Ushtarë me pagesë
Faqja 1 e 1
Ushtarë me pagesë
25 vjeçari burrelas Klodian Troci po aplikon për t’u punësuar si ushtar profesionist me pagesë dhe kjo është arsyeja për të cilën ai ndodhet ne ambientet e Qendrës së Personelit të Rekrutimit.
Po përpara se të veshë uniformën ushtarake, ai duhet të kalojë nëpër një itenerar aspak të lehtë. Klodiani është i vetëdijshëm për vështirësitë që e presin, por ka vendosur të mos kthejë udhë. Tringa Rrapi, shefe e rekrutimit në qendrën e personelit thotë se deri më tani numri i personave që kanë paraqitur kërkesë për të qenë ushtarë me pagesë është i kënaqshëm.
Prova e parë që kandidatët për të qenë ushtarë me pagesë duhet të kryejnë është testimi fizik. “Testi fizik përmban në vetvete palosje për muskujt e barkut, ulje-ngritje mbi krahët dhe vrap në mbi 3240 metra. Duhet të jenë nga 19-30 vjec, nëse një kandidat nuk i plotëson këto teste, ne e vlerësojmë për dëshirën që pati për të marrë pjesë në këto teste”, shprehet nënkolonel Lirim Liçaj.
Ajo që të bie në sy gjatë testimit është edhe numri i lartë i femrave që marrin pjesë. Arlinda Kaba ka udhëtuar nga Gjirokastra. Ajo është një ndër vajzat e shumta që konkurojnë për të qenë pjesë e personelit profesionist të ushtrisë shqiptare. Në një vend si Shqipëria, ku papunësia kap shifra të larta, ata e shikojnë ushtrinë si një mundësi të mirë për të ecur përpara në jetë. Dhe për një pagesë që fillon nga 30 mijë lekë të reja në muaj, shumë të rinj nuk mendohen dy herë për të veshur uniformën ushtarake.
“Shumica e kandidatëve janë të rinj që nuk kanë gjetur veten në jetë dhe e shikojnë ushtrinë si një mundësi zhvillimi”, shprehet shefja e rekrutimit. Testi intelekual është prova e dytë që duhet të kalojë çdo kandidat. Marsela Sinjari, specialiste e testimit teorik, shpreh kënaqësinë për numrin në rritje të kandidatëve me shkollë të lartë.
Por megjithë ecurinë e kenaqshme të momentit me të cilën po ecën rekrutimi, gjithmonë lind pyetja; çdo të të ndodhë në të ardhmen? E teksa e gjithë trupa jonë ushtarake është tashmë një ndërmarrje e madhe punësimi, a rrezikon Shqipëria që një ditë të mbetet pa ushtri të mjaftueshme nëse aplikimet në qendra do te bien? “Duhen bonuse. Shembujt në Evropë kanë treguar rënie të numrit të aplikantëve kështu që pajetër duhen rritur bonuset”, shton Tringa Rrapi

Vizitor- Vizitor
Re: Ushtarë me pagesë
qenka rehat atehere kur paska leket ne xhep;edhe pse esht disi pun e veshtire
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Muzika serioze me pagese ne Kosove
» Seks pa pagese, nese lan 9 here makinen ne lavazh
» Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë
» Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë
» Filipine, prite e rebeleve, vriten 11 ushtare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi