk duhej kursyer as jeta. Policia serbe e arreston dhe e liron Hamzën disa herë, duke u munduar që ta shuajë aktivitetin e tij politik (Hamza është arrestuar dy-tri herë në fillim të vitit 1991).
Ademi është i biri i Mixhës Shaban Jashari, djali më i ri i tij, i lindur më 28 nëntor të vitit 1955. Ai edhe si i ri, është munduar që gjithmonë ta nxjerrë në pah drejtësinë, qoftë edhe me anë të forcës. Për ta përshkruar fëmijërinë e Ademit nuk di, sepse ishte shumë më i vjetër se unë. Ai ka qenë gjeneratë e Bacit Lilë, prej të cilit gjatë një bisede kam dëgjuar se Ademi, qysh kur ka qenë nxënës në shkollën e mesme, i ka pasur pasion armët. Edhe si nxënës i shkollës së mesme ai ka bartur armë.
Personalisht, Adem Jasharin e kam njohur andej nga vitet 1988 - 1989. Në vitin 1989 në Kosovë bëheshin demonstrata në të gjitha komunat e Kosovës për ta mbrojtur dhe për të penguar Serbinë në ndyshimin e Kushtetutës së vitit 1974.
Me këtë rast, në komunën tonë u organizuan grupe të ndryshme për të mbrojtur qenjen tonë edhe me armë. Në këto demonstrata, për herë të parë u dëgjuan të shtëna armësh mbi pjesëmarrësit nga ndërhyrjet e policisë, e cila kishte arrestuar disa të rinj si pjesëmarrës. Mirëpo Ademi, bashkë me disa të tjerë i kishin shpëtuar arrestimit. Disa nga ne, kurrësesi nuk pranonim që të arrestoheshim e i pari ndër ata qe Adem Jashari.
Prandaj ekzistonte rreziku se mund të kishte edhe të vrarë. Këto tubime në komunën tonë gjithnjë fillonin nga Mali i Prekazit, ku Adem Jashari qëndronte me një pallto të gjatë dhe gjithmonë i armatosur. Mjaftonte që një grup të rinjsh të zbriste nga ky mal për të defiluar në rrugë, e pas disa minutash turma rritej nga gjithë banorët, punëtorët, nxënësit e të tjerët, përveç atyre që punonin në komunë. Ademi zinte gjithmonë vend në ballë të demonstruesve. Ai ka pasur mustaqe të gjata, gjë që e kishte trashëgim si nga familja e tij, ashtu edhe nga dajallarët. Me këto mustaqe dhe me trupin e tij të papërkulur dukej sikur turmës i ishte vënë në krye vetë Mic Sokoli.
Pas pak kohe, gjendja në Skënderaj sikur u përmirësua në dukje, por në esencë ajo vetëm sa ishte keqësuar, sepse policia shqiptare, së cilës i kërcënoheshin se duhej ta njihte Serbinë si shtet të vetin, kishte filluar ta lëshonte punën. Ademi, nga ana tjetër, duke pasur parasysh regjimin e Beogradit, që kurrësesi nuk do të pranonte që Kosovën ta lëshonte pa dhunë, dëshironte më tepër që problemi të zgjidhej me mjete ushtarake, sesa me mjete paqësore.

Similar topics
» Legjendari Bac Adem Jashari
» Të mbrosh keqqeverisjen me Adem Jasharin
» Adem Jashari përjetohet në Stamboll.
» Fotografia “legjendë”, Berisha dhe Adem Jashari ishin miq
» HISTORIA E FAMILJES JASHARI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi