Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
2009, vjedhjet e energjisë 18 miliardë lekë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
2009, vjedhjet e energjisë 18 miliardë lekë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2009, vjedhjet e energjisë 18 miliardë lekë

Shko poshtë

2009, vjedhjet e energjisë 18 miliardë lekë Empty 2009, vjedhjet e energjisë 18 miliardë lekë

Mesazh nga Vizitor Thu 1 Apr 2010 - 4:39

2009, vjedhjet e energjisë 18 miliardë lekë Energjia-shtylleVjedhjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit të kaluar u shtuan me 10 për qind, duke arritur në 2.1 miliardë kWh, sasi kjo e barabartë me afërsisht 18 miliardë lekë.


Instituti i Statistikave publikoi dje raportin vjetor të energjisë elektrike, nga ku rezulton se ka pasur rritje të furnizimit me energji, si dhe rritje të konsiderueshme të prodhimit, por kjo gjë nuk ka sjellë ndonjë bilanc pozitiv, pasi humbjet janë rritur po në të njëjtën masë.

“Energjia elektrike në vitin 2009 u rrit 8.9 për qind, krahasuar me vitin 2008. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 7,194 GWh. Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 35.8 për qind, krahasuar me vitin 2008. Sasia totale e prodhuar është 5,230 GWh dhe përbën 72.7 për qind të burimeve gjithsej të energjisë”, njoftoi INSTAT.

Humbjet në rrjet janë rritur 8.8 për qind në krahasim me vitin 2008. Sasia e humbjeve totale është 2,328 GWh. Ato përbëjnë 32.4 për qind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë rritur 9.8 për qind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 90.9 për qind.

Përdorimi nga konsumatorët në vitin 2009 është rritur 3.5 për qind krahasuar me vitin 2008. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 4.301 GWh dhe përbën 59.8 për qind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim.

Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur 6 për qind. Ky sektor ka konsumuar 56.3 për qind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum final. Sasia e energjisë elektrike të konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur 0.3 për qind krahasuar me vitin 2008.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi