Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mazhoranca sulmon "Avokatin e Popullit" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mazhoranca sulmon "Avokatin e Popullit" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mazhoranca sulmon "Avokatin e Popullit"

Shko poshtë

Mazhoranca sulmon "Avokatin e Popullit" Empty Mazhoranca sulmon "Avokatin e Popullit"

Mesazh nga Vizitor Wed 31 Mar 2010 - 7:01

Mazhoranca sulmon "Avokatin e Popullit" Komisioni-avokatiNjë institucion që ka rënë në letargji, që bën vetëm inventarin e problemeve të të drejtave të njeriut në Shqipëri, por që nuk i shkon deri në fund rikuperimit të standarteve të cënuara, në raste të vecanta bën edhe trajtim preferiancial të ankesave.

Ky është opinioni që ka dhënë mazhoranca në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë njëvjecare të Avokatit të Popullit. Një institucion i pavarur kushtetues, i cili prej disa javësh ka mbetur pa një drejtues të mandatuar, pasi Ermir Dobjani është larguar nga posti pas mbarimit të mandatit. Në 465 faqe raport, komisioneri më i vjetër në detyrë, Riza Poda, ka paraqitur si efikase punën e Avokatit të Popullit.

“Gjatë këtij viti kemi ngritur zërin kur ka patur shkelje të të drejtave të njeriut, të drejtat e të dënuarve, zvarritje në procedurat gjyqësore dhe shumë probleme të tjera”, u shpreh Poda.

Por deputetet e mazhorances, ne te gjitha pyetjet dhe nderhyrjet konstatuan se raporti, megjithese 465 faqe eshte siperfaqesor, gati i njejte me vitin e kaluar dhe qe nuk prek ne thelb zgjidhjen e problemit. Madje ka patur akuza se Avokati i Popullit eshte perfshire ne komente politike dhe eshte sjelle si avokat privat duke abuzuar me te drejten kushtetuese per t’u ankuar ne Gjykaten Kushtetuese ne favor te firmave te ndertimit, cka hapi edhe debatin me te madh me institucionin.

Komisioni i Ligjeve e mbylli debatin duke i propozuar parlamentit nje rezolute ku nje nga detyrat e Avokatit te Popullit do te jete ndryshimi i menyres se te raportuarit per punen e tij.

“Duhet që në metedologjinë e raportimit të keni konkluzionin e qartë me një fjalë se cila ka qene gjendja e respektimit të të drejtave të njeriu në vend”, u shpreh kreu i Komisionit, Ilir Rusmali.

Avokati i ri Popullit, qe ka per detyre kushtetuese te mbroje te drejtat e qytetareve nga arbitrariteti i institucioneve shteterore, duhet te zgjidhet me 84 vota, nje kuorum i paarritshem nga demokratet pa konsensusin e socialisteve. Por kjo ceshtje nuk eshte prekur fare gjate dy oreve diskutim ne komisionin e ligjeve per veprimtarine e ketij institucioni gjate vitit 2009.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi