PS i përgjigjet Berishës: Më 1 maj festojnë vetëm diktatorët
Faqja 1 e 1

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi sot se rruga e Partisë Socialiste tashmë është mëse e qartë: protesta dhe vetëm protesta. “Në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo qytet, në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarët sot kanë më
shumë arsye se asnjëherë tjetër për të protestuar. Do të protestojmë për jetesën që është bërë e papërballueshme për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, mallrave dhe shërbimeve bazë. Do të protestojmë për shtrenjtimin e energjisë elektrike që po i shteron familjeve shqiptare edhe ato pak të ardhura që kanë”, u shpreh ai.
Sipas Ballës do të protestohet për familjet e përmbytura në veri e në juglindje të Shqipërisë, me të cilat pushteti vazhdon të tallet. Është ky pushtet dhe kjo qeveri që me papërgjegjshmëri ua mbyti tokat, tani nuk dënjon as tu japë dëmshpërblimin që u takon.
“Do të protëstojmë për të gjitha ato familje shqiptare të cilat jetojnë prej muajsh në qiell të hapur sepse shtëpitë u janë shkatërrur nga rrëshqitjet e tokave apo tërmeti, ndërsa qeveria i ka lënë në harresë. Do të protestojmë për të gjitha ato familje pensionistësh, që sot janë më të varfër se dje. Që me pensionin e tyre nuk arrijnë të blejnë asgjë më shumë se ilace, bukë dhe energji. Do të protestojmë për familjet e varfëra, të cilat sot nga pushteti i Sali Berishës marrin shumë më pak se minimumi jetik. Do të protestojmë bashkë me minatorët, ish-ushtarakët, ish-mësuesit, ish-punonjësit e administratës të flakur në rrugë nga politika hakmarrëse e Sali Berishës. Protesta kudo, pasi sot në Shqipëri ka shumë për të protestuar. Protesta kudo, pasi sot në Shqipëri janë të paktë ata që nuk kanë arsye për të protestuar. Protesta kundër një pushteti që nuk i përfill më qytetarët e vet, pasi ata i sheh thjesht dhe vetëm si ushtarë, të cilët paguajnë taksa për të mbajtur këtë pushtet në fuqi”, nënvizoi Balla.
Ai komentoi edhe reagimin e maxhorancës një ditë më parë që paralajmëroi një miting në datën 1 maj. “Unë dua të them shumë qartë që më 1 maj festojnë diktatorët dhe protestojnë punëtorët e thjeshtë, por dua ti kujtoj Sali Berishës që në listën e gjërave që ka për të festuar në 1 maj të fusi edhe faktin që kilja e preshit ka vajtur 1500 lekë”, theksoi Balla.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Ai i thot ... ajo i pergjigjet...
» A ekziston Zoti ?...Ja si i pergjigjet Ainshtaini
» Grekët festojnë fitoren
» Binjaket festojnë ditëlindjen e 11 me datën 11.11.11
» Nepalezët festojnë “Festivalin e sharjeve”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi