Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë

Shko poshtë

Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë Empty Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 20 Nov 2011 - 12:12

Rruga Rrëshen-Kalimash, kalimi me pagesë Tuneli-kalimash-rreshenPas vendimit të fundit të marrë nga qeveria shqiptare për të dhënë me koncesion të gjitha rrugët, pritet që në ditët në vijim të nisin edhe diskutimet mbi kushtet e dhënies së këtyre veprave publike.

Rruga Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës pritet të jepet me koncesinon nga qeveria shqiptare, ndërsa në janar parashikohet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës private e cila do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km.

Sipas gazetës “Shqip” projekti për dhënien me koncesion të kësaj vepre publike mes qeverisë shqiptare dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, i firmosur në janar të këtij viti. Kjo korporatë ka kryer studimin mbi eficiencën e rrugës dhe shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen, ndërsa pritet që termat e projektit miratohen në qeveri dhe më pas të kalohet në hapjen e tenderit.

Mësohet se tarifat për kalimin në këtë rrugë do të jetë 5 euro për autoveturat dhe 10 euro për mjetet e rënda, si autobusët apo kamionët. Burime konfidenciale nga të dyja kampet kanë bërë të ditur për këtë gazetë se tarifat do të variojnë nga 5 deri në 10 euro, në varësi të mjetit, ndërsa në tunel do të instalohet një pajisje elektronike që bën të mundur identifikimin e kartës dhe pagesën e detyrimit, i cili shlyhet vetëm nga drejtuesi i mjetit.

Mirëmbajtja e rrugës Rrëshen-Kalimash deri tani është bërë nga buxheti i Drejtorisë së Rrugëve e cila ka akorduar një fond vjetor rreth 2 milionë euro, që shkojnë për kosto operative të ndryshme, ndërsa sa i takon dëmtimeve të aksit, vijon të mbetet nën mbikëqyrjen e kompanisë turke. Duke pasur parasysh tarifat prej 5-10 euro dhe me mesataren e mjeteve që kalojnë në ditë, qeveria mund të mbledhë vetëm nga tuneli rreth 13 milionë euro në vit, e ardhur kjo që del më pak se 10 për qind e normës së amortizimit në një vit, pasi tuneli ka kushtuar rreth 280 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Ministria e Transporteve në këtë rrugë rezulton një trafik prej 12 000 mjetesh në verë dhe 4000 në dimër, pra mesatarisht 7500 mjete.

Rruga Rrëshen-Kalimash është një nga veprat më të mëdhaja të ndërtuara gjatë këtyre viteve nga ku u shpenzuan 826 milionë euro, ku kostoja e tunelit arriti në rreth 280 milionë euro. /albeu.com/
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi