Tiranë, vjedhja e identitetit në internet, gjobitet 360 euro
Faqja 1 e 1

Elementi i transparencës keqpërdoret. Ndjekja e rasteve të abuzimeve në rrjetet sociale të internetit, si p.sh në Facebook është e vështirë. Ndërkohë një numër i madh njerëzish publikë rezultojnë me dy, tre, katër apo disa profile përshembull në Facebook. Është e qartë se dikush që do të duket si ata, ka krijuar një llogari duke “u vjedhur identitetin”.
Në Shqipëri prej rreth një viti është krijuar një institucion i veçantë, që merret me mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo është një çështje, që jo rrallë herë bëhet objekt debati në opinion, sidomos kur është fjala për publikimin e të dhënave private të njerëzve të politikës, apo të atyre, që kanë poste publike. Sipas vetë deputetëve me këtë element të transparencës ka keqpërdorim politik të ligjit. Ndërkohë që vështirësi për institucionin e mbrojtjes së të dhënave personale ka dhe ndjekja e rasteve të abuzimeve në rrjetet sociale të internetit, si p.sh në Facebook.
Transparenca dhe respektimi i privacisë elemente bazë të shoqërisë demokratike
Ato qëndrojnë si dy anë të një peshoreje, prishja e ekuilibrit të së cilës ngjall polemika gjithëfarë. Një prej temave, që merr gjithmonë diskutime të zjarrta në opinionin shqiptar, është dhe deklarimi financiar e pasuror i politikanëve, a njerëzve në poste publike. Gjithshka, që deklarojnë publikisht kjo kategori personash, zë vend të dukshëm në media. Deputeti i PS në opozitë, Piro Lutaj, mendon se legjislacioni në Shqipëri, që parashikon ekspozimin në publik të të dhënave personale është shumë i përparuar dhe korrekt. Ai ndihmon që në masën e duhur të bëjë transparent p.sh. pasurinë e një politikani, apo një funksionari, që kryen detyra publike në nivele të ndryshme, thotë Lutaj për Deutche Velle.
“Natyrisht ata, që kanë në dorë të dhëna për personat publikë, janë të detyruar të jenë korrekt në zbatimin e legjislacionit për këtë çështje dhe të mos abuzojnë. Ky është për mendimin tim problem i vetëm, që duhet të kihet parasysh.”
Edhe deputeti i mazhorancës Tritan Shehu nxjerr në pah perpjekje, që ka për ta përdorur politikisht ligjin. Kjo shkon në kundërshtim me qëllimin, që është patur, kur është hartuar një ligj, t'i japë publikut më shumë transparencë për gjendjen financiare dhe pasurore të njerëzve, që janë në politikë, kanë detyra të rëndësishme në administratën publike, thotë Shehu për DW.
“E keqja jonë këtu është se gjërat përdoren shpesh nga media për sulme jo korrekte dhe askush nuk dënon ata, që në mënyrë të padrejtë abuzojnë me lirinë. Për mua problemet ndonjëherë më shumë vijnë nga përdorimi nga politika jo në mënyrë korrekte i të dhënave personale dhe nga deformimi i tyre për publikun”.
Deputeti Tritan Shehu kujton që institucioni përkatës, që është krijuar për mbrojtjen e të dhënave personale, ka vetëm rreth një vit që është krijuar. Gradualisht sipas tij ai do të akumulojë eksperiencë dhe nga vendet e tjera me traditë në këtë fushë për t'i ndjekur me profesionalizëm detyrat, që ka.
Ankesa për keqpërdorimin e rrjeteve sociale në internet
Komisionerja për mbrojtjen e të dhënave personale, Flora Çabej, gjatë një diskutimi, që ka zhvilluar së fundi me komisionin e ligjeve në parlament, ka shprehur disa vështirësi në evidentimin e rasteve abuzive. Sipas saj jo vetëm për politikanët, apo njerëzit publikë, por dhe për njerëzit e thjeshtë shpesh bëhen ankesa p.sh edhe nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale në internet, sic është Facebook-u. Ajo tregon manovrimin më tipik, që ka të bëjë me realizmin e profilit personal të një personi.
“Kemi patur raste që është abuzuar me profilin, d,m.th., që profili nuk është bërë nga vetë personi, por nga dikush tjetër, i njohur ose i afërm i ankuesit, i cili ka vendosur dhe foto intime të tij”.
Ndjekja e këtyre rasteve, sipas Çabejt, është tejet e vështirë të hetohet, pasi të dhënat janë jashte kontinentit europian. Dhe këtë problem e kanë dhe vënde të tjera të zhvilluara. Ajo thotë se për rastet, që shkelin ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ka dhe ndëshkime.
“Ligji parashikon sanksione, edhe pse këto sanksione nuk janë fort efikase. Megjithatë janë sanksione. Gjobat, që parashikohen janë nga 250 deri në 500 mijë lekë të vjetra”.
Shuma prej rreth 360 eurosh për ekspertët konsiderohet si minimale, po të kihet parasysh që në Britaninë e Madhe p.sh., abuzimi dhe keqpërodorimi me të dhënat personale gjobitet deri në gjysëm milioni paund.
Duke qënë një institucion i ri në Shqipëri, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale organizon herë pas here dhe fushata ndërgjegjësuese me qytetarët dhe përfaqësues të institucioneve, me qëllim njohjen e të drejtave e detyrimeve në këtë aspekt. Shumë shpejt ky institucion do të nisë dhe një partneritet me Këshillin e Europës për kualifikimin e personelit dhe përmirësimin e legjislacionit përkatës.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Rritet numri i vjedhjeve të identitetit në internet
» Në Tiranë sperma blihet 50 euro!
» Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
» Debati per kartat e identitetit
» Nora Istrefi ndërton vilë mbi 600 mijë euro dhe blen makinë 32 mijë euro

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi