Botoi ne "SHEKULLI",sulmohet fizikisht arkitekti Maks Velo
Faqja 1 e 1
Botoi ne "SHEKULLI",sulmohet fizikisht arkitekti Maks Velo
Goditet dhe sulmohet fizikisht publicisti, arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo, pas denoncimit të një ndërtimi në qendër të kryeqytetit, për të cilin ai kishte shprehur rezervat e veta se ishte një ndërtim që prishte pamjen sheshit ku ishte nisur të ndërtohej. Ngjarja ndodhi dje paradite në rrugën që del nga parku i kodrave të artificial, në sheshin pranë stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. Arkitekti dhe piktori i njohur, Maks Velo, denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij, nga një person të cilin ai pohoi se e mbante mend mirë dhe se ka lidhje me shkrimin e botuar prej tij në gazetën “Shekulli”, ku ngre shqetësimin për ndërtesën që i shëmton pamjen kryeqytetit.
Velo pohoi dje për “Shekullin’, se sapo zbriste pas xhiros që kishte realizuar pranë kodrave të liqenit artificial, një person e kishte thirrur me emër dhe pasi ishte afruar e kishte goditur me grushte dhe duke e çjerrë në fyt. “Maksi?,- më thirri ai nga pas në një mënyrë që dukej se më njihte. Po urdhëro i thashë. Sapo m’u afrua nisi të më kërcënonte dhe të më shante. Përse më ke përmendur emrin në gazetë,- më tha. Sipas publicistit të njohur, agresori goditi në drejtim të tij disa herë me grushte dhe duke derdhur të gjithë fuqinë që kishte dhe e kishte shtrënguar duke i futur thonjtë në fyt. Arkitekti dhe piktori, nuk nguroi të akuzojë autorin e krimit, që sipas tij kishte lidhje pikërisht me shkrimin e botuar prej tij në gazetën “Shekulli” rreth dy muaj e gjysëm më parë.
Në qafë dhe në grykë shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij janë ende të freskëta, ku duket qartë lëkura e gërvishur dhe fyti i nxirë. Ndërsa në dorë mban dy foto të cilat përcjellin dhunën e ushtruar ndaj tij, ku qafa e gjakosur e tij. Agresori sipas piktorit, nuk u mjaftua vetëm me dhunën e ushtruar ndaj tij, por sipas të dëmtuarit ai e kërcënoi me jetë. “Do të të vras fare,- më tha, dhe jo vetëm kaq, tregon artisti. Ai shton se njerëz të tillë që kërcënojnë dhe të sulmojnë vetëm për atë që ke thënë mund të bëjnë gjithçka. “Unë kam shkruar në gazetë një gjë të cilën e shohin të gjithë. Të dhënat që unë kamë hedhur në shkrim janë të publikuara në tabelën përkatëse”,- tregon artisti i dhunuar. Ai e përshkroi autorin e krimit, një person rreth 1.70 cm i gjatë, i veshur me pantallone xhins e kishte goditur, lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Shekulli” me 11 mars të këtij viti.
Letër solidarizimi me Maks Velon
Ne miq dhe kolegë të Maks Velos jemi tej mase të indinjuar për sulmin që i është bërë dje këtij arkitekti, artisti dhe shkrimtari nga një ndërtues biznesmen në Tiranë. Maks Velo është nga të paktët arkitektë, mos i vetmi që ngre zërin sot për ruajtjen e kujtesës historike dhe të gjelbërimit në Tiranë e gjetiu, kundër shëmtimit urbanistik dhe kundër sulmit të antikulturës mbi kryeqytetin tonë. Ai ka botuar disa herë, me fotografi, shembuj negativë e pozitivë nga zhvillimi arkitekturor jo vetëm i Tiranës, por edhe i Korçës dhe vendeve të tjera të Shqipërisë. Mirëpo angazhimi i tij qytetar e pruri dje nën brutalitetin e një njeriu, i cili i ka ngulur thonjtë në fyt dhe e ka kërcënuar me vrasje vetëm pse kujton që pasuria e tij dhe lidhje të caktuara që mund të ketë me politikanë e sjell në pozitë sunduese në shoqërinë tonë, nga ku mund të mbysë edhe zërin publik.Edhe më i rëndë dhe fyes bëhet ky akt, kur mendon që është ushtruar dhunë mbi një njeri të moshuar që për lirinë e shprehjes ka vuajtur vite të tëra burgu dhe dhune. Ia drejtojmë këtë letër të hapur instancave qendrore të shtetit tonë, që të marrin masa ndaj personave të tillë agresivë dhe në përgjithësi të tregojnë shumë më tepër vëmendje për mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Ne jemi të gjithë njerëz që shkruajmë dhe flasim në radhë të parë në emër të një pasurie edhe në emër të një prone publike. Ndihemi të pambrojtjur, në qoftë se kushdo që ka para, që merr leje ndërtimi ose hap biznese të mëdha, mund të na kërcënojë hapur ashtu sikurse i ndodhi sot Maks Velos. Shkrimet dhe prononcimet tona nuk janë akte ligjore, ato janë shprehje mendimesh të lira që nuk mund të pengohen prej askujt (edhe sikur të ishin akte ligjore, ato mund të kundërshtoheshin vetëm në gjykata, por jo me brutalitet në rrugë të hapur, në një vend publik, sikur i ndodhi dje para hotel Sheratonit Maks Velos). Vërejmë me shqetësim se njerëz të caktuar që janë në një masë të madhe përgjegjës, bashkë me politikën, për shëmtimin e Tiranës, të rrethinave të saj, për ngushtimin e hapësirave tona të jetesës, kërkojnë ta ngushtojnë edhe lirinë tonë të botimit. Bashkisë së Tiranës, bashkive dhe komunave të tjera u bëjmë thirrje që t’i kenë në vëmendje shkrime të angazhuara si të Maksit sepse ato shprehin në fund të fundit opinionin publik dhe njëherëshi atë të profesionistit, kundër lakmisë për fitim dhe betonim që shumë shpesh po ngadhnjen mbi estetikën, mbi një zhvillim të qëndrueshëm e të shëndetshëm të qyteteve tona.
Nënshkruesit
Ardian Klosi, Aleksandër Çipa, Andrea Stefani, Arben Kumbaro, Artan Lame, Gëzim Qëndro, Kujtim Çashku, Piro Misha, Mustafa Nano, Xhemal Mato.(Shekulli)
**Jeta**- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Always in you're heart....
Postime : 8276
Gjinia :
Anëtarësuar : 31/01/2010
Hobi : leximi,muzika...
Similar topics
» Kujt i ngjani me shume: "mamit" apo "babait" ???
» Përurohet monumenti kushtuar Hasan Prishtinës, Berisha: Mbetet arkitekti i pavarësisë
» Denimi me vdekje, Shqiptaret e duan, krimi s'ndalet!
» Arkitekti ndërton shtëpinë prej pjesëve të “Boeing 747”
» Pasardhësi i Skënderbeut, pas gjysmë shekulli në Shqipëri: Ne ekzistojmë
» Përurohet monumenti kushtuar Hasan Prishtinës, Berisha: Mbetet arkitekti i pavarësisë
» Denimi me vdekje, Shqiptaret e duan, krimi s'ndalet!
» Arkitekti ndërton shtëpinë prej pjesëve të “Boeing 747”
» Pasardhësi i Skënderbeut, pas gjysmë shekulli në Shqipëri: Ne ekzistojmë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi